ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PD: Zgjedhjet, vetem me karta dhe pasaporta

Shko poshtė

25052009

Mesazh 

PD: Zgjedhjet, vetem me karta dhe pasaporta Empty PD: Zgjedhjet, vetem me karta dhe pasaporta




PD: Zgjedhjet, vetem me karta dhe pasaporta 20090524181734_artikullPartia Demokratike i mbetet qendrimit te saj fillestar, se qytetaret per zgjedhjet e ardhshme parlamentare duhet te votojne vetem me pasaportat e udhetimit dhe kartat e reja te identitetit, qe qeveria po prodhon. Votimi me cdo lloj dokumenti tjeter pervec ketyre, perjashtohet ne menyre kategorike nga perfaqesuesit e mazhorances. Kete qendrim e konfirmoi dje edhe zedhenesi i grupit parlamentar te PD-se, Aldo Bumci. Sipas Bumcit, mazhoranca nuk do te pranoje asnje kerkese te ardhur nga radhet e opozites per te shtuar numrin e dokumenteve, me te cilat qytetaret mund te votojne diten e diel te 28 qershorit. "Kishte nje konsensus te gjere qe certifikatat duhet te dalin jashte "loje" dhe nuk ka arsye te perdoren me, per sa kohe procesi i kartave po ecen shume mire. Ne ne Shqiperi nuk kemi dokumente te tjera, fatkeqesisht Partia Socialiste filloi nje proces kur ishte ne qeverisje, per te prodhuar dokumente votimi, nje proces qe e dime se perfundoi ne deshtim te plote", deklaroi Bumci ne nje prononcim per mediat. Sipas tij, ky qendrim i mazhorances perkon edhe me Kodin e ri Zgjedhor, i cili u miratua me konsensus te plote mes Partise Demokratike dhe asaj Socialiste. Ky reagim i Bumcit, erdhi pas kerkesave te socialisteve dy dite me pare, ne lidhje me dokumentet e identifikimit te qytetareve. Deputeti i Partise Socialiste, Kastriot Islami theksoi se opozita nuk mund te lejoj shtyrjen e zgjedhjeve edhe nese nje pjese e votuesve nuk kane arritur dot te pajisen me kartat e reja te identitetit dhe jane pa pasaporta. "PSSH nuk do te lejoje zhvillimin e zgjedhjeve, pa gjetur nje zgjidhje per keta votues duke perjashtuar njekohesisht shtyrjen e zgjedhjeve. Kete zgjidhje duhet ta jape qeveria sot, sepse pasi deshtoi ne pajisjen me leternjoftime nuk mund te perdore si alibi, nenin ne Kodin Zgjedhor, se nuk ka asnje menyre tjeter identifikimi, pervec se me pasaporte apo leternjoftimi", deklaroi dy dite me pare perfaqesuesi i PS-se, Islami. Ne deklaraten e tij per mediat, ne emer te Partise Socialiste, Kastriot Islami parashtroi nje sere kerkesash per Ministrine e Brendshme dhe qeverine, ne lidhje me pergatitjet e zgjedhjeve. Sipas Islamit, nese keto kerkesa nuk plotesoheshin, atehere pritet nje debat i nxehte i opozites ne lidhje me procesin e ardhshem zgjedhor.

Berisha siguroi per pajisjen me karta

Kryeministri Sali Berisha, ka dhene garanci te plote se te gjithe qytetaret pa pasaporta qe duan te votojne do t'ju krijohet mundesia te pajisen me karten e re te identitetit. Nga ana tjeter, kreu i qeverise ka theksuar se zgjedhjet e ketij viti do te zhvillohen te lira dhe te ndershme, duke u klasifikuar si zgjedhjet me te mira qe jane kryer ndonjehere ne vend. Ministri i Brendshem, Bujar Nishani po keshtu ka theksuar se procesi i pajisjes se qytetareve me kartat e reja te identitetit, po ecen me ritme te shpejta dhe te kenaqshme.
Koha Jone
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 35526
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

PD: Zgjedhjet, vetem me karta dhe pasaporta :: Komentet

flutura

Mesazh Mon May 25, 2009 2:32 pm nga flutura

Nje qendrim tjeter i PS qe tregon se PS e ka te qart humbjen qe e pret.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi