ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kur jep Gishtin .....(mund te te marrin doren)

Shko poshtė

11022008

Mesazh 

Kur jep Gishtin .....(mund te te marrin doren) Empty Kur jep Gishtin .....(mund te te marrin doren)




KUR JEP GISHTIN... (mund te te marrin doren)

Nje vendim i fundit i kryetares se Kuvendit per t’u marre shenjat e gishterinjve deputeteve per te disiplinuar disi menyren e tyre te votimit, po ngjall dyshime tek vete perfaqesuesit e popullit te cilet druajne se keto shenja mund te keqperdoren. Deputetet do te duhet te vene se shpejti ne dispozicion te Kuvendit shenjat e tyre te gishterinjve, pasi ato do te duhen per te votuar. Por jo te gjithe jane dakord “te dorezohen” kaq lehte. Sistemi i ri elektronik i votimit pritet te jete i tille qe cdo deputet kur te votoje ne aparaturen personale, do te njihet permes shenjes se gishtit. Kjo, duket se eshte masa e menduar nga kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, per te eliminuar nje here e pergjithmone votimin e nje deputeti edhe per kolegun qe nuk ndodhet ne salle. Por, kjo ide po ngjall reagime. Deputete te ndryshem te se majtes dhe jo vetem, thone se nje gje e tille kurre nuk mund te ndodhe para se ne Kuvend te miratohet ligji per mbrojtjen e te dhenave personale pasi ne kete kundert, ekzistojne hapesira abuzimi me keto “prova te forta”, sic i quajne ata shenjat e gishterinjve. Ne seancen e fundit parlamentare, kryeparlamentarja Topalli, duke iu drejtuar deputeteve tha se me menyren e re te votimit nuk do te kete me mundesi qe deputetet te votojne per koleget e tyre, pasi seancen e ardheshme do te votohet me nje sistem te ri dhe per te do te merren shenjat e gishterinjeve te deputeteve. Nenkryetari i grupit parlamentar te Partise Socialiste, Erjon Brace thekson se nje mase e tille edhe mund te pranohet, pasi abuzimi gjate votimit ekziston. Por, ai kategorikisht nuk pranon qe nje gje e tille te ndodhe para se Kuvendi te kete miratuar ligjin per mbrojtjen e te dhenave personale. “Gjithe sistemi duhet te instalohet dhe procesi i marrjes se shenjave te gishtave, duhet bere paralelisht me me kalimin e ligjit ne Parlament per administrimin e te dhenave, si do te administrohen te dhenat. Jo vetem per kete rast, por edhe per rastin e kartave te identitetit, te pasaportave biometrike, ku te dhenat personale te individit do te jene shume me teper”, tha dje zyrtari socialist. Deputete te tjere thane larg diktofonave se ata dyshojne qe shenjat e tyre te gishterinjve mund te abuzohen qellimisht dhe te perdoren per t’u bere atyre shantazh, sidomos ne kushtet kur prokuroria eshte teresisht ne duart e mazhorances. Ata e quajten kete akt nje shkelje te te drejtave te njeriut e cila i prezumon deputetet fajtore per manipulime votimesh. Erion Brace tha se kryeparlamentarja Topalli duhet te nxitoje per te instaluar ne Parlament aparaturen, por gjithashtu duhet te nxitoje te miratoje edhe ligjin per mbrojtjen e te dhenave. “Nuk mund ta le gjurmen e gishtit ne dore te Jozefines”, thote ai. Keshtu mendojne edhe deputete te tjere te opozites. Por, ndryshe flet per kete ceshtje homologu i Braces, nenkryetari i grupit parlamentar demokrat, Ilir Bano. Sipas tij, marrja e shenjave te gishterinjve per procesin e votimit ne Parlament nuk perben asgje te keqe dhe te rrezikshme. “Me te vertete nuk ka asnje lloj shqetesimi, perkundrazi ka qene kerkese e kahershme te shmangen rastet kur nje deputet voton per nje deputet tjeter, nga te gjithe krahet e politikes”, tha Bano. Ai shprehet se garantimi i fshehtsise se votes, satesise se saj ka qene kerkese e te gjitheve. Duke e vleresuar pozitive kete menyre te identifikimit te deputetit votues, sipas tij, nje mase e tille perben realizim te asaj qe eshte kerkuar nga te gjithe. Rregullisht, deputetet shqiptare, demokrate, socialiste, LSI-ste apo republikane qofshin, kane votuar per koleget e tyre, edhe kur ata nuk ndodheshin ne salle, gje e cila nuk eshte e lejueshme. Per te menjanuar nje fenomen te tille, te cilin e pranojne te gjithe, ne sallen e seancave plenare do te vendoset nje sistem i ri elektronik i sofistikuar e bashkekohor. Permes ketij sistemi mendohet se do te perfondojne abuzimet e deritanishme. Mesohet se i gjithe sistemi ka kushtuar gjithsej 290 mije euro.

E.Gjencaj
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 35511
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi