ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ervin Kuman: Ne Shqiperi, kenaqemi edhe me nje barazim

Shko poshtė

19032009

Mesazh 

Ervin Kuman: Ne Shqiperi, kenaqemi edhe me nje barazim Empty Ervin Kuman: Ne Shqiperi, kenaqemi edhe me nje barazim




Ervin Kuman: Ne Shqiperi, kenaqemi edhe me nje barazim




Hungaria do tė ishte e kėnaqur edhe me njė barazim nė takimin e 28 marsit, qė do tė luhet nė Tiranė. Duke folur pėr mediat, trajneri i pėrfaqėsueses hungareze pohoi se skuadra e tij do tė zbresė nė fushėn e stadiumit “Qemal Stafa”, me synimin pėr tė fituar, por marrja e 1 pike nuk do tė ishte kurrsesi dėshtim. Kundėrshtarėt e Shqipėrisė e cilėsojnė sfidėn, e parashikuar pėr t‘u luajtur pas dhjetė ditėsh, si vendimtare pėr ecurinė nė eliminatoret e Botėrorit 2010. “A mendoj se ndeshja me Shqipėrinė ėshtė mė e rėndėsishmja pėr Hungarinė nė tė gjitha kėto eliminatore? Po, mund tė them se ajo qėndron pėrmbi tė tjerat, por vetėm sepse nė Tiranė luajmė ndeshjen e radhės dhe duhet tė jemi tė pėrqendruar maksimalisht”, deklaroi holandezi 47-vjeēar, qė ka marrė drejtimin e Hungarisė mė 1 maj 2008. “Objektivi ynė kryesor ėshtė qė me Shqipėrinė tė mos humbasim. Padyshim qė fitorja nė fushė kundėrshtare do tė ishte maksimumi pėr ne. Ata janė njė kundėrshtar direkt nė grupin eliminator dhe me tri pikė do tė vazhdonim ecurinė pozitive. Megjithatė, do tė isha i kėnaqur edhe nė rast se nė pėrfundim tė kėsaj ndeshjeje do tė merrnim njė pikė. Mund tė vazhdojmė tė ėndėrrojmė pėr kualifikim dhe tė mbetemi konkurrues edhe me njė barazim. Specifika e pėrballjes sė 28 marsit ndryshon nga takimi i mėparshėm, ku luajtėm nė shtėpi dhe fituam. Skuadra do tė jetė nėn presion, jo vetėm se Shqipėria nuk ėshtė njė kundėrshtar i lehtė nė fushėn e saj, por edhe sepse nė Hungari presin qė ne tė fitojmė”.

Katėr ditė pas ndeshjes me kuqezinjtė e drejtuar nga Ari Han, hungarezėt presin Maltėn, nė impiantin gjigand “Ferenc Pushkash”. Pėr kėto dy takime, trajneri ka grumbulluar 28 lojtarė, vendim qė ėshtė cilėsuar i ēuditshėm nga mediat vendase. Nė Tiranė, Kuman nuk duhet tė llogarisė shėrbimet e dy mbrojtėsve, Roland Juhaz i belgėve tė Anderlehtit dhe Lazlo Bodnar i austriakėve tė Salzburg. Hungaria, e cila renditet e dyta nė Grupin 1, me 7 pikė tė grumbulluara nė 4 ndeshje, tė hėnėn e ardhshme do tė startojė pėrgatitjet anti-Shqipėri. Nė anėn tjetėr, pas barazimit zhgėnjyes 0-0 nė Maltė, mė 11 shkurt, kuqezinjtė humbėn shansin pėr t‘u rikthyer nė krye tė grupit eliminator. Skuadra e drejtuar nga Han ka 6 pikė pas pesė ndeshjeve tė luajtura.

Burimi: Gazeta Shqip
avatar
ilda

Numri i postimeve : 3423
Reputation : 16
Points : 28827
Registration date : 19/09/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi