ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zbulohet mrekullia e fundit romake

Shko poshtė

16032009

Mesazh 

Zbulohet mrekullia e fundit romake Empty Zbulohet mrekullia e fundit romake




Kur nuk qenė tė zėnė me pushtime, romakėve u pėlqente shumė tė ndėrmerrnin vepra tė pėrmasave tė mėdha. Veēanėrisht kur bėhej fjalė pėr tė furnizuar qytetet me ujė tė pijshėm. Inxhinierėt e perandorisė shpikėn tubacione tė standardizuara, struktura kanalizimesh aq tė larta sa kėshtjellat. Vetėm nė Romė numėroheshin mijėra ēezma, shatėrvanė e banja termale. Senatorėt e pasur freskoheshin nė pishina private. Rezultati qe njė rekord konsumi prej 500 litrash pėr individ (gjermanėt e sotėm pėrdorin rreth 125 litra per capita).

Gjithsesi, kur legjionet romake marshuan nė rajonin e Palestinės, pak para lindjes sė Krishtit, duhet tė mėsoheshin pa ujė, tė paktėn pėrkohėsisht, pasi thjesht rajoni qe tepėr i thatė. Por kjo nuk i ndali inxhinierėt e perandorisė. Gjetėn shpejt rrugėn pėr t‘i rregulluar gjėrat. Nė provincėn romake tė Sirisė, ku gjendet Jordania e sotme, ekspertėt po studiojnė njė sistem kanalizimesh tė jashtėzakonshėm. Nė pjesėn mė tė madhe shtrihet nėn sipėrfaqe pėr njė distancė prej 106 kilometrash.

Tuneli u zbulua nga Matias Dėring, profesor hidromekanike nė Darmstadt tė Gjermanisė. I ka pėrshkuar vetė njė pjesė tė kanaleve me parete tė mbuluara nga myshku. "Shpesh detyrohemi tė ndėrpresim punimet, mungon oksigjeni", thotė drejtori i projektit. Kanat Firaun, "Kanali i faraonėve", e quajnė vendasit njė pjesė tė kėtij ujėsjellėsi, i cili shtrihet 80 metra nėn sipėrfaqe dhe ka zėra se nė kthinat e nėndheshme janė fshehur sasi tė mėdha floriri.

Dėring ka shpjegime mė tė besueshme. Ka zbuluar se ujėsjellėsi i pėrket epokės romake. Nis nė njė moēal tė dikurshėm nė Siri, i cili sot ėshtė tharė, dhe shtrihet pėr 64 kilometra mbi sipėrfaqe pėrpara se tė zhduket pėr t‘u ndarė nė tre tunele me gjatėsi pėrkatėsisht 1, 11 dhe 94 kilometra. Kanali mė i gjatė i lashtėsisė i njohur deri mė sot gjendet nė Bolonjė tė Italisė dhe ėshtė vetėm 19 kilometra i gjatė. "Mrekulli" ėshtė fjalė qė pėrdorin ekspertėt pėr tė pėrshkruar kėtė vepėr, me shumė gjasa e realizuar falė punės sė legjionarėve. Ushtarėt kanė gėrryer me dalta mė shumė se 600 mijė metra kub shkėmb. Ky ujėsjellės kolosal furnizonte qytetet e mėdha tė Dekapolisit, njė bashkėsi e pėrbėrė nė atė kohė nga dhjetė komunitete. Mbaron nė Gadara, njė qytet me 50 mijė banorė, ku sipas Biblės, Jezusi yshti demonėt dhe i mbylli nė njė stallė derrash.

Dėring do tė kthehet nė prill bashkė me studentėt e vet pėr tė eksploruar edhe mė tej sistemin. Ēdo ditė futen nėpėr tunele me pajisje GPS. Kėrkojnė hyrje tė reja qė shpien te labirintet e fshehta.

Dihet me saktėsi se punimet pėr realizimin e kėsaj vepre kanė nisur rreth vitit nėntėdhjetė para Krishtit, kur Roma gjendej nė kulmin e madhėshtisė. Frontini, komisionari romak pėr furnizimin me ujė tė pijshėm, u ngarkua me realizimin e nėntė ujėsjellėsve tė ndėrtuar mbi struktura me harqe. Qe ai njeriu qė lejoi mbushjen me ujė pa pagesė tė ambienteve tė nėndheshme tė Koloseut.

Edhe Lindja po shijonte njė bum tė paparė ekonomik e kulturor falė tregtisė me Perėndimin. Romakėt, aq tė dhėnė pas festimeve, donin tė shihni tigra e luanė. Senatorėt e pasur koleksiononin specie tė rralla nga India e vishnin rroba mėndafshi nga Kina. Ata qė mund t‘i lejonin vetes lukse, digjnin sasi tė mėdha temjani e blinin skllave tė bukura nga Arabia. Edhe tregtia pėrmes shkretėtirės lulėzonte nė tė njėjtat pėrmasa.

Por puset e qendrave tė banuara nuk qenė nė gjendje tė siguronin aq ujė sa tė pėrmbushnin kėrkesat e shtuara. Shpejt rajoni nisi tė vuante mungesėn e ujit. Kėshtu qė administrata e qytetit vendosi t‘i hynte njė sipėrmarrjeje nė kufijtė e sė besueshmes. Duket se bllokuan shtratin e njė lumi nė thellėsi tė vendit, nė Sirinė e sotme. Qė aty uji kanalizohej pėrmes njė sistemi tė ndėrtuar me beton romak, tė famshmin "opus caementicium". Ky kanal gjigant mbulohej me rrasa tė mėdha guri pėr tė mbajtur lart kafshėt, jashtėqitjet e shpendėve dhe pluhurin. Gjithashtu e mbronte edhe nga drita, gjė qė ndalte rritjen e algave. Por rruga e ujėsjellėsit ndalej nga njė rajon malor, gjė qė i detyroi inxhinierėt fillimisht tė devijonin drejtimin dhe mė pas tė gėrmonin njė kanal tė nėndheshėm qė zgjatet pėr 11 kilometra.

U deshėn 120 vite pėr tė pėrfunduar kėtė vepėr gjigante tė nėndheshme. Mė nė fund uji niste tė dilte si me magji nga thellėsia e tokės. Mineralet e depozituara nė njė seksion tė ujėsjellėsit pranė qytetit Abila tregojnė se pėrmes kanalit kalonin nga 300 nė 700 litra ujė nė sekondė. Gjenialiteti i inxhinierėve romakė ia kishte dalė ta transformonte kėtė pjesė tė thatė tė lindjes nė njė vend ku banorėve nuk u mungonte asnjė ēast uji i pijshėm.

E megjithatė, nė Gadara banorėt u detyruan ta shihnin veprėn gjigante me njė lloj zhgėnjimi. Edhe ky ujėsjellės kolosal ėshtė veē njė provė mė shumė se asgjė e ndėrtuar nga dora e njeriut ėshtė tėrėsisht e pėrsosur. Sipas planeve fillestare, uji i transportuar qė aq larg duhej tė mbushte njė rezervuar tė madh tė gėrryer nė shkėmb, i cili do tė furnizonte mė pas ēezmat e qytetit dhe njė tempull nimfash, qė planifikohej tė ndėrtohej mė pas. Por kjo nuk ndodhi kurrė. Pėr shkak tė llogarive tė gabuara tė inxhinierėve, uji - pas 170 kilometrash rrugėtim, arrinte nė Gadara me presion shumė tė vogėl pėr tė bėrė tė mbushur rezervuarin e gurtė e pėr tė mundėsuar realizimin e planeve tė mėdha tė qytetit.
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34471
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi