Berisha: Pronaret, troje turistike
Faqja 1 e 1
26022009
Berisha: Pronaret, troje turistike
Trojet ne zonat turistike do te perdoren per kompensimin e ish-pronareve, per shkak se fatura financiare eshte teper e larte dhe eshte i pamundur kompensimi monetar. Ky ka qene deklarimi i kryeministrit Berisha, ne mbledhjen e djeshme te qeverise, teksa premtoi se nje pjese e ish-pronareve do te kompensoheshin me prona ne bregdetin shqiptar. Nderkohe qe ai informoi se nje grup Ad-hoc, ka punuar me intensitet per identifikimin e tokave publike ne zonat turistike per te kompensuar pronaret shqiptare, qe do te konkretizohen se shpejti ne nje pakete te re aktesh nenligjore. Jane evidentuar gjithsej 4 mije hektare toke ne bregdet. Duke folur ne lidhje me kete proces, kryeministri Berisha tha se ne te gjitha brigjet e deteve dhe liqeneve te vendit, jane identifikuar mijera hektare toke per kete qellim. "Territoret per kete qellim jane bregu i Adriatikut, nje pjese e bregut jonian dhe dy liqenet, ai i Shkodres dhe Pogradecit. Sikunder duhet te behet nje shqyrtim edhe per zonen jashte parkut kombetar te Dajtit dhe malit te Priskes", deklaroi kryeministri Berisha ne mbledhjen e qeverise. Ky vendim, sipas tij, ka ardhur si pasoje e nevojes per demshperblimin e kesaj shtese dhe sepse zgjidhjet e tjera, jane me te veshtira se kjo qe ofrohet. Kryeministri tha se siperfaqet e identifikuara jane verifikuar me te gjithe dokumentacionin e duhur si troje publike, c'ka lejon me tej percaktimin e procedures se transferimit e shperndarjes se tyre. Sipas Berishes, kthimi financiar ne pjese me te madhe eshte i paperballueshem per shkak se faturat rritet dite pas dite. "Vetem qendra e Tiranes, me cmimin e saj aktual prej 2 mije eurosh, dhe qe pothuajse kudo ka pronaret e vet, perben nje baze monetare aktualisht te paperballueshme, ndaj duhet te perdorim te gjitha mundesite dhe mundesia e pare me e madhe eshte t'u ofroje pronareve troje turistike", deklaroi kryeministri Berisha. Sipas Berishes, harta e cmimeve eshte e perfunduar dhe mbi bazen e atyre cmimeve, do mund te perdoret nje siperfaqe e madhe qe eshte identifikuar dhe verifikuar me te gjitha dokumentacionet se eshte siperfaqe publike. Ne lidhje me procesin kryeministri Berisha deklaroi se mbetet per te percaktuar procedurat e transferimit dhe menyren si do te shperndahet kjo siperfaqe. "Eshte e domosdoshme qe javen e ardhshme te vijne ne qeveri aktet nenligjore te procedures se ketij procesi. Ne duhet te bejme cdo perpjekje per te kompensuar pronaret, sepse ky eshte nje detyrim qe rrjedh nga thelbi i ketij sistemi", deklaroi kryeministri Berisha. Sipas Berishes, ceshtja e pronave eshte nje nga ceshtjet me te rendesishme dhe prandaj duhet te kerkohen zgjidhje sa me te shpejta. "Nese nuk i qendrohet plotesisht kthimit dhe kompensimit te prones, sic ka percaktuar Kushtetuta e vendit, por sic e ka ne themel edhe Kushtetuta e ketij sistemi, prona nuk do te gjeje ndonjehere stabilitet ne kete vend", deklaroi kryeministri Berisha ne fjalen e tij. Nga ana tjeter, kryeministri shprehu besimin se kjo nisme do te kete nje mirekuptim te gjere, pasi zgjidhja e problemit te pronesise eshte kushti me themelor per stabilitetin dhe zhvillimin e tregut te lire.
koha jone
koha jone
bulqizaku- Numri i postimeve : 1292
Reputation : 20
Points : 30566
Registration date : 18/05/2008
Berisha: Pronaret, troje turistike :: Komentet
lidabica ke then ate qe mendojme te gjithe. Berisha po humb shum pike me kto lloj premtimesh pa kuptim. Kohet e fundit me duket se i ka lujt fare. Pati sukses me rrugen Durres-Kukes (nuk mohohet),me politiken e jashtme, me NATON etj, mirpo deshtoi me lustracionin, me pronat aq sa tashme njihet per mendesine e tij komuniste per pronat, (jo se socialistet jane me te mire, njelloj jane). Te votosh per Berishen do te thote te votosh kunder prones qe ke. Mire qe tokat e shtetit po ja fal botes po edhe privatin po shproneson per tu pasuruar te huajt. Edhe socialitet kane te njejten politike. Sdim nga tja mbajm. Me ne pozite te keqe se populli shqiptar nuk ka. Mjer ne.
dajak kane ngrene nga bota per pronat,qeveritaret tane te djathte,por si do ta rregullojne pronen keta
kur mbi tokat tona jane keta "pronaret" e pas 1990..heh...me qellime politike dhe pervetsimi jane lene te zihen te gjitha tokat me pronare dhe tani me tha ,hajde se ta jap une ne bregdet...Nuk e dua as ne bregdet se s'ke me bese,por ma kthe me kompensim financiar dhe me ēmimin e tregut.Pse ke frike,s'ke para?Gjeji ku te duash,se i le te ma rrembenin dhe tani ben sehir e tallesh ...kush ishte prane qeverise e mori lek me lek ne do te rrime te presim rradhen deri sa te jemi harruar nga kjo bote dhe te na kete mbire bari....
me keto qe shpreh ketu nuk e shte se do te kthehem majtas me bindje,kam lindur dhe do te vdes demokrate,por si t'ja bejme tani qe ,me falni per shprehjen"ta fut", i joti......
kur mbi tokat tona jane keta "pronaret" e pas 1990..heh...me qellime politike dhe pervetsimi jane lene te zihen te gjitha tokat me pronare dhe tani me tha ,hajde se ta jap une ne bregdet...Nuk e dua as ne bregdet se s'ke me bese,por ma kthe me kompensim financiar dhe me ēmimin e tregut.Pse ke frike,s'ke para?Gjeji ku te duash,se i le te ma rrembenin dhe tani ben sehir e tallesh ...kush ishte prane qeverise e mori lek me lek ne do te rrime te presim rradhen deri sa te jemi harruar nga kjo bote dhe te na kete mbire bari....
me keto qe shpreh ketu nuk e shte se do te kthehem majtas me bindje,kam lindur dhe do te vdes demokrate,por si t'ja bejme tani qe ,me falni per shprehjen"ta fut", i joti......
He mo ska gje se do ndaje RAMA tokat e bab MYSLYMIT ne PEZE.Ta dini se pervec PD-se nuk ka tjeter force per pronet se RAMA e ka thene se ne nuk kemi asnje program per pronaret dhe te persekutuarit.
Po ik ore me gjithe ate psikopat....,se m'dhembin syte kur e shoh dhe veshet ,kur e degjoj(normal,qe ndrroj stacion).As du me dit une per social-komunisto-kriminelet.,o blu.Ai drogmen-rrugaē,eshte turpi i tyre.Por mua me vjen shume keq me qeverine qe luftoj dhe votoj per te,me te djathten ,ore blu.po as me shkon nder mend se ata do te japin gje,ata qe per 50 vjet na rropen se gjalli 7 lekure...
or tej blu ja kam dhan voten veē PD ene pse e ka tall mener b... me ne..kto cucat kan tdrejt..or lum mejku i doli boja ksaj pune..teshtej e mrapa do votoj per shpatllat e meja...
Po or Bulqizak,kush do na i perfaqesoje shpatullat tona ,atje ne Parlament,se une s'rri dot ore pa votu,e kam detyrim moral ore,se m'duket se po s'votova une na hyp ne pushtet ai psikopati edi rama me ata vullnetaret e enverit ore,dhe pa m'thuj a ka zot qe i duron ata..obobobobo.....
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi