ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Legalizimi, lista e 1100 objekteve

Shko poshtė

19032009

Mesazh 

Legalizimi, lista e 1100 objekteve Empty Legalizimi, lista e 1100 objekteve




Denisa Xhoga
Keshilli i Ministrave miraton listen e 5, te kalimit te pronesise. Jane 1.107 parcela te tjera me objekte informale, te cilat jane gati per miratim. Keshilli i Ministrave firmosi procedurat per dhenien e lejeve te legalizimit per keto ndertime. Behet fjale per ndertime ne zonen "Ali Demi", ne zonen e "21 Dhjetorit", prane "Stacionit te Trenit" etj. Nderkohe qe eshte miratuar lejimi i vazhdimit te procedurave per legalizimin e ndertimeve ne ish-Keneten e Durresit, ne Sukth, Kucove, Permet etj. Menjehere pas ketij vendimi keta banore duhet te paguajne tarifat e legalizimit, te cilat variojne sipas siperfaqeve, nga 400 mije leke deri ne 600 mije leke te reja. Nderkohe qe kush e paguan gjithe vleren njeheresh, perfiton 20 per qind ulje. Ndersa kush deshiron te mbaj mbi 500 metra katror, duhet te paguaje me cmimet e tregut. Deri tani jane miratuar dosjet e gati 13 mije ndertime pa leje, por vetem 4.400 vete kane paguar tarifat. Leja e legalizimit jepet vetem pasi ke paguar tarifat. Megjithese tarifat e pagesave jane minimale, drejtori i Agjencise se Legalizimeve, ALUIZN/it, Shaban Memia deklaroi ne Vlore, se ka hyre ne diskutime me bankat e vendit per te dhene kredi te buta, me interesa te ulet. Pas Vlores dhe Fierit, ALUIZN-i ka nisur shperndarjen e certifikatave te pronesise edhe ne Sarande e Gjirokaster. Ne qytetin bregdetar, kane qene 80 qytetare qe kane marre tapite e para te objekteve te legalizuara, nderkohe qe jane ne proces permbylljeje rreth 300 dosje. Sipas kreut te ALUIZN-it, me azhornimin me shume se 70 per qind te ndertimeve, i jep fund informalitetit ne zonat turistike. Sakaq, 21 ka qene numri i qytetareve ne Gjirokaster qe kane marre certifikaten e pronesise, nderkohe qe ne proces jane edhe 200 dosje per legalizim objektesh. Gjirokastra eshte nje nder qytetet me numrin me te ulet te ndertimeve informale, nderkohe qe ne rang qarku, objektet pa leje llogariten ne 23 mije. Kreu i ALUIZN-t, Shaban Memia ka bere edhe njehere thirrje per shlyerjen e detyrimeve financiare, nje pjese e te cilave do te shkojne per permiresimin e infrastruktures ne keto zona.

Qeveria legalizon vilen e Pangos

Vendimi i djeshem i qeverise ka sjelle dhe "ligjerimin" e baneses se ish-kreut te Kultures, ne afersi te qytetit "Studenti". Mjaft e perfolur nje banese e tille, per sa i perket ndertimit te saj ne menyre te paligjshme, nga dje ajo ka fituar statusin ligjor. Keshtu, legalizimi i banesave informale ka kenaqur edhe ish-ministrin e Kultures, Ylli Pango. Pasi qeveria vendosi t'i jape nisje ketij procesi ne disa njesi vendore te Tiranes, ku ne njesine numer 2, emri i ish-ministrit, njekohesisht deputetit te Partise Demokratike, Ylli Pango rezulton se perfiton legalizimin e nje siperfaqeje prej 260 metra katrore. Burimet bejne te ditur, se kjo siperfaqe, qe pritet te legalizohet tashme i perket viles se ish-ministrit te Kultures, e cila gjendet ne afersi te Qytetit Studenti ne kryeqytet. Pak dite me pare kryeministri Berisha shkarkoi ish-ministrin e Kultures, pas publikimit ne media te nje skandali seksual te ndodhur pikerisht ne vilen ku Ylli Pango banon prej vitesh.
koha jone
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 38525
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Legalizimi, lista e 1100 objekteve :: Komentet

avatar

Mesazh Thu Mar 19, 2009 3:36 pm nga neni 55

puna e pronave nuk ka per tu mbyll derisa pronaret e vertete te marrin te drejten qe u takon

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

emigranti

Mesazh Thu Mar 19, 2009 5:27 pm nga emigranti

kjo eshte nje plage shume e thelle qe nuk dihet si do e kete fundin

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi