ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Flijohet, do e fejonin pa deshire

Shko poshtė

20032009

Mesazh 

Flijohet, do e fejonin pa deshire Empty Flijohet, do e fejonin pa deshire




Fatos Salliu
Gramsh- Fund tragjik per nje vajze 20-vjecare nga fshati Cingar i Siperm, i Gramshit. Pakenaqesine per burrin qe i kishin gjetur prinderit, Almira Zogu e ka nxjerre duke u flijuar me mbytje ne rezervuarin e zones. Ngjarja e rende ka ndodhur rreth ores 10:30 te mengjesit te djeshem, kur familjaret zbuluan trupin e pajete ne ujerat e rezervuarit, ndersa vajza ishte larguar nga shtepia nje nate me pare. Policia vendore nisi hetimet per vepren penale "shkaktim vetevrasje", ndersa mori ne pyetje te afermit. Burime zyrtare thane se pista e vetme eshte ajo e veteflijimit ne depresion, pasi prinderit kishin vendosur ta fejonin me nje djale, te cilin ajo nuk e donte.

Pas disa ditesh heshtjeje dhe mbyllje ne vetvete, 20-vjecarja eshte larguar mbremjen e se merkures nga banesa, pa lajmeruar prinderit e saj. Almira Zogu i ka dhene fund jetes duke u mbytur ne rezervuar, pak ore pasi ishte larguar nga banesa. Trupi i pajete eshte gjendur ne rezervuar nga familjaret dhe te afermit, rreth ores 10:30 te paradites se djeshme. Per kete rast eshte njoftuar policia vendore, kurse ekspertet nga Elbasani kryen keqyrjen e trupit dhe shenjave, per te zbuluar ndonje akt te mundshem dhune. Burime zyrtare thane se vdekja e vajzes ka ardhur nga asfiksia e shkaktuar prej ujit te rezervuarit dhe se nuk ka pasur shenja dhune.

Policia ka marre ne pyetje te atin e vajzes, K. Zogu, i cili ka deshmuar se e bija ka dale nga shtepia pas mesnate. Nga hetimet paraprake rezulton se 20-vjecarja kishte disa kohe qe kishte rene ne depresion, per shkak te nje fejese te ndermarre nga familja. Nje nate me pare ajo ka kaluar krize te rende psikike, duke braktisur banesen pa dijenine e prinderve. Vendimi per veteflijim, duket se ka qene i paramenduar. E reja ka shkuar ne rezervuarin e fshatit dhe eshte mbytur me deshire. Ceshtja eshte nen hetim, kurse Prokuroria e Elbasanit ka ngritur vepren penale te shkaktimit te vetevrasjes. Familjaret kane deshmuar se fejesen nuk e kane bere per t'i prishur pune vajzes se tyre, duke menduar se edhe ajo ishte dakord. Por gjate diteve te fundit Almira, kishte shfaqur kundershtime dhe e gjendur ne keto rrethana duket se ka kryer aktin e sakrifikimit.

Ne nje jave, 8 vetevrasje, 5 te vdekur

Vetevrasjet kane shperthyer si asnjehere kete jave ne prefekturen e Elbasanit. Gjate nje jave, 8 persona kane ndermarre aktin ekstrem, 5 prej te cileve kane pasur fund tragjik. Mes viktimave 5 jane te seksit femer, ku nje ishte e divorcuar me dy femije, kurse pjesa tjeter jane meshkuj te moshes mbi 40 vjec. Shkaqet e akteve fatale kane qene depresioni, problemet familjare, papunesia dhe kushtet social-ekonomike. Viktima me e fundit eshte shenuar tre dite me pare, ku nje 53-vjecar u vetevar ne soleten e shtepise, pasi prej disa vitesh vuante nga depresioni, kurse dy dite me pare nje 25-vjecare tentoi vetehelmimin.
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34521
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Flijohet, do e fejonin pa deshire :: Komentet

nardlushnja

Mesazh Fri Mar 20, 2009 8:02 pm nga nardlushnja

Shkaqet e akteve fatale kane qene depresioni, problemet familjare, papunesia dhe kushtet social-ekonomike. Viktima me e fundit eshte shenuar tre dite me pare, ku nje 53-vjecar u vetevar ne soleten e shtepise, pasi prej disa vitesh vuante nga depresioni, kurse dy dite me pare nje 25-vjecare tentoi vetehelmimin.

C'behet keshtu??????

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

lidabica

Mesazh Fri Mar 20, 2009 9:19 pm nga lidabica

Bobooo,sa gjynah....sa e re...
C'te thuash,po ato gjera ne pjesen e prapambetur te shoqerise shqiptare....ende si ne mesjete.....

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

shqiptari

Mesazh Fri Mar 20, 2009 9:33 pm nga shqiptari

E tmerrshme. Nuk e kuptos se si ka mundesi qe me gjith keto viktima dhe prinderit shqiptar akoma nuk e kane kuptuar se femija nuk mund te trajtohet si prone.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

flutura

Mesazh Fri Mar 20, 2009 9:37 pm nga flutura

Tani ne shqiperi kemi te bejme me dy ndarje te shoqerise. Liberalet dhe fanatiket.Sa me thelle ne fshatra te futesh aq me shume eshte ringjallur fanatizmi dhe patriarkalizmi.Deri tani asnjera nga qeverite nuk ka ndermare hapa konkrete per ndalimin e ketij fenomeni qe po shkakton ēdo dite e me shume viktima.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi