ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gruri shitet 726 dollare per ton

Shko poshtė

14022008

Mesazh 

Gruri shitet 726 dollare per ton Empty Gruri shitet 726 dollare per ton




Gruri shitet 726 dollare per ton

Dorina Azo

Rritja e pandalshme e cmimit te bukes duket se ka kaluar te gjithe limitet. Kjo situate ka angazhuar seriozisht strukturat shteterore per kontrollin e tregut. E kesaj radhe nuk behet fjale per kontroll te shitjes ne furrat e bukes, por per kontrollin e transaksioneve te grosisteve. Burime prane Ministrise se Bujqesise thane per gazeten "Korrieri", se tashme, prej disa ditesh autoritet qeveritare kane nisur kontrollin mbi faturat doganore te blerjes se grurit nga grosistet. Behet fjale per kontrolle qe po ushtrohen mbi Autoritetin e Konkurrences, Tatim-Taksat dhe Doganat. Nga kontrollet e para te kryera mbi dokumentacionin e blerjes se grurit nga grosistet, eshte konstatuar se 1 ton grure, duke perfshire edhe pagimin e TVSH-se, ka kushtuar 44 mije leke te reja. Kjo kosto llogaritet sipas cmimit te grurit qe shitet ne bursa. Por nga kontrollet e ushtruara ka rezultuar se nga grosistet e miellit, gruri eshte shitur me 550 mije leke per ton, ku pjesa tjeter e shitjes ka qene abuzive. Rast me ekstrem eshte kapur gjate dites se djeshme, ku nje ton grure eshte shitur 610 mije leke te reja, apo 726 dollare per ton. Nderkohe qe sipas Ministrise se Bujqesise, gruri ne Argjentine eshte shitur 220 dollare per ton. Edhe pse autoritet e kontrollit jane hasur me keto abuzime, ende nuk ka ndonje penalizim. Por tashme, mendohet se kjo situate te zgjidhet nepermjet transaksioneve per shitblerjen e grurit apo dhe miellit te kryhen permes sistemit bankar. Projekti pritet te nise diskutimin me autoritet bankare ne vend. Pra, sipas Ministrise se Bujqesise, mendohet se nepermjet kesaj mase mund te kontrollohen cmimet, me te cilat grosistet bejne blerjet ne tregjet nderkombetare. Por pavaresisht spekulimeve ne tregun e brendshem, cmimi i nje toni grure eshte rritur me shume se 100 per qind. Por, nga ana tjeter, situata nuk paraqitet optimiste as kete vit. Cmimet e se ardhmes lajmerojne se gruri qe do te prodhohet kete vere, do te shitet me shume se 900 dollare per ton. Po ashtu, sot do te kaloje ne mbledhjen e qeverise projektligji per rimbursimin e akcizes per 15000 tone mazut dhe solar ne vit per prodhimin e bukes, cka do te thote nje lehtesim rreth 5 leke per 1 kilogram buke, shpjegojne ekspertet. Nga ana e Ministrise se Bujqesise eshte miratuar projektvendimin e ri per rimbursimin e akcizes se lendeve djegese te konsumuara nga industrite e prodhimit te brumerave, qumeshtit, serat me ngrohje etj. Sakaq, Ministria e Financave, ne mbeshtetje te frenimit te rritjes se cmimit te bukes, per momentin ka pranuar rimbursimin e akcizes, por jo perjashtimin nga TVSH-ja te tregtise ne fjale. Burimet nga Ministria e Financave bejne me dije se Fondi Monetar Nderkombetar nuk lejon politika favorizuese me TVSH, pasi nje gje e tille eshte aplikuar ne vitin 1998 ndaj tregtareve te gazit per ngrohje, por cmimi ne treg nuk u ul. Mbajtja e TVSH-se konstante deri ne vitin 2012 mbeshtetet jo vetem ne ndikimet negative qe mund te kete ne te ardhurat e buxhetit te shtetit. Gjithashtu, eshte vertetuar qe sjellja e cmimeve ne drejtim te uljes se tyre shfaqet inelastike, pra ka shume pak gjasa qe ulja e TVSH-se do te rezultoje me ulje te cmimeve, sqaron Ministria e Financave. Nga ana tjeter, prodhuesit e bukes pohojne se po spekulohet ne tregje nga pikat e pakices.

Grosistet, 130 dollare perfitime

Nga kontrollet e para te kryera mbi dokumentacionin e blerjes se grurit mbi grosistet, eshte konstatuar se 1 ton grure, duke perfshire edhe pagimin e TVSH-se, ka kushtuar 44 mije leke te reja, vlere kjo e llogaritur sipas cmimit te burses. Por nga kontrollet e ushtruara ka rezultuar se nga grosistet e miellit, gruri eshte shitur me 550 mije leke te vjetra per ton. Rast me ekstrem eshte kapur gjate dites se djeshme, ku nje ton grure eshte shitur 610 mije leke te vjetra, apo 726 dollare per ton.
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 35516
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Gruri shitet 726 dollare per ton :: Komentet

leo110

Mesazh Thu May 01, 2008 2:59 pm nga leo110

Ne njifare menyre, mire bohet per bujqit shqiptare, t'i zgjojne se kane ngele tokat vjerre, si pa zot.

Kriza e lendeve ushqimore eshte globale, edhe pse pervec kerkeses ne ritje kundrejt ofertes,ka nji spekulim te frikshem financiar ne tregje nderkombtare.

Keto jane faza ekonomike qe dikush(shumica) ngordh nga uria, dikush(pakica) ngjitet lart fare.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi