ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dobia e filozofisė nė jetėn tonė

Shko poshtė

25022009

Mesazh 

Dobia e filozofisė nė jetėn tonė Empty Dobia e filozofisė nė jetėn tonė




Janė shumė gjėra qė na nevojiten nė kėto momente. Me tė vėrtetė, jemi tė varfėr brenda kėtij bollėku dhe rehatllėku qė na ofron njė teknologji qė ndodhet nėn shėrbimin e nevojave tė vėrteta dhe tė supozuara tė njeriut
Dobia e filozofisė nė jetėn tonė Sh_b
Janė shumė gjėra qė na nevojiten nė kėto momente. Me tė vėrtetė, jemi tė varfėr brenda kėtij bollėku dhe rehatllėku qė na ofron njė teknologji qė ndodhet nėn shėrbimin e nevojave tė vėrteta dhe tė supozuara tė njeriut. Por, vėrtetojmė se sa mė shumė kemi, aq mė shumė nevojitemi dhe kjo pėrbėn njė rreth vicioz qė ėshtė e vėshtirė tė ndalojė, vetėm nėse arrijmė atė qė me tė vėrtetė na nevojitet. Pėr kėtė arsye themi: Na nevojitet mė tepėr filozofi.
Kur shpjegojmė qėllimet e filozofisė, theksojmė sidomos seminaret bashkėkohore tė filozofisė qė kryhen me mėnyrėn klasike. Dhe vėmė theksin aty, domethėnė nė mėnyrėn klasike, ku filozofia me kuptimin e gjerė tė saj, pėrmban tė gjithė fazmėn e jetės dhe mundohet t'u pėrgjigjet pyetjeve tė saj, pa u kufizuar nė kuadra tė kristalizuara qė sot pėrdoren.
Dikush mund tė pyesė veten: Pse, nuk ekziston filozofia nė kohėt e sotme, qė t'i drejtohemi stilit klasik? Po ekziston, por… Nuk do tė hymė nė detaje tė programeve universitare dhe as tek ato qė nė disa vende pėrdoren nė gjimnaze. Ekzistojnė mėsime filozofie, por ajo lėndė mbush jetėn e atyre qė e japin si mėsim, apo jo, ose tė atyre qė ndjekin mėsimet e filozofisė? Jo sipas programeve, por sipas mėsuesve qė e japin si mėsim. Vetėm ata qė dedikohen me dashuri tė vėrtetė nė punėn e tyre arrijnė tė bėhen tė kuptueshėm nga nxėnėsit e tyre dhe arrijnė tė zgjojnė njė ndjenjė kėrkimi dhe takimi.
Tė tjerėt krijojnė njė kaos tė kotė mendor qė pėrfundon nė mėnyrat e njohura, qė pėrdoren sot pėr tė karakterizuar filozofinė: budallėqe fjalėsh tė ēuditshme dhe kuptime tė pavlera dhe tė padurueshme. Ky ėshtė mallkimi i padrejtė qė vuan filozofia: tė qėnit e padobishme.
Nuk nevojitet pėr asgjė praktike dhe as nuk ofron para. Domethėnė, pėr tė nxjerrė dikush para nė kėtė sektor duhet tė merret vetem me departamentin e arsimit (dhe jo gjithmonė me qejf) ose tė ketė fatin e pabesueshėm tė nxjerrė ndonjė libėr qė tė mund tė lexohet dhe tė bėhet i pranueshėm. Akoma jehojnė tingujt e polemikave qė u bėnė nė Spanjė kur u vendos tė dilte kjo lėndė nga programet e shkollave tė mesme. Pa u thėnė qartė, lihej tė kuptohej ideja e "padobishmėrisė". Pėr kėtė arsye u ankuan pedagogė dhe nxėnės dhe fakti qė disa njerėz guxuan tė vėrtetojnė se rinia pa filozofi nuk do tė mėsonte tė mendonte, ishte me tė vėrtetė diēka e gėzueshme. Por ndoshta nuk ėshtė aty tema e bisedės? Ndoshta ajo qė nė tė vėrtetė u intereson - nuk mund tė them se kujt, por duhet tė ekzistojnė mbi njė person - ėshtė tė mos mendojė rinia dhe tė lihet tė zvarritet nga rrymat e budallepsura tė modave. Mos ndoshta nuk do tė ishte shumė mė e vėshtirė tė demagogohet njė rini me aftėsinė e tė menduarit? Nė ēfarė gjendje mbeten me tė vėrtetė ata qė mbarojnė shkollėn universitare tė Filozofisė? Pas disa vitesh punė, nė mendjen e tyre ziejnė qindra ide kontradiktore tė reflektuesve tė epokave tė ndryshme, pa mundur asnjėri tė gjejė fillin qė i bashkon kėto epoka historike dhe mendimet qė dalin nga to.
Filozofi i ri i sotėm (a mund tė quhet filozof ai qė mbaron kėto studime?) jeton nė konfuzion, ose ka prirje tė ndjekė ato doktrina qė me njė mėnyrė tė shkathėt i janė shfaqur si mė tė "mirat". Apo ndjehet i paaftė me kaq shumė argumente qė nuk i sjellin zgjidhje pėr problemet qė po pėrballon nė jetėn e pėrditshme. Pėr kėtė, nuk ėshtė se i mungon tėrėsisht filozofia, por…
ĒFARĖ ĖSHTĖ FILOZOFIA?
Kemi lexuar kaq shumė pėrcaktime tė prejardhjeve tė ndryshme, qė do tė thotė se nuk ėshtė e lehtė tė mbetemi tek njė tjetėr akoma. As nuk duam tė ngatėrrohemi nė polemikat qė herė pas here skepticistėt kanė krijuar midis tyre. Si nėse konsiderohet njė shkencė e veēantė, si njė shkencė e tė gjitha shkencave, ose njė jo - shkencė, kuptimet e sotme janė kaq tė pėrziera sa pėr fat tė keq i japin tė drejtė atyre qė besojnė se filozofia nuk ka lidhje me vetė jetėn dhe kėshtu nuk sjell asnjė lloj dobishmėrie tjetėr, pėrveēse njė ushtrim intelektual shqeto. Dhe as nuk na intereson tė merremi me totalin e rastėsive qė ndryshuan qėllimin dhe konceptin e filozofisė.
Le tė mjaftohemi tė themi se nėse sot mund tė duket si diēka e paarritshme dhe e pafrytshme, por nė epokat klasike tė Lindjes dhe Perėndimit, filozofia u pėrpoq t'u pėrgjigjet pyetjeve tė mėdha mbi universin dhe njeriun dhe sidomos u pėrpoq tė themelojė njė mėnyrė jetese, njė ndihmė tė rėndėsishme pėr njeriun si njė pjesė e universit.
Nėse do tė bazohemi nė traditat e lashta greke, ai qė formoi pėr herė tė parė fjalėn filozofi ishte Pitagora, i cili deklaroi se ai vetė nuk ishte njė njeri i ditur, por ishte njė njeri qė dashuronte diturinė, pra njė "filozof". Ky ėshtė shpjegimi mė i thjeshtė dhe mė i thellė qė gjejmė. Ėshtė pra dashuria mbi diturinė, ajo qė mund tė mundė njerėzit, ajo qė hap sytė botės, ajo qė e nxjerr nga njė izolim egoist, dhe ėshtė ajo qė e bėn tė jetė i shqetėsuar nė njė mėnyrė tė shėndoshė nė kėrkimin dhe gjetjen e disa tė vėrtetave tė dobishme mbi ekzistencėn e tij. Dashuria ėshtė njė motorr i rėndėsishėm dhe kur dashuria udhėheq tek dituria, shumė dyer tė brendshme, qė deri atėherė ishin tė mbyllura dhe tė panjohura pėr vetvetveten e tij, hapen. Nuk kėrkon askush "tė vėrtetėn", tė vėrtetėn e madhe dhe unike, pasi dihet se njerėzit do tė bėjnė gabim. Por ēdonjeri, ēdo filozof me mėnyrėn e tij, u mundua tė gjente disa ēelėsa qė do t'u lejonin tė gjithė njerėzve - jo vetėm atyre, individualisht - tė arrijnė nė njė vend, nė njė nuancė tė sė vėrtetės.
KU NA SHĖRBEN?
Pas shumė vitesh pėrpjekjesh pėr tė na mbushur mendjen se filozofia nuk shėrben pėr asgjė dhe qė as nuk ka tė bėjė fare me jetėn reale, kuptohet qė kushton shumė rimarrja e idesė sė dobishmėrisė sė saj. Ėshtė e qartė se si ushtrimi i mprehtėsisė mendore nuk vlen asgjė mė shumė pėrveēse zhvillimin e "muskujve" mendorė, pėr tė mprehur gjuhėt dhe penat. Pėr tė mund tė shprehet dikush ose tė shkruajė me njė mėnyrė gjithmonė e mė konfuze, pavarėsisht se fenomenikisht duket njė mėnyrė intelektuale. Kjo formė e filozofisė nuk mund tė na ndihmojė si njerėz. Por le tė kthehemi nė praktikėn qė pėrpiqemi t'i japim jetės.
Kush nuk i ka bėrė pyetje vetes nė moshėn fėminore, nė adoleshencė, nė moshėn rinore dhe madje dhe nė pjekurinė e tij, disa herė fshehurazi qė tė mos tregojmė dobėsi apo padituri? Sa herė kėto pyetje nuk mbeten nė ajėr nė dimensionin e tė pamundurės dhe tė paarritshmes? Sa herė nuk jemi tortuaruar duke menduar mbi lindjen dhe vdekjen, sėmundjen dhe pleqėrinė? Sa herė nuk kemi kėrkuar njė pėrgjigje mbi botėn dhe praninė tonė mbi tė? Sa herė nuk jemi rrotulluar pėrreth idesė sė Zotit, disa herė duke e refuzuar pėr arsye tė ndėrlikueshmėrisė sė saj dhe herė tė tjera duke e lėnė tė jetojė si njė ndjenjė e pamundur pėr t'u kuptuar? Sa herė nuk na ėshtė nevojitur filozofia pėr t'u ndihmuar kundrejt dyshimeve, ankthit dhe dėshpėrimit?
Dimė qė filozofia nuk na shėrben pėr tė na bėrė tė ditur dhe as pėr tė gjetur ēelėsin e mistereve tė Universit. Por gjithashtu dimė se na shėrben pėr tė qartėsuar disa pasiguri, pėr tė pėrdorur mendjen tonė, pėr t'i shtruar vetes sonė jo vetėm pyetje, por edhe tė guxojmė tė gjejmė pėrgjigje. Dimė qė nuk dimė asgjė, ashtu sikur bukur thoshte Sokrati, por pėr kėtė na nevojitet filozofia, pasi ajo na vė nė rrugėn e dijes. Dalė ngadalė, pa u nxituar, pa ankth, duke pranuar larminė e pafund tė sigurive qė fitojmė.
Filozofia na shėrben pėr tė jetuar. Ėshtė njė art shumė i vėshtirė me tė cilin asnjėri nuk merret dhe asnjėri nuk duket se njeh teknikėn dhe mėnyrat e tij. Thjesht vijmė nė jetė dhe lejojmė instiktin tė na tregojė rregullat e lojės, ose i shtrembėrojmė sipas pranimeve parodike. Por jeta, me shkronja tė mėdha ėshtė diēka tjetėr krejt ndryshe. Jeta ėshtė tė dimė se kush jemi, tė dimė se nuk jemi unike, se ato qė na duken teste tė dhimbshme dhe vėshtirėsi, nuk janė asgjė tjetėr pėrveēse shkallė pėr tė mėsuar t'ja arrijmė vetė, t'ja dalim mbanė me mjetet qė ne disponojmė. Ėshtė tė intuitojmė se po ikim drejt njė kohe-vendi dhe le tė mos jetė ai qė njohim deri tani. Ėshtė tė konceptojmė njė fije lidhjeje reciproke qė mund ta quajmė - nėse duam - pėrjetshmėri.
Filozofia shėrben pėr tė justifikuar jetėn dhe jo pėr t'u lėnė tė zvarritemi nga ajo. Shėrben pėr tė vlerėsuar tė gjitha gjallesat dhe jo vetėm njerėzit. Shėrben pėr tė shikuar qiellin dhe tokėn, pėr tė gdhendur nė thellėsinė e tokės dhe pėr tė shpuar thellėsinė e qiellit, pėr tė parė pėrreth, pėr tė menduar dhe pėr tė ndjerė. Qė tė jemi filozofė do tė thotė tė jemi tė ndėrgjegjshėm tė pyetjeve dhe pėrgjigjeve tė tyre, tė papėrcaktuara, por qė shkojnė drejt njė kuptimi gradual tė sė vėrtetės. Asnjėri nuk do tė na paguajė pėr kėtė. Nuk fitojmė mjetet e jetesės me kėtė mėnyrė, por ajo qė fitojmė ėshtė tė dimė se si tė jetojmė dhe tė jemi mjaft tė kompletuar me sigurinė tonė brendėsore dhe vetėbesimin.
KUJT I NEVOJITET?
Tė gjithėve. Filozofia nuk ėshtė pronė e atyre qė mund tė formojnė teori tė shprehura me pak apo me shumė bukuri, duke pėrdorur njė gjuhė qė nuk e ka zakon tė jetė e arritshme tek ata qė nuk kanė bėrė studime tė veēanta. Filozofia, si njė mėnyrė jetese, si njė kėrkim i dijes, ėshtė pėr tė gjithė dhe njė mundėsi e tillė i nevojitet tė gjithėve, njė mundėsi pėr tė pyetur veten lirshėm mbi anėt e qėnies dhe tė botės. Kurioziteti pėr tė mėsuar ėshtė njė mėnyrė jetese. Dhe pasi tė kemi gjetur disa pėrgjigje tė pėrgjithshme bazė qė pėrshtaten nė nevojat tona, mund ti zbatojmė ēdo ditė e duke u pėrmirėsuar. Kjo gjė ėshtė ajo qė na bėn filozofė dhe jo titujt universitarė, qė tė shumtėn, sigurojnė qė kemi ndjekur mėsime nė njė shkollė, por jo se kemi mėsuar tė mendojmė dhe tė jetojmė. As nuk mund tė deklarojmė se filozofia ėshtė njė angazhim qė u pėrshtatet vetėm tė rriturve. Si njė shprehje jetėsore shfaqet qė nga fėmijėt, nė "psetė" e tyre tė para, dhe tek tė rinjtė, tė cilėt janė tė mbushur me pyetje dhe surpriza pėrpara zhvillimit tė tyre dhe pėrpara njė mjedisi qė u ėshtė joshės dhe njėkohėsisht zhurmues.
Prova e kėsaj dobishmėrie tė larmishme tė filozofisė ndodhet tek suskesi qė arriti libri "Bota e Diturisė" e Jostein Gaarder, duke u mbajtur pėr 40 javė rresht nė vendin e parė midis librave mė tė shitur. Dhe e ēuditshme dhe e gėzueshme ėshtė se ata qė janė mė tė apasionuar pas kėtij libri, janė tė rinjtė dhe adoleshentėt, qė ndihen si nė njė portret nė kėtė roman tė kėrkimeve misterioze tė disa tė vėrtetave qė u interesojnė tė gjithėve. Mund tė jetė se ky roman, ashtu sikur dhe vetė shkrimtari thotė, ka shmangur qėndrimet tepėr serioze tė doktrinave filozofike ose gjuhėn e errėt qė pėrdorin disa skepticista apo profesorė. Dhe aty ndodhet katedra e ēelėsit tė suksesit tė tij: tė arrijė t'u pėrgjigjet temave me njė mėnyrė tė thjeshtė dhe tė dobishme, ashtu sikur mund ta bėjė vetėm filozofia. "Kush je?", "Nga ku vjen bota?". Kush ėshtė ai qė nuk ka nevojė pėr pėrgjigje qė ta inkurajojnė tė vazhdojė tė kėrkojė tek kėto anė?
NEVOJITET MĖ TEPĖR FILOZOFI
Me tė vėrtetė, kemi nevojė pėr mė tepėr filozofi, por filozofi tė vėrtetė, kaq tė thjeshtė dhe kaq tė thellė ashtu sikur ėshtė edhe vetė jeta. Nuk kemi nevojė pėr ndėrlikueshmėri artificiale dhe as kritika pėr ato qė kanė ose nuk kanė shkruar gjatė rrjedhės sė historisė. Kush zotėron kaq dituri qė tė mund tė arrijė tė kritikojė mendimtarėt e mėdhenj nė emėr tė njė tė vėrtete qė nuk ka arritur? Njė gjė ėshtė shkaku i thellė i universit dhe i njeriut - pėr tė mos futur misterin e Zotit - dhe krejt tjetėr gjė ėshtė rrjeti i ndėrlikuar i teorive qė nuk udhėheqin askund dhe as nuk zgjidhin shqetėsimin natyral tė tė gjithė atyre qė kanė nevojė pėr filozofinė.
Filozofia duhet tė jetė natyrale, ashtu sikur janė tė gjitha gjėrat qė ekzistojnė. Njeriu duhet tė mirėsillet kundrejt natyrės, jo vetėm si mjedis, por edhe pėrsa u pėrket ligjeve qė modifikojnė qė nga Zoti e deri tek mibrobet. Sot problemi duket se ekziston nė mbylljen e ideve nėn ēelėsa qė kuptohen nga pak initaconante materialiste. Kėshtu, filozofia bėhet brendėsore e rreme dhe i jep tė drejtė atyre qė shpifin mbi esoterizmin, si njė formė apokrifike. Brendėsore janė tė gjitha gjėrat qė nuk njohim - qė janė tė shumta - dhe roli i filozofisė ėshtė tė lehtėsojė gradualisht errėsirėn e paditurisė pėr ta shndėrruar nė shkėlqimin e dijes.
Pėrtej modave, filozofi i madh Platon thoshte nė veprėn e tij "Parmenidi": "Ėshtė i bukur dhe hyjnor vrulli i zjarrtė qė tė hedh nė arsyet e gjėrave. Por ushtrohu dhe edukohu tek kėto ushtrime qė fenomenikisht nuk nevojiten askund dhe qė turmat e popullit quajnė teprica tė brishta, sa je akoma i ri. Nė tė kundėrt, e vėrteta do tė tė ikė nga duart".
Nuk ekziston asgjė e re poshtė Diellit… As koha qė kalon mund tė shtrembėrojė kėtė shpirt zanafillės qė na bėn tė kemi prirje drejt filozofisė dhe qė, kur shprehet, flet qartė pėr rininė e kėtij shpirti, pavarėsisht viteve natyrale qė mbart.
Pėr ndonjė arsye, gjithashtu grekėt klasikė kishin zbuluar se "Afėrdita e Artė" - ose rinia e pėrjetshme - gjendet nė zemrat qė kurrė nuk mbyllen nė enigmat e jetės, por dalin tė vendosur pėr t'i mundur ato.
Pėrgatiti
KLARITA BAJRAKTARI
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34466
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi