ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ngjela: Kolegji te jape drejtesi, ndryshe force popullore

Shko poshtė

06072011

Mesazh 

Ngjela: Kolegji te jape drejtesi, ndryshe force popullore  Empty Ngjela: Kolegji te jape drejtesi, ndryshe force popullore




Qamil Xhani
Opozita shfaqet e dyzuar ne qendrimet e saj per vendimin e Kolegjit Zgjedhor. Ndersa kreu i PS-se, Edi Rama, ka deklaruar se ne shtator opozita do te hyje ne Kuvend, aleati i opozites Spartak Ngjela thote se nese Kolegji nuk i jep fitoren kryesocialistit do te kete protesta. Aleati i Partise Socialiste, tha dje se ne rast te nje vendimi kunder kerkesave te opozites nga Kolegji Zgjedhor, populli do te mbroje te drejten me force. Ne deklaraten e tij, kryetari i Partise Ligj dhe Drejtesi ka theksuar se qytetaret do te dine si te reagojne ndaj padrejtesive qe mund te behen per voten. Ngjela ka lene te kuptohet se vetem me nje vendim qe i jep fitoren kreut te Partise Socialiste, Edi Rama do te shmangte levizje te tilla ne popull. "Nese gjykata do t'i japi dore dhe do ta coje deri ne fund marrezine e Saliut, atehere populli do te rivendosi gjendjen. Kur nje qeveri eshte e rrezuar me vota, nuk mund ta mbash dot me dhune, sepse populli ka te drejte t'i pergjigjet forces me force", tha kreu i Partise Ligj dhe Drejtesi. Ne kete pike, Ngjela ka perseritur pretendimet e perfaqesuesve te Partise Socialiste ne lidhje me parregullsite e procesit zgjedhor ne Tirane. Sipas tij, provat jane te pakundershtueshme dhe drejtesia duhet te thote fjalen e saj ne favor te opozites. "Gjithmone gjykatat kane qene ato qe, kur kane dhene drejtesi, kane shpetuar shoqerine nga trazirat per te rivendosur gjendjen e lirise", ka deklaruar Ngjela. Duke i cilesuar vendimet e meparshme te Kolegjit si pjese e strategjise se mazhorance, Ngjela ka shtuar se rrezimi i kerkeses se Partise Socialiste do te ishte dhe fundi i qeverise, duke perdorur reagimin popullor. "Gjykata nuk duhet ta coje deri ne fund marrezine e Saliut. Nese e ben kete, atehere qeverine e Saliut e pret vetem nje gje, fundi. Shqiptaret nuk mund te mbajne mbi krye nje qeveri qe vjedh votat", tha dje kryetari i PLD-se. I njohur per qendrimet e ashpra dhe thirrjet per rezistence popullore, kreu i PLD-se edhe nje here ka perdorur ultimatumin si mjet per te bere politike. Por nese me pare keto deklarata ishin ne adrese te mazhorances, tashme pjese e ultimatumeve te opozites jane bere institucionet e drejtesise. Deklarata e Ngjeles eshte bere vetem dy dite para dhenies se vendimit te Kolegjit Zgjedhor per rezultatin ne Tirane. Nderkohe qe apelet e perseritura te nderkombetareve dhe te trupit diplomatik ne Tirane kane terhequr vemendjen e opozites per respektimin e vendimeve te institucioneve.

Pretendimet e PS per pavlefshmeri

Seanca e dates 6 korrik do te vendose edhe perfundimin e procesit zgjedhor ne Tirane. Partia Socialiste ka dorezuar ne Kolegjin Zgjedhor pretendimet e saj per parregullsi ne 284 qendra votimi ne kryeqytet. Parregullsi, qe sipas saj jane te mjaftueshme per te shpallur pavlefshmerine e zgjedhjeve. Sipas juristeve te PS-se, mos rakordimi i fleteve te votimit dhe problemet qe jane hasur ne disa qendra votimi, jane shenjat e nderhyrjes se tyre nga jashte. Kjo eshte padia e trete e Partise Socialiste ne Kolegj, ne dy padite e para, selia roze e ka cilesuar procesin si te ligjshem dhe ka kundershtuar vetem vendimet e marra nga KQZ-ja per numerimin e fleteve te votimit qe jane hedhur ne kutine e gabuar.

Koha Jone
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 38540
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi