ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vendimi i asamblese: Jo mendimit ndryshe ne PS

Shko poshtė

07042010

Mesazh 

Vendimi i asamblese: Jo mendimit ndryshe ne PS Empty Vendimi i asamblese: Jo mendimit ndryshe ne PS




Denis Dedej
Propozimi per "Oponencen kolektive" hidhet poshte nga grupi per ndryshimet ne statut ne Partine Socialiste. Drafti perfundimtar i ndryshimeve ne statutin e selise roze, eshte tashme i hartuar dhe do te diskutohet paraditen e sotme ne mbledhjen e Asamblese Kombetare te socialisteve. Ne relacionin e grupit te punes per keto ndryshime, e cila eshte e firmosur nga sekretari Organizativ i PS, Blendi Klosi, thuhet se ceshtja e oponences iu nenshtrua diskutimit dhe debatit ne grupin e punes, por u vendos edhe si nje pike e vecante e formularit te anketes qe u zhvillua me anetaret e asambleve socialiste te bashkive dhe komunave. "Ne perfundim, grupi i punes u shpreh se kjo ceshtje i eshte nenshtruar votimit dhe ne Kongresin e PSSH te vitit 2007, e cila nuk gjeti miratim. Gjithashtu, nisur nga pergjigjet e anketimit, ne shumice shtrimit te kesaj ceshtje i jepej pergjigje negative, me argumentin e ruajtjes se kohezionit te brendshem te partise", thuhet ne relacion. Per sekretariatin organizativ nevojat e ketyre ndryshimeve lindin nga eksperienca e ketyre viteve te funksionimit te struktures organizative te partise ne nivel vendor, e cila rezultoi e decentralizuar. Gjithashtu thuhet se ne zgjedhjet e pergjithshme te 28 qershorit 2009, nga pikepamja e funksionimit te struktures se partise ne kushtet e sistemit zgjedhor qe u aplikua, evidentoi si nevoje paresore, krijimin e nje strukture te forte e te qendrueshme ne te gjitha hallkat, qe nga bashkia/komuna, rrethi dhe qarku. Keto ndryshime te propozuara nga grupi i punes konsistojne ne ngritjen e nivel rrethi te nje strukture vendimmarrese, gjitheperfshirese me perfaqesues nga te gjitha njesite vendore qe ka ne juridiksion rrethi, si dhe per te shfrytezuar sa me mire te gjitha kapacitetet njerezore, te cila per shkaqe demografike jane zhvendosur ne zonat urbane, t'i vendose ato ne funksion te saj per qellime elektorale. Nje tjeter pike e ndryshimeve, qe thuhet ne relacion, ka te beje me ngritjen e nje strukture te re ne nivel qarku dhe propozohet te kete rol koordinativ. Ne perberje te kesaj strukture, do te jene deputetet e qarkut qe te kene rol koordinativ. Ndersa drejtuesi politik i qarkut, propozohet te jete nje prej anetareve te Kryesise se PS. Grupi i punes propozon gjithashtu riformatimin e struktures aktuale te Partise Socialiste ne emigracion. Nga ana tjeter, nje tjeter pike ka te beje me hyrjen e drejtperdrejte te kryetareve socialist te rretheve, te zgjedhur nga anetaresia e cdo rrethi ne Asamblene Kombetare. Ne lidhje me Forumin e Gruas Socialiste propozohet qe organizimi i tyre te jete i njellojte me ate te partise ne te gjitha nivelet, si dhe perfaqesuesit e tyre do te jene drejtpersedrejti anetareve te forumeve vendore dhe qendrore te partise. OPONENCA "Ceshtja e "Oponences kolektive" i eshte nenshtruar votimit dhe ne Kongresin e PSSH te vitit 2007, nuk gjeti miratim. Gjithashtu, nisur nga pergjigjet e anketimit, ne shumice te shtrimit te kesaj ceshtje, i jepej pergjigje negative", thuhet ne relacionin e grupit te punes per statutin. Disa ndryshime ne statutin e PS * PSSH eshte parti e majte demokratike, qe ka ne themel te veprimtarise se saj parimet e lirise, drejtesise sociale, barazise se shanseve dhe solidaritetin njerezor. * PPSH ne veprimtarine e saj harmonizon demokracise direkte me demokracine perfaqesuese. Anetari i partise e shpreh vullnetin drejtperdrejt ose me delegim. * Disiplina ne Parti bazohet ne konvergjencen e mendimeve per alternativat e zhvillimit. Pas votimit te vendimit, zbatohet vullneti i shumices. * Iniciativa personale e anetarit te partise, e shprehur ne emer te PSSH, duhet te jete ne perputhje me Programin dhe Statutin e saj. * PSSH ka himnin e saj. * Merren disiplinore ndaj anetarit qe ben pjese ne parti te tjera politike shqiptare, brenda ose jashte Republikes se Shqiperise dhe merr pjese ne manifestime qe bien ndesh me qendrimin politik te partise. * Organizata Socialisteve e zhvillon mbledhjen zgjedhore pas cdo fushate per zgjedhjet e pergjithshme dhe per pushtetin vendor, po per nje periudhe jo me te gjate se dy vjet. * Asambleja Kombetare e bashkise/komunes zgjedh me votim te fshehte kryetarin dhe sekretarin e partise. * Mandati i kryetarit te partise te bashkise/komunes si rregull eshte 4 vjet. Ne rast se rezultati i zgjedhjeve te pergjithshme e vendore eshte humbes ose me i ulet se ne zgjedhjet paraardhese, kryetari i partise i bashkise/komunes dorehiqet automatikisht. Kur perberja e AS/ te bashkise/komunes riperterihet, kryetari i partise i nenshtrohet votebesimit. * Kryetari i partise i bashkise/komunes zgjidhet nga AS e bashkise/komunes me votim te fshehte dhe kandidatura alternative. Kandidaturat per kryetar te partise te bashkise/komunes propozohen nga OS perkatese dhe miratohen nga Kryesia e PSSH. * Asambleja Socialiste e Rrethit eshte organi me i larte vendimmarres i partise ne rreth. * Keshilli Koordinues i Partise ne Qark eshte struktura kryesore koordinuese e veprimtarise se Partise ne nivel qarku. * Organizata socialiste ne emigracion ngrihet mbi bazen e fshatit, komunes, bashkise apo rrethit nga jane apo vijne emigrantet.

koha jone
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 38540
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi