ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjygjtaret dhe prokuroret fshehin pasurite

Shko poshtė

19032009

Mesazh 

Gjygjtaret dhe prokuroret fshehin pasurite Empty Gjygjtaret dhe prokuroret fshehin pasurite




Gjyqtarėt dhe prokurorėt fshehin pasuritė

Raporti i Qendrės pėr Transparencė: KLD t‘u hetojė formularėt e deklaratave


Qendra pėr Transparencė dhe Informim tė Lirė i sugjeron Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė tė kontrollojė deklaratat e pasurisė sė gjykatėsve dhe ta pėrfshijė kėtė proces tė saj nė tė gjitha rastet e transferimit, emėrimeve apo ngritjeve nė detyrė. Ky ėshtė njė nga pėrfundimet e dala nga raporti i monitorimit tė deklarimit dhe verifikimit tė pasurive pėr funksionarėt e sistemit tė drejtėsisė. Raporti i pėrgatitur nga "Watch dog" nė pėrbėrje tė Qendrės pėr Transparencė dhe Informim tė Lirė pėrfshin kontrollin e deklarimeve tė pasurisė dhe konfliktit tė interesit pėr zyrtarėt e sistemit tė drejtėsisė, konkretisht gjyqtarėve nė tė gjitha shkallėt e gjyqėsorit dhe prokurorėve. Grupi "Watch Dog" me mbėshtetjen e Ambasadės sė Britanisė sė Madhe nė Tiranė, ka kontrolluar dhe verifikuar 30 deklarata tė zyrtarėve tė drejtėsisė. Numri i deklaratave tė investiguara pėrbėn 5% tė tė gjithė gjyqtarėve dhe prokurorėve tė vendit, ēfarė ėshtė njė pėrqindje e besueshme pėr tė konstatuar situatėn e zbatimit tė ligjit tė deklarimit tė pasurisė dhe konfliktit tė interesit nė kėto dy grupe zyrtarėsh. 68 pėr qind e gjykatėsve tė kontrolluar punojnė nė gjykatat e Tiranės, ndėrsa 32 pėr qind nė gjykatat e rretheve. Prokurorėt janė tė gjithė tė punėsuar nė Tiranė me pėrjashtim tė njė rasti. Gabimet teknike nė plotėsimin e deklaratave tė pasurisė janė mė tė vogla nė rastet e gjykatėsve 15%, ndėrsa nė rastin e prokurorėve 20%. Ndėrkaq, gabimet financiare rėndojnė te gjykatėsit nė 36% tė tė kontrolluarve, ndėrsa pėr prokurorėt 20%. Nė vėzhgim janė konstatuar raste tė fshehjes sė pasurisė. Bėhet fjalė pėr garazh, truall dhe apartament. Transferim pasurie, hua, dhuratė: Ky ėshtė momenti mė i dukshėm i fshehjes sė abuzimit tė zyrtarėve. Kemi dhurim vilash, apartamentesh, makinash. Deklarime pėr marrje borxhi nė shuma tė mėdha nga familjarė veēanėrisht nga ata qė kanė tė afėrm emigrantė. Nė tė gjitha rastet nuk ėshtė shpjeguar burimi i tė ardhurave tė pėrfituara nga transferimi apo tė transferuara te tė tjerėt, kryesisht vjehrri, vjehrra, nėna, babai ose vėllai. Nga studimi nuk ėshtė konstatuar konflikt interesi pėrgjatė deklarimeve tė zyrtarėve tė drejtėsisė. Vetėm nė njė rast konstatohet njė konflikt i perceptuar interesi, ose nė total nė 3% tė gjithė zyrtarėve tė drejtėsisė. Shumica e zyrtarėve tė drejtėsisė jetojnė nė njė apartament, mė pak kanė dy apartamente, si dhe mė pak kanė vila. Prokurorėt janė edhe mė tė "rehatuarit" nga pikėpamja e banesave, ndėrkaq gjyqtarėt kanė mė shumė biznese tė cilat drejtohen nga burri ose gruaja qė nuk janė gjykatės, ose janė rrjedhim i trashėgimisė. Shpesh deklarimi i pasurisė sė tyre ėshtė mjaft strikt: Njė gjyqtar ka deklaruar aksione, ndėrsa njė tjetėr ka deklaruar kompensimin qė merr nga shtetit pėr bukė, ndėrkaq njė tjetėr ka deklaruar edhe njė sasi tė madhe eurosh tė transferuara nė llogarinė e tij e mė pas tė shkarkuara, pasi i duheshin si garanci pėr njė vizė. Referuar shifrave tė mėsipėrme i takon qė ēdo gjyqtar ose prokuror ka udhėtuar afėrsisht tri herė jashtė shtetit nė vitin 2005, afėrsisht katėr herė nė 2006, afėrsisht pesė herė nė vitin 2007 dhe katėr herė nė vitin 2008. Ka gjyqtarė tė cilėt nuk kanė udhėtuar asnjėherė siē ka gjyqtar qė brenda njė viti ka udhėtuar jashtė vendit, me makinė ose avion 46 herė ose ndryshe ēdo javė. Vetėm tre gjykatės apo prokurorė kanė deklaruar shtėpi verore nė bregdet, ndėrkohė qė tė dhėnat e pėrgjithshme tė marra nga kompanitė ndėrtuese nė zonat turistike flasin pėr njė klientelė shumė tė zgjeruar nga radhėt e gjykatėsve e prokurorėve. Pasuri tė tilla ose janė informale dhe tė paregjistruara nė hipoteka ose janė transferuar te tė afėrmit e tyre.
ADMIN
ADMIN

Numri i postimeve : 3205
Age : 54
Reputation : 17
Points : 29330
Registration date : 19/10/2008

http://ILIRIALIVE.COM

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi