ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ngjela: Banditi Bollano, ne burg

Shko poshtė

15042008

Mesazh 

Ngjela: Banditi Bollano, ne burg Empty Ngjela: Banditi Bollano, ne burg




Ngjela: Banditi Bollano, ne burg Pix
Ngjela: Banditi Bollano, ne burg 20080414180404_artikull Ngjela: Banditi Bollano, ne burg
Rozeta Rapushi
E Marte, 15 Prill 2008

Deputeti Spartak Ngjela i kerkon Presidentit te Republikes te kerkoje procedim penal per kryetarin e Bashkise se Himares, Vasil Bollano, per thirrje antikombetare e provokime antikushtetuese. Nga foltorja e Kuvendit, Ngjela tha se Bollano duhet te shkoje ne gjykate si bandit e injorant, qe ka fyer popullin shqiptar, duke stimuluar demonstrata si ato te fundit ne Himare, ku banoret kerkuan helenizim dhe autonomi. "Zoti President, kerkoj qe te vini ne vend nderin e shqiptareve. Bollano ka thene se Himara nuk eshte rajon shqiptar. Kerkojini Prokurores se Pergjithshme te nise procesin penal ndaj tij se ka dhunuar hapur Kushtetuten", tha Ngjela. Duke deklaruar se eshte interesuar mbi te dhe ka investiguar per Bollanon, demokrati i "ngrire" i PD, e quajti kreun e Bashkise se Himares banal, injorant dhe person qe ka fyer rende shqiptaret. "Ne menyre te perseritur, Bollano ka provokuar tentativa antikushtetuese dhe ka njollosur historine e Shqiperise. Ndaj tij s'mund te kete pergjigje tjeter vec akuzes dhe burgut", vijoi Ngjela. Deputeti, tashme i pavarur, tha se Bollano po neperkemb historine e popullit shqiptar. Ngjela tha se ne web-site zyrtar te Himares, gjenden dhe deklarata si ajo qe Gjergj Kastriot Skenderbeu na u quaka Jorgo. "Thua se eshte refugjat, e po na merr pension ne Greqi", ironizoi ai. Nga ana tjeter, Ngjela akuzoi ashper se Bollano, pervec thirrjeve antishqiptare ka ndaluar dhe te gjitha investimet ne Himare e po shperdoron ne menyre abuzive te gjitha fondet e mbledhura, qe te mos lejoje investime. "Tani na del me demonstrata, jashte shqiptaret nga Himara. Une nuk e di ku e gjen forcen ky njeri qe fyen kaq shume vendin e tij. Te pushohet menjehere dhe te cohet ne gjykate", theksoi Ngjela. Ai kritikoi dhe deputetet e mazhorancen ne pushtet, qe lejon te ndodhin ngjarje te tilla antishqiptare. Ndaj dhe kerkesa e Ngjeles, edhe pse e bere nga foltorja e Kuvendit, iu drejtua Presidentit te Republikes, Bamir Topi. "E keni bere dhe kryetar te Omonias, ate bandit. Cfare po ndodh ne Korce, asnje vote s'po merrni aty", kritikoi Ngjela. Deputeti i pavarur ishte i vetmi qe foli ne seancen e djeshme plenare per ngjarjet e diteve te fundit ne Himare. Madje, mori dhe duartrokitje nga salla e deputetet per fjalimin e bere. Vetem pak dite me pare banoret e Himares kerkuan helenizim dhe autonomi. Gjate vizites se zv/ministrit te Jashtem grek, Theodhoros Kasimis, banoret kerkuan te jene pjese e shtetit grek me te drejte vote dhe te shpallen si qyteze autonome. Kerkese e cila nuk mori pergjigje nga zv/ministri grek. Zyrtari grek u prit me tingujt e himnit grek, flamuj te shtetit fqinj dhe gjate gjithe kohes komunikuan ne gjuhen helene ne viziten e kryer ne Himare. Ai tha para banoreve se "Greqia mund te ndihet ketu me pranine time. Himara te funksionoje si Greqia. Prandaj ju duhet te rrini ketu ne vendin tuaj, restoja jane vogelsira, te cilat nuk na i nxjerr dot kush nga shpirti. Kete duhet te mendojme dhe kuptojme se bashku. Ne jemi ketu midis jush, jetojme me ju si dhe ju perfaqesojme ketu. Vizita eshte me qellim t'u shohim si jeni dhe cfare problemesh keni". I pranishem ishte dhe kryetari i Bashkise, Vasil Bollano.
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 35531
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Ngjela: Banditi Bollano, ne burg :: Komentet

avatar

Mesazh Tue Apr 15, 2008 6:16 pm nga lali

Ne kte pike Ngjela ka shum te drejt.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Tue Apr 15, 2008 8:23 pm nga Iliriada Portal

Gjithsesi arrestimi i Bollanos do tu jepte shkas personave te caktuar per te akuzuar shtetin shqiptar per dhune ndaj minoritetit. Nuk ja vlen qe shteti te hyje ne konflikt per fytyra te felliqura si ky Bollano. Do te jene te vetet ata qe do tja hane koken.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi