ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Edmond Zhulali jep dorėheqjen

Shko poshtė

01022008

Mesazh 

Edmond Zhulali jep dorėheqjen Empty Edmond Zhulali jep dorėheqjen




Edmond Zhulali jep dorėheqjen



Edmond Zhulali jep dorėheqjen Zhulali_edmond_2Skandalet qė pėrfshinė kohėt e fundit Radio Televizionin Publik Shqiptar bėnė qė dje nėndrejtori dhe udhėheqėsi artistik i Radio Tiranės Edmond Zhulali tė japė dorėheqjen nga ky post. I pyetur pėr kėtė vendim gjatė njė prononcimi tė tij ai u shpreh se dorėheqja e tij ishte imponuar nga qėndrimi qė ka mbajtur Drejtori i Pėrgjithshėm i RTSH-sė si dhe nga qėndrimi qė kanė mbajtur njė grup anėtarėsh tė Kėshillit Drejtues dhe nė kėto kushte ai kishte vendosur qė tė merrte kėtė vendim.Gjatė prononcimit tė tij Zhulali u shpreh se: “Kam dhėnė dorėheqjen si nėndrejtor dhe udhėheqės artistik i Radio Tiranės, pasi ajo mė ėshtė imponuar nga qėndrimi qė kanė mbajtur njė grup anėtarėsh tė Kėshillit Drejtues si dhe nga qėndrimi i Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė RTSH-sė. Nė kėto kushte e shikoja tė pamundur vazhdimin nė mėnyrė normale si drejtues”. Megjithėse nuk dha shumė shpjegime edhe pėr arsyet e tjera qė e ēuan nė kėtė vendim, duket se debatet dhe skandalet qė u zhvilluan nė muajin dhjetor nė kėtė institucion bėnė qė udhėheqėsi artistik i Radio Tiranės tė japė dorėheqjen. Nė kėto 46 vite organizime tė Festivalit tė fundvitit kurrė nuk ėshtė pėrfolur kaq shumė pėr skandale, tė cilat kėsaj radhe mbizotėruan mė shumė se kurrė gjatė tre ditėve tė zhvillimit tė manifestimit tė muzikės dhe kėngės sė lehtė shqiptare. Ishte njė mjegullnajė ku askush nuk shpjegoi asgjė, madje as vetė ata qė vunė themelin e kėtij evenimenti tė rėndėsishėm. U premtua pėr shumė pėrsosmėri, por rezultoi vetėm probleme qė ishin akuza tė llojit shitje ēmimesh e deri tek ato teknike. Edhe pse ka pėrfunduar Festivali i 46- tė i Kėngės nė RTSH, i cili gjatė tre ditėve u shoqėrua si kurrė ndonjėherė me skandale, gafa dhe thashetheme nuk u prononcua asgjė nga organizatorėt. Pati “kėrcėnime” gjatė ditėve tė tij, por pėrsėri vetėm heshtje. Nė media ishte njė prononcim i drejtores sė Festivalit tė 46- tė tė Kėngės, e cila akuzonte dy anėtarė jurie si gangsterė, por edhe qė janė racistė. Kėto ishin thėniet e vetme tė njė prononcimi dhėnė nga drejtorja e festivalit, njė qėndrim ky i ēuditshėm, i cili ishte edhe i pari prononcim pas asaj mjegullnaje qė pushtoi zhvillimin e festivalit. Por, edhe nuk arrin ta kuptosh se si ėshtė e mundur qė nė njė prononcim tė parė pas zhvillimit tė festivalit, vetė ata qė kanė vendosur firmėn pėr anėtarėt e jurisė i quajnė “gangsterė dhe racistė”!? Por, gjatė kėtyre ditėve ka pasur shumė kėngėtarė emra tė njohur tė skenės, tė cilėt kanė protestuar ose janė shprehur tė habitur se akoma nuk e kishin kuptuar se ēfarė kishte ndodhur nė Festivalin e 46 -tė Kėngės. Shumė emra tė talentuar si: Rovena Dilo, Manjola Nallbani, si dhe plot tė tjerė nuk arritėn qė tė gjejnė njė pėrgjigje pėr atė se ēfarė u ofroi festivali i sivjetshėm nė RTSH. Ky festival pati edhe shumė mistere qė ndoshta do tė mund tė shpjegohen me kalimin e kohės, por njė gjė ėshtė e sigurt qė imazhi i shėmtuar i kėtij festivali do tė jetė shoqėruesi i kėngės sė lehtė shqiptare pėr shumė kohė. Zėrat e talentuar tė muzikės shqiptare si Rovena Dilo apo Manjola Nallbani kanė deklaruar se ajo qė kishte ndodhur nė festivalin e fundvitit ishte absurde. Por, deri tani nė kėtė situatė ajo qė ka prekur mė shumė imazhin e tij ishte edhe zhurma e madhe qė u bė pėr faktin se ishte kėnga “Zemrėn e lamė peng”, interpretuar nga Olta Boka, me autorėt Adi Hilėn e Pandi Laēon, ajo qė fitoi, dhe jo vajzat nga Kosova, Flaka Krelani dhe Doruntina Disha, me kėngėn “Jeta kėrkon dashuri” tė Edmond Zhulalit, e cila u spostua nė vendin e dytė. Kompozitori Edmond Zhulali ato ditė reagoi pas vlerėsimit tė kėngės sė tij. Ai ėshtė shprehur se ndihet i fyer pėr atė qė ka ndodhur nė Festivalin e 46- tė Kėngės nė RTSH. Sipas tij shumė keq i vinte edhe pėr Kosovėn pasi kėnga e tij ishte pjesė edhe e saj. Ndėrsa pėr vlerėsimin e kėngės sė tij ai u pėrgjigj se: “ Unė duke parė vlerėsimin e profesionistėve tė muzikės si kompozitori Agim Krajka, Gjergj Leka, David Tukiqi apo dhe tė Rudina Magjistarit dhe Baton Haxhisė, tė cilėt ishin nė vlerėsimin e tyre me pikė maksimale, zero pikėshat e Gjergj Xhuvanit si dhe tė Alban Skėnderajt unė nuk i konsideroj si vlerėsim pėr kėngėn time, por i konsideroj si njė votė kundėr. Duke parė njė ekstremizėm tė tillė tė dhėnies sė pikėve mua nuk mė duket votim, por mė duket si njė votė kundėr. Pra ata votuan kundėr, jo se dhanė votimin real pėr kėngėn time”, ka theksuar Zhulali. I zhvilluar mes njė atmosfere tė nderė edicioni i 46 i kėngės sė lehtė shqiptare pėrveēse skandaleve qė mbizotėruan bėnė qė brenda kėtij institucioni tė zhvillohen debate, tė cilat ēuan edhe nė dorėheqjen e Edmond Zhulalit, por ndėrkohė qė gjatė ditėve nė vazhdim priten edhe zhvillime tė reja nė kėtė institucion.
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37505
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Edmond Zhulali jep dorėheqjen :: Komentet

dea

Mesazh Fri Feb 01, 2008 6:12 pm nga dea

zhulali eshte i vonuar ne vendimin e tij. Megjithate ka bere shume mire qe eshte larguar. festivali i 46- nuk eshte se ishte me pak i korruptuar se te tjeret, por ishte festivali ku per here te pare njerezve ju dha rasti te shprehnin drejtpersedrejti opinionet e tyre. Ishte pikerisht publiku qe e denoncoi skandalin ne festivalin e 46-te nepermjet mesazheve te tij. Shpresojm qe kjo te kete ndikuar sadopak ne permiresimin e procedurave te ketij aktiviteti si per perzgjedhjen e kengeve konkuruese ashtu dhe te asaj fituese.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi