ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

INSTAT: 2008, rritja ekonomike 8%

Shko poshtė

17042009

Mesazh 

INSTAT: 2008, rritja ekonomike 8% Empty INSTAT: 2008, rritja ekonomike 8%




Rritja vjetore 2008 bazuar ne te dhenat tremujore eshte 8.0 % krahasuar me vitin 2007. Lajmin e njoftuan per median dje, burimet zyrtare te INSTAT gjate prezantimit te matjeve per rritjen ekonomike ne tremujorin e katert te vitit. Rritja ekonomike me baze tremujore, qe ka krijuar mjaft debat ne qarqet e politikes dhe eksperteve, ka rezultuar pozitive edhe per tremujorin e fundit te vitit 2008. Sipas te dhenave te INSTAT te publikuara dje, rritja ekonomike per tetor-dhjetor 2008 rezultoi 8.6 per qind me e larte se ne te njejten periudhe te nje viti me pare dhe 2.5% per qind me e larte se e tremujorit paraardhes. Ne tremujorin e fundit te vitit qe shkoi INSTAT ka konstatuar nje renie te sektorit te industrise i cili eshte kompensuar me rritje ne deget e tjera te ekonomise, kryesisht post-telekomunikacioni, ndertimi dhe sherbimet te cilat japin nje rezultante pozitive. Keshtu krahasuar me nje tremujor me pare industria ka pesuar 2.2 % renie, por rritje te konsiderueshme jane shenuar ne degen e post-telekomunikacioni me 9.5 %, sherbimet (ndaj popullates dhe ndermarrjeve) me 4.5% dhe ndertimi me 3.3 %. Nderkohe qe, krahasuar me tremujorin paraardhes rritje eshte shenuar edhe ne deget e tjera te ekonomise si bujqesia, gjuetia dhe pyjet me 1.7%, tregtia me 1.2 % dhe transporti 1.7%. Rritja ekonomike e tremujorit te katert (2008) krahasuar me te njejtin tremujor per vitin 2007 eshte me 8.6 %, ku perseri efektin me te madh e kane deget e post-telekomunikacionit 39.1%, sherbimet 14.0% dhe ndertimi me 9.3%. Pas publikimi te PBB-se tremujore risia qendron ne afrimin ne kohe te shifres me 9 muaj, nga dhjetori ne perfundim te tre mujorit te pare, me burim te dhenash tremujore, qe rrjedh nga metoda e re e perllogaritjes se PBB-se e lancuar ne dhjetor te vitit te kaluar, e cila do te perdoret edhe vitet ne vijim.
Koha Jone
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 35516
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

INSTAT: 2008, rritja ekonomike 8% :: Komentet

lidabica

Mesazh Tue Apr 21, 2009 11:03 am nga lidabica

Po nuk e di a e kane mare kete njoftimin ,per rritje ekonomike,keta KASANDRAT E PS-se???

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi