ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Avokatia e Nexhmijes dhe tradhtia e Enverit

Shko poshtė

19032009

Mesazh 

Avokatia e Nexhmijes dhe tradhtia e Enverit Empty Avokatia e Nexhmijes dhe tradhtia e Enverit




Ramiz LUSHAJ
1. Vejusha Nexhmije, pėrndryshe “Zonja e Zezė e Kombit”, nėpėrkon, edhe sot (13.03.2009) nė njė media kundėr projekt-ligjit pėr ish- tė pėrndjekurit politikė, duke vjellė me frymėn e Enveriadės lidhur me keqinterpretimin e kuqotrajtimin e etiketimin e tyre si “Kolabrocionistė”, pavarėsisht faktit se ligji i pritshėm kėtė ēėshtje e vėshtron objektivisht e zbaton praktikisht rast pas rasti, etj. Mirėpo, kjo si kjo, bėn mirė tė flasin pėr vet Enverin si “Kuisling i Titos”. Enveri, me spaleta gjeneral-leitnant i luftės partizane, njė ushtar leckė i Titos, i bylmyer e kaplyer nga sindroma sulltanore, kreu zgjedhjen e zgjidhjen tradhtare duke ia hipotekuar Jugosllavisė nė mėnyrė diplomatike e gjeo-politike Kosovėn Dardane e treva tė tjera etnike shqiptare, nė Konferencėn e Jaltės, (4-11 shkurt 1945), pėr tė marrė e mbajtur privilegjet e dhjamura e tė pėrgjakshme si “Sulltan i kuq i RPSH e RPSSH”.
2. Jo vetėm themelimin e PKSH, por edhe Luftėn nė vitet 1941-1945, e sinkronizoj, motivoj e montoj sipas direktivave tė Titos pėr “... ngritjen e lėvizjes partizane nė Kosovė e Metohi (KOSMET) pėr tė zbutur ndjenjėn antiserbe mes kosovarėve” Nė kėto 5 vite, i pėrdredhur ideologjikisht e vjelur politikisht nėn ombrellėn e oreksin e Titos, nė cilėsinė formale si Komandant i Pėrgjithshėm i UNCLSH, nuk ka asnjė vendim zyrtar publik e botėrisht qė i shpallė luftė “diktaturės sė zezė” fashiste, pėrkundrazi ka me dhjetėra vendime, akte e marrėveshje tė aliazhuara me Titon e PKJ pėr instalimin e institucionalizimin nė Shqipėri tė “diktaturės sė kuqe” tė komunizmit jugosllav nė vitet 1941-1948, qė vazhduan me infiltrime e inspirime nė mes tyre deri edhe nė botėn e pėrtejme.
3. Me urdhėr tė Titos i ēoi mbi 20 mijė forca partizane tė inkuadruara nė Divizionin V-S, VI-S e formacione tė tjera nė Kosovėn Dardane, etj. duke nisur nga fund tetori 1944 duke e legalizuar ripushtimin jugosllav tė kėsaj treve etnike shqiptare.
Ndėrkohė qė: a) Kosova ishte e ēliruar para Shqipėrisė e Jugosllavisė, si Gjakova mė 15 tetor 1944 e deri edhe Mitrovica mė 21 nėntor 1944). b) Nga Kosova, sipas njė burimi nė MPJ Britanike, “trupat gjermane u tėrhoqėn nga 19 nėntori 1944”. c) “Pėrpjekjet e Ushtrisė Nacional Ēlirimtare Jugosllave pėr tė dėrguar trupa nė Kosovė ishin tė dėshtuara” dhe, sipas dokumenteve, “pėr shkak tė dėshtimit tė tyre tė plotė nė Kosovė dhe tė ashpėrsisė sė shqiptarėve kundėr serbėve shumica e partizanėve (jugosllavė) e shihnin me pesimizėm mundėsinė e marrjes sė Kosovės pa luftė”. d) Kosova i kishte formacionet e veta luftarake nė luftė kundėr forcave pushtuese serbo-malazeze-maqedonase pėr tė mbrojtur tokėn e identitetin e vet etnik, pėr tė sanksionuar e ndėrtuar ardhmėrinė e vet sipas Kartės sė Atlantikut tė vitit 1941 e vendimeve tė Konferencės sė Bujanit tė 2 janarit 1944...
4. Kėtė luftė enveriano-titiste nė Kosovė, propaganda helmuese komuniste, e keqcilėsoi, jo vetėm si “nacional-ēlirimtare”, por edhe “internacionaliste” nė “ndihmė tė popujve vėllezėr tė Jugosllavisė” (!)
Ndėrkohė qė: a) Nuk ishte “nacionale”, por u kthye nė njė “luftė civile” nė pėrmasa tragjike, pėr nga rastet e aktet, nė tė gjitha rajonet e Kosovės, si, p.sh. nė zonėn epike tė Drenicės martire, nė fshatrat rreth Cicavicės si nė Dervar, Mihaliq, Shallc, Reznik, i pushkatuan 21 shqiptarė, mes tyre dy djem 13 e 15- vjeēarė e dy pleq 80- vjeēarė, etj., etj. b) Nuk ishte “ēlirimtare”, sepse e la Kosovėn tė okupuar ushtarakisht e nė gjakderdhje dhe tė aneksuar padrejtėsisht e forcėrisht Serbisė e RSFJ. c) Nuk ishte as “internacionaliste”, sepse luftohej nė toka etnike shqiptare, nė njė trevė qė pas luftės ishte shprehur me vendim legjislativ pėr bashkim me Shqipėrinė, etj. d) Faktikisht nuk ishte as nė ndihmė tė “popujve vėllezėr tė Jugosllavisė”, sepse formacione ushtarake serbe, malazeze e maqedonase, i pushtuan pėrgjakshėm trevat shqiptare, si Kosovėn legjendare (8 shkurt 1945-12 qershor 1999), sepse emisari besnik i Titos e bashkėpunėtori i ngushtė i Enverit, antishqiptari Vukmanovic Tempo, jo vetėm i quajti shqiptarėt “gjarpėrinj”, por u ngrit edhe kundėr Marrėveshjes sė Mukjes, e vrau dhe vllaun e vet pėr njė takim me “ēetnikėt shqiptarė...”,etj. e) Kjo “dėrgatė luftarake e Enverit” ishte nėn kontrollin e plotė tė Titos, nė bashkėpunim efektiv me forcat shoviniste sllave, nė bashkėrendim operativ me OZN-an (UDB) Jugosllave dhe OZN-an nė Kosovė tė krijuar nga Rankovici (01.09.1944), ēka e dėshmojnė vėrtetėsisht misionarėt e huaj, emisarėt jugosllavė e historianėt shqiptarė. f) Nė trevat shqiptare si nė Kosovė, etj. u kryen rekrutime me forcė tė shqiptarėve nė kėto formacione, si dhe u kryen nga forcat partizane shqiptare vrasje, pushkatime, plagosje e deri djegie shtėpish tė shqiptarėve, etj. Pėrkundrazi, shqiptarėt vendali i mirėpritėn e ruajtėn si vėllezėr tė gjakut e tokės sė vet, ēka e tregon dhe fakti se patėn vetėm rreth 700 tė vrarė nga plumbat e sllavėve okupatorė, ku, shumica e tyre, nga sėmundjet e vėshtirėsitė e motit, ndėrsa, shqiptarėt e Ish-Jugosllavisė, gjatė kėsaj lufte (1941-1948 e veēanėrisht 1944-1945) numėrojnė rreth 50 mijė tė vrarė nga sllavėt, ku njė pjesė e tyre edhe nga “lufta vėllavrasėse”... si nė Drenicė, Tragjedinė e Tivarit, etj. etj.
5.Enveri kishte dhėnė prova e kishte dėshmi se nuk ishte nacionalist, por as internacionalist, por vetėm njė “kuisling i Titos”. a) Tutorėt e tij jugosllavė, emisarėt e Titos, si Popovic, Mugosha, Tempo, etj. kishin relatuar se Enveri nuk kishte as vizione e as iluzione pėr Kosovėn, as pėr bashkimin me Shqipėrinė tė trevave shqiptare nė Ish-Jugosllavi, prandaj e pėrzgjodhėn me piketim e sforco nė krye tė PKSH. b) Enveri dha prova besnikėrie ndaj Titos edhe me sulmin ndaj Marrėveshjes sė Mukjes tė 1 gushtit 1943, edhe me ekzekutimet e porositura e “luftėn civile” tė nisur nė Shqipėri me e ndaj tė gjithė atyre nacionalistėve qė ishin pėr bashkimin kombėtar shqiptar. c) Enveri nuk ka asnjė dokument zyrtar, nė emėr tė PKSH apo si Komandant i Pėrgjithshėm, (1941-1945) dėrguar Titos apo PKJ ose Stalinit apo Kominternit, qė t’iu kėrkohet liria, pavarėsia apo tė drejta kushtetuese e demokratike pėr shqiptarėt nė Kosovė, Malin e Zi e Maqedoni, sic i kishin popujt e republikat e tjera nė Jugosllavinė Federale tė para apo pas LDB. d) Enveri jo vetėm e imitoi formėn e praktikat e qeverisjes jugosllave sipas modelit tė Konferencės sė AVNOJ-it, nė Jajcė nė Bosnje-Hercegovinė, mė 29 nėntor 1943, por edhe nė frymėzim e zbatim tė tyre, e organizoi nė maj 1944 Kongresin e Pėrmetit, nė ditėlindjen e Titos ( 25 maj 1892). e) Enveri, mė tepėr se vasal i Titos, ishte “kuisling” i tij, sepse me dėrgimin e forcave partizane nė trevat shqiptare si nė Kosovė, etj. kontribuoi efektivisht pėr ripushtimin jugosllav tė Kosovės mė 8 shkurt 1945 dhe nuk u largua prej andej gjersa u garantua plotėsisht e tėrėsisht se ato kishin mbetur nė e nėn Jugosllavinė Federale tė Marshallit Tito.
6. Nisur nga tė gjitha kėto e tė tjera theksojmė se Tito e keqpėrdori Luftėn Antifashiste Shqiptare e Enver Hoxhėn pėr interesat e tij politike, diplomatike e shoviniste.
Kjo duket nė disa aspekte: a) Duke e ngritur figurėn e vet nė sytė e tryezat e Koalicionit Antifashist Botėror si lider i Lėvizjes Antifashiste nė Ballkan, duke e pėrvetėsuar, privuar e privatizuar si kontribut tė vetin luftėn nė Shqipėri, etj. b) Nėpėrmjet Enverit e emisarėve tė tij nė Shqipėri, u pėrpoq tė spostonte e sfumonte ndikimin e kontributet anglo-amerikane nė Shqipėri. c) Tito, nėpėrmjet kanaleve (in)formale dhe me tė deleguarit e Curcillit e Stalinit nė Shtabin e tij, iu kishte relatuar me kohė e hap pas hapi “Tė Mėdhenjėve tė Kohės” e kėshilltarėt diplomatikė tė tyre, lidhur me qėndrimet garantuese e veprimet projugosllave tė Enverit e PKSH pėr Ēėshtjen Shqiptare nė tėrėsi e nė veēanti nė Jugosllavi, lidhur me Kosovėn, etj. Prandaj, Tito, me vizionin e tij diplomatik dhe duke mirėshfrytėzuar shėrbesat e shėrbimet antishqiptare tė vasalit-kuisling tė tij, Enver Hoxhės, ndėrmori disa hapa kundėr Ēėshtjes Kombėtare Shqiptare. a) Kur “Katėr tė Mėdhenjtė” SHBA, Mbretėria e Bashkuar, Bashkimi Sovjetik e Kina, mbajtėn Konferencėn e Moskės, mė 19-30 nėntor 1943, thirri menjėherė nė Jajcė Konferencėn e AVNOJ-it (29 nėntor 1943) dhe shpalli “fshehurazi” Jugosllavinė Federale, duke e lėnė Kosovėn si pjesė tė Serbisė dhe pa ftuar asnjė shqiptar nė punimet e vendimet e saj. b) Kur mori vesh se do tė mblidhej njė Konferencė Ndėrkombėtare nga fundi i vitit 1943 (Konferenca e Teheranit) nga “Tre tė Mėdhenjtė”, SHBA, Mbretėria e Bashkuar e BRSS, Tito lėshoi direktivėn pėr tė shfuqizuar me ēdo kusht e me ēdo ēmim Marrėveshjen e Mukjes e pėr tė nisur terror ndaj nacionalizmit shqiptar, etj. c) Kur nisėn takimet Curcill-Stalin, nė tetor 1944, Tito urdhėroi qė formacione partizane tė Shqipėrisė tė hyjnė nė Kosovė, Maqedoni e Malin e Zi. d) Kur Konferenca e Jaltės po vazhdonte punimet nė ditėn e pestė tė saj, Tito, nė bashkėndihmė me Enverin, kreu ripushtimin jugosllav tė Kosovės.
7. Ndėrkohė, Enver Hoxha, i ardhur nė pushtet, nė Shqipėrinė e ēliruar mė 28 nėntor 1944, me ndihmėn e sipas metodave tė Titos, filloi tė veprojė si njė “Republikė e Shtatė e Jugosllavisė”, duke mos u marrė me interesat e kėrkesat e shqiptarėve tė Kosovės, etj. nėn Jugosllavi. a) Enveri i mbajti forcat partizane nė Kosovė e rrethina tė tjera shqiptare deri nė maj 1945, edhe pas ripushtimit ushtarak tė Kosovės nga Tito mė 8 shkurt 1945, duke iu krijuar premisa, kushte e dhėnė kontribute pėr tragjedinė e pashembullt nė histori ndaj trevave shqiptare, ku, deri mė 1948, sipas tė dhėnave, rreth 50 shqiptarė janė vrarė nė Kosovė, Maqedoni, Malin e Zi, etj. si mijėra tė masakruar nė zonėn e Drenicės, nė Mitrovicė, Gjilan, etj. etj. b) Nga viti 1944 deri mė 1945, nisur nga vendimet e Konferencės sė Bujanit (31 dhjetor 1943-2 janar 1944) pėr bashkim tė Kosovės me Shqipėrinė, nisur nga Ripushtimi Jugosllav i Kosovės mė 8.02.1945 apo vendimeve tė Kuvendit tė Prizrenit, (8-10 korrik 1945) pėr aneksimin e Kosovės Serbisė Federale nė RF tė Jugosllavisė, nuk e ngriti zėrin e nuk ndėrmori veprime diplomatike, tė paktėn, qė Kosova tė gėzonte statusin si republikė e Jugosllavisė si republikat e tjera tė Jugosllavisė artificiale dhe nė kuadėr tė zbatimit tė vendimeve tė AVNOJ-it, e tė mos mbetej e aneksuar ushtarakisht e administravisht nga Republika e Serbisė?! Edhe kur shkoi pėr vizitė nė Beograd, tek Tito, mė 1946, nuk e shkeli me kėmbė e as nuk e pa me sy Kosovėn Dardane, as Plavėn e Gucinė, as Tetovėn e Strugėn, por as nuk foli ndonjė fjalė tė pritshme pėr to, pėr tė ardhmen shqiptare tė tyre? c) Edhe njė fakt tjetėr historik: Tirana, kryeqytet i Shqipėrisė dhe Prizreni, kryeqendra e Qarkut tė Kosovės (1944-1947) u ēliruan nė tė njėjtėn ditė: mė 17 nėntor 1944. Atėherė, pse nuk e shpalli kėtė ditė si datė tė Ēlirimit tė Shqipėrisė, pasi shumė shtete tė botės ditėn e ēlirimit tė kryeqytetit tė tyre e kanė edhe “Ditė tė Ēlirimit” si Polonia, Rumania, Bullgaria, Ēekosllovakia?! Pse e zgjodhi 29 nėntorin 1944, njėlloj dhe nė njė ditė me Jugosllavinė, kur mė 1944 e shpalli e festoi si Ditė tė Clirimit 28 Nėntorin?! d) Nė mars-prill tė vitit 1945, ishte bashkorganizator nė Tragjedinė e Tivarit, ku u masakruan 3.760 shqiptarė, tė cilėt kaluan besėprerė nėpėr territorin e Republikės Popullore tė Shqipėrisė(!). e) Nisi njė luftė tė fshehtė dhe tė hapur kundėr Amerikės e Mbretėrisė sė Bashkuar, duke krijuar nė bashkėpunim me Titon “Precedentin e Kanalit tė Korfuzit”, fabrikimin e grupit armiqėsor tė Kėnetės sė Maliqit, tė grupit tė deputetėve, etj.. deri nė largimin e misioneve diplomatike tė kėtyre dy vendeve mike e aleate nga Shqipėria, keqtrajtimin nė koordinim me Beogradin e Moskėn tė ēėshtjes shqiptare si me minat ne Korfuz, etj. nė OKB, etj. f)
Tregtinė shkėmbyese tė Tiranės me Beogradin lidhur me marrjen si “pengje” tė nacionalistėve shqiptarė qė iknin nga pėrndjekjet inkuizicioniste tė regjimit komunist bolshevik tė Enverit. Pra, e thėnė shkurt e saktėsisht, teksa vejusha Nexhmije nis e flet e pėrflet pėr rishkrimin e historisė, i duhet kujtuar nga politika e vepruar nga historia, pėr tė dhėnė tė plotė portretin e Enverit si “Kuisling i Titos”, si tradhtar i Ēėshtjes Kombėtare Shqiptare, qė e la Shqipėrinė pa Kosovėn e Kosovėn pa Shqipėrinė, qė e la Kombin Shqiptarė tė coptuar brenda Jugosllavisė Federale, Bashkimit Sovjetik tė vogėl, nė tre republika tė saj, tė Serbisė, Malit tė Zi e Maqedonisė. Nė kėtė ēėshtje pėrgjegjėsia historike e Enver Hoxhės ėshtė e mbetet qė nuk deshi tė ndėrmerrte hapa pėr parandalimin e kėsaj tragjedie kombėtare, qė u hodh nė veprime politiko-ushtarake kundėr interesave kombėtare shqiptare, qė nuk e ngriti zėrin as pėr tė drejtat e Kosovės, etj. siē i kishin republikat e tjera tė kėsaj federate tė shpikur, qė bėri ato ē' ka donte Tito e Titizmi me tė vetmin qėllim pėr tė mbetur vet si njė “Sulltan i kuq bolshevik” nė RPSH e RPSSH, qė e pėrdori si “Sulltanat” tė tij e tė Nexhmijes sė tij.
emigranti
emigranti

Numri i postimeve : 878
Reputation : 5
Points : 30403
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Avokatia e Nexhmijes dhe tradhtia e Enverit :: Komentet

ADMIN

Mesazh Thu Mar 19, 2009 7:30 pm nga ADMIN

Duhet qe ti marrim keto artikuj dhe te jau tregojme vllezerve Kosovar sepse shumica e tyre bejne sikur nuk i dine faktet

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

nardlushnja

Mesazh Thu Mar 19, 2009 7:54 pm nga nardlushnja

PORTA shkruajti:Duhet qe ti marrim keto artikuj dhe te jau tregojme vllezerve Kosovar sepse shumica e tyre bejne sikur nuk i dine faktet

jo gjithcka qe lexon duhet ta marresh per fakt.Ky eshte nje shkrim i Ramiz Lushaj dhe kaq.
Une mund te shkruaj nje artikull dhe ta ngre ne qiell Enverin.Cili nga ne te dy do te merrej per fakt????

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ADMIN

Mesazh Thu Mar 19, 2009 9:34 pm nga ADMIN

Fakti eshte se popullit shqiptar ju pi gjaku nga kulshedra e emershuarve KOMUNISTE bashke me te degjeneruarit SERB ,ke fakte te tjera !!??

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

mira

Mesazh Thu Mar 19, 2009 10:15 pm nga mira

un nuk e kam jetuar ate koh shyqyr zotit Very Happy

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

emigranti

Mesazh Thu Mar 19, 2009 10:31 pm nga emigranti

jo gjithcka qe lexon duhet ta marresh per fakt.Ky eshte nje shkrim i Ramiz Lushaj dhe kaq.
Une mund te shkruaj nje artikull dhe ta ngre ne qiell Enverin.Cili nga
ne te dy do te merrej per fakt????kto jane fakte qe njihen boterisht pavarsisht se kush i ka shkruar

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

nardlushnja

Mesazh Fri Mar 20, 2009 7:11 pm nga nardlushnja

Emigranti shkruajti
kto jane fakte qe njihen boterisht pavarsisht se kush i ka shkruar

Njihen boterisht???
Sipas ciles histori??? Asaj te partise komuniste???? Balliste???? Zogiste????Te persekutuarve???
Historia eshte shkruajtur nga shume duar.Secili interpreton sipas deshires.E verteta besoj se eshte nje mesatare e tyre ose me qarte ajo qe eshte shkruar njelloj nga te gjithe te mesipermit

Ne ditet e sotme cdo ngjarje qe ndodh inerpretohet ne 100 menyra.Kete ngjarje mbas 80 vitesh nuk mund ta marresh per baze.

Besoj se Historia e re e shqiperise duhet te shkruhet nga historiane te ndershem dhe pa gershetime interesash prej tyre

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

lidabica

Mesazh Fri Mar 20, 2009 11:21 pm nga lidabica

Po faktet jane te gjalle ,shikoni dhe degjoni te perndjekurit dhe te persekutuarit nga ky perbindesh dhe nuk do te kerkoni te tjera,me siguri....te te shkulin thonjte,te te bejne torturen e gfjumit,te te fusin ne uje kallkan ne nje fuci ne mes te dimrit e ku di une sa e sa te tjera tortura qe as neper mend nuk i kemi cuar,e perse per nje mendim ndryshe dhe per nje fjale te lire.Mos t'i hyjme ketyre debateve se nuk ka ne per te mbaruar se nuk kane te rrefyer krimet e ketyre krimineleve komuniste.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

nardlushnja

Mesazh Sat Mar 21, 2009 5:35 pm nga nardlushnja

te te shkulin thonjte,te te bejne torturen e gfjumit,te te fusin ne uje kallkan ne nje fuci ne mes te dimrit

Edhe nazistet SS do t'i kishin zili keto gjera!!!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Sat Mar 21, 2009 6:27 pm nga Iliriada Portal

Mbaj mend isha akoma femij rreth 10 vjeē dhe ne shtepine tone vjen nje kusheri i nenes time per vizite. Sapo ishte liruar nga burgu mbas 20 vjetesh. Kishte qene partizan gjate luftes dhe sekretar rinie etj. Ne bisede e siper filloj te tregonte per torturat. E kishin akuzuar si agjent te UDB. Per tre muaj rrjesht e kishin mbajtur te lidhur me litar nga duart duke e tortuaruar ne menyre ēnjerezore. Ajo qe me mbeti ne mendje nga torturat qe tregonte ishte ajo me veze te sapo dala nga vala nen sqetull."Per 90 dite rrjesht nuk pranova asnje nga akuzat sepse nuk ishin te verteta. Diten e 90 isha tmerrsisht i shkaterruar dhe doja qe ti jepej nje here e mire fund gjith asaj qe po hiqja prandaj me mendimin qe te me nxirrnin ne gjygj dhe te me jepnin denimin me pushkatim qe te shpetoja njeher e mire pranova dhe i firmosa akuzat.Po ta kisha ditur se nuk do te me pushkatonin nuk do pranoja te firmosja me mire te vdisja nen tortura" I sjell shpesh here ne mendje tregimet e tij te trishta.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

flutura

Mesazh Tue Mar 24, 2009 10:16 pm nga flutura

sa te jet gjall nexhmia dhe ramizi shqipria nuk do kete qetesi

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

nardlushnja

Mesazh Wed Mar 25, 2009 10:41 am nga nardlushnja

flutura shkruajti:sa te jet gjall nexhmia dhe ramizi shqipria nuk do kete qetesi

Ramizi eshte nje nga figurat me demokrate shqiptare por shume nuk duan ta kuptojne.
Eshte merita e tij qe sot jetojne shume psevdodemokrat(mos harroni qe sistemi komunist i jepte te drejten e perdorimit te armeve te zjarrit ,por ai jo qe nuk i perdori ,por u lejoj pluralizmin.

KJo eshte merite e Ramize Alise .Ai ka qene pjelle e qetesise

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Wed Mar 25, 2009 12:32 pm nga Iliriada Portal

Ramizi eshte nje nga figurat me demokrate shqiptare por shume nuk duan ta kuptojne.
Eshte merita e tij qe sot jetojne shume psevdodemokrat(mos harroni qe sistemi komunist i jepte te drejten e perdorimit te armeve te zjarrit ,por ai jo qe nuk i perdori ,por u lejoj pluralizmin.
Nard ka ekzistuar ne vitin 1990 nje qarkore qe u qe shperndare te gjitha pikave kufitare qe te qellohej mbi te gjithe ata qe do te tentonin te kalonin kufirin. Kjo ndodhte pasi ishte miratuar ligji ku shkelja e kufirit konsiderohej shkelje administrative dhe denohej me gjobe.Kjo qarkore e fshehte hengri dhjetra koka njerezish.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

nardlushnja

Mesazh Wed Mar 25, 2009 12:41 pm nga nardlushnja

Eshte bere denoncimi i kesaj qarkoreje ??U firmos ajo nga Ramiz alia?.
Apo jane shpifje dhe hedhje balte??

Me larte kur e kisha fjalen per perdorimin e armeve te zjarrit e kisha fjalen ne momentet kritike kur kaloj shqiperia ne greven e urise studentore dhe rrezimin e bustit te Enverit.Plumbat mesimor mund te ishin edhe luftarak.Sistemet komuniste kane treguar qe pushtetin e mbrojne me gjak(shiko kinen,studentet dhe tankset mbi trupst e tyre)Beri Ramizi nje gje te tille????
Edhe ate qe thoni ju per ndryshimin e ligjit per kufijte eshte merita e Ramizit.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Wed Mar 25, 2009 12:47 pm nga Iliriada Portal

eshte nje fakt qe njihet tashme publikisht

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

nardlushnja

Mesazh Wed Mar 25, 2009 12:57 pm nga nardlushnja

Teuta shkruajti:eshte nje fakt qe njihet tashme publikisht

Keshtu mbyllen lehte ceshtjet.
Me ofroni dot ndonje link???

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Wed Mar 25, 2009 1:09 pm nga Iliriada Portal

kur eshte folur per hapjen e dosjeve eshte folur edhe rreth ketij fakti

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

nardlushnja

Mesazh Wed Mar 25, 2009 1:18 pm nga nardlushnja

Teuta shkruajti:kur eshte folur per hapjen e dosjeve eshte folur edhe rreth ketij fakti

Do te benin mire te hapnin dosjet dhe populli shqiptar do te njihte politikanet e vertete dhe jam i bindur se me shume prej tyre do te mbetej i zhgenjyer

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ADMIN

Mesazh Wed Mar 25, 2009 1:25 pm nga ADMIN

nardlushnja shkruajti:
Teuta shkruajti:eshte nje fakt qe njihet tashme publikisht

Keshtu mbyllen lehte ceshtjet.
Me ofroni dot ndonje link???

Nard nga vuajtjet e tmerrshme e kemi,cfare linkut don!!?? nuk te kuptoj ,!don linkun e turturave te tmerrme apo don linkun e shokut tim te ngushte qe ne vitin 1984 u terhoq me makinen e policis zvarre neper rruget e Bajzes te Kastratit ,ishte i vdekur sepse ata e kishin vrare ne Vermosh duke u arratisir per te pasur nje jete me te mire ,pra kishte nje mendim tjeter ,u se harrova shume nga njerzit e peshtyshin ,apo don linkun e mijrave e mijrave ngjarjeve te tilla per 50 vjet,tmerr apo jo ,Nard te lutem me fal po po kaloj nje cike ne personalitet ,te betohem pa dashje ,vetem nga halli ,te lutem beru burre ,flas perballojo me realitetin dhe te flasim per te ardhmen qe shqiperia dhe populli shqiptar te ecim perpara drejte jetes normale,pershendetje dhe respekt Porta

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

lidabica

Mesazh Wed Mar 25, 2009 5:08 pm nga lidabica

flutura shkruajti:sa te jet gjall nexhmia dhe ramizi shqipria nuk do kete qetesi
jam shume dakort me ty flutura.Dhe besoj se nuk e ka kuptuar dhe nuk e ka marre vesh deri me sot ndonjeri ketu ne forum,kur thote se Ramizi eshte demokrat.
Asnjeher nuk e ka patur nder mend ky skile e rrezikshme ,de3mokracine ne kete vend.Ende hija e tij sillet neper institucionet tona e veshur me nje vel demokracie qe brenda tij s'eshte gje tjeter ,pervecse nje diktator i zi i skalitur nga mesuesi i tij ,emershuari dhe makbethja ,e veja e diktatorit.
Ishte populli patriot qe nuk kaloi ne perplasje te rrezikshme kur u permbys rregjimi famekeq komunist,ishte policia dhe ushtri shqiptare qe nuk u perfshi edhepse mor3en urdhera per goditje ne turmat e popullit.
Prandaj them se eshte merita e ketij populli paqesor dhe inteligjent qe diti ta kaloje ate permbysje me pak dhimbje.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

JORZAGORITI

Mesazh Wed Mar 25, 2009 6:16 pm nga JORZAGORITI

Pas botimit te poemes "DILOIADA" PER FISIN QENDRESTAR E TE PERSEKUTUAR TE DILAJVE TE SHEPERIT, me kane thene dhe kete episod: "DIHET QE NJERI NGA DJEMTE E ILIA DILO SHEPERIT PERKRAHU VIJEN NACIONALISTE, ASHTU SIC VEPROI BIRI I ABDYL FRASHERIT, Mit'hati (LUMO SKENDO). Si komandant i zones se Korces qe ishte, nje dite Janit i shpune si rob ish partizanin -deshmor, Pano Xhamballon, nga i njejti fshat. Kiushedi si e kishin zene rob PANON. Si shkembyen veshtrimet te dy kundershtaret ideologjike, Jani u tha forcave te tij: "Lirojeni qe tani kete person!
Trimi Pano u habit e nuk po u zinte bese suyve... ndaj iu kthye Janit: "tI VEPROVE KESHTU, QE JAM SHEPERIOT? APO NGA SE U NISE, PSE? SE TE TE KISHA KAPUR UNE TY, DO TE PRISTE KOKRRA E PLUMBIT... AAAA, KESHTU I LAJME HESAPET NE TE CLIRIMTARES...!" Sa domethenes ky dialog! A MUND TA KOMENTONI?


Edituar pėr herė tė fundit nga JORZAGORITI nė Wed Mar 25, 2009 6:22 pm, edituar 2 herė gjithsej (Reason for editing : koeektim)

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

lidabica

Mesazh Wed Mar 25, 2009 6:28 pm nga lidabica

ne dejet e tyre ka vetem gjak krimineli dhe keshtu jane ngjizur keta komunistet,jane pa fe dhe pa zot ,jane fara me e keqe e njerezimit.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ADMIN

Mesazh Wed Mar 25, 2009 7:23 pm nga ADMIN

lidabica shkruajti:ne dejet e tyre ka vetem gjak krimineli dhe keshtu jane ngjizur keta komunistet,jane pa fe dhe pa zot ,jane fara me e keqe e njerezimit.
Dhe nuk kane shpirt fare ,as per pjestaret e familjeve te tyre ,mendojne vetem per vetvete ,dhe do te vrisnin cilin do qe do ti kundershtonte dhe cilin do qe ti qortonte ,INJORANCE E NJERZIMIT tamam si kafshet grabitqare

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Wed Mar 25, 2009 8:58 pm nga Iliriada Portal

Jani u tha forcave te tij: "Lirojeni qe tani kete person!
Trimi Pano u habit e nuk po u zinte bese suyve... ndaj iu kthye Janit: "tI VEPROVE KESHTU, QE JAM SHEPERIOT? APO NGA SE U NISE, PSE? SE TE TE KISHA KAPUR UNE TY, DO TE PRISTE KOKRRA E PLUMBIT... AAAA, KESHTU I LAJME HESAPET NE TE CLIRIMTARES...!" Sa domethenes ky dialog! A MUND TA KOMENTONI?

dhe te siguroj zoti jorzagoriti se ky nuk eshte i vetmi episod i tille. Te pakten une njoh tre episode te tilla kur nacionalistet kane ndihmuar qe partizanet ti shpetojne litarit. Edhe sot po ta shohesh ish te perndjekurit po durojne padrejtesite qe u behen jo se u mungon guximi por sepse ato jane rritur me tjeter botkuptim dhe mentalitet. Ato nuk vijne nga rradhet e turmave te egra por ne dejet e tyre rrjedh gjak fisnikerie.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ADMIN

Mesazh Thu Mar 26, 2009 2:55 am nga ADMIN

Ky dialog tregon edhe fetyrat e erreta te komunisteve ,gjoja shpetimtareve te popullit (clirimtaret) qe me mashtrimet dhe krimet e tyre duan gjithmone te mendojne se jane ne te drejte,por nga ana tjeter tregon edhe zgjuarsine e vertete CLIRIMTAREVE

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi