ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

"Bisht Palle", seks prane gardhit te repartit

Shko poshtė

18032009

Mesazh 

"Bisht Palle", seks prane gardhit te repartit Empty "Bisht Palle", seks prane gardhit te repartit




Enkelejda Arapi
"Bisht Palle", seks prane gardhit te repartit 20090317185428_artikullDurres- Rikthehet skandali i "Bisht Palles", ku ndodhet nje nga repartet dhe bazat me te njohura ushtarake ne vend. Nje 21-vjecare eshte ndaluar nga policia e Durresit, pasi eshte kapur ne flagrance, teksa kryente marredhenie seksuale kundrejt pageses, pak metra nga gardhi i repartit qe beri buje ne vitin 2004, kur dhjetera ushtare e marinar u akuzuan per kryerjen e marredhenieve seksuale ne grup me nje te mitur qe i denoncoi. Por kete here policia beri te ditur se reparti eshte vetem nen hetim, pasi dyshohet se kliente te Vojsava B., nuk kane qene vetem banoret te qytetit, por edhe ushtare. Ne momentin e ndalimit vajza gjendej me nje klient 19-vjecar, me inicialet L. M., per te cilin policia nuk dha sqarime. Gjate kontrollit jane gjetur edhe 2 mije leke te reja, qe i perkisnin pageses se bere nga klienti kundrejt seksit. Cmimi i vendosur nga 21-vjecarja sipas deshmise se saj, varionte nga 1-5 mije leke dhe klientet ishin nga rrethe te ndryshme.

Arrestimi

Ngjarja ka ndodhur ne oret e para te pasdites se djeshme, ne vendin e quajtur "Bisht Palle", prane Marines, ku vajza nga Berati kishte gjetur vendin e pershtatshem per te ushtruar profesionin. Por dyshohet se pikerisht ky vend, mund t'i jete ofruar nga ushtaret e repartit qe e kane marre edhe ne "mbrojtje" kundrejt shperblimit. Hetuesit thane se mbetet i pabesueshem fakti, se perse vajza duhet te gjente pikerisht kete vend per te kryer marredhenie me klientet e saj. Burime nga policia pohuan se 21-vjecarja Vojsava B., eshte ndaluar ne flagrance dhe akuzat e ngritura jane "ushtrim i prostitucionit" dhe marredhenie seksuale ne vende publike". Klienti i saj ka pranuar se i ka dhene 2 mije leke kundrejt nje akti seksual dhe me pas eshte lene i lire. "Ne e kishim vajzen nen vezhgim pas informacioneve te marra ne rruge operative. Nuk mund te themi konkretisht nese ushtaret shkonin me te, por po kryejme hetime intensive", thane burime nga grupi hetimor. Nen hetim eshte edhe reparti ushtarak, ndersa deshmia e plote e vajzes pritet te zbardhe te verteten, nese ajo ka pasur per kliente edhe ushtare, qe i garantonin "hotelin" prane godinave te komandes.

Deshmia

Menjehere pas arrestimit, 21-vjecarja ka nisur te jape dhe deshmine e saj. Per uniformat blu, Vojsava ka treguar se e ushtronte kete aktivitet prej me shume se dy vitesh, per shkak te gjendje se veshtire ekonomike ne te cilen ndodhej ajo dhe pjesetaret e familjes se saj, te cilet jetonin ne Berat. Gjithashtu ajo ka vijuar te tregoje se klientet e saj ,nuk ishin vetem ato te qytetit te Durresit, por edhe te qyteteve te tjera te vendit. Kurse marredheniet me klientet i kryente kryesisht ne banesat e tyre, hotele dhe ne zonen e "Bisht Palles". "Kam pasur kliente te ndryshem, me te cilet beja pazar nga 1-5 mije leke, per cdo akt per shkak te veshtiresive ekonomike qe kisha. I gjeja nepermjet telefonit ose nepermjet klienteles qe kisha pasur me pare", ka rrefyer vajza para grupit hetimor. Por fakti se eshte kapur afer repartit ushtarak, ka hedhur dyshime se kliente te 21-vjecares, mund te kene qene edhe ushtaret. "Me shume prej tyre shkoja ne motele, por kishte raste kur u shkoja ne shtepi, ose linim takime ne vende te ndryshme, si ne 'Bisht Palle'", ka treguar vajza per hetuesit. Ajo do te dergohet ne nje qender te vecante, deri ne perfundim te hetimeve per kete rast.

Reparti: Ushtaret dhe marinaret, te paperfshire

Lidhur me ngjarjen e ndodhur vetem pak metra larg zones ushtarake te "Bisht Palles", ku nje 21-vjecare perfundoi ne prangat e policise nen akuzen e "ushtrimit te prostitucionit", kane reaguar edhe drejtues te repartit. Te kontaktuar ne telefon per gazeten "KJ", drejtues te repartit deklaruan se, "asnje nga ushtaret apo marinaret qe jane me sherbim ne repart, nuk jane te perfshire ne skandalin e ndodhur". Sipas tyre, vajza eshte kapur jashte ambienteve te repartit dhe shume larg tij. "Reparti nuk eshte nen hetim dhe asnje nga ushtaret nuk ka lene sherbimin, per te shkuar me kete vajze", ishte deklarata zyrtare.

Hetuesit dyshojne se kliente te 21-vjecares, kane qene edhe ushtaret dhe marinaret e bazes se "Bisht Palles" ne Durres, ku vajza u kap ne flagrance me nje klient te saj. Fakti se ajo u kap shume prane repartit, ka bere qe te nisin hetimet per uniformat e gjelberta.

Skandali i bujshem ne 2004, 30 marinare e ushtare nen hetim

Reparti i Distriktit Detar te "Bisht Palles" u vendos nen akuze per abuzimet seksuale per disa muaj me radhe me nje te mitur 16-vjecare me inicialet Xh. T. Me se 30 ushtarake u vendosen nen hetim dhe shume prej tyre u arrestuan nga policia, per kete skandal te bujshem te vitit 2004. Ishte vete e mitura qe denoncoi njeriun qe e mashtroi duke e perdorur, dhe me pas bashkepunetoret e tij. Nen hetim u vendosen edhe 10 civile nga Korca, Pogradeci e Kosova. Vajza ka rrefyer perdhunimin nga ushtaret dhe deri tek oficeret e repartit. Vajza nga Vlora, ka rrefyer se ishte mashtruar nga nje prej ushtareve. Ajo ishte kapur nga UNMIK ne Kosove dhe me pas riatdhesuar, ku ka rrefyer te gjithe muajt e tmerrshem qe kishte kaluar. Ne fund te muajit tetor 2004, vajza afrohet prane Drejtorise se Policise se Durresit, per te treguar historine e saj. Pas hetimeve qe kryen vete policet, deponimi u vertetua. Fillimisht u ndaluan gjashte prej ushtareve. Me pas, radha i erdhi te dyshuarit si trafikant, qe e kishte mashtruar te mituren. Arrestime u kryen edhe ne Korce dhe Pogradec, ndersa vajza nuk hoqi dore kurre nga deshmia e saj se e kishin perdhunuar dhe bere orgji me te, nje repart i tere ushtarak.
Koha Jone
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 35521
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

"Bisht Palle", seks prane gardhit te repartit :: Komentet

ADMIN

Mesazh Wed Mar 18, 2009 4:58 pm nga ADMIN

Nuk e kuptoj se c'rendesi ka, a kane qene klientet civil apo ushtare ,akte te shemtuara ne publik

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Wed Mar 18, 2009 6:18 pm nga neni 55

Gjate kontrollit jane gjetur edhe 2 mije leke te reja, qe i perkisnin pageses se bere nga klienti kundrejt seksit.
kti i thon biznes

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

nardlushnja

Mesazh Thu Mar 19, 2009 7:27 pm nga nardlushnja

abuzimet seksuale per disa muaj me radhe me nje te mitur 16-vjecare

Ishte vete e mitura qe denoncoi njeriun qe e mashtroi duke e perdorur, dhe me pas bashkepunetoret e tij.
vajza nuk hoqi dore kurre nga deshmia e saj se e kishin perdhunuar dhe bere orgji me te, nje repart i tere ushtarak

Per rastin e kesaj te mitures me vjen shume keq dhe denimi duhej te ishte ai maksimal.
Ndersa rasti konkret nuk kam cte them.....duhet pare ne aspektin ekonomik.Duhet bere dicka per papunesine sepse nga e keqja njeriu detyrohet te kryej profesionin me antik qe egziston ...prostitucionin

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ADMIN

Mesazh Thu Mar 19, 2009 7:32 pm nga ADMIN

O nardlushnja pershendetje o vella ,cfare justifikimit eshte ky ,ekonomia keq dhe hajde sex mbas gardhiqeve

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

nardlushnja

Mesazh Thu Mar 19, 2009 7:41 pm nga nardlushnja

PORTA shkruajti:O nardlushnja pershendetje o vella ,cfare justifikimit eshte ky ,ekonomia keq dhe hajde sex mbas gardhiqeve
Porta pershendetje!
Mos mendoni qe jam dakort me veprimin e kesaj femre,por zgjidhja e ketij problemi eshte ai ekonomik.
Edhe ne USA ku ju jetoni egziston prostitucioni dhe nga format me te egra.Edhe ketu ku jetoj une ne Greqi po ashtu.Te gjitha keto femra nuk e bejne kete gje nga qejfi(bile shume prej tyre kane edhe dhimbje)por e bejne nga halli(femije,motra dhe vellezer te vegjel per te ushqyer)

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ADMIN

Mesazh Thu Mar 19, 2009 9:37 pm nga ADMIN

Jam plotsisht dakort me juve nardlushnja ,se nuk e bejne nga qefi ,po grabitjet ne mes te qytetit me thika i bejne nga qefi ,jo por kjo nuk do te thone qe kane arsye

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

nardlushnja

Mesazh Fri Mar 20, 2009 7:21 pm nga nardlushnja

PORTA shkruajti:Jam plotsisht dakort me juve nardlushnja ,se nuk e bejne nga qefi ,po grabitjet ne mes te qytetit me thika i bejne nga qefi ,jo por kjo nuk do te thone qe kane arsye

Kjo eshte teme per prostitucionin

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ADMIN

Mesazh Fri Mar 20, 2009 7:29 pm nga ADMIN

Kjo eshte teme qe as nje njeri nuk ka arsye justifikuese per xheste te shemtuara ,si prostitucion ose cfare do krimit qe te jete ,te dalin dhe te punojne ,ka pune sa te duash ne shqiperi

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

nardlushnja

Mesazh Fri Mar 20, 2009 7:32 pm nga nardlushnja

Porta shkruajti
ka pune sa te duash ne shqiperi


Prandaj kemi marre arratine ne shqiptaret ca ne greqi dhe ca ne USA (te tjeret nuk po i permend)
O porta besoj se po shkruan per te kaluar oren se edhe ti vet nuk i beson ato qe po shkruan

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ADMIN

Mesazh Fri Mar 20, 2009 9:35 pm nga ADMIN

Edhe vete tema eshte per te kaluar kohe ,SEKS PRAN GARDHIT pra
ishte dashur sex mbas gardhit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

flutura

Mesazh Fri Mar 20, 2009 9:40 pm nga flutura

nuk e kuptoj ēfar hetimi ka per te bere ketu???????? Shocked

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ADMIN

Mesazh Fri Mar 20, 2009 9:44 pm nga ADMIN

flutura shkruajti:nuk e kuptoj ēfar hetimi ka per te bere ketu???????? Shocked

O sa kam qeshur ,mbas gardhit pra apo para gardhit,ju lutem me falni,policia do te bejne hetime pra ,dic po bejme

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

flutura

Mesazh Fri Mar 20, 2009 9:47 pm nga flutura

mbas gardhit pra apo para gardhit
po, po ke te drejte....

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

interesanti

Mesazh Fri Mar 20, 2009 9:54 pm nga interesanti

kti i thon biznes
Cool Cool Cool

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi