ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FMN: "Rritja ekonomike, Shqiperia kryeson Evropen"

Shko poshtė

12052009

Mesazh 

FMN: "Rritja ekonomike, Shqiperia kryeson Evropen" Empty FMN: "Rritja ekonomike, Shqiperia kryeson Evropen"




Blerina Hoxha
FMN: "Rritja ekonomike, Shqiperia kryeson Evropen" 20090511181456_artikullPavaresisht nje krize te pergjithshme globale ekonomike, vetem Shqiperia dhe Qiproja kane rezultuar me nje rritje pozitive ekonomike ne tre muajt e pare te vitit. Lajmi behet i ditur ne raportin me te fundit te Fondit Monetar Nderkombetar per ecurine e ekonomise globale per kete vit. Shqiperia ne muajt e pare te ketij viti, ka rezultuar me rritje 0.4% dhe Qipro me 0.3%, duke rezultuar te vetmet vende me rritje pozitive, nga e gjithe Evropa e zhvilluar dhe vendet ne zhvillim te kontinentit te vjeter. Ndersa krahasuar me Qipron, Shqiperia eshte vendi i vetem me rritjen me te madhe ne Evrope. Raporti, i cili ben edhe parashikime te hollesishme per zhvillimet e ardhshme te ekonomise evropiane, ka ne perberje te tij edhe korrigjime te shifrave te meparshme. Keshtu ndryshe nga shifrat qe kane qene deklaruar ne qendrimet e meparshme te Fondit, ne studimin e fundit rritja ekonomike per vitin 2007 eshte konkluduar 6.3%, ndersa per vitin 2008 rritja ekonomike sipas Fondit eshte 6.8%. Ne raport parashikohet qe ekonomia shqiptare, te kete perkeqesim te deficitit fiskal dhe renie te shkembimeve tregtare. Megjithate edhe pse ne shifra modeste, rritja ekonomike parashikohet te mbetet pozitive. Pak dite me pare Instituti i Statistikes(INSTAT), ne publikimin e treguesve tremujore te rritjes ekonomike vleresoi se per 2008, ekonomia e vendit kishte pesuar rritje ne masen 8 %. Ndersa misioni i FMN-se, gjate vizites se fundit ne vendin tone gjate ketij muaji vleresoi se vendi yne do te kete nje rritje ekonomike midis 0 dhe 1 per qind. Sipas parashikimeve te Fondit, ne Shqiperi situata paraqitet me optimiste sesa ne vendet e tjera te rajonit, per te cilat Fondi ka parashikuar renie kete vit. Por ministri Bode, i ka cilesuar parashikimet me shume si paragjykime, qe mund te behen ne qofte se nisemi thjesht nga hamendje se c'do te ndodhe me krizen ekonomike. E verteta eshte se deri me sot, asnje institucion nderkombetar apo vend i vecante, nuk ka mundur te parashikoje as dimensionet dhe as etapat e kesaj krize, afatet e veprimit apo goditjes se krizes. Nga ana tjeter ende nuk ka ndonje program apo parashikim te qarte qe te mund te thuhet se, goditjet nga kriza ne kete kohe apo me vone kane perfunduar, pasi shpesh here dimensionet e veprimeve te kesaj krize jane te paparashikuara. Ne kendveshtrimin e ketyre zhvillimeve, Shqiperia rezulton me rritje pozitive ekonomike mbi mesataren rajonale, te konstatuar tashme edhe ne raporte e nderkombetareve.

Rritja ekonomike, ndermjet paqartesise se shifrave

Rritja ekonomike e vendit eshte shnderruar se fundmi, ne amulli shifrash nga institucionet nderkombetare dhe ato vendase. Sipas zhvillimeve deri ne fund te tremujorit te pare, mund te kemi nje rritje ekonomike qe mund te shkoje 4 - 5 % ne vitin 2009, sipas Ministrise se Financave. Por nese do te kemi denatyrime te metejshme ne tregun nderkombetar dhe presione te tjera, qe mund te vijne nga tregu financiar nderkombetar, kjo eshte nje ceshtje qe duhet rivleresuar, ka pohuar ministri Bode pak dite me pare. Pak dite me pare Instituti i Statistikes, INSTAT, ne publikimin e treguesve tremujore te rritjes ekonomike vleresoi se per 2008, ekonomia e vendit kishte pesuar rritje ne masen 8 %. Ndersa misioni i FMN gjate vizites se fundit ne vendin tone, gjate ketij muaji vleresoi se vendi yne do te kete nje rritje ekonomike midis 0 dhe 1 per qind. Sipas parashikimeve te Fondit, ne Shqiperi situata paraqitet me optimiste sesa ne vendet e tjera te rajonit, per te cilat, Fondi ka parashikuar renie kete vit.
Koha Jone
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 35516
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi