Zbulohet lagje iliro-romake ne Elbasan
ILIRIADA PORTAL :: Histori :: ARKEOLOGJI
Faqja 1 e 1
30042008
Zbulohet lagje iliro-romake ne Elbasan
Zbulohet lagje iliro-romake ne Elbasan
Fatos Salliu
Ekspedita arkeologjike ka gjetur ne Elbasan disa objekte qe mendohet se i perkasin fillimeve te lindjes se jetes ne kete qytet. Ne keto kushte, specialistet vleresojne se elementet arkeologjike te gjetur ne qender te Elbasanit rrezikojne te ndryshojne ate qe dihet deri tani per lindjen dhe historine e Scampes. Udheheqesi i ekspedites, arkeologu Ylli Cerova, tha dje se vec objekteve te tjera qe i takojne periudhes se shekullit te peste te eres sone, ne kete vend jane gjetur edhe elemente arkeologjike qe dyshohet se i perkasin nje kohe dhe me te hershme.
"Jane gjetur disa fragmente objektesh, qe dyshohet se i perkasin fillimit te jetes ne Scampa", pohon arkeologu. Ai detajon se aktualisht eshte vertetuar se ne shekullin e dyte te eres sone ka pasur jete ne Hiscamp. "Dokumenti me i rendesishem historik eshte guri i legjionarit Mark Sabidius Aemilia Maximus", sqaron Cerova.
Arkeologet ende nuk kane dale ne konkluzione perfundimtare, pasi germimet ende vijojne dhe vetem ne perfundim te tyre do te kemi nje pergjigje. Ndaj edhe Cerova shprehet: "Ende eshte heret te flitet per ekzistencen e lagjes iliro-romake. Por objektet e gjetura e perforcojne kete hipoteze dhe vetem pasi objektet t'i nenshtrohen analizave per percaktimin e moshes, mund te arrijme ne konkluzione te tjera. Per kete arsye do te kerkohet edhe ndihma e arkeologeve te huaj". E nese kjo do te vertetohet, atehere nje gje eshte e sigurt se, historia e Elbasanit te lashte do te kete nje "permbysje" te madhe. Zbulimet arkeologjike tregojne se shenjat e para te jetes ne Scamp kane nisur para ndertimit te vijes Egnatia. Vija Egnatia permendet per here te pare ne vitin 120 para eres sone nga Polibi. Ne kete kohe ka ekzistuar nje lagje e vogel e njohur si Vicus. Vicusi u rrit me ndertimin e vijes Egnatia. Pikerisht ne kete kohe duket se ne kete vend u ngrit nje lagje e pasur iliro-romake. Pozicioni gjeografik, begatia e zones dhe arsye te tjera joshen disa legjionare, komandante ushtarake e tregtare qe te vendosen ne Scamp. Mes ilireve autoktone dhe romakeve linden marredhenie te ndersjella dhe keshtu u formua nje lagje e kamur ne ane te rruges Egnatia. Lufterat shkaterrimtare detyruan banoret qe te braktisin lagjen. Qyteti njohu shkaterrim te plote ne shekullin e V, gjate dyndjes se fiseve barbare gote, visigote, estrogote dhe avareve. Ne renien e qytetit si qender tregtare, ndikoi edhe ndarja e perandorise Romake, e cila e la Scampen ne periferi te Bizantit.
Bazilika ne qender te Elbasanit
Bazilika ne qender te Elbasanit mendohet se eshte e vendosur ne nje siperfaqe rreth 800 m2. Aktualisht ekspedita arkeologjike ka zbuluar pjeserisht mozaikun, kishen paleokristiane me elementet perberes te saj, afreske dhe zbukurime te ndryshme, kolona dhe gure prej mermeri. Mermeri mendohet se ka ardhur nga Egjipti i lashte. Mister mbetet mosha e disa pjeseve te eneve prej balte, gureve dhe qeramikave. Ne vitin 458, peshkopi i Scampisit, Artemi, figuron bashke me emrat e peshkopeve te Epirit te Ri. Elbasani njihet edhe me emra te tjere si Terranova".
Zhvendoset Aqif Pasha nga sheshi
Germimet e metejshme qe do te kryen nga ekspedita arkeologjike ne Elbasan, pritet te zhvendosin me tej monumentin e Aqif Pashes, i cili ndodhet ne anen jugore te mozaikut. E keshtu, ky monument ne qender te qytetit s'do te jete me, dhe jane deshmite e lashtesise se Elbasanit qe do te zene vendin e tij. Mendohet se qendra e Elbasanit fsheh thesare te tjera arkeologjike. Pak metra larg bazilikes, mendohet se ndodhet nje sinagoge, e cila dyshohet se ka ekzistuar para ndertimit te vijes Egnatia. Dhe ndoshta ka ardhur koha e zbulimit te vertete te historise se Elbasanit, nismetar i se ciles eshte kryetari aktual i Bashkise, Qazim Sejdini. Jane nje sere ekspeditash te ndermarra ne kete qytet, qe hap pas hapi po zbulojne lashtesine e tij. Jo vetem mozaiku rreze kalase, por tani edhe nje lagje e tere eshte ne vazhden e zbulimit, dhe pse arkeologet tregohen te rezervuar te thone me siguri se ciles periudhe i perkasin keto objekte te zbuluara gjate ekspedites qe do te vijoje gjate ne Elbasan.
Rigjallerimi i Scampis
Skampis rigjallerohet ne shekullin e VI pas pushtimit te Italise nga Perandori Justinian. Ne vitin 510 njihet si qender e madhe tregtare, peshkopale dhe ushtarake. Kjo pasi qyteti njohu shkaterrim te plote ne shekullin e V, kur gjate dyndjes se fiseve barbare gote, visigote, estrogote dhe avareve.
Koha Jone

Similar topics
» Zbulohet mrekullia e fundit romake
» Tirane-Elbasan, per 18 minuta
» Gjashte lagje te qytetit, nen "pushtetin" e Bunes
» Era, burim energjie per nje familje ne Elbasan

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi