Vendimi, 3.061 mesues me kontrate te perkohshme
Faqja 1 e 1
14052009
Vendimi, 3.061 mesues me kontrate te perkohshme
Keshilli i Ministrave caktoi dje numrin e sakte te arsimtareve, te cilet do te lidhin kontrate te perkohshme 1-vjecare per periudhen janar-qershor 2009. Sipas vendimit te Keshillit te Ministrave, "numri i punonjesve mesimore, me kontrate te perkohshme, per sistemin arsimor parauniversitar, per periudhen janar-qershor 2009, per Ministrine e Arsimit dhe Shkences do te jete 3.061 veta".Vendimi i shtrin efektet financiare qe nga data 1 janar 2009. nje vendim i tille vjen pas nje udhezimi te firmosur pak dite me pare nga ministri i Arsimit, Fatos Beja. Nje urdher i Ministrise se Arsimit dhe e Shkences ka nxjerre "ne rruge" rreth 3 mije mesues ne te gjithe vendin. Keshtu, atyre u eshte nderprere kontrata kolektive e punes dhe kane kaluar si mesues ne dispozicion. Kjo do te thote se mesuesit qe jane prekur nga kjo reforme masive, nuk do te paguhen me me rroge baze, por sipas oreve te mesimit. Keshtu, edhe ne rastet kur ata zevendesojne mesueset qe jane me leje lindje, (duke nenkuptuar ketu qe ata mund te punojne gjate gjithe vitit shkollor), do te paguhen duke iu llogaritur 250 leke ora e mesimit. Urdhri famekeq mban daten 25 shkurt te ketij viti. Keshtu, kjo kategori mesuesish jane me kontrate njevjecare dhe deri tani kane sherbyer kryesisht per raste leje lindjesh, semundjesh te mesuesve, dhe kur kishin probleme te tjera qe i detyronin te mungonin ne shkolle. Sipas kontrates qe kishin nenshkruar me Ministrine e Arsimit, ata paguheshin me rroge fikse si te gjithe mesuesit e tjere. Por, pas urdhrit te Ministrise se Arsimit dhe Shkences, do te nderpritet kontrata per ceshtje fondesh dhe keta mesues, te vazhdojne ta kryejne kete funksion. Por, tanime do ta bejne nje gje te tille duke u vleresuar sipas numrit te oreve te mesimit qe bejne, pra me nga 250 leke te reja ora.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi