ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Durres-Kukes, perfundon me 27 qershor

Shko poshtė

14052009

Mesazh 

Durres-Kukes, perfundon me 27 qershor Empty Durres-Kukes, perfundon me 27 qershor




Durres-Kukes, perfundon me 27 qershor 20090513211933_artikullBlerina Hoxha
Sfida me e madhe e infrastruktures te pakten ne 30-vjecarin e fundit, rruga Durres-Kukes, pritet te perfundoje nje dite para zgjedhjeve te pergjithshme elektorale, me 27 qershor. Lajmin e ka njoftuar, ministri i Transportit dhe Telekomunikacionit Sokol Olldashi. Punimet ne pjesen me te veshtire ne segmentin Rreshen -Kalimash ku eshte edhe tuneli jane ne perfundim, ndersa punimet po vazhdojne me intensitet te madhe edhe ne pjesen tjeter te akseve, nga Kalimashi ne Morine. Projekti me i debatueshem per shkak te kostove, keto dite eshte ekspozuar me disa stenda ne bulevardin qendror ne kryeqytet. Stendat japin nje panorame te punimeve ne te gjitha etapat. Rruga e re Milot-Rubik-Rreshen-Reps-Thire-Kalimash-Kukes-Morine shkurton ne menyre te ndjeshme distancat e transportit ne krahasim me rruget ekzistuese dhe krijon kushtet per nje levizje me shpejtesi 80-100 km/ore duke realizuar lidhjen e Morines (Kosoves) me Durresin, per vetem 2- 3 ore ne kushte krejt normale, madje edhe ne periudhat e dimrit. Rritja e dendesise se levizjes dhe perspektiva qe ka, jo vetem lidhja e kesaj treve, por edhe e nje rajoni me te gjere ne perspektiven e afert deri ne takimin me Korridorin Pan Evropian nr.10 ne Nish dhe me tej ne Rumani, Bullgari e gjetke dhe e ben kete arterie, mjaft terheqes dhe me perspektive, per Kosoven, per Shqiperine dhe per vete rajonin. Rruget ekzistuese perfaqesojne kalime nga Puka dhe nga Shpali, te cilat jane ndertuar ne periudhat, gjate viteve 30 i pari dhe i dyti gjate viteve 50 e 60, te shekullit te kaluar, ne kushtet e nje trafiku te kufizuar dhe te mundesive ndertimore gjithashtu mjaft te kufizuara.

Varianti i propozuar i rruges se re, pothuajse eshte krejtesisht fushor, pasi kalon nga Miloti ne Nderfushe, ne Reps, poshte ne luginen e Fanit te Vogel dhe vazhdon me tutje ne kete lugine, sipas disa gjurmeve ekzistuese deri ne Thirre, ku me nje tunel 5.5 km lidhet me rrugen nacionale, afer fshatit Kolsh, 10 km para Kukesit, per te vazhduar me tej deri ne kufi ne Morine.
Koha Jone
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34581
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Durres-Kukes, perfundon me 27 qershor :: Komentet

Drini

Mesazh Thu May 14, 2009 5:58 pm nga Drini

shyqyr qe po futemi dhe ne ne udhen e zotit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

dini

Mesazh Sat May 23, 2009 5:31 pm nga dini

Kame "frik" se do ti bie pika Ramės Very Happy

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ILIRI

Mesazh Sat May 23, 2009 6:30 pm nga ILIRI

Prishtinė-Doganat e Kosovės tanimė kanė filluar tė mendojnė pėr pritjen e fluksit tė madh tė mallrave tė ndryshme, tė cilat pritet tė kalojnė transit nė Kosovė, pas funksionalizimit tė autostradės Durrės-Kukės-Merdare. Drejtori i Doganave tė Kosovės, Naim Huruglica, thotė se me lėshimin e autostradės, qė Shqipėria e ka paralajmėruar se do ta bėjė nė muajin qershor tė kėtij viti, do tė jetė njė punė shtesė pėr oficerėt doganorė.

“Me funksionalizimin e autostradės, territori i Kosovės do tė jetė transit i shumė mallrave nga vendet e treta, posaēėrisht nga lindja, si Bullgaria, Rumania dhe pjesė tjera tė Azisė, siē ėshtė Turqia, pasi qė do tė jetė rruga mė e shkurtėr pėr tė dalė nė detin Adriatik”, thotė Huruglica.

Ai shton se fillimisht Doganat e Kosovės parashohin rritjen e stafit dhe zgjerimin e terminalit, qė tė mund tė akomodohet i gjithė ai volum i punės. Zoti Huruglica thekson se doganat kanė kapacitet dhe do tė tregohen tė pėrgatitura qė tė kalojnė kėtė sfidė pa ndonjė problem. “Kjo do tė jetė njė sfidė pėr Doganat e Kosovės dhe pėr Kosovėn nė pėrgjithėsi. Ne do t’i pėrgjigjemi nė mėnyrėn mė tė mirė tė duhur kėtij fluksi dhe gjithashtu do tė bėhet njė kontroll i duhur qė tė lehtėsojmė atė qarkullim”, pohon Huruglica.

Ndėrkohė, eksperti pėr ēėshtje ekonomike, Agim Shahini, thotė se funksionalizimi i autostradės Durrės - Kukės - Merdare nuk fut nė funksion vetėm kėto dy vende, por tėrė rajonin. Prandaj, ai sugjeron qė tė rritet efikasiteti i shėrbimeve tė doganės nėpėr pikat kufitare qoftė tė Kosovės apo ato tė Shqipėrisė. “Kjo rrugė ia shton rėndėsinė Kosovės dhe Shqipėrisė dhe ėshtė njė mundėsi e mirė e mallrave transit, qė Kosova mund tė pėrfitojė njė shumė tė madhe tė GDP-sė nė nivel vjetor”, vlerėson Shahini.

Megjithatė, zoti Shahini konsideron se kur rritet mundėsia pėr funksionalizimin dhe mall transit tė atij legal, po ashtu rritet mundėsia edhe e mallrave ilegale, prandaj ai thekson nevojėn e marrjes sė masave nga Doganat e Kosovės. “Dogana dhe policia duhet tė jenė mė tė koordinuara. Mallrat qė do tė vijnė nė detin Adriatik dhe do tė shpėrndahen nė tėrė kėto shtete, mund tė jenė mallra tė ndryshme qė nuk kanė kaluar ndonjė herė transit nėpėr Kosovė”, thotė Shahini.

Ndryshe, autostrada Durrės - Kukės - Merdare ėshtė projekt rrugor shqiptar nė ndėrtim e sipėr, i cili planifikohet tė pėrfundojė nė qershor tė kėtij viti. Kjo autostradė do tė lidhė Durrėsin me pikėn kufitare me Kosovėn nė Morinė. Autostrada planifikon tė ofrojė Kosovėn me Shqipėrinė dhe bregdetin e Adriatikut, duke u lidhur me njė projekt tė ngjashėm nė Kosovė, autostradėn Merdare - Vėrmicė. /REL/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

gerrard

Mesazh Sat May 23, 2009 6:33 pm nga gerrard

Po ēfare hyne Rama more njerz, po kyte rruge nuk ndertoi Berisha, po as kaq nuk e kuptoni. Ka me shume 10 vjet qe punohet ne kyte rruge, dhe nje merite te madhe ka edhe Pandeli Majko, t'i japim Cezarit ate qe eshte e Cezarit dhe Zotit ate qe eshte e Zotit.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

dini

Mesazh Sun May 24, 2009 3:29 pm nga dini

Gerard,nuk ja vlen tė polemizoj me ty.Polarizimet janė ekstreme po aq sa distanca gjeografike ne mes meje e teje.
R

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

gerrard

Mesazh Sun May 24, 2009 5:19 pm nga gerrard

dini shkruajti:Gerard,nuk ja vlen tė polemizoj me ty.Polarizimet janė ekstreme po aq sa distanca gjeografike ne mes meje e teje.
R
Jo jo, ju nuk duhet te polemizoni me mua, sepse nuk jeni ne gjendje te polemizoni me mua, nese dikush deshiron te polemizoje me mua duhet te pergaditet perpara, perndryshe ben nje figure shume te keqe, une kam nje gje te keqe, flas gjithmone me fakte dhe jo me opinione.
Prandaj mos polemizoni se eshte shume me mire.

Ne lidhje me rrugen, mendoj se eshte bere nje pune fantastike, nuk jam ne dijeni per kualitetin e asfaltit, shpresoj se nuk do te kemi nevoje t'a ribejme pas pak viteve. Firma qe e ka marre qe t'a perfundoje kyte rruge duket se ka punuar mire, edhe qeveria aktuale ka shume merita ne perfundimin e rruges, ashtu siē kane pasur te tjeret ne fillimin e saje. Kjo rruge nuk eshte ndertuar ne 4 vjet por ne me shume se 10, kur qeveria aktuale ka ardhur ne pushtet punimet ne kyte rruge kane qene pak a shume ne gjysmen e tyre.
Sidoqofte mendoj se eshte nje sukses historik, nje rruge qe shpresoj se do te arrije te bashkoje dy anet e kombit tone.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

dini

Mesazh Mon May 25, 2009 7:43 pm nga dini

Gerrard, edhe njehere po tė them se nuk kamė dėshirė dhe kohė me u marr me llafe tė kota tė socialisteve .
Vetėm njė kemi tė pėrbashkėt Steven Gerrard ėshtė edhe favoriti im!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi