ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PS perjashton PPSH nga zgjedhjet

Shko poshtė

02062009

Mesazh 

PS perjashton PPSH nga zgjedhjet Empty PS perjashton PPSH nga zgjedhjet




Rozeta Rapushi
Perjashtohet Partia e Punes se Shqiperise se Re, ne prag te zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit. Perfaqesuesi socialist ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, Genc Gjoncaj, denoncoi ne mbledhjen e djeshme te komisionit, se kjo force politike qe garon ne zgjedhje, ka falsifikuar aktin noterial, ku eshte lista prej 10.296 firmash qe mbeshtesin konkurrimin e kesaj force politike. Mashtrimi eshte zbuluar nga perfaqesuesi ligjor i PS, Gjoncaj, i cili ka siguruar deshmine e noteres Miranda Xhemalce, ku deklaron se nuk e ka firmosur kurre dokumentacionin regjistrues te PPSH. "Ketu kemi te bejme hapur me nje veper penale. Kjo force politike ka falsifikuar aktin noterial dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duhet te distancohet nga ky akt, duke perjashtuar menjehere nga konkurrimi kete force politike per zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit", kerkoi Gjoncaj. Sipas tij, nuk mund te pranohet qe nje force politike te konkurroje ne zgjedhje, me akt noterial te falsifikuar. Ne keto kushte, kryetari i KQZ-se, Arben Ristani, tha se Komisioni do te rishikoje dokumentacionin qe kjo parti ka depozituar per te hyre ne zgjedhje. Por nderkohe, Ristani i sugjeroi perfaqesuesit socialist, qe te beje kallezim penal ne prokurori, per kete konstatim. "Ne do ta shqyrtojme edhe nje here dokumentacionin qe ka dorezuar kjo parti. Me pas do te vendosim mbi lejimin apo jo te saj, ne kete gare zgjedhore", u shpreh Ristani. KU pasdite vone eshte vendosur perjashtimi i PPSH nga zgjedhjet. Ky eshte rasti i pare i zbulimit te nje falsifikimi ne dokumentacionin e forcave politike, qe kerkojne te konkurrojne ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit. Ne mbledhjen e djeshme te KQZ-se, u debatua serish per prezencen e paket te grave ne komisionet zonale te administrimit te votave. Perfaqesuesi i Partise Demokratike ne KQZ, Njazi Kosovrasti, u ankua se serish, selia roze nuk ka permbushur detyrimin ligjor qe te sjelle mes emrave te anetareve te KZAZ-ve, 30 per qind te tyre gra. Kosovrasti u mbeshtet ne ankesen e bere edhe nga kreu i Komisionit, Ristani, i cili theksoi se PS nuk po zbaton Kodin Zgjedhor. Ne te, thuhet shprehimisht, se listat e kandidateve ne zgjedhje si dhe komisionereve, duhet te jene te perbera 30 per qind nga femrat. Probleme me kuoten e perfaqesimit te grave, selia roze e pati fillimisht dhe me kandidatet per deputet, ne zona te ndryshme te vendit si dhe anetaret e komisioneve qe merren me procesin e administrimit te zgjedhjeve, si dhe te numerimit te votave. Per te paren here ne keto zgjedhje, ligji detyron forcat politike qe te kene ne 30 per qind te listave te tyre per kandidate apo komisionere, femra. Mase kjo, qe u ndermor per te ndihmuar barazine gjinore ne vend.



Falsifikimi

Ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, u be publik, rasti i pare i falsifikimit te dokumentacionit nga nje force politike, Partia e Punes se Shqiperise e Re, qe konkurron ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit.
Koha Jone
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 35516
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

PS perjashton PPSH nga zgjedhjet :: Komentet

lidabica

Mesazh Tue Jun 02, 2009 4:00 pm nga lidabica

Nuk ēuditem pasi ne gjithe historine e tyre vetm fallsifikime kane patur.Eshte gjaku i piset qe kane nder deje.Kane vdekur tashme.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Tue Jun 02, 2009 4:12 pm nga Iliriada Portal

pse ka dhe PPSH?????????!!!!!!!!!!!!!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi