ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KUR NE KONFERENCEN KUNDER RACIZMIT, FLASIN RACISTET

Shko poshtė

21042009

Mesazh 

KUR NE KONFERENCEN KUNDER RACIZMIT, FLASIN RACISTET Empty KUR NE KONFERENCEN KUNDER RACIZMIT, FLASIN RACISTET





Ajo qe eshte e ēuditshme dhe paradoksale, eshte se ne Konferencen e Kombeve te Bashkuara kunder racizmit, ka te drejten e fjales edhe nje racist si presidenti i Iranit.
Dhjetėra delegatė gjate konferencės tė Kombeve tė Bashkuara mbi racizmin dolėn nga salla gjatė njė fjalimi tė Presidentit iranian Mahmud Ahmadinexhad.
Delegatėt evropianė e braktisėn punimet e konferencės nė shenjė proteste ndaj kritikave tė zotit Ahmadinexhad ndaj ekzistencės sė Izraelit dhe zhvendosjes sė palestinezėve.
Disa nga delegatėt qė qėndruan nė sallėn e konferencės nė Gjenevė, e pėrcollėn presidentin iranian me thirrje dhe ngacmime, tė cilave ai iu pėrgjigj me buzėqeshje dhe e vazhdoi deri nė fund fjalimin. Nė sallė pati duartrokitje nga disa prej pjesėmarrėsve pėr komentet e tij.
Shtetet e Bashkuara dhe disa vende aleate tė tyre e bojkotuan konferencėn. Ata thanė se shqetėsohen se konferenca mund tė shndėrrohej nė forum anti-semitizmi dhe se thirrjet pėr tė mbrojtur lirinė e besimit mund tė eklipsonin tė drejtėn e lirisė sė fjalės. Mė hertė para filimit tė takimit, Izraeli rithirri ambasadorin nga vendi organizues, Zvicra. Vendet qe nuk moren pjese ne konference jane, Kanada, SHBA, Italia, Gjermania, Hollanda, Suedia, Austria.

"Ėshtė turp" - Izraeli reagon ndaj fjalimit tė Ahmadinexhadit
Nuk zgjati shumė kohė qė skandali i pritur tė ndodhte. Nė Konferecėn kundėr racizmit, Presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad sulmoi me fjalė tė ashpra Izraelin. Reaksionet nga Izraeli ishin tė menjėhershme.

Reagimet e qeverisė izraelite ndaj fjalimit tė Presidentit tė Iranit nė konferencėn e Kombeve tė Bashkuara kundėr racizmit nė Gjenevė, ishin tė njėzėshme: Mahmud Ahmadinexhati ėshtė mohues i Holokaustit dhe dėshiron tė kryejė edhe njė masakėr tjetėr kundėr hebrenjėve, tha kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu, tė hėnėn mbrėma (20.04.) nė ceremoninė qendrore pėrkujtimore tė zhvilluar nė Jeruzalem, pėr Ditėn e Holokaustit. "Ne nuk do tė lejojmė mohuesit e Holokaustit tė kryejnė edhe njė Holokaust tjetėr kundėr popullit hebre," theksoi Netanjahu, duke iu referuar programit bėrthamor iranian dhe deklaratave tė fundit tė Presidentit iranian, Mahmud Ahmadinexhat.
Ky ėshtė obligimi mė i lartė i shtetit tė Izraelit dhe obligimi im si kryeministėr i vendit, vazhdoi Netanjahu. Kryeministri izraelit falendėroi tė gjitha vendet, qė i qėndruan larg konferencės sė Gjenevės, si dhe atyre qė u larguan nė salla, siē u shpreh Netanjahu, gjatė 'fjalimit tė mbushur me urrejtje' tė Ahmadinexhatit. Ndėrkaq, pėr shkak tė sulmeve verbale ndaj Izraelit, presidenti i Izraelit Shimon Peres, nė fjalimin e tij tė mbajtur nė Pėrkujtimoren e Holokaustit Jad Vashem, e krahasoi Ahmadinexhatin me Hitlerin dhe Stalinin.
"E kam tė vėshtirė ta kuptoj, pse diktatorėt mė tė mėdhenj urrjetjen dhe dhunėn e tyre e pėrqėndrojnė kundėr hebrenjėve," tha Shimon Peres. Nazizmi ėshtė mposhtur, por anti-semitizmi ekziston ende. "Konferenca, e cila hapi punimet nė Gjenevė ėshtė njėsoj si njohje e racizmit. Oratori kryesor i kėsaj konference, Ahmadinexhad bėn thirrje pėr zhdukjen e Izraelit dhe mohon Shoan.
Ky ėshtė turp". Shimon Peres, e pat theksuar njė ditė mė parė se ėshtė e dhimbshme, qė ceremonia nė Pėrkujtimoren e Holakustit zhvillohet nė tė njėjtėn kohė me paraqitjen e Ahmadinexhadit nė konferencėn e Kombeve tė Bashkuara kundėr racizmit nė Gjenevė. Duhet tė ketė kufij edhe pėr njė vend neutral siē ėshtė Zvicra, tha Peres. Nė pėrgjithėsi, udhėheqja politike e Izraelit sheh tani se kishte tė drejtė, qė refuzoi me kohė konferencėn e Gjenevės.
Njė presidenti qė mohon Holokaustin, siē ėshtė presidenti i Iranit nuk duhet t'i jipet legjitimitet dhe ēdo lloj takimi me Ahmadinexhatin ėshtė nė parim i papranueshme, theksoi liderja e opozitės, ish-ministrja e jashtme e Izraelit, Tzipi Livni. Nė Ditėn e Holokaustit sot (21.04.) nė Izrael si ēdo vit tjetėr pėrkujtohen gjashtė milionė viktimat e kohės sė nacionalsocializmit.
gerrard
gerrard

Numri i postimeve : 280
Reputation : 5
Points : 28265
Registration date : 02/02/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

KUR NE KONFERENCEN KUNDER RACIZMIT, FLASIN RACISTET :: Komentet

bulqizaku

Mesazh Tue Apr 21, 2009 8:13 pm nga bulqizaku

hahahahhaaaaaa

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

interesanti

Mesazh Tue Apr 21, 2009 8:45 pm nga interesanti

edhe me interesant

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi