NATO, Berisha falenderon Bush
Faqja 1 e 1
28032009
NATO, Berisha falenderon Bush
NATO, Berisha falenderon Bush
27/03/2009 19:45
Nje jave perpara se delegacioni shqiptar te fluturoje drejt Strasburgut ku do te marre pjese si anetar me te drejta te plota ne samitin e NATO-s, kryeministri Berisha falenderon ish-presidentin amerikan Xhorxh Bush.
Kete ai e ben nga Fushe-Kruja, ku presidentit Bush i ishte rezervuar nje pritje si askujt tjeter. Faktor percaktues ka qene burri i madh i kombit amerikan, presidenti Xhorxh W. Bush, i cili solli ne Tirane, ne Fushe Kruje dhe kudo ne Shqiperi mesazhin historik: Shqiperia ne NATO! Ky eshte ndryshimi me i madh qe qytetaret e Fushe Krujes dhe qytetaret e mbare Shqiperise kane perjetuar dhe do te perjetojne, eshte shprehur Berisha.
Megjithate, per kryeministrin ky nuk eshte i vetmi ndryshim i Shqiperise. Sfondi qe e shoqeron ne turet e tij ne rrethe, eshte i mbushur me rruge. Per njerezit e thjeshte, rruget jane me konkrete, ndaj qeveria po i perdor si argument ne favor te saj.
Pas perurimit te fillimit te punimeve te segmentit Fushe Kruje-Kruje, nje investim 59 milione lekesh nga buxheti i shtetit, kryeministri ndalet ne fshatin Luz i Poshtem.
Ketu kryeministri pret shiritin e rrugeve te perfunduara te fshatit dhe premton nje infrastrukture te njejte si ne qytet. Opozita nga ana e saj, e ka akuzuar shpesh se eshte shume larg premtimit per 4000 km rruge sekondare.
Por kryeministri e ka gati repliken: Kete fshat do ta kishin lakmi pjesa derrmuese e lagjeve dhe rrugeve te Tiranes, ka pohuar ai.
Nje kalim i shpejte ne rruget e asfaltuara ne krah te ministrit te Puneve Publike dhe kryeministri premton te vije serish, kesaj here kur te filloje fushata e vertete. Nje fshat qe ndoshta s'do ta harroje lehte.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi