ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

BE: Vizat, Shqiperia ne rruge te mbare

Shko poshtė

19052009

Mesazh 

BE: Vizat, Shqiperia ne rruge te mbare Empty BE: Vizat, Shqiperia ne rruge te mbare




Mbledhja e mbremshme e Keshillit te Stabilizim-Asociimit, konkludoi dje ne Bruksel me optimizem per liberalizimin e vizave mes vendit tone dhe Bashkimit Evropian. Ministri i Jashtem i Shqiperise, Lulezim Basha i tha mbreme gazetes "Koha Jone" se mbledhja e Keshillit ku perfaqesohej pala shqiptare dhe ajo e BE-se, konkludoi ne vleresime per progresin e qeverise se Tiranes ne reformat e kryera duke i vene theksin faktit se "Shqiperia, eshte ne rruge te mbare per liberalizimin e vizave".

Nderkohe, ne nje prononcim per televizionin "Klan" nga Brukseli, duke iu referuar deklaratave te opozites diten e djeshme, lidhur me liberalizimin e vizave, Basha tha se jane krejt te papergjegjshme. "Nuk ka asgje te vertete ne kete deklarate. Ashtu sikur nuk kishte asgje te vertete ne deklaraten e bere gjysme ore, para fteses se Shqiperise per anetaresimin ne NATO, se gjoja Shqiperia nuk do ta merrte ftesen", u shpreh numri nje i diplomacise shqiptare. Apo, sipas tij, ku nuk kishte asgje te vertete ne deklaraten tjeter te bere prej tyre se Shqiperia rrezikon anetaresimin e plote ne NATO, apo deklaraten se Shqiperia nuk do te aplikoje per statusin e vendit kandidat ne Bashkimin Evropian, se nuk do te mirepritet. Basha vleresoi se edhe kjo deklarate eshte ne vazhden e ketyre deklaratave. "Shpreh keqardhjen, kuptohet shume afer fushates elektorale, megjithate per nje ceshtje kaq te rendesishme sic eshte levizja e qytetareve, ku do te perfitojne te gjithe shqiptaret pavaresisht bindjeve politike, nuk do te kete spekulime", komentoi ministri i Jashtem i Shqiperise. Sipas tij, Shqiperia eshte ne rrugen e mbare per plotesimin e kritereve. Ai shprehu besimin e plote edhe nga bisedimet qe kane bere edhe nga ato qe bene diten e djeshme, se do te realizojne kete kerkese madhore dhe kete synim madhor te qeverise Berisha, levizjen e qytetareve shqiptare pa viza ne hapesiren "Shengen". Krahas kesaj, Shqiperia zhvilloi dje takimin e pare me Keshillin e Asociim-Stabilizimit, pas hyrjes ne fuqi te marreveshjes perkatese me daten 1 prill te ketij viti. Ministri i Jashtem u shpreh se ne mbledhje u diskutua mbi ecurine e Shqiperise. Me tutje, ai vleresoi se vendi yne eshte ne nje moment shume te rendesishem, ku marredheniet e Shqiperise me Bashkimin Evropian jane ne stadin e tyre me te larte historik. "Nje stad i cili do t'i paraprije hapave te tjere te rendesishem qe do te cojne drejt anetaresimit te plote te Shqiperise ne Bashkimin Evropian", theksoi shefi i diplomacise shqiptare. Pas ratifikimit te Marreveshjes se Stabilizim-Asociimit, Shqiperia po perballet me nje tjeter moment te rendesishem ne marredheniet e saj te vendosura me Bashkimin Evropian. Ceshtjet me te rendesishme sic jane lufta kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar, ajo per liberalizimin e vizave si dhe ceshtjet ekonomike rajonale, kane ulur ne te parin takim pas nenshkrimit te MSA-se me 1 prill, perfaqesues te Brukselit dhe delegacionit shqiptar te kryesuar nga shefi i diplomacise, Lulezim Basha. Ky takim do t'i paraprije hapave te tjere te rendesishem qe do ta cojne vendin drejt nje integrimi te plote ne familjen evropiane. Ndersa Partia Socialiste duke thene se i referohet nje projekt-raporti te Komisionit Evropian, ka akuzuar qeverine se po ua mohon shansin shqiptareve qe te levizin te lire po viza ne vendet e Bashkimit Evropian.
Koha Jone
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 35516
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi