ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Erion Veliaj, si zhduku me vellane, 300 mije euro kredi per biznesin rinor

Shko poshtė

24052009

Mesazh 

Erion Veliaj, si zhduku me vellane, 300 mije euro kredi per biznesin rinor Empty Erion Veliaj, si zhduku me vellane, 300 mije euro kredi per biznesin rinor




Av. Altin Goxhaj
"Fondacioni MJAFT qenka si i Sudes? Nuk e dija qe Maarti Ahtisaari themelon te tilla fondacione, po do sigurohem qe t'ia them tani qe e kemi me shpesh ne rajon."

Erion Veliaj (Marre nga shkrimi i Erion Velias "Mero Baze, me ne fund dhe PD-ja e ka gjetur Xhoanen e vet" botuar ne gazeten Koha Jone ne 28 Tetor 2005,)



Erion Veliajt prej vitesh i eshte kerkuar te beje transparente parate qe ka perfituar nga donatoret nderkombetare te destinuara per shoqerine civile rinore shqiptare, por ai ka refuzuar te beje nje gje te tille. Arsyetimi i tij karakteristik sperdredhes ka qene se ai i jep llogari donatoreve te huaj dhe jo shqiptareve. Prej nje viti, kerkesa per transparence eshte perseritur me tone me te forta pas angazhimit te hapur politik te Veliajt me G99 si prove integriteti pasi ai po i kerkon shqiptareve qe te behet administrator i taksave te tyre. Si mund t'i besohet dikujt te administroje taksat e shqiptareve qe refuzon hapur te beje transparente sa para ka marre dhe si i ka harxhuar fondet qe burojne nga taksapaguesit e huaj?

Ne fakt arsyeja pse Veliaj refuzon te tregoje sa para ka marre dhe si i ka shpenzuar ato lidhet me 3 arsye te forta:

E para, Veliaj nuk tregon dot se ka perfituar mbi 5.4 milione euro nga komuniteti nderkombetar, kontribute keto per shoqerine civile shqiptare sepse te gjithe do te kuptonin se pse sot ne Shqiperi nuk ka me asnje qender rinore qe te ofroje sherbime per rinine.

E dyta, Veliaj nuk tregon dot se si 5.4 milione euro jane grabitur drejtperdrejt nepermjet bizneseve familjare te klanit Veliaj (Grafik Propaganda, C&PR Production, ACG shpk, etj).

Dhe e fundit, sepse me nje pjese te ketyre parave te dhena nga donatoret per te mbeshtetur shoqerine civile shqiptare jane kanalizuar per te financuar ne menyre te paligjshme Partine private te tipit OJF G99.

Por nje nga rastet me te paprecedente ne shoqerine civile shqiptare eshte pikerisht menyra se si Erion Veliaj ne konflikt te paster interesi perfitoi 300 mije euro qe duhej te ofroheshin si kredi te buta per rinine shqiptare i ndau dhe zhduku me te vellane e tij Arber Veliaj dhe bashkepunetoret e tij te ngushte Mazniku dhe Fuga.

E gjithe kjo grabitje ka ndodhur nepermjet vrimes se zeze te Fondacionit MJAFT, i cili u zhduk para 1 viti nga qarkullimi (u mbyllen dhe u zhduk kompjuteri i financave dhe te gjitha dosjet financiare) nga Erion Veliaj per te fshehur gjurmet e korrupsionit galopant me donacionet nderkombetare te destinuara per shoqerine civile shqiptare. Nje nder pikat me te erreta te ketij Fondacioni eshte "zhdukja" pa lene gjurme e vet Fondacionit bashke me qindra mije eurot e tij, te cilat mund te kene fluturuar nje dite te bukur ne numrin qe kontrollon Erion Veliaj ne San Francisko, "145 Seiss Ave., San Francisco, CA 94131 (Payable to BYL, memo Mjaft)".

Nje nder arsyet kryesore qe ky Fondacion u zhduk nje dite te bukur pa lene gjurme, eshte edhe se Fondacioni MJAFT ka gelltitur nje shume te pallogaritshme parash (nga te dhenat paraprake rezultojne 300 mije euro) nga Balkan Children and Youth Foundation (BCYF), (fondacion i themeluar edhe me mbeshtetjen e Fondacionit Soros), International Youth Foundation (IYF), Youth Business International (YBI), The Prince of Eales International Business Leaders Forum (Fondacioni i themeluar nga familja mbreterore angleze).

Parimi i konfliktit te interesit, si mekanizem korrupsioni per mbeshtetjen e Politikanit Erion Veliaj

Ne 2004, Erion Veliaj zgjidhet si anetar i Bordit te Balkan Youth Children Foundation, nje Fondacion nderkombetar qe u krijua me qellim mbeshtetjen e iniciativave rinore ne Ballkanin e pasluftes se Kosoves dhe ku President Nderi u zgjodh personaliteti i shquar Maarti Ahtisaari. Propozimi per zgjedhjen e Velise si perfaqesues i Shqiperise ne krye te ketij Fondacioni, erdhi ne 2004 nga themeluesi i Fondacionit Soros ne Shqiperi, shqiptaro-amerikani Fron Nazi, i cili njihet si nje nder ekspertet kryesore te Soros-it ne Ballkan. Ky eshte njeriu qe zgjodhi celulen e pare te Soros ne Tirane ne 1992.

Ne vitin 2004, sapo Erion Veliaj behet anetar Bordi, nje lume donacionesh te destinuara per shoqatat rinore ne Shqiperi te cilat aplikonin me kot per fonde, shkuan per MJAFTET e Velise. Per kete arsye po ate vit, u regjistrua ne Gjykaten e Tiranes Fondacioni MJAFT, nje organizate e cila kerkonte te diversifikonte politiken e fund raising (mbledhje fondesh) nga donatore te ndryshem per MJAFT, pasi shume donatore e kuptonin se po thyenin cdo barazi financimesh duke i derdhur mbi 1 milion euro ne numrin e llogarise se Levizjes MJAFT megjithese kishte vetem 1 vit jete. Fondacioni MJAFT u prezantua ne nivelin ekzekutiv me 2 emra vajzash te reja: Jona Repishti dhe Anisa Kaltanji, dy nga aktivistet kryesore te MJAFT ne ate kohe, te cilat Veliaj i kishte nen kontroll, pasi ato nenshkruan nje deklarate konfidencialiteti qe nuk i lejon te flasin per fondet e fondacionit (deklarate qe nuk njihet nga ligji shqiptar). Nderkohe sot per t'iu pergjigjur ndonje e-maili per ndonje donacion te ri pergjegjes eshte caktuar koordinatorja e MJAFT Anisa Kaltanji e cila ne fakt do te ishte edhe personi qe do te thirrej e treta si deshmitare ne gjykate per te deklaruar se ku ndodhet kompjuteri i financave por qe sic ka deklaruar dhe vete as qe e ka idene e financave te vjetra.

Ajo qe te ben me shume pershtypje ne qarkullimin e qindra mije eurove te Fondacionit MJAFT, eshte loja e pokerit financiar te Velise me shoke e shoqe, te cilen do e kene mesuar nga Kryetarja e Bordit te Fondacionit MJAFT, Milva Ekonomi, (maestro e te gjithe parave dhe spinoffeve te George Soros qe qarkullojne ne Shqiperi dhe Kosove)

Sipas te dhenave, rezulton se Erion Veliaj i zgjedhur ne vitin 2004 si anetar i Bordit te Balkan Children and Youth Foundation, ne krye te te cilit ishte zgjedhur personaliteti i shquar Maarti Ahtisaari, ne konflikt te paster interesi propozon, mbron dhe voton projektin e paraqitur nga Fondacioni MJAFT: "Youth Business Albania (YBA)" ("Biznesi Rinor Shqiptar"). Duke shkelur cdo parim te konkurrimit te barabarte per projektpropozime (pasi ishte jashte cdo lloj kriteri te aplikimeve), i gjithe fondi i BCYF shkretoi te gjithe buxhetin baze te ketij fondacioni per Shqiperine.

Problemi baze i pakenaqesise ballkanike me emrin Veliaj, ishte konflikti i hapur i interesit qe kishte nje anetar Bordi me mbeshtetjen e struktures se tij. Sipas CV se Erion Velise ne Bordin e BCYF, ai prezantohet edhe si Drejtor Ekzekutiv i Balkans YouthLink, e cila kontrollon edhe numrat bankar te Fondacionit MJAFT ne San Francisko (e cila sipas te dhenave te uebsitit te zhdukur te fondacionit MJAFT eshte me e rekomandueshmja per cdo transferte donacionesh pasi eshte "pa taksa").

Problemi me i madh qe kishte projekti i "Biznesi Rinor Shqiptar" ishte menyra e harxhimit te parave. Ky projekt synonte dhenien e mikrokredive per te rinjte, para te cilat do tu jepeshin me grante deri ne 4 000 euro per cdo biznes te ri dhe me pas me parate qe do te kthenin se bashku me perqindjet e te kredituarve te pare do te kreditoheshin te tjere te rinj dhe keshtu me radhe do te krijohej nje Banke Rinore e cila do te vazhdonte te funksiononte si subjekt i shoqerive te mikrokreditit. Kjo fushe percaktohet si dhenie kredish dhe fondacionet qe japin para me perqindje klasifikohen nga ligji shqiptar si piramida nese nuk kane nje licence te dhene nga Banka e Shqiperise.

Parate e donatoreve me te rendesishem ne bote, perfshire Familjen Mbreterore Angleze, International Youth Foundation (IYF), Youth Business International (YBI), te cilat njihen boterisht per mbeshtetjen qe i japin bizneseve dhe vetepunesimit te te rinjve nepermjet fondeve te mikrokreditit, iu dhane nje organizate pas asnje lloj eksperience ne kete fushe, pa asnje lloj ekspertize te domosdoshme dhe te detyrueshme qe kerkon fusha e mikrokreditit. Fondacioni MJAFT rezulton nga te dhenat e dokumentuara se nuk ka plotesuar asnje kerkese per t'iu njohur e drejta e dhenies se mikrokrediteve prane Bordit Mbikeqyres te Bankes se Shqiperise, as sipas ligjeve te para shkurtit 2007 dhe as ato pas shkurtit 2007. Fondacioni Mjaft nuk eshte licencuar nga Banka e Shqiperise per te dhene mikrokredi. Ndaj dhe per kete qellim keto fonde iu duheshin besuar nje institucioni te licensuar por Veliaj nuk mund te pranonte qe ti ikte nga dora qe thele kaq e majme qe me pas do ta ndante me te vellane, Maznikun dhe Fugen.

Ne vitin e pare, shuma prej 55,800 dollaresh amerikane, iu dha 15 te rinjve, te cilat duhej ta kthenin me perqindje me te larte per te sherbyer si kreditim i besueshem dhe jashte cdo risku per te tjere te rinj. Personat qe moren shumen ishin anetaret e Levizjes MJAFT te cilet ne kundershtim me ligjin per OJF-te, e kthyen organizaten e tyre ne nje organizate qe ndan fitime. Por ajo qe percaktoi konfliktin me tipik te interesit, ishte kreditimi nga Erion Veliaj, i vellait te vet Arber Veliaj 18vjecar i cili edhe mori qe ne fillim grantin maksimal qe lejohej prej 4000 eurosh. Ky operacion i paligjshem financiar dhe i denueshem nga legjislacioni shqiptar, ndodhi nen hunden e Bankes se Shqiperise, Ministrise se Financave duke perfshire ne shkeljen e ligjit mbi piramidat e '97 edhe zyrtare te larte te kohes.

Problemi kryesor qe pati granti i pare i mikrokreditit, ishte zhdukja pa lene gjurme nje dite te bukur e te gjithe fondit te mikrokredit rinor prej 300 mije eurosh, fakt qe ka implikuar ne kete loje te shemtuar vete zyrtaret e BCYF. Keta zyrtare jane vene ne siklet te madh keto dite se nuk po dine si te raportojne deshtimin e tyre dhe vrimen financiare me emrin Fondacioni MJAFT qe zhduku nje dite te bukur 300 mije euro te Familjes Mbreterore Angleze dhe te disa donatoreve te tjere, para qe u dhane per te mbeshtetur punesimin rinor ne Shqiperi. Ne vete faqen e tyre zyrtare rezulton paraqitja e te dhenave komprometuese se kush kontribuoi per parate e mikrokreditit te paligjshem rinor ne Shqiperi, kush i mori dhe mbi te gjitha ne forme spektakolare, tregohet Arber Veliaj duke marre parate ne nje ceremoni zyrtare nga vete i vellai Erion Veliaj (sic shihet edhe ne foton bashkengjitur).

Qindra mije euro te kontribuara per Shqiperine nga komuniteti nderkombetar dhe te zhdukura nen hijen e rende te personalitetit Marti Ahtisaari, jane nje nga rastet qe tregon se si kane abuzuar keta pionere te politikes se re te korrupsionit galopant. Erion Veliaj tre vjet me pare i kujtoi Mero Bazes qe e kishte akuzuar Fondacionin MJAFT si Fondacioni i Sudes, se po akuzonte Fondacionin qe e paska krijuar Marti Ahtisaari. Tashme i ngelet Ahtisarit ti pergjigjet pyetjes: a eshte ai krijues i fondacionit te Sudes ne Shqiperi me emrin Fondacioni MJAFT numrin e llogarise bankare ne San Francisko te te cilit e kontrollon Erion Veliaj? Dhe Ahtisari qe nuk ka ansje dijeni per kete histori, edhe sepse nuk eshte ai qe e ka krijuar kurre Fondacionin MJAFT, eshte pikerisht modeli se si Veliaj shpik cdo lloj historie mbi mbeshtetje nderkombetare per te fshehur vjedhjet e tij mbi parate e rinise shqiptare. Menyra se si Veliaj ka keqperdorur emrin e Ahtisarit eshte tipike si perralla e Velise qe gezonte mbeshtetjen e Obames (nje perralle qe s'po permendet me prej javesh pasi i ka dale boja ne menyre qesharake).

Ajo qe ka rendesi sot eshte pikerisht qe nje nga elementet baze te gjoja programit te G99 bazohet te punesimi i rinise nepermjet fondeve te mikrokreditit. Pyetjeve qe duhet tiu pergjigjet Veliaj tashme eshte se para se te perrallise mbi punesimin e te rinjve shqiptare nepermjet mikrokredive, me pare duhet te deklaroje ku jane 300 mije euro te zhdukura te Fondacionit MJAFT, nje pjese te dhuruara nga Familja Mbreterore Angleze, qe duhet te qarkullonin si mbeshtetje kreditimi per biznesin rinor shqiptar?

Perse Fondacioni MJAFT eshte shpallur i mbyllur ne marredhenie nderkombetare dhe perse nuk raporton se ku jane 300 mije eurot e kreditimit rinor?

Perse Fondacioni MJAFT ka fshire faqen e vet online (duhej te ishte aktiv ne faqen www.mjaftfoundation.org) dhe perse u zhduk logoja e Fondacionit MJAFT nga faqja zyrtare e Levizjes MJAFT (www.mjaft.org) kur gazeta Sot denoncoi zhdukjen e parave te Fondacionit MJAFT? Ku ndodhet kompjuteri apo beckaup-i i financave te Fondacionit MJAFT apo do te vazhdohet se qenka fshire pa dashje dhe zyrat gjoja qenkan grabitur me te gjithe dokumentacionin (nderkohe qe prane Drejtorise se Policise Tirane nuk ka ardhur kurre ndonje denoncim i tille)?

A eshte kryer procedura ligjore e mbylljes se Fondacionit MJAFT ne Gjykate duke bere edhe likujdimet e nevojshme (kthimit te fondit prej 300 mije eurosh ne BCYF)?

Sot 300 mije euro duhej te ishin ricikluar duke shtuar perqindjet e mikrokredive rinore duke u shperndare vazhdimisht te rinjve shqiptare. Sa eshte perqindja qe mungon?

C'lidhje kane 300 mije euro-t e zhdukura pa lene gjurme me krijimin e biznesit te paligjshem Grafik Propaganda (biznes i paligjshem dhe pa numer licence) qe drejtohet nga vellai i Erion Velise i cili ka mbi 80 kliente duke qarkulluar deri tani mbi 500 milione leke?

A i ka paguar ndonjehere taksat vellai i Velise per llgari te Grafik Propagandes qe u krijua me kapitale fillestare nga fondi i mikrokreditit?

Sa qindra mijera euro te MJAFT ka faturuar vellai i Erion Velise qe ne ate kohe?

Po Arbjan Mazniku dhe Endri Fuga ku i gjeten 111 milione leke kapital ne kohen kur zhduket fondi prej 300 mije i kreditit rinor, per te themeluar biznesin e tyre ortakeror ACG shpk (Albanian Communication Group shpk me numer nipti K62225006P ku 30% te aksioneve i ka Arbjan Mazniku dhe 70% benjamini i Rames Endri Fuga) i specializuar per import-eksport dhe publikimin e revistes MAPO e cila tashme njihet si organi zyrtar i G99?

Perse Erion Veliaj i ka deklaruar donatoreve se ai s'ka asnje lidhje me Fondacionin MJAFT kur dihet shume mire se eshte ai nje nder themeluesit dhe drejtuesit kryesore ku dhe numri i llogarise nderkombetare te Fondacionit qe ndodhet ne San Francisko kontrollohet drejtperdrejte nga ai vete?

Ja pra keto jane pyetjet qe Erion Veliaj duhet tiu pergjigjet ne prezantimin e sotem zyrtar te programit te G99 ne Pallatin e Sportit Asllan Rusi. Ai sot, bashke me bashkepunetoret kryesore te zhdukjes se 300 mije eurove te kreditimit te biznesit rinor do te prezantoje perballe disa dhjetera te rinjve (qe vijne per te pare Alban Skenderajn), platformen e re por njekohesisht te vjeter te punesimit te te rinjve shqiptare nepermjet kreditimit te biznesit rinor. Por ai duhet te tregoje sot se cfare beri me 300 mije eurot qe iu besuan per kreditimin e biznesit rinor ne 2004 dhe ne vazhdim. A po mos plani i Veliajt eshte qe sic i zhduku bashke me te vellane, Maznikun, Milven 300 mije eurot plus perqindjet e vetepunesimit te te rinjve do te beje edhe me dhjetera miliona eurot e Qeverise Shqiptare per punesimin e te rinjve neser ne rast se larg qofte xhepistet e shoqerise civile do te vijne ne pushtet?

* Levizja Qytetare Zgjohu

("Zgjohu" eshte Levizja me e re Qytetare ne Tirane dhe drejtohet nga Avokat Altin Goxhaj)
koha jona
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34581
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi