ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Besart Berisha: Jam mė teknik se Van Basten

Shko poshtė

10032009

Mesazh 

Besart Berisha: Jam mė teknik se Van Basten Empty Besart Berisha: Jam mė teknik se Van Basten




Besart Berisha: Jam mė teknik se Van Basten
10/03/2009 09:30

Nė kėtė periudhė duket se gjithēka po shkon nė rrugėn e duhur pėr Besart Berishėn.

Qė prej largimit nga anglezėt e Bėrnlit, sulmuesi i lindur nė Prishtinė ka fituar stabilitet nė kombėtaren shqiptare, ndėrkohė qė ka debutuar me dy gola nė kampionatin danez (SAS Ligaen). Ai duket mjaft i entuziazmuar pėr paraqitjen e tij me Horsens, ku i dhuroi skuadrės fitoren pas mė shumė se gjashtė muajve “agjėrim”.

Kundėr Odenses, lojtari kuqezi shėnoi nė minutat 49-tė dhe 88-tė, duke e bėrė tė pavlefshėm barazimin e pėrkohshėm tė miqve. Por, ajo qė ka lėnė mbresa nė Danimarkė ėshtė rrjeta e parė, ku sipas mediave nordike veprimet e Berishės tė kujtonin ato tė legjendarit Marko van Basten. 23-vjeēari shėnoi nga njė pozicion pothuajse i pamundur, ndėrsa pranon me dėshirė krahasimin me ish-lojtarin e Holandės dhe Milanit.

“Ishte njė pozicion shumė i vėshtirė shėnimi, por ia arrita dhe ndihem i lumtur. Van Basten ishte njė sulmues i fuqishėm, ndėrsa unė jam lloji i lojtarit teknik. Golat kanė ngjashmėri, por ndėrkohė qė ai pėrdori forcėn nė ekzekutim, unė pėrdora mė shumė teknikė dhe pėrshėndeta rrjetėn”, deklaroi Berisha.

Sulmuesi ėshtė i vetėdijshėm pėr momentin e mirė qė po kalon. Ai ia dedikoi golat tifozėve, tė cilėt e mbėshtetėn prej ditės sė parė kur u rikthye te Horsens.

“Golat e mi janė pėr tifozėt. Nė karrierėn time si futbollist, asnjėherė mė parė nuk kisha zhvilluar njė ndeshje kaq perfekte. Gjithēka qė kėrkoja tė bėja realizohej me lehtėsi. Me golat e mi ndihmova skuadrėn tė merrte tri pikėt, ėshtė fantastike”, pohoi lojtari mė i mirė i ndeshjes.

Me ndihmėn e Berishės, Horsens u largua nga fundi i tabelės nė kėtė pjesė tė dytė tė sezonit. Afrimi i shqiptarit nė formė huazimi u eklipsua nga suedezi Andreas Augustson, por fusha tregoi se shqiptari ėshtė i domosdoshėm pėr ekipin. Tashmė, tė besuarit e trajnerit Henrik Jensen janė tė 11-ėt nė klasifikim dhe mbijetesa nė elitėn e futbollit danez nuk duket e pamundur.

Mė tej, Berisha ka folur edhe pėr skuadrėn, duke vlerėsuar potencialin e kontingjentit tė Horsens. “Kundėr Odenses u futėm nė lojė me mentalitetin e duhur dhe paraqitėm njė ndeshje cilėsore. Qė prej ditės sė parė qė shkela nė klub kam mbetur i mahnitur nga skuadra, kėtu luajnė shumė lojtarė tė mirė dhe vendet e fundit nė tabelė nuk janė tė pėrshtatshme pėr Horsens. Mendoj se me potencialin qė kemi mund tė mposhtim cilindo kundėrshtar”.

Nė pėrfundim tė ndeshjes, sulmuesi ka kėnduar sė bashku me skuadrėn kėngėn karakteristike tė fitores, edhe pse njė pjesė tė mirė tė fjalėve nuk i dinte: “Nuk mund tė them se i mėsova fjalėt. Ndoshta do t’ia kėrkoj tė shkruar shokėve tė skuadrės, nė mėnyrė qė ta kėndoj nė takimet e ardhshme”.
ADMIN
ADMIN

Numri i postimeve : 3205
Age : 54
Reputation : 17
Points : 29330
Registration date : 19/10/2008

http://ILIRIALIVE.COM

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi