Edhe NATO u kry
Faqja 1 e 1
05042009
Edhe NATO u kry
Rozeta Rapushi
Shqiperia zyrtarisht ne NATO. Presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Barak Obama, i dorezoi dje kreut te shtetit shqiptar, Bamir Topi, dokumentin e anetaresimit ne NATO. Akti u be gjate zhvillimit te samitit te kesaj Aleance ne Strasburg. Me dorezimin e dokumentit, ku rezulton se Shqiperia eshte anetare me te drejta te plota ne NATO, Presidenti Obama pergezoi homologun e tij Topi dhe kryeministrin Sali Berisha per anetaresimin, qe erdhi fale realizimit te reformave dhe arritjeve te Shqiperise. Urime qe u pasuan me foto te perbashketa ne kuader te kesaj dite te shenuar. Akti i dorezuar nga Presidenti amerikan tek kreu i shtetit shqiptar Bamir Topi dhe kryeministrit Berisha per Shqiperine dhe Presidentit Mesic dhe kryeministrit Sanader per Kroacine, eshte nje kopje te protokollit te Uashingtonit, te cilen e ka cdo vend anetar te NATO-s dhe qe simbolizon pranimin formal ne Aleance. Ky moment, i cili ndodhi rreth ores 12 te dites se djeshme, ne kryeqytetin shqiptar, u festua me 28 te shtena topi. Numer qe perkon me 28 vendet anetare te NATO-s, mes te cileve dhe Shqiperia. Ne nje moment te tille festimi, Presidenti i SHBA-ve, Obama, gjeti vendin te ngushelloje dhe Maqedonine, shtetin qe ka mbetur jashte kesaj aleance per shkak te problemeve me Greqine per ceshtjen e emrit. Sipas Obames, dita e djeshme nuk do te jete e fundit per festime, pasi te tjera do te behen ne kete aleance. "Do te pres dhe Maqedonine per tu bere pjese. Ne presim dhe vende te tjera qe te jene pjese e kesaj aleance", vijoi Obama. Po keshtu, Sekretari i Pergjithshem i NATO-s, Jap de Hup Shefer uroi ardhjen ne aleance te Shqiperise dhe Kroacise. "Ju e meritoni ardhjen ne gjirin e aleances dhe ne ju mirepresim", vleresoi Shefer qe ne celjen e samitit te djeshem. Ai vijoi, se tashme qendrimi ne Afganistan i Aleances do te jete me ambicioz. Vleresime per dy shtetet e reja anetare ne NATO, u bene dhe nga Presidenti francez Nikolas Sarkozi. "Ne jemi ne nje familje dhe jemi aleate e miq qe mbeshteten tek njeri-tjetri", u shpreh Sarkozi, duke shtuar se Franca nuk eshte kunder afganeve. "Ne jemi me ta dhe ne duhet te veprojme se bashku", ka vazhduar Sarkozi. Ndersa kancelarja gjermane, Angela Merkel shprehu mbeshtetjen per strategjine e parashtruar nga presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Barak Obama, per nje Evrope pa kufij, si dhe per nje bashkepunim ne misionin e Afganistanit. Kancelaria gjithashtu theksoi se Gjermania do te jape kontributin e saj, qofte kjo edhe me ane te trupave ushtarake shtese ne Afganistan.
Koha Jone

Iliriada Portal- Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 38520
Registration date : 08/12/2007
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi