ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qeveria, kunder Glover kryevezhguese

Shko poshtė

12052009

Mesazh 

Qeveria, kunder Glover kryevezhguese Empty Qeveria, kunder Glover kryevezhguese




Qeveria, kunder Glover kryevezhguese 20090511181120_artikullTirana zyrtare, kunder emerimit te ambasadores Glover ne krye te ODIHR-it. Misioni i vezhguesve nderkombetar te ODIHR-it per zgjedhjet e 28 qershorit, eshte vene ne veshtiresi. Kurikulumi i drejtueses se ketij misioni, ambasadores britanike Audry Glover, ndonese i mbushur me nje pervoje te pasur shumevjecare ne vezhgimin e zgjedhjeve, se fundmi edhe ato te zhvilluara vitin e kaluar ne Shtetet e Bashkuara, ku ajo ishte ne krye te misionit te ODIHR, ka krijuar probleme te autoritetet shqiptare, per funksionet qe ajo ka mbajtur ketu e 15 vjet me pare, kur ajo nga 1994 deri ne 1997 ishte drejtoreshe e ODIHR-it. Zgjedhjet problematike te majit 1996, krijuan nje klime te veshtire me vezhguesit e ODIHR-it ne ate kohe dhe raporti vleresues i kesaj organizate, u cilesua nga e djathta ne pushtet si jo realist. Pikerisht perplasja e atyre viteve ka bere qe po kjo e djathte, e cila eshte serish sot ne pushtet, ta kundershtoje emerimin e ambasadores Glover. Madje sipas eksponenteve te shumices, raporti i atehershem i ODIHR-it u kritikua edhe nga faktore te tjere nderkombetare dhe jo vetem nga qeveria shqiptare. Situata duket se ka hyre ne nje ngerc. Ne levizje jane vene dhe perfaqesues te diplomacise Perendimore ketu ne Tirane. Ne zyrat e OSBE-se, situaten po e ndjekin me nje fare shqetesimi. Autoritetet shqiptare shpresojne ne nje zgjidhje konsensuale, qe mesa duket te permbaje nje terheqje pa zhurme te ambasadores Glover. Ne situaten e krijuar eshte perfshire edhe kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Arben Ristani i cili eshte perpjekur te negocioje personalisht. Ne nje komunikim telefonik me "Zerin e Amerikes" ai shpjegoi se qeveria e kundershton shefen e misionit te ODIHR-it per problemet e lindura ne 1996. Ristani shtoi se interesi eshte qe palet ne procesin zgjedhor, te kene besim te procesi dhe kur njera pale nuk ka besim te arbitri, ky besim mund te cenohet. E pyetur nga "Zeri i Amerikes" pak dite me pare nese ishte e shqetesuar per kundershtimet e autoriteteve shqiptare ndaj pozicionit te saj, ambasadorja Glover tha se ajo do te bente punen e saj sic duhet, duke shtuar se 1996 eshte nje histori qe i perket se kaluar dhe se ne keto 13 vite, Shqiperia ka ndryshuar shume. Duket se jo me kot, ne konferencen per shtyp te se premtes, ne deklaraten e saj kishte nje fraze jo te zakonte ne raste te tilla: "Kam deshire te theksoj se nuk kemi mberritur ketu me ndonje paragjykim apo ndonje axhende te fshehur. Si gjithnje, do te leme qe faktet te flasin vete". Nje fraze qe i ngjan me teper nje mesazhi garancie se ngjarjet e 13 viteve te shkuara, nuk kane vend ne mision e saj aktual. Por kur po mbushet java qe ndodhet ne Tirane, ambasadorja Glover nuk ka zhvilluar takimet prezantuese as me ministrin e Jashtem dhe as me kryeministrin, sic ndodh rendom duke qene se eshte qeveria, ajo qe i fton vezhguesit. Situata shihet si jo e thjeshte ne OSBE, pasi nje terheqje e mundshme e ambasadores, do te krijonte nje precedent problematik per kete organizate, per misionet e ardhshme te vezhgimit te ODIHR-it, vecanerisht ne vendet qe ende kane problem me zgjedhjet e lira e te ndershme. Nderkohe qe burimet saktesojne, se ne kundershtim me praktiken ligjore te ndjekur deri me tani, duhej te ishin bere te njohur per qeverine shqiptare me pare se te beheshin publike, emrat e anetareve te misionit te vezhguesve.
Koha Jone
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34571
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Qeveria, kunder Glover kryevezhguese :: Komentet

emigranti

Mesazh Tue May 12, 2009 10:07 am nga emigranti

Qeveria ka te drejte qe e kundershton emerimin e ambasadores Glover ne krye te ODIHR-it. Nuk ka kuptim qe kjo zonja te jete ne krye te ODIHR per zgjedhjet ne Shqiperi.Shqipėria nuk mund tė vendosė se kush do tė jetė nė krye tė misionit vėzhgues, dhe sipas mendimit tim Shqiperia nuk po kerkon te beje kete, Nga ana tjeter as OSBE-ODIHR nuk mund ti imponoje Shqiperise vendimin e vet. Nese vertet ka detyre te jete e paanshme atehere le ta vertetoje kete duke rrespektuar vullnetin e shumices se shqiptareve. Ne te kundert shqiptaret kane te drejte te mendojne se emerimi i kesaj zonje eshte nje gjetje nga ana e ODIHR per te justifikuar mosliberalizimin e vizave pas zgjedhjeve per shkak te nje rraporti negativ qe vetem kjo zonje mund te jete e afte ta beje.

Edituar pėr herė tė fundit nga emigranti nė Wed May 13, 2009 10:33 am, edituar 2 herė gjithsej

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Tue May 12, 2009 10:21 am nga Iliriada Portal

Mendoj se ODIHR po gabon rende duke emeruar si ambasadore te misionit te saj vezhgues te zgjedhjeve ne Shqiperi zonjen Glover. Shija e hidhur qe misioni i drejtuar prej saj ne vitin 1996 la tek shqiptaret nuk ka kaluar ende. Ne qofte se ky mision do te drejtohet nga kjo zonje atehere misioni vezhgues i ODIHR nuk do te jete ne krize besimi thjesht vetem me nje subjekt politik por me nje perqindje te madhe te qytetareve shqiptar, prandaj mendoj se eshte e pakuptueshme qe ODIHR te kembengul ne qendrimin e tij. ODIHR i takon te rrespektoje paanshmerin dhe kete ODIHR duhet ta deshmoj duke mbajtur qendrim korrekt dhe jo duke provokuar qytetarin shqiptar me emerime te tilla qe sjellin ne kujtesen e ēdo qytetari nje konflikt te hidhur me pasoja akoma me te hidhura.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

bulqizaku

Mesazh Tue May 12, 2009 4:11 pm nga bulqizaku

jiaaaaaa... ksaj pune i vika er ....

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

flutura

Mesazh Wed May 13, 2009 1:20 pm nga flutura

Ne qe banojm jasht e dime se kto organizatat "e pavarura" nuk jane dhe aq te pavarura sa hiqen dhe dihet se me rraportet e tyre prej gjyqtari te "pavarur" e kane ne dore per ta ngadalesuar hapjen e BE me ballkanin perendimor. Problemi esht se me krizen qe ka perfshir boten BE nuk eshte aq e predispozuar per tu shtrire ne Ballkan. Zgjedhjet ne Shqiperi jane rasti me i mire per tia ngadalsuar hapin Shqiperis drejt BE. Nuk esht ēudi qe edhe ky emerim te kete te beje me kete.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi