Shitet ARMO, amerikanet 125 milione euro
Faqja 1 e 1
22052008
Shitet ARMO, amerikanet 125 milione euro
Shitet ARMO, amerikanet 125 milione euro
E Enjte, 22 Maj 2008
Kompania e vetme e prodhimit dhe e perpunimit te naftes ne Shqiperi duket se do te kaloje ne duart e investitoreve amerikane. Pavaresisht deklarimeve per interesim te madh si nga kompanite me origjine lindore, ashtu edhe ato perendimore, dje gjate hapjes se ofertave per privatizimin e gjigantit te naftes, shifrat tregojne se amerikanet jane me te favorizuarit.
Kater kompani paraqiten dje ofertat e tyre per blerjen e 85 per qind te aksioneve te ARMO-s. Nga rreth 25 kompani qe shprehen interes dhe terhoqen dokumentacionin per te marre pjese ne kete tender, vetem kater prej tyre paraqiten oferta konkrete. Konsorciumi amerikan "Rafineri Asociated Anica Texas", nje nga 4 kompanite pjesemarrese, ofroi per blerjen e 85 per qind te aksioneve te ARMO-s, oferten prej 125 milione euro, si dhe 240,5 milione euro per programin e investimeve ne 4 vitet e ardhshme ne ARMO. Ndersa kompania e dyte, "Petrofac Energy Development Corp" dha per blerjen e 85 per qind te aksioneve vleren prej 30 milione euro, ndersa per programin e investimeve, vleren 66 milione euro. Grupi "Penta Investment Group", kompania e trete pjesemarrese ofroi shumen prej 10 milione euro per blerjen e 85 per qind te aksioneve te ARMO-s, si dhe 198,4 milione euro per programin e investimeve. Ndersa kompania e katert, grupi "Vitol Us Balkan Funds Euroil" ofroi per te blere 85% te aksioneve te ARMO-s 100 milione euro. Pikerisht duke pare ofertat e kompanive, duket se Konsorciumi amerikan "Rafineri Asociated Anica Texas", eshte edhe ne vendin e pare per t'u bere pronari i ri kompanise ARMO. Mesohet se kjo kompani operon ne shume vende te botes, nderkohe qe eshte edhe furnizuesja kryesore e ushtrise amerikane, madje edhe e avionit presidencial te SHBA-se, "Air Force One". Sipas te dhenave te Ministrise se Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, ofertat e paraqitura nga 4 kompanite, kane tejkaluar mbi 2 here edhe vleren me optimale te dhene nga kompania amerikane e konsulences se privatizimit te ARMO-s, "Pattom Boggs".
Procesi
Tashme, pas hapjes se ofertave, Komisioni i Vleresimit te tyre pritet qe brenda javes te jape edhe rezultatin konkret per kompanine qe do te jete pronarja e 85 per qind te aksioneve te kompanise ARMO. Ky komision eshte i perbere nga 11 anetare dhe u kryesua nga zv/ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, Nertian Alibali, dhe ka ne perberje te tij dy zv/ministra nga Ministrite e Financave dhe te Drejtesise, si dhe 2 anetare te kompanise konsulente te privatizimit te ARMO-s, "Pattom Boggs". Perpara se te niste procesi i hapjes se ofertave, Alibali, sqaroi menyren e vleresimit, duke theksuar se "ne vleresimin e ofertave, sipas ligjit, oferta financiare per te blere 85 per qind te aksioneve ze 75 per qind te pikeve, ndersa 25 per qind e ze vleresimi teknik, i cili do te behet ne ditet ne vijim". Alibali theksoi se klasifikimi i ofertes se bashku me vleresimin teknik do te jene dhe klasifikimi i pergjithshem per fituesin e blerjes se 85 per qind te aksioneve te ARMO-s. Tashme do te pritet deri ne fund te javes se ardhshme qe ky komision te jape edhe vleresimin perfundimtar per kompanine fituese.
Grupi, Cayman Resorses, nuk pranohet ne tender
Vetem pak minuta pasi zevendesministri Neritan Alibali njoftoi mbylljen e procesit te pranimit te ofertave, nje tjeter kompani amerikane kerkonte te dorezonte oferten e saj. Por, per fat te keq, kjo kompani nuk ishte regjistruar dhe per kete arsye komisioni i vleresimit te ofertave vendosi qe te mos merrte pjese ne tender. Kompania qe nuk u regjistrua ne kohen e duhur ishte konsorciumi Cayman Resorses Limited, amerikano-suedez. Ky vendim nuk u prit mire nga drejtuesit e kompanise amerikane, te cilet refuzonin te braktisnin sallen. Por pas disa minutash situata u vu nen kontroll. Drejtuesit e kompanise kane pritur pas dyerve, derisa ka perfunduar procesi i hapjes se ofertave. Drejtoresha e nje prej firmave te konsorciumit, Sazani Holding L.t.d., Rebeka Gaskin, tha se "perfaqesuesit e saj nuk ishin sqaruar per procedurat e regjistrimit". Sipas saj, nese ftesa dhe gjithe dokumentacioni ishte ne gjuhen angleze, e gjitha procedura u be ne gjuhen shqipe. Per kete arsye, perfaqesuesit e firmes gjykojne se nuk kane qene te informuar dhe ky lloj diskriminimi eshte cilesuar prej tyre i padrejte. Kompania do ta ndjeke ceshtjen ne rruge ligjore dhe do te ankohet, sipas ligjit, prane komisionit te vleresimit.
Kompanite pjesemarrese:
"Rafineri Asociated Anica Texas",
125 milione euro per privatizimin e 85 per qind te aksioneve
240,5 milione euro per programin e investimeve ne 4 vitet e ardhshme
"Petrofac Energy Development Corp"
30 milione euro per privatizimin e 85 per qind te aksioneve
66 milione euro per programin e investimeve ne 4 vitet e ardhshme
"Penta Investment Group"
100 milione euro per privatizimin e 85 per qind te aksioneve
198,4 milione euro per programin e investimeve ne 4 vitet e ardhshme
"Vitol Us Balkan Funds Euroil"
100 milione euro per privatizimin e 85 per qind te aksioneve
LSI: Jo privatizimit te ARMO
Levizja Socialiste per Integrim deklaroi dje se privatizimi i ARMO-s po behet pas nje strategjie te ndjekur per shkaterrimin gradual te kesaj kompanie. Nenkryetari i kesaj partie, njekohesisht deputet i LSI-se, Dritan Prifti, ndalur ne kete ceshtje vuri ne dukje se "shkaterrimi si proces vazhdon deri ditet e sotme, kur drejtues te larte te shtetit vjedhin pasurine publike ne mes te dites dhe ne mes te nates, vetem per ta shkaterruar kete kompani dhe pastaj per ta shitur ate si kompani te pashprese dhe pavlere". Por edhe pse me tone akuzuese, LSI i beri thirrje qeverise te pezulloje privatizimin e kesaj kompanie. Per kete arsye, Prifti vleresoi se "kjo kompani nuk duhet te privatizohet per momentin. Tregu nderkombetar i naftes ka favorizuar ndjeshem poziten ne treg te kesaj kompanie dhe fitimet jane kolosale. Pse duhet te shesim nje kompani, qe dhe pas vjedhjeve dhe abuzimeve, perseri ka shume fitim? I kerkojme qeverise te pezulloj kete privatizim, dhe Prokurores se Pergjithshme te filloj hetimet per kete skandal me deme te medha ndaj ekonomise tone". Sipas tij, ne fazen e pare do dalin nga puna 1600 punonjes dhe pas 1 viti privatizim, sipas marreveshjes qe mbahet e fshehte, do dalin dhe 2500 te tjere.
Drini- Numri i postimeve : 457
Reputation : 3
Points : 31041
Registration date : 08/12/2007
Character sheet
xxxxx:
Similar topics
» Nderkombetaret vjedhin 400 milione euro
» Vetevrasje korruptive. Dritan Prifti i beson fshirjes, por amerikanet i zbulojne videon ku merr 70 000 euro
» Vetevrasje korruptive. Dritan Prifti i beson fshirjes, por amerikanet i zbulojne videon ku merr 70 000 euro
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi