Nje shtepi per familjen e policit te vrare
Faqja 1 e 1
12042009
Nje shtepi per familjen e policit te vrare
TIRANE - Familjet e policeve te vrare ne Shenmeri te Kukesit, Ramadan Hila dhe Shkelzen Dobrusha, jane perballur mbreme ne emisionin "Me shume dashuri", ne Tv Klan, me surpriza te medha. Ministri i Brendshem, Bujar Nishani i ka dorezuar celesat e nje shtepie, ku familja e Ramadan Hiles, do te jetojne tani e tutje. Por kjo nuk ka qene dhurata e vetme, per dy familjet Dobrusha dhe Hila. Dhe TV Klan, se bashku me teleshikuesit e tij kane shuma te ndryshme parash me qellim qe te nisin jeten pas humbjeve tragjike te kryefamiljareve te tyre, te cilet punonin qe te mbanin familjet e tyre. E dhuratat kane ardhur vetem pak dite pasi nga media u be e ditur se, familja Hila po jetonte ne nje dhome te spitalit te Kukesit, ku kishin shkuar te merrnin ndihme pas vrasjes se efektivit te policise. Kater femijet dhe nena e tyre shtatzene, jetonin me te ardhurat e spitalit. E dhimbja shtohej aq me shume kur familja eshte ajo e prekur nga tragjedia e humbjes se babait dhe kryefamiljarit, efektivit te Policise se Shtetit i vrare ne 23 mars.
Mbremja e djeshme ka qene e gjate per dy familjet. Tv Klan vuri ne ankand dy shandane te medhenj nderkohe qe nje pikture u nxor nga ankand nga nje artiste kanadeze. E te shumte ishin personat qe dhane parate e tyre me qellim qe te ndihmojne sadopak dy familjet, Hila dhe Dobrusha. Piktura e ankandit, eshte shitur ne shumen e 1 milione lekeve. E nderkohe qe donacionet kane vazhduar gjate te gjithe emisionit dhe shuma e parave ka njohur vetem rritje. Donacione dhane dhe, ICITAP, 1200 dollare per te dy familjet. Nderkohe qe Banka Popullore ka hapur nje numer llogarie per te gjithe njerezit qe duan te kontribuojne. Por donacionet kane ardhur dhe nga njerez te ndryshem, ne shuma te tilla si, 100 mije leke, 400 euro, 100 mije leke, e shume e shume te tjera. Por nuk kane munguar dhe efektivet e Policise se Shtetit. Me kontributet e tyre, ata kane dhene per secilen familje nga 100 mije leke. E nderkaq qe ministria e Brendshme, ka vendosur qe te gjithe njerezit e familjes se policit Dobrusha te punesohen ne strukturat e saj dhe te Policise se Shtetit.
Vetem pak dite me pare te afermit e dy oficereve te policise se Kukesit te vrare ne detyre, kerkuan qe shteti t'u mundesoje largimin nga kjo zone. Destan Dobrushi, 63-vjec, babai i oficerit te vrare Shkelzen Dobrushi, apeloi per ndihme ne nje takim me zv/drejtorin e Pergjithshem te Policise Hysni Burgaj, i cili vizitoi se fundi familjet e policeve te vrare ne Kukes. Babai i oficerit te vrare kerkoi ndihme nga shteti dhe pushteti lokal per t'u zhvendosur familjarisht nga zona ku banojne aktualisht, ne nje vend urban me qellim qe te mos perballen cdo dite me familjaret e autorit te vrasjes se dy policeve, te cilet banojne ne te njejtin fshat.
Burgaj nga ana e tij, u dorezoi disa ndihma financiare familjeve te oficereve qe rane ne detyre, shoqerohej nga Drejtori i Policise se Kukesit, Muharrem Furriku dhe Prefekti Qamil Cenalia. Te afermit e oficereve kane bere apel per ndihme, me qellim qe te largohen nga vendbanimi aktual, nje zone e thelle malore edhe per shkak te arsimimit te femijeve te policeve, te mbetur tashme jetime. E kjo ndihme u erdhi mbremjen e djeshme ne Tv Klan, ku ministria e Brendshme, vendosi qe tu jape nga nje apartament atyre me qellim qe te mos jetojne ne nje vend me familjaret e vrasesit e djalit, vellait, burrit te tyre.
Vrasja e dy policeve
Dy policet Shkelzen Dobrushi dhe Ramadan Hila u ekzekutuan ne menyre makabre ne mbremjen e dates 23 mars te ketij, rreth ores 22:00 ne fshatin Shenmeri te Kukesit. Dy policet u ekzekutuan ne lokalin e fshatit ne momentin kur dy efektivat kishim marre sherbimin. Por ne kete vend ata jane qelluar me arme zjarri nga Afrim Hasani. Gjithcka ka ndodhur pasi dy efektivat kishin bere nje denoncim ndaj tij. Autori njihej si nje njeri me precedent penal ne kete fshat. Menjehere pas vrasjes ai u largua nga vendngjarja, nderkohe qe drejt Kukesit u nisen grupet e nderhyrjes se Shpejte, forcat e RENEA-s, madje edhe vete Drejtori i Pergjithshem i Policise Ahmet Premci. Afrim Hasani u vu ne pranga vetem 16 ore pas krimit te rende qe kishte bere. Ai u gjet ne nje shtepi te braktisur jo shume larg fshatit te tij, ne gjume. Policia e vuri menjehere ne pranga nderkohe qe ai pret tani qe te gjykohet nga Gjykata e Krimeve te Renda.
Viktimat
Ramadan Hila dhe Shkelzen Dobrushi, humben jeten ne fund te muajit mars. Ishte Afrim Hasani, i vene ne pranga vetem 16 ore pas vrasjes, qe qelloi per vdekje mbi dy efektivat e Policise se Shtetit, pas nje denoncimi qe ishte bere ndaj tij.
Kerkesat per tu larguar nga fshati
Destani, babai i Shkelzen Dobrushit dhe nena e tij Lazimja, 64 vjece, tani jetojne me mbesat e mbetura jetime dhe me nusen e djalit te tyre qe ra ne krye te detyres. Ata kerkojne qe shteti t'u jape mundesi te arsimojne mbesat e mbetura jetime pas ekzekutimit te oficerit Dobrushi mbremjen e 23 marsit 2009. Gjithashtu dhe te afermit e ish-policit Ramadan Hila, dhe bashkeshortja e tij, Elmira, thone se ngjarja ka shkaktuar nje klime jo te mire ne fshat cka mund te sjelle cdo te papritur. Ata kerkojne ndihmen e shtetit per t'u zhvendosur me banim ne nje zone urbane, me qellim qe te kene mundesi per arsimimin e femijeve te mbetur jetime pas vrasjes se babait te tyre nga bashkefshatari Afrim Hasani. E ministria e Brendshme, e ka plotesuar kete deshire per familjen Hila.
Koha Jone

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi