ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fillimi i Ri

Shko poshtė

11022008

Mesazh 

Fillimi i Ri Empty Fillimi i Ri




Fillimi i RiNga Mero Baze
Kapitulli VI


Ndėrsa zbriste nė Rinas pas udhėtimit tė tij nė SHBA, gati pas 5 vitesh, Sali Berisha shqiptoi para gazetarėve njė fjali qė do tė startonte njė rrugė tė vėshtirė pėr tė: fillimi i ri. Dy ditė mė parė, nė njė transmetim direkt nga studioja e radios “Zėri Amerikės”, ai pėrmendi se pėr Partinė Demokratike do tė jetė njė fillim i ri nė pėrpjekjet pėr tė ndėrtuar vlerat e pėrbashkėta nė Shqipėri. Vizita e tij nė Uashington nė ceremoninė e fitores sė presidentit Xhorxh Bush ishte paraprirė nga njė letėr zyrtare qė kandidati pėr Sekretar Shteti, Kolin Pauell, i kishte dėrguar disa javė mė parė dhe njė mesazh miqėsor i ish-presidentit, Xhorxh Bush. Nė Shqipėrinė qė mahnitet nga skemat dhe konspiracionet politike, ishte njė moment i mirė pėr tė artikuluar diēka tė re. Sali Berisha e kishte gjetur atė moment. Pas njė dimri tė vėshtirė me mungesa tė forta energjie elektrike, pas njė rivaliteti nė heshtje mes Fatos Nanos dhe Ilir Metės nė pėrpjekje pėr tė diktuar lidershipin e ri parlamentar tė PS nė zgjedhjet qė dukeshin nė horizont, Sali Berisha u duk se do tė pėrdorte njė strategji tė re elektorale pėr tė mos qenė mė i pėrjashtuari i madh i politikės shqiptare.

Pėr mė tepėr, nė krye tė problemeve qėndronin marrėdhėniet e tij jo tė mira me ambasadorin amerikan nė Tiranė, Jozef Limpreht. Ky i fundit kishte lejuar tė citohej se kishte miratuar muaj mė parė ndalimin e Berishės dhe kishte pasur me liderin e opozitės pėrplasje tė qarta publike. Berisha nga ana e vet nuk ia kish lėnė mangut, duke e etiketuar si “guvernator tė paemėruar” nė Shqipėri.

Udhėtimi i tij drejt Uashingtonit ishte lajm i papritur nė Tiranė dhe qeveria bėri maksimumin pėr ta bėrė atė sa mė banal. Pėr kėtė, ajo nisi me urgjencė nė Uashington Ndre Legisin, njė zyrtar tė qeverisė, qė e konsideroi tė dėrguar tė qeverisė nė ceremoninė e fitores sė Bushit. Kjo dhe disa mizanskena tė tjera qė shoqėronin dyshimet nga njė pėrfillje e re e Uashingtonit pėr Berishėn, filluan ta bėjnė mė misterioz udhėtimin normal dhe fare tė qartė tė Berishės nė njė ceremonial fitoreje tė presidentit Bush. Pėr kėtė arsye, zbritja nė Rinas e Berishės dhe deklarata e tij pėr njė “fillim tė ri” tė PS u mor seriozisht dhe mpiksi njė linjė tė re politike tė tij qė i paraprinte fushatės elektorale qė do tė vinte pas gjashtė muajsh.

Kjo linjė e re duket se u mor seriozisht dhe nga qeveria, e cila tentoi tė provokojė menjėherė, duke rihapur dosjen e arrestimit tė Berishės. Ndėrsa Berisha ishte duke udhėtuar pėr nė Shqipėri, forcat RENEA me maska dhe policė tė egėrsuar arrestuan nė mesnatė nė shtėpinė e tij nė Tropojė Azgan Haklajn, kryetar i PD nė kėtė qytet, me arsyetimin se kishte nxitur trazirat e nėntorit tė vitit 2000, pas tė cilave policia ndaloi Sali Berishėn. Konteksti ishte i qartė. Shqiptarėt duhet tė jetonin me lajmin e Berishės tropojan dhe sulmit mbi komisariat dhe jo me ardhjen e tij nga Uashingtoni. Arrestimi i Haklajt pasoi akuzat e tij ndaj kryeministrit Ilir Meta, se ky i fundit kishte pėrdorur bomba ndaj demonstruesve tė paarmatosur. Pėrpjekja e qeverisė pėr ta mbajtur peng opozitėn nė beteja tė vogla dhe ngjarje lokale dhe pėr ta izoluar atė nga vėmendja ndėrkombėtare ishte e qartė.

Ditėn qė ndodhi arrestimi i Haklajt, ndodhesha nė Romė, nė njė tryezė tė organizuar nga “Observatoria Parlamentare” sė bashku me disa politikanė dhe gazetarė nga vende ish-komuniste. Nė tryezė ishte Xhanfranko Fini, Kazini, Butilione dhe disa politikanė tė tjerė tė sė djathtės italiane. U pėrpoqėm t’iua shpjegojmė ēfarė kishte ndodhur njė natė mė parė nė Shqipėri, por ishte e vėshtirė ta kuptonin. Njė prej tyre na la njė takim pasdite, me qėllim qė tė informohej mė mirė. Bisedimet i udhėhiqte Pjetėr Arbnori. Nė tė vėrtetė, biseda ishte shumė e shpifur, pasi ai kishte pyetur nė Tiranė dhe i kishin thėnė se janė provokime tė Berishės. Ai nuk mund tė mos e besonte bashkėbiseduesin qė mė parė kishte qenė kryetar i Partisė Demokratike tė Shqipėrisė. Kishte folur pra, me Tritan Shehun. Pjetėr Arbnori u pėrpoq t’ia shpjegonte se kėto janė meskinitete politikanėsh dhe se Sali Berisha kishte qenė nė Uashington e nuk kishte lidhje me asnjė provokim. Aleati i PD nė Romė tundi kokėn dhe tha se do tė ishte mirė tė bashkoheshim me njėri-tjetrin, pasi kėshtu nuk na ndihmonte dot. Kjo frymė denigrimi ndaj opozitės reale, duke marrė pėr referencė disidentėt e saj antiopozitarė, ishte nė tė vėrtetė sėmundja mė e rrezikshme e shfaqur ndonjėherė nė politikėn shqiptare.

Gjatė tryezės me tė djathtėn italiane shpėrndava njė raport rreth mėnyrės sesi kryeministri Ilir Meta kishte vendosur shtypin nėn kontroll gjatė njė viti. Iu shpjegova gjyqet e gruas sė kryeministrit me gazetarėt joqeveritarė, raportet personale tė kryeministrit me shtypin proqeverisė, korruptimin dhe blerjen e botuesve, futjen nėn kontroll tė medias elektronike dhe kontrollin mbi organizatat e gazetarėve. Raporti i pėrkthyer nė anglisht dhe italisht u botua mė pas nė disa raporte ndėrkombėtare dhe e shoqėroi pėr njė kohė tė gjatė kryeministrin nė vėrejtjet e rezervuara qė ndėrkombėtarėt i bėnin pėr lirinė e medias nė Shqipėri.
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34571
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Fillimi i Ri :: Komentet

ILIRI

Mesazh Mon Feb 11, 2008 1:51 pm nga ILIRI

Dėshtimi i qėllimshėm i pėrpjekjeve pėr konsensus

Nė horizont ishin zgjedhjet parlamentare, ndėrsa kryetari i KQZ, Fotaq Nano, ishte detyruar tė jepte dorėheqjen. Ai kishte firmosur dorėheqjen e tij nėn premtimin e njė pune tjetėr nė diplomaci dhe presidenti po nxitonte tė ribėnte njė KQZ tė re, po ashtu tė kontrolluar prej socialistėve. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tė vitit 2000 ishte me gjashtė anėtarė tė qeverisė dhe me njė pro qeverisė. I riu pritej tė ishte paksa mė i zbutur, por thuajse njėsoj. Ambasadori i ri i OSBE nė Tiranė, Gert Ahrens, filloi tė ngrejė paksa tonet pėr mungesėn e seriozitetit tė qeverisė nė pėrgatitjet pėr zgjedhjet. Problemi ishte se qeveria po punonte pėrditė pėr tė mbajtur njė klimė tė tensionuar politike. Mungonte realisht klima e besimit, kushti mė i domosdoshėm pėr tė filluar njė bashkėpunim normal.

Gėrmadhat e papastruara tė 1 tetorit ishin njė pengesė serioze. KQZ, listat e votuesve dhe mėnyra sesi qeveria po pėrpiqej ta shikonte infrastrukturėn zgjedhore si ēėshtje administrative ishin sinjale tė kėqija. Edhe mė keq akoma dukej situata, kur njė grup deputetėsh socialistė deklaruan se do tė ndėrmerrnin inciativė ligjore pėr tė votėbesuar anėtarėt e mbetur tė KQZ, iniciativė qė pėrveēse ishte e dyshimtė nė qėllimin e saj, donte t’ia jepte gjithė mundėsitė pėr lėvizje politike vetėm qeverisė.

Pėrpjekja pėr tė kontrolluar gjithēka po kthehej nė mani. Qeveria kishte thuajse nėn kontroll tė plotė median, institucionet e pavarura, institucionet kushtetuese, infrastrukturėn e zgjedhjeve dhe tashmė po vendoste tė hidhte hapin e fundit pėr tė vėnė nėn kontroll dhe partitė politike tė deklaruara si tė opozitės. Tentativa reale po bėheshin deri nė Partinė Demokratike. Nė disa degė lokale tė saj, njerėz tė shėrbimit sekret nxisnin grindje dhe dhunė dhe shpesh shkatėrronin konferencat e saj. Njė gjė e tillė ndodhi nė Lezhė, Sarandė dhe disa degė tė tjera tė PD. Por pėrpjekja mė e qartė ishte ndikimi nė grupet antiopozitare.

Nė horizont po pėrgatitej krijimi i njė opozite tė re tė pranueshme pėr qeverinė, e cila tė shėrbente si presion pėr zėvendėsimin e opozitės reale. Disa parti tė vogla, tė dala nga Partia Demokratike pas vitit 1997, po shkriheshin me njėra-tjetrėn pėr tė formuar njė grupim tė ri opozitar. Lėvizja pėr Demokraci dhe Partia e Djathtė Demokratike u bashkuan me njėra-tjetrėn nė njė Lėvizje Reformatore. Nė tė morėn pjesė figurat kryesore tė ish-Partisė Demokratike, Dashamir Shehi, Genc Pollo, Albert Brojka, Genc Ruli, si dhe disa figura tė dorės sė dytė tė ish-administratės sė PD. Ky ishte realisht grumbullimi mė i madh antiopozitar qė kish ndodhur ndonjėherė nė Shqipėri. Tė gjitha fraksionet i bashkonte qėndrimi armiqėsor ndaj PD dhe pėrpjekja pėr tė izoluar Sali Berishėn. Iniciativa mbėshtetej drejtpėrdrejt nga qeveria shqiptare dhe veēanėrisht Ilir Meta. Mbėshtetės tė kėsaj lėvizjeje filluan tė ndjehen komodė me qeverinė dhe ishin njerėz tė preferuar pėr t’u punėsuar apo pėr tė pėrfituar nga bashkėpunimi me qeverinė. Por goditja mė e madhe qė po i jepej opozitės ishte pėrpjekja pėr t’i quajtur zgjedhjet e 1 tetorit si zgjedhje tė rregullta dhe tė lira. Nė krye tė kėsaj fushate ishte grupimi antiopozitar.

Pėrballė tyre, pėr hir tė sė vėrtetės, ishte vetėm opozita dhe Fatos Nano. Ky i fundit filloi tė pėrmendė defektet e mėdha tė 1 tetorit dhe nevojėn pėr njė tryezė politike. Por, ndėrkohė, njė ftesė tė tillė e kishte bėrė publike Sali Berisha. Nga qeveria nuk kishte pėrgjigje. Presioni pėr bisedime pozitė-opozitė rritej ēdo ditė nga Partia Demokratike. Objektivi ishte tė pengohej procesi i emėrimit tė njėanshėm politiko-administrativ i infrastruktrės zgjedhore dhe krijimi i njė klime besimi para zgjedhjeve. Kryetari i Partisė Demokratike nisi kėshtu njė tur thuajse nervoz takimesh me ambasadorėt mė tė rėndėsishėm tė Perėndimit nė Shqipėri, ambasadorin amerikan, Jozef Limpreht dhe atė tė OSBE, Gert Ahrens. Pas takimeve, Berisha bėri kujdes tė ishte i palexueshėm pėr publikun. Ai kishte pasur me ta takime shumė tė vėshtira, tė hapura me debate dhe polemika, sidomos rreth parregullsive tė 1 tetorit. Berisha po pėrpiqej tė ishte i rezervuar, pasi, sipas tij, ndėrkombėtarėt po bindeshin pėr abuzimet e 1 tetorit, tė cilat kishin bėrė shumė dėm, duke iu fshehur opinionit publik. E angazhuar nė kėtė proces dukej dhe zyra e ODIHR. Ambasadori Stoudman bėri thirrje pėr njė Memorandum Mirėkuptimi mes KQZ dhe qeverisė shqiptare pėr procedurat e votimit, por kjo, nė njė vend ku qeveria me KQZ ishin shumė tė unifikuara, ngjante si tallje.

Dhe, ndėrsa tryeza e parė ishte planifikuar tė mbahej mė 11 shkurt, mė 9 shkurt, presidenti Rexhep Meidani dekretoi emrat e rinj tė KQZ. Opozita ia kish dalė tė bindte shumicėn pėr tė nisur tė dielėn, mė 11 shkurt, njė tryezė pėr infrastrukturėn zgjedhore. Meidani kishte marrė vendim tė emėronte Klement Zgurin dhe Andrea Varfin sėrish nė KQZ, si dy kandidatura tė tij. Mediani kishte bėrė tė qartė publikisht se ligjet e shtetit nuk mund t’i diktonin tryezat e partive. Shihej qartė se nė lojė ishte qeveria, por, nė kėtė rast, duke pėrdorur institucionin e Presidentit. Nė kėto kushte, tryeza e 11 shkurtit ishte njė formalitet thuajse i panevojshėm.

Dekretimi i Meidanit u mbėshtet menjėherė nga Partia Socialiste, ēfarė e bėri dhe mė tė qartė taktikėn e tyre. Problemi i Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve nė tė vėrtetė ishte problem i fortė politik. Ai u rrėzua jo se nuk i pėrmbahej ligjit, por se ishte kthyer nė njė ngėrē pėr debatin politik nė vend, duke qenė tėrėsisht i njėanshėm.

Nėse Presidenti i Republikės do tė kishte vullnet tė ndryshonte KQZ me emra tė balancuar, ai mund tė priste tryezėn e partive, tė merrte dy emra prej saj qė mund tė shkonin deri te zyra e tij duke ndjekur procedurėn formale kushtetuese, nga Konferenca Gjyqėsore dhe Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė. Tė gjitha kėto institucione ishin nėn kontroll tė tij dhe, nėse do tė kishte pak vullnet, gjithēka arrihej. Deri nė atė moment, thelbi i krizės ishte Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me formulėn e tij thuajse kriminale, 6 anėtarė tė qeverisė, njė pro qeverisė.

Prezenca ndėrkombėtare e kishte toleruar kėtė situatė, i kishte trimėruar socialistėt. Kishte toleruar njė provokim tė hapur tė njė presidenti qė doli nė punė ditėn e shtunė pėr tė prishur konsensusin e sė dielės. Komuniteti ndėrkombėtar i tulatur nga mosmarrja e pėrgjegjėsisė pėr zgjedhjet e 1 tetorit dhe nxitimi pėr t’i legalizuar ato, ishte nė njė krizė besimi dhe nė opinionin publik.

Ekzistonte njė mendim thuajse nė formėn e bindjes, se qeveria aktuale nuk i pyet perėndimorėt dhe ata nuk kanė shumė mjete nė duar pėr t`iu bėrė presion. Pastaj, nėn zė, kishte dhjetėra zbėrdhime tė kėtyre versioneve qė nga korruptimi i ndonjė nėpunėsi deri te shantazhet ndaj tyre. Problemi ishte se nevoja pėr konsensus mes dy forcave kryesore politike po minohej rregullisht. Prej gushtit tė vitit 1998, kur tryeza e thirrur pėr Kushtetutėn u minua nga arrestimi njė javė mė i parė i gjashtė zyrtarėve tė PD e deri mė 1 shkurt, kur tryeza e hodh poshtė prej presidentit Meidani, kishte njė histori tė qartė tė mungesės sė dėshirės pėr tė pėrfshirė opozitėn nė tryezė.

Pas dėshtimit tė qartė tė pėrpjekjeve tė opozitės pėr konsensus, socialistėt filluan pėrpjekje anėsore pėr ta zbutur pėrgjegjėsinė e tyre. Arben Malaj, nė atė kohė kryetar i grupit parlamentar, propozoi njė takim nė nivel ekspertėsh. Nė tė vėrtetė problemi qėndronte te formula politike dhe jo zgjidhjet teknike. Dialogu institucional i propozuar prej tij nuk kishte asnjė kuptim, nėse nuk kalonte pėrmes dialogut real politik.

Ilir Meta, i cili nuk donte tė ngelej mbrapa as nė paqe, as nė luftė me opozitėn, filloi tė japė sinjale pajtimi. Njė muaj mė parė ai kishte arrestuar kryetarin e PD tė Bajram Currit dhe e kishte torturuar atė, i dhuroi njė makinė fuoristradė kryetarit tė Bashkisė sė Tropojės, pėr tė treguar se ai nuk e urrente atė qytet. Banalizimi nė kėtė nivel i autoritetit shtetėror dhe pėrpjekja pėr t`i ndėrtuar privatisht marrėdhėniet me opozitarėt dhe kundėrshtarėt e tij ishin tipike pėr tė. Ky gjest, i cili nuk ishte shumė larg gjestit tė halabakėve qė paguajnė, kur humbasin ndonjė bast, u pėrpoq tė shitej si shenjė e uljes sė tensionit tė tij me opozitėn. Nė tė vėrtetė, nuk pati asnjė efekt. Opozita kishte dėshtuar nė tentativėn e saj tė parė pėr njė fillim tė ri me qeverinė.

Ndaj medias vazhdonte e njėjta klimė lufte. Gazeta “TemA” ishte e vetmja qė botoi njė kasetė tė regjistruar nė audio tė bisedės mes njė doganieri dhe njė bodyguard-i, tė cilėt ishin nėn akuzė pėr trafik kafeje. Nė bisedė dilte emri i kryeministrit Ilir Meta dhe ministrit tė Financave, Anastas Angjeli. Reagimi ishte i pashembullt. Ne e paralajmėruam botimin dy ditė mė parė. Filluan tė trokasin njerėz qė donin tė dinin pėrmbajtjen. U mor vesh se ishte njė kasetė e regjistruar nga vetė prokuroria dhe e marrė nga sirtaret e saj prej Sokol Koēiut, njė ish-zyrtar i lartė i hetimit, qė pėrfundoi vetė nė burg. Filluan ofertat pėr parį. Njė miku im nga Durrėsi ngulte kėmbė tė takoja njė ndėrtues qė kishte rikonstruktuar ish-vilėn e Mehmet Shehut nė bllokun qeveritar nė Durrės dhe kishte shumė parį. U takuam tė tre me tė. Ofertat pėr tė mos e botuar ishin marramendėse. Ndjeja njė lloj kėnaqėsie qė mund t`iua prishja rehatin. Gazeta u botua me njė tirazh prej 15 mijė kopjesh dhe u shit shpejt. Por efekti publik u izolua. Asnjė televizion dhe asnjė gazetė tjetėr nuk rimerrte lajmin. Sikur s`kishte ndodhur gjė. Tentova tė prodhohej qoftė dhe njė lajm nė ‘TV Klan’, nė ‘TVA’ apo diku tjetėr, por gjithkund dyert e mbyllura. E vetmja qė e transmetoi ishte ‘ATN1’. Por jehona e saj mbyllej brenda opozitės. Disa ditė mė pas ndėrtuesi nga Durrėsi kėrkoi tė mė takonte pėrsėri me mikun tim. Ishte i dėshpėruar qė s`kisha pranuar ofertėn, por tha qė do tė mbeteshim miq bashkė. Tha diēka pa kuptim rreth gazetės dhe rėndėsisė qė ka ajo. Mė vonė u qartėsova se ai kishte krijuar njė adhurim fals pėr shtypin. Disa vjet mė vonė ai u bė botuesi i njė gazete qė fillimisht u tha hapur se ishte e Anastas Angjelit, por mė vonė u prish dhe me tė.

Rreth dy javė pas botimit makina ime personale u godit me njė plumb, ndėrsa isha duke ecur nė rrugėn nga Kuvendi drejt urės sė Lanės. Njė “Benz” i madh me targa italiane, pasi tentoi disa herė tė rrinte ngjitur me mua, xhiroi gomat dhe sė fundi parakaloi frikshėm. Nuk ndjeva gati asgjė dhe s`do ta kisha parė plumbin sikur mos ngjitej lart shoferi i alarmuar, pasi kisha parkuar makinėn. U pėrpoqa ta qetėsoja dhe fillova tė rikujtoj skenėn. Thirra policinė. Erdhi njė ekspert i policisė dhe mori makinėn pėr ekspertizė. Ma mbajtėn aty dy javė. Kishin bėrė qitje mbi tė dhe e kishin bėrė shoshė me plumba. Nuk mė njoftuan fare pėr rezultatet e hetimit, por pashė tė botuar te gazeta “Zėri i Popullit” ekspertizėn qė thoshte: “...makina ėshtė qėlluar nga njė send metalik me fuqi dinamike nė momentin e takimit me objektin...”. Ishte njė pėrkufizim prej Shvejku i fjalės plumb, por nuk thuhej plumb. Ishte “objekt metalik me fuqi dinamike nė momentin e takimit me objektin”. Ishte pėr tė qeshur, por dhe pėr tė pasur frikė. Shkova nė komisariat dhe fillova tė ngre zėrin kundėr atij qė kishte bėrė ekspertizėn. Mė thirri nė zyrė njė shef. Mė tha tė qetėsohesha se nuk ma kishin bėrė me qėllim tė keq. “Thjesht ėshtė plumb artizanal, - tha, - ndaj nuk kanė thėnė se ē`plumb ėshtė.” Mora makinėn e bėrė shoshė nga plumbat dhe dola. Vendosa t`i gjej vetė. Pas gati dy muajsh arrita tė shikoj fytyrėn e njeriut qė mė kishte parakaluar me makinė. Ishte njė pjesėtar i policisė kriminale qė rrinin te njė repart policie afėr bar “Kalasė”. I dėrgova dikė tė sqarohej, “dikė” qė dhe mund tė vritej me tė. Reagimi kishte qenė njerėzor. Thjesht kishte pranuar se nuk donin tė mė vrisnin, por tė mė trembnin. Dhe kishte shtuar, se kishte respekt pėr mua, por ishte porosi.

Kjo klimė tensioni vazhdoi tė shoqėrojė redaksinė, ndėrkohė qė kishte botuar foton e familjes sė Arben Rakipit nė vilėn e njė trafikanti droge duke festuar Vitin e Ri nė Greqi, si dhe disa tabulate telefonash tė Zani Ēaushit dhe Gaxhait me politikanė shqiptarė. Sulmet kishin ngritur njė stuhi politike tė opozitės kundėr qeverisė dhe kishin bėrė tė besueshme shumė nga akuzat e saj verbale.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ILIRI

Mesazh Mon Feb 11, 2008 1:53 pm nga ILIRI

Depėrtimi nė shoqėri i “Fillimit tė Ri”
Opozita kishte njoftuar mė 18 shkurt njė takim me intelektualė nė Pallatin e Kongreseve. Do tė debatohej mbi njė format tė ri, mbi njė frymė tė re bashkėpunimi politik nė vend, pėr njė fillim tė ri nė politikė dhe shoqėri civile. Sali Berisha do tė fliste para tyre pėr tė shpjeguar ‘Fillimin e Ri’. Me njė ton natyral, jo shumė patetik dhe shpesh epik ai iu drejtua sallės, duke cituar Tomas Mein nė njė nga momentet mė dramatike tė SHBA, i cili ka thėnė se “ėshtė nė duart tona, nė forcėn tonė qė ta ribėjmė botėn pėrsėri”. Ai tha se ėshtė e vėshtirė t`i bashkosh shqiptarėt, nėse vetė nuk jep shenja bashkimi. Shqetėsimi i tij kryesor nė fjalim ishte vota e lirė, tė cilėn ai e quajti njė tė vėrtetė tė madhe qė nuk duhet t`i mohohet askujt. Ai u angazhua pėr njė fillim tė ri nė formėn e njė platforme qė do t`iu jepte pėrgjigje problemeve madhore tė shoqėrisė. Pėrmendi me radhė qeverisjen e keqe, korrupsionin, mungesėn e shtetit ligjor, kontrollin mbi median dhe dhunėn nė shoqėri si tė vėrteta tė hidhura. Ai iu drejtua intelektualėve nė sallė se “opozita ka nevojė pėr mbėshtetjen tuaj.” “Nėse politikanėt nuk arrijnė tė interpretojnė si duhet kritikėn tuaj ose tė pėrfitojnė sa duhet nga mendimi juaj vizionar, atėherė ata janė larg qėllimeve, pėr tė cilat rrinė nė politikė.”

Visar Zhiti, qė drejtonte panelin e diskutimeve, ma dha fjalėn mua. Kisha fiksuar disa pika mbi njė tezė themelore qė brente shoqėrinė shqiptare prej vitit 1996-1997. Ishte “Antiopozitarizmi”. U pėrpoqa tė jem i qartė nė kėtė pikė pėr tė evidentuar antiopozitarizmin nė shoqėri, nė politikė, nė media dhe nė tėrėsi nė indiferencėn e intelektualėve. Ishte njė fjalim qė trazoi shumė sallėn, edhe pse aty disa vetė e gjenin veten tė prekur nga ato qė thashė. U pėrpoqa tė prek thelbin e problemit, me tė cilin ndeshej opozita nė atė kohė, lufta me hijen e saj qė sponsorizohej nga shteti, lufta me antiopozitėn. Takimi i opozitės me intelektualėt ishte njė lajm qė ngjallte kureshtje te kundėrshtarėt. Natyrisht, salla nuk ishte vendi ekskluziv i intelektualėve, por njė listė cilėsore ishte aty prezente. Pėrpjekja ime pėr tė provokuar sallėn me tezėn e antiopozitarizmit pati sukses. Nė mėnyrė tė pėrmbledhur iu referova faktit qė tė shkosh nė njė takim tė organizuar nga opozita mė 2001 quhet ende disidencė dhe ky ėshtė njė ogur i keq. Pastaj theksova tri pikat ku godiste antiopozitarizmi politikėn e opozitės.

“Pėr herė tė parė gjatė kėtyre dhjetė viteve jam ndeshur me njerėz, tė cilėt kanė pasur dilema nė vendimin e tyre pėr tė marrė pjesė nė njė takim tė organizuar nga opozita. Ka pasur shumė qytetarė shqiptarė qė donin me ēdo kusht tė ishin kėtu, ka pasur tė tjerė qė donin tė ishin dhe tė flisnin, ka pasur tė tjerė qė vetėm donin tė ishin dhe tė dėgjonin dhe njė kategori qė nuk donin tė ishin dhe nuk donin tė dėgjohej mė pėr opozitėn.

Fakti se kjo ftesė ka ngacmuar ndėrgjegjen e njė shumice cilėsore tė shoqėrisė shqiptare pėr tė marrė njė vendim, ėshtė njė dėshmi se ka njė reflektim tė intelektualėve ndaj politikės dhe ideve tė saj. Ngacmime tė tilla ndodhin vetėm nė ato momente, kur shoqėritė janė nė prag tė degradimit ose tė riciklimit tė vlerave. E gjithė kjo ėshtė njė klimė qė ofron pėr shqisat e stėrvitura tė intelektualėve shqiptarė, ndjesitė e klimės sė disidencės qė shfaqet sa herė njė regjim ka shkuar nė ekstrem dhe ka nevojė pėr ringjallje shprese ose refuzim nė emėr tė vlerave. Ju qė jeni sot kėtu dhe ata qė janė menduar gjatė dhe nuk kanė ardhur, janė njėsoj tė respektuar pėr qytetarėt shqiptarė, pasi po japin sė bashku sinjalin se shoqėria ka degraduar aq shumė, sa vlen tė kontrollosh veten dhe pėr njė vendim, i cili disa vite mė parė ishte shumė i lehtė pėr t'u marrė. Pra, nė njėfarė mėnyre ėshtė kthyer nė disidencė pėrgjigjja pozitive e njė ftese tė bėrė nga opozita.

Nė kėtė prizėm do tė doja tė bisedoja me ju pėr njė fenomen shumė specifik tė viteve tė fundit, atė tė ANTIOPOZITARIZMIT. Ky ėshtė fenomeni mė negativ qė ėshtė institucionalizuar ndonjėherė nė Shqipėri, fenomen, ndaj tė cilit pati kurajė gati kolektive tė reagohej dhe nė vitin 1946 nga njė grup deputetėsh dhe intelektualėsh. Ky ėshtė njė fenomen i shėmtuar, pasi po institucionalizohet nė njė shoqėri, e cila vjen nga njė mungesė e madhe tradite pluralizmi politik. Antiopozitarizmi nė njė shoqėri tė re postkomuniste ėshtė vdekje klinike e pluralizmit dhe, kur identifikohet me shtetin, ėshtė diktaturė me kostum pluralizmi ose pluralizėm me leje.

Pėr tė qenė tė sinqertė, shenja tė lindjes sė antiopozitarizmit ka pasur dhe nė kohėn, kur nė pushtet ka qenė Partia Demokratike. Edhe atėherė ka pasur qėndrime tė ashpra dhe shpesh pasionante ndaj opozitės, por nuk ėshtė synuar tė mbėrrihet te njė lėvizje antiopozitare. Sė paku, shteti i atėhershėm, administrata nė pushtet nuk bėri pėrpjekje zyrtare pėr tė krijuar njė opozitė kundėr opozitės. Antiopozitarizmi i para vitit 1997 ishte mė shumė njė emocion ndaj sė drejtės historike qė kishte e djathta shqiptare pėr tė qeverisur dhe pamundėsisė sė saj pėr t`i vėnė tė gjitha gjėrat nė vend tė vet. Nė kėtė klimė nervozizmi, ajo shpėrthente herėpashere emocionet e saj kundėr opozitės, duke rritur konfliktet, por jo duke u pėrpjekur tė blinte opozitėn dhe mendimin opozitar. Qeveria e sotme qysh nga viti 1997 e ka gati si objektiv tė parė antiopozitarizmin.

Nė planin politik ajo u pėrpoq tė krijonte njė zinxhir partish antiopozitare, tė cilat nė thelb nuk bėjnė gjė tjetėr veēse pėrpiqen tė shumėfishojnė zėrin e qeverisė, duke i mbyllur rrugėn shfaqjes sė mendimit tė vėrtetė opozitar, duke i marrė asaj racionin e oksigjenit tė rralluar tė lirisė shqiptare. Kėto janė parti qė lindin gjithandej, nė holle hotelesh, nė paradhoma ministrish dhe kulisa ambasadorėsh, me mision tė vetėm pėr tė relativizuar opozitarizmin e vėrtetė.

Pėrpjekja e dytė e qeverisė ėshtė blerja e opinionit publik. Media shqiptare asnjėherė nuk ka qenė mė e blerė dhe mė e kontrolluar nga qeveria sesa ėshtė sot. Nė kėtė moment qė ne flasim nė kėtė sallė, ministri i Financave me njė avion luksoz ka marrė kryeredaktorėt e disa gazetave, televizioneve, radiove, gratė dhe fėmijėt e tyre dhe kanė ikur pėr weekend nė Greqi, me shpenzime tė paguara nga qeveria shqiptare. E gjithė kjo bėhet qė kryeredaktorėt tė heshtin dhe tė mos iu paraqesin shqiptarėve vjedhjet monstruoze tė njeriut qė i shėtit me avion dhe iu fal parį. Kėto redaksi janė themeli i shtypit antiopozitar nė Shqipėri, njė shtyp i verdhė, pa dinjitet, por i bollshėm, si kashta qė ta bėn gjithmonė tė vėshtirė gjetjen e kokrrave tė grurit nė njė lėmė rrėmujė siē ėshtė Shqipėria. Gjatė kohės kur Partia Demokratike ishte nė pushtet, ka pasur tetė gjyqe ndaj gazetarėve dhe rrjeti i OJQ-ve shqiptare tė tė Drejtave tė Njeriut ngriti nė kėmbė gjithė botėn. Sot, vetėm kryeredaktori i gazetės “Rilindja Demokratike” ėshtė dėnuar tetė herė dhe dje ka marrė dėnimin e fundit me 800 mijė lekė. Por rasti mė flagrant ėshtė ai i njė redaktori pėrgjegjės tė gazetės, Shemsi Peposhi, i cili ėshtė dėnuar nga gjykata, pse i ka kėrkuar Monika Kryemadhit tė pėrgėnjeshtrojė akuzat qė i bėhen asaj si pėrgjegjėse pėr vdekjen e punėtorėve. Ėshtė njėsoj sikur tė dėnoheshe nė kohėn e Enver Hoxhės, po t`i kėrkoje atij tė mbrohej nga akuzat qė i bėnin “reaksionarėt”. Ėshtė njė absurditet qė ndodh vetėm nė shoqėri, tė cilat kanė trauma nė kujtesėn e tyre historike dhe njė sasi tė pamjaftueshme vlerash intelektuale pėr tė formuar njė guxim qytetar pėr mbrojtjen e vlerave.

Pėrveē partive antiopozitare dhe shtypit antiopozitar qeveria po mban rreth vetes dhe njė eskortė intelektualėsh antiopozitarė. Nuk doja tė citoja pėr keq asnjė prej tyre, por ėshtė e rėndė t`i thuash njė shoqėrie, mė mirė tė vidhen votat sesa tė fitojė opozita. Hidhini njė sy biografisė sė tyre. Ėshtė njė histori e tėra antiopozitare dhe jo njė histori intelektualėsh qė kritikojnė qeveri dhe regjime. Ėshtė historia e atyre pak njerėzve qė unė nuk po i shoh sot nė kėtė sallė dhe qė pesė vjet mė parė ishte problem i madh t`i ndalje sė lavdėruari Sali Berishėn. Ėshtė ushtria e atyre kolegėve tė mi, qė kurrė nuk kanė guxuar tė thonė tė vėrtetėn, por gjithmonė janė pėrpjekur tė pėrdorin nevojat e qeverisė pėr tė qėndruar nė pushtet, si njė rast pėr tė sulmuar kundėrshtarėt e tyre. Lexoni shkrimet e tyre dhe e kuptoni lehtė cilėt janė. Ato fillojnė gjithmonė me kritika tė pudrosura pėr qeverinė dhe arrijnė nė pėrfundimin se mė shumė faj ka opozita. Ata nuk kanė asnjė mision tjetėr veēse tė frenojnė opozitėn, ta kompleksojnė atė, ta bėjnė tė merret me veten e vet dhe jo me qeverinė. Kjo ēetė e intelektualėve antiopozitarė i bashkangjitet ēetės sė politikanėve antiopozitarė dhe shtypit antiopozitar. Antiopozitarizmi i tyre nuk ėshtė kurrsesi i barabartė me konformizmin klasik tė intelektualėve. Ėshtė e qartė se shumė intelektualė janė konformistė me qeverinė dhe administratėn e saj dhe janė gjithmonė tė pėrmbajtur nė reflektim. Por raca e intelektualėve antiopozitarė tė Shqipėrisė nuk ėshtė raca e intelektualėve konformistė, ajo ėshtė racė e shėrbėtorėve tė errėsirės sė mendimit tė lirė. Ne duhet t`i lėmė nė errėsirėn e tyre dhe duhet tė bashkojmė zėrat pėr tė pasur mendim intelektual opozitar, shtyp opozitar, parti tė vėrteta opozitare, pėr t`i dhėnė fund kėsaj kėnete. Unė ju ftoj ta shikoni kėtė si njė problem tė madh tė mendimit intelektual nė Shqipėri dhe tė pėrpiqeni jo vetėm sot, kur nė kėtė sallė na kanė thirrur partitė opozitare, por dhe nesėr, kur kėta qė na kanė ftuar, do tė jenė nė pushtet. Ne duhet tė kemi gjithmonė kurajėn tė diskutojmė kėshtu.”




Mė pas Preē Zogaj, Visar Zhiti, Bamir Topi dhe Mimoza Ahmeti i mėshuan fort idesė sė bashkėpunimit tė intelektualėve me opozitėn. Zogaj, njė ish-disident i vjetėr i Partisė Demokratike, i rikthyer nė atė tribunė atė ditė, ishte me tė vėrtetė njė sinjal i fortė pėr opozitėn. Ai tha qartė se vendi po vėshtron opozitėn, por opozita e lodhur nė atė sallė mė sė shumti i kishte sytė tek ai dhe tek ata qė do tė afroheshin me tė. Ishte njė kohė, kur ajo kishte nevojė tė ndjente se diēka po ndryshonte nė historinė e saj.

Jehona e takimit ishte mė e fortė seē pritej. Salla me gati 2000 vetė brenda ishte njė mbėshtetje e fortė pėr “Fillimin e ri” tė opozitės. Nė ditėt qė pasuan po vėrehej njė ulje e toneve dhe njė pėrpjekje pėr tė nisur dialogun e hedhur nė erė. Mė nė fund, mė 28 shkurt, tė dy palėt nėn ndėrmjetėsimin e OSBE arritėn njė marrėveshje politike, e cila nė thelb synonte rehabilitimin e institucionit tė zgjedhjeve. Partitė politike ranė dakord tė ngrejnė njė komision, i cili tė propozonte amendamente nė Kodin Elektoral pėr formulėn e KQZ, hartimin e listave dhe mbikėqyrjen e procesit tė votimit. Rėndėsia mė e madhe e kėtij vendimi ishte njėfarė penalizimi qė merrte procesi i mėparshėm elektoral, i cili deri nė atė kohė mbrohej si i ligjshėm dhe i drejtė. Efekti i marrėveshjes u ndje menjėherė dhe te grupimet antiopozitare, tė cilat e konsideronin gabim dhe tradhti marrėveshjen me Berishėn. Nga njė krah sulmonte Abdi Baleta, i cili i quante mbeturina tė PD ata qė po tentonte tė mblidhte rreth vetes “PD e mbetur” dhe nga ana tjetėr sulmonin “reformatorėt” qė e konsideronin PD “fraksion i vulės” dhe veten PD e vėrtetė.

Reagimi mė solid erdhi nga Preē Zogaj, njė ish-ministėr Shteti nė kabinetin e parė tė Ilir Metės, por qė kishte qenė njė nga themeluesit e Partisė Demokratike. I larguar nga PD pas vitit 1992, nė pėrpjekje pėr tė krijuar mė shumė hapėsirė politike pėr idetė e tyre, ai iu bashkua njė grupi qė mė vonė formuan Aleancėn Demokratike. Grupi i krijoi shumė telashe politike PD dhe nė periudhėn 1996-1997 kishte shumė herė mė tepėr kredo morale se vetė partia kryesore e opozitės nė atė kohė, Partia Socialiste. Por shumė gjėra kishin ndryshuar dhe brenda kėtij grupimi vėrehej qartė pjesa qė ndjehej e lidhur me PD dhe pjesa qė mezi kish pritur tė ikte nga PD. Zogaj argumentoi qartė pafuqinė pėr tė refuzuar njė ftesė pėr paqe nga Berisha dhe u angazhua qartė nė favor tė opozitės.

Ndėrkohė, nė radhėt e opozitės vėrehej njė lloj paqartėsie pėr procesin e nisur. Pjesa mė rezistente e opozitės, ata qė nė njėfarė mėnyrė i dhanė jetė opozitės nė vitin 1997 e mė pas, kur ajo rrezikonte tė zhdukej, ishin tashmė jo vetėm tė faktorizuar, por kishin mandat tė ofronin paqe politike nė Shqipėri. Por, duke u ndjerė tė lodhur nga stėrmundimi pėr tė mbijetuar, ata kishin mė pak nerva tė merreshin me sfondin estetik tė hapjes sė opozitės dhe “Fillimit tė ri”. Sidoqoftė, shumė tabu po thyheshin dhe njė fillim i ri ndjehej jo vetėm nė politikėn e PD, por dhe nė sjelljen e kundėrshtarėve ndaj saj.

I vetmi problem qė po shfaqej nė horizont ishte rivaliteti mes kryeministrit, Ilir Meta dhe kryetarit tė PS, Fatos Nano, pėr tė dominuar listėn e re tė deputetėve tė PS.

Nė funksion tė qėllimeve tė tyre ata shpesh po mbanin peng dhe po minonin procesin e reformės elektorale. Kėshtu, anulimet e herėpashershme nė Kuvend tė konsensuseve qė jepeshin nė tryeza partish, reflektonin kėtė ndarje. Por, nė fillim tė prillit, u duk se ēėshtja e konsensusit pėr lista po minohej pėrfundimisht. Opozita kishte bindur bashkėbiseduesit nė tryezė se me dokumentet qė ajo kishte, pretendonte se 30 pėr qind e shqiptarėve mungonin nė lista. Por ky propozim u hodh poshtė nga komisioni parlamentar i ngritur pėr ēėshtjen e listave qė drejtohej nga Ylli Bufi. Arsyetimi publik ishte se ky vendim nuk u mbėshtet realisht nga OSBE, e cila, sipas tyre, kishte shifra tė tjera. Pėr herė tė dytė socialistėt po e prishnin konsensusin e arritur nė tryezė rreth ēėshtjes sė listave dhe kjo po dėmtonte ndjeshėm besimin te procesi i reformės elektorale. Reagimet nga opozita ishin tė ashpra. Spartak Ngjela, nė atė kohė i afruar ndjeshėm me Partinė Demokratike, deklaroi se OSBE sabotoi kompromisin pėr tė mbrojtur procesin e 1 tetorit. Ai tha se forca tė caktuara duan tė diktojnė ndryshimin normal tė pushteteve nga vota e lirė. OSBE dhe IFES nė tė vėrtetė ishin kundėr verifikimit tė listave nga KQZV. Rishikimi i listave zgjedhore pėrveēse kishte bllokuar punėn e komisionit tė posaēėm parlamentar, kishte bllokuar dhe dialogun mes dy partive. Arsyetimi i OSBE dhe IFES ishte se ky propozim, nėse pranohej, shkelte gjithė afatet kohore. Fakti qė KQZV nuk ishin formuar, sipas tyre, pėrbėnte arsye tė fortė qė kjo procedurė tė mos miratohej. U duk ndėrkohė se pati njė reagim nga Kėshilli i Evropės, i cili nxiti palėt tė zbatonin marrėveshjen mes dy partive. Ky ngėrē krijoi konfuzion paralel dhe pėr vetė opozitėn, e cila ishte nė njė proces formimi koalicioni. Problemi mė i madh i formimit tė koalicionit mbetej mekanizmi i shpėrblimit tė partive tė vogla, i cili ishte i tepruar. Ftesa e gjerė e Berishės pati njėfarė ndikimi dhe koalicioni i ri i formuar kishte brenda vetes njė fraksion tė Ballit Kombėtar, Lėvizjen e Legalitetit, republikanėt, njė grupim ish-socialdemokrat dhe Partinė Demokratike. Ngjizja e koalicionit “Bashkimi pėr Fitore” ishte njė standard i ri pėr tė dalė nga izolimi, ku ishte zhytur PD. Aleatėt e saj tė rinj nuk kishin kapital politik, por kishin rrezikun e keqpėrdorimit nga shumica si opozitė fiktive. Tashmė, nė kėtė pozicion kishte mbetur grupimi i quajtur i reformatorėve, tė cilėt kishin nisur pėrpjekjet pėr t`u regjistruar me emrin Partia Demokrate dhe tė ruanin siglėn PD nė fletėn e votimit. Me gjithė reaksionin e ashpėr tė PD, shteti funksionoi nė favor tė tyre dhe nė fletėn e votimit tė vitit 2001 sigla PD i pėrket grupimit antiopozitar, ndėrsa kandidati i PD ishte i fshehur pas siglės “Bashkimi pėr Fitore”.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ILIRI

Mesazh Mon Feb 11, 2008 1:53 pm nga ILIRI

Nga ana tjetėr, kishte njė ndryshim tė madh dhe nė konceptin sesi po hynin nė zgjedhje tė dy palėt. Gjithė filozofia e koalicionit opozitar dukej se udhėhiqej nga pasiguria nė fitore, pasi tė gjithė liderėt kėrkonin vendet e sigurta nė lista. Nga ana tjetėr, e majta po fuste nė zona tė vėshtira figurat e saj kryesore pėr t`i fituar ato. Memorandumi i Mirėkuptimit, i firmosur nga opozita nė mes tė muajit prill, i dha Partisė Republikane 5 deputetė, Legalitetit dhe Ballit Kombėtar 4 deputetė, liberalėve tė Laēos 2 deputetė dhe nga njė deputet Selfos dhe Ndreut. Memorandumi i propozuar nga republikanėt u kthye nė njė problem tė madh. Nė qendėr tė debatit u vu siguria qė pjesėtarėt e koalicionit tė sigurojnė deputetėt e tyre nė listė proporcionale, duke u mbėshtetur te disa mesatare aritmetike tė historisė sė tyre elektorale. Por grindjet pėr vende tė sigurta nė listė po forcoheshin dhe PD i duhej tė sakrifikonte figurat e saj tė forta nė zona tė diskutueshme pėr tė marrė fitoren.

Afrimi i disa figurave tė diskutueshme me PD nga grupi i disidentėve tė vjetėr thuajse dėshtoi. Sė bashku me Spartak Ngjelėn u angazhova tė afroja me opozitėn Genc Rulin dhe Eduard Selamin. Berisha ishte dakord, por nuk donte tė investohej, duke parandjerė pėrgjigjen negative. Ruli refuzoi tėrthorazi propozimin pėr tė qenė pjesė e listės sė PD, ndėrsa Eduard Selami nuk iu pėrgjigj thirrjes pėr t`u kthyer nė Shqipėri. Zogaj po ashtu do tė kandidonte si i pavarur pėrballė Anastas Angjelit pėr tė bėrė njė betejė simbolike. PD ngeli te lista e saj tradicionale, duke promovuar disa emra tė rinj nga shoqėria civile dhe bota e krijuesve. Ftesa e Berishės pėr PAD dhe PBDNJ e kishte pėrmirėsuar klimėn, por nuk ishte shkuar drejt njė aleance konkrete.

Pėrballė tyre shumica kishte problemet e veta. Fatos Nano kishte nxjerrė papritur si kandidat tė mundshėm pėr kryeministėr pas zgjedhjeve Arben Malajn dhe kjo e kishte acaruar atė ndjeshėm me Ilir Metėn. Tė dy sė bashku mezi arritėn tė rakordohen pėr listėn e deputetėve dhe secili filloi tė luftojė pėr objektivat e tij afatgjata. Fatos Nano synonte 84 vota tė majta pėr t`u bėrė president nė 2002, kurse Meta te njė shumicė e qėndrueshme pro tij. Pėr tė shkuar te kjo skemė, doli nė dritė njė marifet elektoral qė kishte tė bėnte me paraqitjen si tė pavarur tė deputetėve nė zona tė sigurta. Hileja qėndronte te fakti se deputeti qė fitonte nė zonė si i pavarur, dublonte mandatin, pasi, nė tė njėjtėn zonė e njėjta parti, nėse merrte shumicėn, fuste njė deputet nga lista. Kėshtu shtohej artificialisht lista e deputetėve. Nė kėtė mėnyrė problemit tė mbetur pezull pėr verifikimin e listave i shtohej dhe problemi i tė pavarurve. Problemi i verifikimit tė listave u zgjidh mė 25 prill nga komisioni i posaēėm kuvendor, kurse problemi i tė pavarurve u shty deri nė javėn e fundit, ndėrkohė qė fletėt e votimit u shtypėn, duke e dokumentuar kėshtu pėrpjekjen pėr tė deformuar sistemin.

Ky objektiv nė dy drejtime brenda PS, njėri pėr votat presidenciale tė Fatos Nanos dhe tjetri pėr njė shumicė personale tė Ilir Metės, tronditi rėndė procesin zgjedhor tė 2001, i cili, siē dhe u dokumentua mė pas, prodhoi sė paku 40 mandate tė dyshimta pėrmes Gjykatės Kushtetuese, pėrkundėr mbytjes sė procesit zgjedhor nė terren.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ILIRI

Mesazh Mon Feb 11, 2008 1:54 pm nga ILIRI

Zgjedhjet e vitit 2001 dhe frytet e antiopozitarizmit

Zgjedhjet e 24 qershorit 2001 janė njė rast emblematik i zgjedhjeve, ku manipulimi shtetėror u bė legjitim dhe arriti t`i imponohet politikės. Pas njė rezultati befasues pėr opozitėn, e cila arriti thuajse tė triumfojė nė raundin e parė, filloi njė fushatė e paprinciptė pėrmes policisė dhe Gjykatės Kushtetuese pėr tė kthyer 40 mandate nė favor tė qeverisė sė majtė. Kjo i bėri zgjedhjet e 24 qershorit 2001 si njė proces qė legjitimoi manipulimin dhe la virusin e tij vrasės nė historinė elektorale tė Shqipėrisė. Problemet e mėparshme si ato me zgjedhjet e vitit 1996 dhe 1997 kishin qenė po ashtu tė forta, por ato nuk u pranuan si standarde, pėrkundrazi u dėnuan. Zgjedhjet e 24 qershorit 2001 janė problem real i historisė sė zgjedhjeve nė Shqipėri, pasi arritėn tė bėjnė legjitim njė rezultat tėrėsisht tė falsifikuar me dhunė. Duke mos u ndėshkuar manipuluesit e atyre zgjedhjeve, Shqipėria mori njė kosto tė rėndė, pasi pėr vite tė tėra do tė duhet tė ndeshet me skepticizmin e zgjedhėsve pėr tė votuar dhe me mospranimin e rezultateve. Goditja ndaj zgjedhjeve erdhi sė pari nga lufta e brendshme nė Partinė Socialiste. Kryetari i rilegjitimuar i Partisė Socialiste, Fatos Nano, kishte objektiv t`i pėrdorte kėto zgjedhje si njė betejė pėr tė fituar shumicėn presidenciale, ndėrsa kryeministri Ilir Meta si njė betejė, ku do tė fitonte njė shumicė qeverisėse tė sigurt pro tij. Tė dy sė bashku bashkoheshin nė idenė se opozita duhej lėnė larg podiumit tė fitores, duke pėrdorur edhe mekanizma tė manipulimit politik me opozitėn false. Nė anėn e tyre me ndonjė rezervė tė vogėl ishte faktori ndėrkombėtar, i cili nė mėnyrė tė sinqertė besonte te njė shumicė e majtė.

Beteja ligjore para fillimit tė zgjedhjeve njohu kulmin e saj me ēėshtjen e deputetėve tė pavarur, e cila u anulua nė minutat e fundit, duke lėnė pa eksploruar “Fenomenin Dushku”, i cili lindi pikėrisht nė ato zgjedhje. Loja me deputetėt e pavarur synonte qė tė pėrdorte hapėsirat e ligjit elektoral pėr tė dyfishuar deputetėt nė zonat e sigurta. Fjala vjen, nė njė zonė elektorale, ku e majta ishte e sigurt, kandidati real i sė majtės shpallej i pavarur dhe merrte mbi 50 pėr qind, duke qenė deputet, ndėrsa e majta merrte po mbi 50 pėr qind, duke futur njė deputet tjetėr nga lista. Kjo manovėr ishte nė interes tė Partisė Socialiste dhe Partisė Demokratike si dy parti tė mėdha. Megjithatė, PD nuk e pėrkrahu dhe u tregua e gatshme deri nė fund qė tė anulonte kandidatėt e saj. Tri ditė para zgjedhjeve deputetėt e pavarur u anuluan, por nė fletėn e votimit mbetėn tė tillė.

Beteja administrative ishte dhe mė e fėlliqur. Pėrmes njė vendimi gjyqėsor tė pėrshpejtuar Partia Demokrate e Genc Pollos ishte regjistruar si subjekt mė vete me siglėn PD, njė sigėl e ngatėrrueshme dhe nga politikanė tė sė djathtės, ndėrsa vetė Partia Demokratike u detyrua tė rreshtohet nė njė koalicion me emrin “Bashkimi pėr Fitore” qė shoqėrohej nga 5 parti me siglat e tyre. Kjo bėri qė masivisht nė zonat ku PD ishte e fortė dhe kryesisht nė veri, militantėt tė ngatėrronin siglėn dhe sigla PD tė merrte 5 pėr qind tė votave nė mėnyrė fiktive.

Njė sėrė betejash ligjore para zgjedhjeve pėr aktet normative dhe pėr listat nuk kishin funksionuar. Opozita hyri nė zgjedhje me shpresė se fushata do shėrbente si njė betejė e fortė pėr tė dėshmuar se ajo ishte faktor vendimtar nė vend.

Tė veshur me kėmisha tė bardha dhe me tone tė qeta opozita nisi njė fushatė simbol qė ngjante mė shumė si njė betejė pėr t`iu nxjerrė frikėn qytetarėve. Unė pranova ftesėn e zotit Berisha pėr tė kandiduar nė njė zonė elektorale nė Durrės, njė zonė thuajse e sigurt nga pikėpamja elektorale, por qė do tė bėhej epiqendra e dhunės elektorale dhe pėrdorimit tė policisė.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ILIRI

Mesazh Mon Feb 11, 2008 1:56 pm nga ILIRI

Disa histori qė ilustrojnė zgjedhjet
Sali Berisha mė shpjegoi me pak fjalė projektin qė kishte. Donte tė fitonte me ēdo kusht shumicėn nga Dajti nė Adriatik, pra zonat nga Tirana nė Durrės. Arsyetimin e kishte tė qartė. Janė zona mė tė ndriēuara dhe policia mund tė jetė e frikėsuar tė ndėrhyjė. Pėr kėtė kishte planifikuar emra nga shoqėria civile dhe intelektualė tė njohur tė PD. Mė tha se ishte i gatshėm tė mė ēonte nė tri zona, nė Mamurras, nė Tiranė ose nė Plazh nė Durrės. Pa shumė hezitim zgjodha Plazhin nė Durrės. M`u duk mė pak problematike ēėshtja e origjinės sime jugore. Nė Mamurras kjo mund tė ishte njė problem. Nė Tiranė, po ashtu. Duke llogaritur zonėn e Durrėsit si njė zonė me tė ardhur, mendova se do tė isha mė komod. Nė atė kohė kandidate ishte caktuar Natasha Paēo, njė emėr i njohur i PS nė Durrės. Disa ditė pasi u zyrtarizua emri im, PS ndėrron kandidatin dhe solli aty kryetarin e PS nė Durrės, Gazmir Bizhga. Arsyetimi ishte se ky tip kishte nėn kontroll policinė. Njė kushėri i tij kishte qenė pak kohė mė parė drejtor policie nė Durrės dhe pretendonte se do tė pėrdorte gjithēka pėr ta fituar. Nė atė kohė dhe problemet e mia me Ilir Metėn ishin shumė tė forta. Kisha pasur thuajse njė betejė tė pėrditshme njėvjeēare me tė dhe ai kishte bėrė njėfarė betimi pėr mė ndaluar tė futesha nė Kuvend. Por situata nuk ishte kaq bardhė e zi sa dukej nga jashtė. Kur puna po ecte mirė dhe fushata po futej nė spiralen e saj, filluan problemet e para. Njė polic me mbiemrin Kokomani, qė quhej ndryshe “operativ i Shkozetit”, mė kishte arrestuar dy veprimtarė. Kėrkoja ta takoja, mė fshihej. Shkoja nė polici, mė nxirrnin rojen e dezhurnit qė “s`dinte asgjė”. Ndėrkohė, kasnecė tė policisė shkonin nė familjet e tė arrestuarve dhe iu thonin se “po tė dojė Mero Baze, iua nxjerr fėmijėt me njė telefonatė, po nuk do”. Kishte nga ata prindėr tė gjorė qė e besonin dhe i ngulnin sytė telefonit tim qė s`i pėrgjigjej askush. Ndėrroja njerėzit qė mė shoqėronin, por rregullisht filluan tė arrestohen tė gjithė. Pėr 25 ditė 60 vetė tė ndaluar, ku pėrfshiheshin mėsues, inxhinierė, teknikė, tė papunė, gjithkush qė shihej me mua nė njė takim. Njė furgon policie ndiqte nga pas ēdo takim tonin dhe nė tė ishte gjithmonė Gazmir Bizhga, kandidati socialist, ose Ilir Berzani, kandidati i Partisė Demokrate tė Genc Pollos. Kulmi i aleancės sė tyre ishte fakti qė babai i kandidatit socialist, Gazmir Bizhga, ishte pėrfaqėsues i kandidatit tė Partisė Demokrate, Ilir Berzani, nė njė qendėr votimi nė Shkozet. Ata piketonin njerėzit qė iu “prishnin punė” atyre dhe Kokomani fillonte ndalimet. Kjo fushatė frikėsimesh u kulmua javėn e fundit. Ata sulmuan zyrėn elektorale, thyen xhamat dhe ndaluan tė zotin e lokalit qė mė kishte dhėnė zyrėn me qira, Bujar Hoxha. Ndėrkohė, shumė nga veprimtarėt qė ndaloheshin nga policia, mė deklaronin se policia iu kėrkonte nė qeli t`i bėnte bashkėpunėtorė si komisionerė nė ditėn e votimit, por ata s`pranonin. Mė kėrkonin mua tė mos ishin komisionerė, se nuk donin tė turpėroheshin. Njė pakicė nuk ma thoshte kėtė histori.

Kėshtu po i afroheshim ditės sė zgjedhjeve. Nga pikėpamja elektorale mė dukej fitore e sigurt. Nė zgjedhjet e fundit tė tetorit zona ishte fituese sėrish dhe nė disa pika tė dobėta qė kishte pasur, mendoja se kishim rritur pėrkrahjen.

Por mėngjesi i 24 qershorit ma shkundi besimin. Ndėrsa isha duke udhėtuar nė autostradė pa shkuar ende ora 7 e mėngjesit, njė kolegu im gazetar i BBC, Ilir Kadia, mė merr nė telefon. Mė thotė se ishte te qendra ime elektorale nė Plazh bashkė me analistin e njohur tė BBC, Gabriel Partosh. Mė kumtoi diēka tė rėndė. Njė furgon policie kishte ndaluar para shtabit elektoral me derė tė hapur. Pas dy minutash aty ėshtė afruar Arben Toska, kryetari i shtabit tim elektoral pėr zonėn e Plazhit, me disa letra nė duar dhe ka hipur nė furgon. “Kėtu njerėzit po flasin pėr arrestim, - tha, - por nuk jam i sigurt”. U mpiva i tėri. Kishte ndodhur mė e rėnda qė prisja. Kryetari i shtabit tim elektoral kishte marrė me vete gjithė autorizimet pėr vėzhguesit e mi nė qendrat e votimit dhe “ishte arrestuar”. Pak minuta mė vonė, kur isha atje, e kuptova se ēfarė kishte ndodhur tamam. Njeriu qė gjithė fushatėn mė pyeste a “do t`iu jepja ndonjė lek”, mė nė fund ishte arrestuar nga policia si “hero”, duke mė lėnė pa vėzhgues nė 33 qendra. I shokuar nga marifeti i tij dhe i policisė po ecja drejt Shkozetit. Aty kishte plasur sherri i radhės. Sapo ishte hapur qendra nr. 74, “operativi i Shkozetit”, Kokomani, i hapi rrugėn njė tė forti qė quhej Llazar Mazniku, pronar i hotelit “Filadelfia” nė plazh, i cili rrėmbeu 100 fletė votimi dhe doli jashtė. U bė rrėmujė dhe u mbyll qendra e votimit. Pritėm mė kot tė ktheheshin fletėt e votimit dhe ky i forti qė i kishte marrė. Asnjė reagim. Disa kasnecė tė policisė filluan tė shpėrndajnė lajmin se fletėt po ndahen nga 5 nė ēdo qendėr votimi dhe iu jepen tė plotėsuara njerėzve para qendrės dhe ata iua kthejnė tė bardha, pasi futen brenda. Nisem vetė dhe shkoj te hotel “Filadelfia”. E kėrkoj kėtė tipin e fortė, por nuk del. S`dija ē`tė bėja. I thashė recepsionistit se e kam kėrkuar dhe se do tė kishte problem gjatė me mua. Por, nė fakt, e dija qė ishte kėrcėnim koti. Asgjė s`u bė. Qendra ndenji e bllokuar deri nė drekė dhe pastaj njė punonjės i OSBE e hapi thuajse me forcė dhe u bė vetė komisioner. Nė fund shėnoi se votimi nė atė qendėr ishte model. Situata po rėndohej ora-orės dhe lajmet qė vinin, flisnin pėr njė kontroll tė plotė policor tė procesit dhe asnjė shans pėr tė votuar njerėzit normalisht.

Njė pikėpyetje e madhe mė ngelej komuna e Gjipalajt. Disa fshatra tė saj ishin bastione tė PD. Rezultati i fundit kishte qenė 70 pėr qind pėr PD.

Lajmet qė vinin andej, ishin tė rėnda. Nė katėr fshatra votimi ishte mbyllur pėr gjysmė ore duke mos hedhur asnjė votė pėr opozitėn. U nisa rrugės me Sabah Jemishtėn. Nė Hardhishtė, njė fshat thuajse shumicė e fortė e PD, filluan krismat. Policia nė sytė tanė po nxirrte me dhunė komisionerėt nga qendra e votimit. Dola dhe i fotografova.

Ndenjėm pesė minuta aty, por policia as qė denjonte tė qetėsohej. I nxori jashtė komisionerėt qė donte ajo dhe futi nė vend tė tyre disa njerėz tė saj. U manipuluan kutitė dhe pastaj situata u “qetėsua”. Vazhduam rrugėn pėr nė Shetel. Prej mėngjesit na kishin njoftuar se polici Rakip Kokomani nuk lejonte as komisionerėt dhe as njerėzit tė votonin. Menduam se po shkonim tė ndihmonim qė tė hapej procesi. Nė fakt, procesi ishte mbyllur. Polici Rakip Kokomani kishte shkuar qysh nė mėngjes nė qendėr tė votimit, kishte nxjerrė komisionerėt jashtė dhe kishte mbushur kutinė e votimit plot me vota pėr Gazmir Bizhgėn. Komisionerėt e PD as qė i lejuan tė afroheshin. Shkuam aty tė alarmuar rreth orės 10, pasi kishin shkuar mė parė gazetarė dhe punojės tė KQZ. Hymė te qendra e votimit. Pamja ishte e papėrshkrueshme. Polici Rakip Kokomani po hante njė pulė tė pjekur mbi tavolinėn e votimit, ndėrsa dy kuti ishin diku pas tij. Na pa i ēuditur qė hymė pa trokitur dhe u pėrpoq tė fshinte duart dhe buzėt e lyrosura me njė gazetė qė kishte aty afėr.

- Nga vini ju? - tha.

- Nga KQZ, - i thamė.

- A shumė mirė, - tha. - Kanė votu njerėzit ktu. Votojnė qė nė mėngjes kėta katundarėt, se kanė punė ime. Pėr njė orė kanė votu. Ja i kam ktu votat. Pėr PS votojnė kta tė gjithė. Siē thanė dje ata tė komitetit.

Ne kishim shtangur.

- Po komisionerėt ku janė? - i thashė.

- Janė jashtė tek ulliri, nė hije. I nxora jashtė, ngaqė do haja njė ēap bukė.


Pashė procesverbalin e mbajtur me njė shkrim prej injoranti. E vetmja gjė e qartė ishte se koalicioni “Bashkimi pėr Fitore” nuk kishte asnjė votė. Ndryshe nga partitė e tjera, pėr tė cilat votat ishin shkruar me germa, pėr “Bashkimin pėr Fitore” ishte shkruar: “S’ka”. Partitė e tjera kishin tė gjitha. Pėr njė moment pata njė dėshirė t’ia fus nė gojė si shuk atė procesverbal atij polici me buzė tė lyrosura, por, egėrsia e njerėzve qė mė rrethonin, nuk mė lejonte tė bėja asnjė gjest nervoz. Disa prej tyre ishin tė gatshėm ta hidhnin si kufomė nė pėrrua.

Klement Zguri, nė atė kohė nėnkryetar i KQZ, mbėrriti me njė ekip nga Tirana, me arsyetimin pėr ta shpallur qendrėn tė pavlefshme. Bėri disa deklarata tė ashpra para qendrės pėr gazetarėt. Tha se ishte njė turp, nėse kėto zgjedhje legjitimoheshin. Polici Kokomani po e shikonte si i shastisur. Nė pamjen e tij tė hutuar, me buzėt me yndyrė nga mishi i pulės qė i kishte mbetur pa mbaruar, ai dukej pak i trembur pėr atė qė po ndodhte, por dhe pak i ēuditur pėr gjithė kėtė zhurmė.

E njėjta situatė ishte pėrsėritur dhe nė dy fshatra nė krah tė Shetelit. Nė njėrin prej tyre ma kishin arrestuar komisionerin, se s’kishte pranuar tė dilte jashtė.

Nė shumicėn e kėtyre fshatrave mė bėri ēudi se mė kishin dalė garant njerėz qė nuk i njihja. Nė Gjipale kėrkoi tė mė takonte njė djalė me emrin Arben. Mė ftoi nė shtėpi tė tij. Mė shpjegoi se ishte kushėri me kryetarin e komunės qė ishte socialist, por ai e kishte mashtruar dhe donte tė merrte hak ndaj tij. Po tė mos ma kishte prezantuar Gazmend Domi, njė kryetar i Forumit Rinor tė PD nė Shijak, natyrisht nuk do ta besoja. Por i prezantuar prej tij m’u duk njė histori e vėrtetė. Kėrkonte tė ishte nė komision, se ishte “i fortė”. Vendosėm ta lėmė. Nė tė vėrtetė, njė natė mė parė ai ishte parė sė bashku me Rakip Kokomanin, njė kushėri tė Kokomanit tė Shkozetit, bashkė me njė kryepolic tė zonės, tė quajtur Flamur Gjuzi. “I forti” jonė iu kishte dhėnė fjalėn atyre. Sapo nisi procesi i votimit, ai u ngrit i pari, futi 250 vota nė favor tė kandidatit socialist dhe ngriti zėrin, se aty e bėnte ai ligjin.

Nė Romanat ndėrkohė situata ishte mė tragjikomike. Gazetarėt e mi aty mė telefononin dhe mė tregonin sesi komisioneri i PD, qė ishte dhe kryetar i PD sė fshatit, gjysmėn e kohės e kishte shpenzuar pėr t’i pėrgatitur pulė tė pjekur Flamur Gjuzit, qė po ashtu i thėrrisnin “operativ”. Rezultati dihej, po ashtu me zero.

Nė kėto kushte, nuk shihja asnjė shans pėr tė vazhduar mė tej procesin. Vendosa tė komunikoj me Tiranėn dhe t’iu them se po largohem nga zgjedhjet. Nė mesditė arrita tė kontaktoj Berishėn. I thashė se ē’kishte ndodhur, se do veproja. Nuk foli fillimisht.

- Prit dhe pak, - tha, - se ndoshta na prish shumė punė.

- Nuk ka asnjė shans, - i thashė, - me kėtė qė kanė bėrė. Unė do tė tėrhiqem. Mund tė pres dhe pak, po do tėrhiqem.

U ktheva nė zyrat e PD nė qendėr. Ishte vetėm Kapidani, po duke parė televizor. Mė tha i bezdisur se e kishin ēmendur ata komisionerėt e mi duke e marrė nė telefon.

- E di, - i thashė. - Por janė njerėz nė hall. Po i rreh policia. Po i zbon nga qendrat e votimit. Dikush duhet t’i mbrojė.

- S’ėshtė kollaj, - tha, - e di, - dhe ndėrroi kanalin e televizorit.

Ndėrkohė, nė korridor ia kishin behur komisionerėt e Arapajt. Njė grua ishte me shenja nė fytyrė. E kishin detyruar tė dilte nga dera e klasės, ku ishte qendra e votimit. Ishte e terrorizuar. “Dua tė mė fshihni sonte, - tha, - se ata duan tė firmos procesverbalin, ndryshe do mė vrasin.”

E qetėsova. Ashtu siē isha, pa pyetur mė askėnd, thirra

gazetarėt dhe deklarova tėrheqjen nga zgjedhjet.


Gruaja krah meje para gazetarėve rrinte si e ngurosur nga tmerri. Deklarova se po tėrhiqem nga zgjedhjet dhe iu bėra thirrje komisionerėve tė rezistonin, atje ku mundnin pėr tė dokumentuar manipulimin. Pati plot qė rezistuan. Orėt pas dorėheqjes ishin problematike. Partisė Demokratike natyrisht i ra si bombė lajmi dhe u mundua ta fshihte. Por pak shanse kishte tė ndodhte njė gjė e tillė. Media e kishte stėrtransmetuar. Fika telefonin dhe me telefonin e zyrės po mbaja lidhjet me komisionerėt t’iu jepja zemėr qė tė mos ndodhte ndonjė incident. Pas orės 18:00 gjithēka u qetėsua. Partia Socialiste shpalli fitoren qė mė 18 e 10 minuta dhe procesverbalet filluan tė rishkruhen.

Ndėrkohė, po vinin lajmet nga zonat e tjera. Nė shumicėn e tyre PD ishte nė balotazh nė Durrės. Kishte fituar direkt vetėm Pėllumb Berisha nė Spitallė-Katund i Ri. Bilé legjenda e fitores sė tij si njeri i fortė filloi tė qarkullonte mė shpejt se lajmi i fitores.

E njėjta situatė po ndodhte nė gjithė Shqipėrinė. Zonat e balotazhit i udhėhiqte PD, por fitore direkte kishte nė disa zona, ku PD kishte kandiduar “tė fortė”. Ky mit filloi tė rritej dita-ditės dhe teoria kryesore pas zgjedhjeve tė 24 qershorit ishte qė nė PD nuk duhen intelektualė, por tė fortė, se ata fitojnė. Problemi mė i madh ishte se banditėt po pėrdoreshin nė kėto zgjedhje si faktor vendimtar pėr t’iu dhėnė mė pas imunitet politik. Shumica e tyre ndihmuan PS, por disa me leje ndihmuan dhe kandidatė tė PD. Kjo ishte njė humbje dyfishe pėr PD, pasi, pėrveē ofertės me profil tė ulėt qė do t’i duhej tė kishte nė Kuvend, nė disa zona kishte hyrė nė borxh pėrmes shtetit te njerėz tė inkriminuar.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ILIRI

Mesazh Mon Feb 11, 2008 1:58 pm nga ILIRI

Nė Bulqizė, kandidati i PD, Gafur Muka, njė doktor shkencash nė miniera, pati njė histori gati hollivudiane. Nė njė fshat tė largėt nė Gollobordė, rreth 3 orė larg Bulqizės, zgjedhjet ishin mbyllur 120 me 18 pėr PD dhe Gafur Mukėn. Pėr t’i rėnė shkurt, njė kryepolic i quajtur Boge Bodini gjen njė procesverbal nga njė fshat tjetėr dhe e plotėson duke e kthyer pėrmbys rezultatin e kandidatit. Pėrfundimisht, nė atė procesverbal ishte PS me 18 vota dhe Gafur Muka i PD me 18 vota, PD, 120 vota dhe Ismail Lleshi i PS, 120 vota. U mor vesh se procesverbali ishte fals. Komisionerėt e fshatit njoftuan se ata e kanė origjinalin. Gafur Muka u nis me dy vetė me makinė, tri orė larg. Makina shkonte deri nė njėfarė vendi. Pastaj vazhduan me kėmbė. Policia u vu pas tyre. Komisioneri i frikėsuar e kishte fshehur procesverbalin nė njė trung tė vjetėr lisi. E nxori si amanet tė fundit dhe ia dha zotit Muka nė dorė. Pedagogu i hutuar nga gėzimi qė e gjeti, nuk e lėshoi nga dora. Ndėrkohė, ia behu policia. Arrestoi menjėherė dy shoqėruesit e Mukės, ndėrsa kėtė tė fundit e urdhėroi tė hipte nė makinė tė policisė, “pėr ta respektuar”. Ishte gati njė marrje peng. Makina, me tė cilėn ata kishin ardhur, u kontrollua cep mė cep, u grisėn sediljet dhe gjithēka. Procesverbali nuk po gjendej. Polici Boge Bodini nervoz hipėn nė makinė, ku kishte marrė Mukėn dhe nisen drejt komisariatit nė Bulqizė. Gjatė rrugės dr. Muka pėrfiton nga gjermanishtja e tij dhe i telefonon zyrės sė OSBE nė Bulqizė, ku i tregon se ēfarė kishte ndodhur dhe se procesverbalin origjinal e kishte ai me vete. Zyra e OSBE i premtoi se do ta priste te dera e komisariatit. Pas disa orėsh, mbėrritėn. Sapo u hap dera e makinės, Muka zbriti dhe iu drejtua inspektores sė OSBE. Letra qė mbante nė dorė ishte procesverbali. Kur e kuptoi kėtė, polici qė e kishte arrestuar kot dhe i kishte bėrė makinėn shoshė u bė i verdhė nga zemėrimi. Tentoi t’ia merrte nga dora, por ishte vonė. Procesverbali origjinal arriti nė dorė tė OSBE. Ajo e shėnoi rastin si mė flagrantin pėr manipulimin fizik. Ēėshtja shkoi nė Gjykatėn Kushtetuese. Fehmi Abdiu e kishte tė gatshėm vendimin, por, sidoqoftė duhej njė provė. U vendos tė shihej kutia. Kur arriti nga Bulqiza, ajo ishte e hapur dhe nga nxitimi ata qė e kishin rregulluar, kishin futur 100 fletė pėr kandidatin socialist, por kishin harruar t’i palosnin. U hap kutia dhe dolėn fletėt e papalosura. Avokati i Gafur Mukės i kėrkoi zotit Abdiu tė merrte njė fletėvotimi dhe ta fuste pa e palosur nė kuti. Plasi e qeshura dhe nė trupin gjykues.

“Do ta marrim parasysh, - tha Abdiu, - kėtė objeksion”. Mbaroi seanca dhe u dha vendimi. Kutia u quajt e rregullt. Episodi ishte shumė dėshpėrues. Pėrkundėr kapjes nė flagrancė tė vjedhjes, dėshmive tė OSBE dhe fakteve flagrante nė Gjykatė, asgjė nuk e ndryshonte vendimin. I vetmi qė u ndje i turpėruar nga gjithė kjo histori, ishte vetė kandidati socialist, Ismail Lleshi, i cili nuk pranoi ta merrte mandatin.

Ndėrkaq, nė disa zona u pėrdor dhuna ekstreme. Nė Kavajė, ku kandidonte Astrit Patozi, policia e rrahu njė komisioner deri nė prag tė vdekjes, ndėrsa shoferit tė Ridvan Bodes ia lidhėn kokėn te goma e makinės sė policisė. Nė Peqin, banda tė armatosura dhe policia vepronin sė bashku kundėr Halit Shamatės, ndėrsa nė perifieri tė Tiranės, nė orėt e mbrėmjes, nxorėn nė rrugė tanket pėr tė demonstruar forcė.


Nė Shijak, ku kandidonte Agron Duka pėrballė Osman Metallės, situata po dilte jashtė kontrollit. Kur duheshin dhe dy kuti pėr tė mbaruar procesi, Metalla ishte 2 mijė vota para. Dy kutitė nuk po vinin. Njė grup i armatosur sė bashku me Leonard Kokėn i kishin marrė ato dhe i kishin ēuar te FUB, siē quheshin zyrat e kompanisė sė tyre. Prej andej kutitė erdhėn 1300 me 1 dhe 800 me 10 pėr Agron Dukėn. Rezultati u pėrmbys formalisht, por shpėrtheu zemėrimi nė qytet. KQZ u rrethua nga njerėz tė Agron Dukės, kurse ata u rrethuan nga njerėz tė opozitės. Situata do shkonte drejt gjakderdhjes, sikur tė mos ishte treguar i matur. I turpėruar nga manipulimi flagrant, Duka kėrkoi nga gjykata qė zgjedhjet tė anuloheshin pėr t’u pėrsėritur. Gjykata ia plotėsoi dėshirėn. Nė raundin e dytė pastaj nuk kishte njeri tė ndalte mė fitoren e tij. I bindur se aty dhuna do ishte ekstreme, vendosa tė shkoj vetė sė bashku me njė kolegun tim, Arben Runėn, nė gjithė qendrat. Pas njė inspektimi tė shpejtė, pamė se problem ishte njė qendėr nė Shėnavlash, njė fshat ku PD merr zakonisht 800 deri 1000 vota para PS dhe nė vendin e quajtur Bregu i Kanalit, ku babai i njė tė burgosuri ordiner, nėn premtimin se do t’i lironin djalin, nuk lejonte fare komisionerė tė opozitės nė komision. Disa qė guxuan, i arrestuan njė natė mė parė dhe votimi u bė pa komisionerė tė opozitės. Nė Shėnavlash ishte dhe mė keq. Shkolla ishte e rrethuar nga njė gardh me makina banditėsh. Njė komisioner i PD, qė kishte tentuar tė rezistonte nė mėngjes, ishte kėrcėnuar dhe ishte zėvendėsuar me njė mė tė urtė. Rreth orės 16:00 mbasdite tentuam tė futemi nė shkollė. Disa makina ngushtuan rrugėn, kurse njė “Benz” filloi tė xhironte gomat rrotull makinės sime. Njė fytyrė me sy tė skuqura dhe leshra thuajse tė palara shikonte me shumė ēudi nga unė dhe skėrmiste dhėmbėt. Arbeni mori kamerėn e dorės dhe doli jashtė.

- Jemi nga OSBE, - iu tha djemve tė egėrsuar. - Do shkojmė brenda.

- Nuk i folėn fare atij, por, pasi folėn nė telefon me Leonard Kokėn, xhiruan disa herė gomat rreth makinės sime, kruajtėn kokėn me pistoletė dhe u larguan prej meje, duke mė futur njė tė sharė. Pas meje ishte Arqile Goreja me makinėn e tij. Ai i njihte mirė cilėt ishin. I njėjti grup kriminal qė i kishte vjedhur atij votat nė vitin 2000, nė Spitallė.

Nė atė kohė nuk e mora shumė seriozisht rrezikun. Por, disa muaj mė vonė u trondita, kur nė njė shkrim tė egėr kundėr meje nė gazetėn “Albania” pėrshkruante me cinizėm kėtė skenė dhe thoshte se “atėherė shpėtove, por mos mendo se mund tė shpėtosh gjithmonė”. Pavarėsisht se kush e kishte shkruar shkrimin, ajo qė mė tronditi ishte fakti se banditėt nuk ishin aq tė papėrgjegjshm sa i mora unė. Mė justifikues ishte skenari se Koka ia kishte treguar si gallatė kėtė histori drejtorit tė gazetės “Albania”, tė cilin pėr njė kohė tė gjatė e kishte shumė mik. Ishte shumė e vėshtirė tė ndaje kriminelėt nga shtypi dhe politika e lidhur me ta.

Arben Runa kishte hyrė brenda rrethimit tė shkollės. U vonua rreth 20 minuta dhe fillova tė shqetėsohem. Doli thuajse i shokuar. Kishte ndezur kamerėn dhe nga audioja e saj kuptohej se ēfarė tmerri ishte brenda. Komisioneri mė trim i PD i shpjegonte me zė tė lartė se ishte zėvendėsuar komisioneri tjetėr, se ishte i sėmurė dhe nxitonte t’i thoshte se ēdo gjė ishte nė rregull.

Dikush qė shoqėronte Arbenin nga tė fortėt i pėrsėriste afėr kamerės:

- E shikon, plako, o nė rregull kėtu. Gjithēka nė rregull. Mos u bėni merak, iu thuaj atyre tė OSBE. Dhe qeshte pas ēdo fjalie. Shihej qartė se kishte marrė fund gjithēka. Agron Duka u shpall fitues.

Po kėshtu u shpallėn fituese tė gjitha ato zona qė ishin piketuar si tė tilla, duke i pėrsėritur zgjedhjet deri nė 5 herė, siē ishte rasti i zonės sė Ferdinand Ollit nė Devoll, qė kandidonte nė njė zonė thuajse bastion i PD. Atij ia copėtuan procesin nė 5 herė, derisa ia morėn mandatin.

Por simboli i manipulimit tė atyre zgjedhjeve u bė zona 60. Mė 24 qershor, aty nuk u zhvilluan votimet dhe raundi i dytė aty quhej raundi i parė. Sipas teorisė sė zgjedhjeve, proporcionali nuk duhet tė llogaritej mė, por Gjykata e interpretoi se ishte i ligjshėm numėrimi i tij. Nė kėtė moment ndodhi katastrofa. PAD, PAA dhe PBDNJ nuk kishin arritur kuotėn 2,5 pėr qind dhe si tė tilla ato nuk hynin dot nė parlament. Partia Socialiste urdhėroi elektoratin e saj tė votonte pėr kėto tri parti dhe pėr deputetin e saj. Kandidati i PD, i futur nė qorrsokak nga kjo skemė elektorale, nuk arriti tė kontrollojė situatėn dhe komisioni zonal doli jashtė loje. Pėrfundimi ishte katastrofik. Nė fund tė procesit e majta mori 10 deputetė vetėm nga kjo zonė elektorale, nga 3 ēdo parti e vogėl plus kandidati i PS. Kutitė u hapėn nė KQZ, nė Tiranė dhe procesverbali i atyre kutive ėshtė shembulli i qartė se nė ē’shkallė ishte legjitimiteti i atyre zgjedhjeve. Kishte kuti, ku nuk gjendej fare asnjė votė brenda dhe quhej e vlefshme, vetėm pse kishte njė copė letėr tė gjetur brenda saj.

Kėshtu, me copėzim tė procesit, me dhunė flagrante policore, me vendime tė turpshme gjyqėsore dhe me zonėn e Dushkut e majta arriti tė sigurojė njė shumicė false nė Kuvend, njė shumicė qė realisht nuk arriti ta menaxhojė dot mė as vetė. Tė dy protagonistėt e manipulimit, Ilir Meta dhe Fatos Nano, vetėm pak javė pas zgjedhjeve u pėrfshinė nė njė betejė tė egėr mes tyre, e cila dėrrmoi pėrfundimisht pushtetin e Partisė Socialiste. Lehtėsia me tė cilėn iu njoh fitorja nė zgjedhje Ilir Metės, e inkurajoi atė tė pėrdorte tė njėjtėn skemė brenda partisė, ku brenda dy muajve arriti tė fitojė pėrmes KPD gjithė betejat kundėr Fatos Nanos. Ai arriti tė zgjidhet kryeministėr kundėr vullnetit tė tij dhe filloi gati njė fushatė spastrimi kundėr njerėzve tė tij. Nė vjeshtė, Fatos Nano iu kundėrpėrgjigj dhe pėrmes njė fushate tė ashpėr dhe brilante brenda PS arriti t’i formojė atij njė pakicė bllokuesė nė Kuvend, duke e detyruar tė japė dorėheqjen dhe tė nisė njė proces i ri brenda PS dhe Kuvendit.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ILIRI

Mesazh Mon Feb 11, 2008 1:59 pm nga ILIRI

Beteja perėndimore e opozitės dhe fundi i antiopozitarizmit

Vera e vitit 2001 mbante varur fatin historik tė sė djathtės shqiptare. Disa klishe tė injektuara pėr vite tė tėra kishin zėnė vend nė kancelaritė perėndimore dhe ēdo ankesė pėr zgjedhjet dėgjohej me bezdi. Sali Berisha dhe njė ekip i tkurrur i tij nisėn njė betejė gati donkishoteske. Rreth 500 kaseta filmike, ku kishte skena dhune policie pėr zgjedhjet dhe momente tė qarta manipulimi, iu shpėrndanė nė Strasburg eurodeputetėve. Infrastruktura pėr ta bėrė kėtė ishte njė tmerr mė vete. Me thuajse pa asnjė lek nė xhep, lideri i opozitės dhe dy tri nėpunės tė tij shėtisnin nėpėr kancelari me arka tė tėra me kaseta dhe dosje, tė cilat ishin njė ngjarje pėr doganat e aeroporteve evropiane. Nė Strasburg ato arritėn tė depėrtojnė te shumica e eurodeputetėve, nė Bruksel te shumica e drejtuesve kryesorė tė Parlamentit Evropian dhe Komisionit Evropian, ndėrsa njė tjetėr dėrgatė shkoi nė Varshavė dhe Vjenė, nė zyrat e OSBE dhe ODIHR.

Beteja filloi nė Bruksel. Sali Berisha arriti tė sigurojė njė takim me z. Pribe, nė atė kohė pėrgjegjės pėr Ballkanin nė Komisionin Evropian. Ai e kujton shpesh indiferencėn, me tė cilėn nisi ta dėgjonte ligjėratėn e Berishės. Inflacioni i ankesave pėr zgjedhje kishte bėrė punėn e vet.

- Ti duhet tė mė dėgjosh, - i tha Berisha, - por mos mė jep tė drejtė pa dalė ende raporti i ODIHR. Nėse kėto fakte nuk pėrfshihen atje, nė atė raport, atėherė ne do tė tėrhiqemi nga kjo luftė.

Pribe ishte bėrė papritur i vėmendshėm. I ishte dukur njė lloj sfide fakti qė opozita shqiptare kishte besim tek ODIHR, me tė cilin kishte pasur raporte thuajse katastrofike.

- Pse jeni tė bindur se do tė jenė kėto gjėra nė raport? - tha ai

- Se kanė ndodhur, - i tha Berisha. - Nuk besoj se ata do t’i shmangin. Ata kanė qenė vetė dėshmitarė. Dikush dhe mund t’i shmangė, por janė kaq shumė, sa mjaftojnė disa prej tyre pėr tė kuptuar se ē`zgjedhje kanė qenė.

Pribe filloi tė dėgjojė me vėmendje. Mori kasetat dhe njė album me foto horror qė ishte pėrgatitur nė anglisht. Barriera e parė u thye. Ai iu rekomandoi tė takonin sa mė shumė drejtues tė parlamentit dhe njerėz tė Komisionit. Tė nesėrmen Berisha takoi Pat Koks, nė atė kohė drejtues i grupit parlamentar tė partive tė EDU nė Parlamentin Evropian, i cili do tė bėhej kryetar i parlamentit nė janar tė vitit 2002. Kishte me tė njė n

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

shqiptari

Mesazh Wed Feb 13, 2008 7:19 pm nga shqiptari

Ne "fillimin e ri" Berisha gaboi dhe po gabon ne afrimin e njerezve te tille te njollosur per korrupsin, si Genc Rruli, apo gjeneral Arben Imamin. Me te drejte krijohen pakenaqesi ne PD, sepse kjo i ngjan politikes se re te Rames i cili kerkon ta beje politiken e re me gramoz Ruēin dhe Skende Gjinushin.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Wed Feb 13, 2008 8:49 pm nga loki

Eshte e ditur qe i duhet lene vendi brezit ri, keshtu qe duke u rikthy tek te vjetrit, sidomos tek disa si puna e Imamit, berisha n'fkt ka bo nje "fillim te ri" te nji politike te vjeter. Paralelizmi qe i bon shqiptari polities se Berishes me ate te rames eshte shum i drejte. Tamam njeri ka "fillim te ri" fytyra tvjetra, tjetri ka "politike te re" me surreten tvjeter.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi