ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Era, burim energjie per nje familje ne Elbasan

Shko poshtė

18052009

Mesazh 

Era, burim energjie per nje familje ne Elbasan Empty Era, burim energjie per nje familje ne Elbasan




ELBASAN - Energjia e prodhuar nga era, nje nga teknologjite me rritje me te shpejte ne bote, eshte kthyer ne nje burim alternativ per nje familje ne Shqiperine e Mesme. Mehdi Kumria, nje banor i fshatit Floq ne komunen Klos te Elbasanit, i kthyer prane familjes se tij pas nje emigrimi 4 vjecar ne Greqi, e ka realizuar kete projekt permes kerkimeve te shumta ne internet si dhe me nje shume te konsiderueshme financiare, plot 18 mije euro, qe gjithe-gjithe, sic tregon ai per Atsh-ne, ishin kursimet qe mblodhi ne shtetin fqinj. Fshati Floq, me rreth 500 banore, ndodhet buze lumit Devoll, rreth 35 kilometra larg qytetit te Elbasanit. Nje fshat i vogel qe shtrihet ne nje pllaje mbi te cilin lartohen vargje malesh dhe qe rrihet ne cdo periudhe te vitit nga erera te fuqishme. "Fshati yne nuk ka burime ujore, ndersa cmimi i naftes gjithnje ka qene i paperballueshem per ne. Keshtu qe me duhej te kerkoja alternativa te tjera per prodhimin e energjise elektrike, se paku per lagjen ose edhe shtepine time", tregon Mehdiu, i kthyer nga Greqi me 2004. Tere kompleksi perben nje minicentral elektrik, me nje fuqi prej 5 kilovoltesh. Kur fuqia e eres eshte me e madhe se kapaciteti mbajtes i pajisjeve, atehere behet automatikisht bllokimi i helikes dhe furnizimi pa nderprerje nga bateria ose rrjeti elektrik. Me aparaturen e koordinimit Mehdiu ka lidhur 20 bateri ne seri, te cilat, nese nuk do te kete ere, sigurojne energji 220 volt ne nje jave rresht. Endrra e Mehdiut eshte qe ne nje te ardhme te afert, me permiresimet e nevojshme, te arrije t'i jape energji elektrike edhe dy vellezerve te tij, banesat e te cileve ndodhen shume prane shtepise se tij.
Koha Jone
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 35516
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Era, burim energjie per nje familje ne Elbasan :: Komentet

ADMIN

Mesazh Mon May 18, 2009 4:56 pm nga ADMIN

Fantastike kjo ,i lumte ,a do te mesojme neve nga ky njeri i zgjuar,urime dhe suksese

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi