"Mbeshtesim liberalizimin e vizave"
Faqja 1 e 1
08052009
"Mbeshtesim liberalizimin e vizave"
Shkoder- Ambasadori italian ne Tirane, Saba D'Elia, ka dhene nje garanci me shume per Shqiperine ne rrugen e saj evropiane dhe te liberalizimit te vizave. Gjate nje vizite qe po zhvillon ne Qarkun e Shkodres, me qellim inaugurimin e disa investimeve te qeverise italiane ne veri te vendit, numri nje i diplomacise se shtetit fqinj, vleresoi progresin qe ka bere vendi per te permbushur objektivat. Ndersa ka deklaruar se Italia nuk ka interes ne drejtim te nje centrali berthamor ne kete zone, D'Elia tha se ata do te vazhdojne investimet ne infrastrukture dhe energjetike. Kryediplomati garantoi se Italia dhe ministri i saj i Jashtem, Franko Fratini, jane avokatet me te mire te Shqiperise ne kete proces.
"Jemi nder mbeshtetesit me te bindur te mundesive qe ka Shqiperia, per te qene pjese e Bashkimit Evropian, si mund te them, avokatet me te mire te saj. Flitet prej kohesh per prespektiven e liberalizimit te vizave. Ajo qe mund te riperseris jane fjalet e ministrit te Jashtem Fratini, i cili ne nje vizite pak muaj me pare ne Shqiperi, eshte shprehur qarte per heqje te regjimit te vizave", deklaroi ambasadori. Me tej D'Elia pohoi garancine qe kaj se Shqiperia do te beje zgjedhje te mira, ashtu sikurse partneret evropiane. "Zhvillimi i ketyre zgjedhjeve dhe fakti qe ato ashtu si ne te gjithe shpresojme dhe jemi te bindur se do te jene korrekte dhe transparente, eshte nje element qe do te ndikoje pozitivisht ne permbushjen e objektivit qe ka Shqiperia per t'u bere sa me shpejt pjese e familjes evropiane", tha ai.
Me tej ambasadori italian foli per investimet ne kete rajon dhe konfirmoi se rruga Shkoder-Hani i Hotit, me vlere 30 milione euro dhe zona industriale ne Koplik jane dy prej projekteve qe do te marrin udhe brenda ketij viti. D'Elia ka marre pjese edhe ne nje sere inaugurimesh, te investimeve te vendit te tij. Ndalesa e radhes dje ka qene ne fshatin Bardhaj-Bleran, ku eshte ngritur nje qender e formimit profesional, nje investim me vlere 896 mije euro dhe iu jep mundesi banoreve te kesaj zone, e cila vitet e fundit ka shtim te ndjeshem te popullsise. Ne fjalen e tij ambasadori italian ka theksuar ndihmen dhe kontributin e qeverise dhe popullit italian, per Shqiperine dhe vecanerisht Veriun e ketij vendi.
Vizita ne Veri
Takime me biznesmene dhe banore
Ne kete qender profesionale jane hapur kurse per profesione si mekanik, ndertues, elektricist, perpunim druri, parukeri, kultivim lulesh, kompjuter, mesim gjuhesh te huaja, etj. Fillimet e saj jane ne vitin 2004, ndersa me financimin italian eshte bere i mundur shtimi i ambienteve dhe kthimi ne nje qender te mirefillte profesionale. Ambasadori italian Saba D'Elia, ka nisur viziten nje javore ne Veri te vendit, ku fillimisht ka qene ne rrethin e Lezhes, per te vazhduar pasdite dhe me tej, me vizita ne Shkoder. Ketu ka pare disa shkolla ku mesohet gjuha italiane, ndermarrje qe punojne me biznese italiane, takim me biznesmenet shkodrane, ndersa do te kete dhe vizita ne komunat Shkrel e Kelemend, ne bashkine e Vaut te Dejes, ne luginen e Valbones ne Tropoje dhe ne Rreshen. Eshte hera e pare qe nje ambasador italian, zhvillon nje vizite nje javore ne nje zone si Veriu i vendit.
R.Ll.
Koha Jone

Similar topics
» Luksemburgu: OK me liberalizimin e vizave
» Kukan: Shqiperia, eshte gati per liberalizimin e vizave
» Ne diten e Evropes, Shqiperia thirrje per liberalizimin e vizave

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi