ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sondazhi, PD fituese me 72 deputete

Shko poshtė

24062009

Mesazh 

Sondazhi, PD fituese me 72 deputete Empty Sondazhi, PD fituese me 72 deputete




Rozeta Rapushi
Sondazhi, PD fituese me 72 deputete 20090624022249_artikullPartia Demokratike do te arrije te fitoje shumicen parlamentare ne Kuvendin e ardhshem. Keshtu rezulton nga sondazhi i kryer ne rang kombetar nga fondacioni "Gani Bobi", i prezantuar ne emisionin "Opinion", ne televizionin "Klan". Sondazhi i kryer vetem dy jave para zhvillimit te zgjedhjeve parlamentare, nxjerr fituese per nje mandat te dyte Partine Demokratike, qe sipas te dhenave te prezantuara nga drejtori i fondacionit, Shkelzen Maliqi, do te marre 72 vende ne Kuvendin e ri. Nje numer ky qe i siguron selise blu, mazhorance dominuese ne Parlament. Ndersa sipas te anketuarve, Partia Socialiste do te arrije te marre ne Kuvendin e ri, 62 deputete nga te gjitha qarqet e vendit. E treta eshte Levizja Socialiste per Integrim, ku sipas te anketuarve, do te marre 5 vende ne Kuvend dhe G99 vetem nje deputet. Me kaq formatohet perberja e Kuvendit te ri, sipas rezultateve te sondazhit "Gani Bobi". Rezultate qe shkrijne totalisht, te gjitha partite e vogla politike ekzistuese si te majta ashtu edhe te djathta. Te dhenat e sondazhit, tregojne se partite si PR, PAA, PBDNJ, PSD, PDS, PDK, etj, qe kane qene ne Kuvend, nuk do te perfaqesohen me. Ashtu sic e percakton edhe sistemi elektoral, fituese dalin dy forcat e medha politike. Nga te dhenat e sondazhit, edhe nese ekziston mundesia e nje bashkimi mes PS dhe LSI, serish eshte e pamundur qe e majta te mbizoteroje mbi te djathten. Kjo pasi, me nje perllogaritje te thjeshte PS, G99 dhe LSI arrijne te bejne vetem 68 vota, perkundrejt 72 qe ka Partia Demokratike. Te pyetur per disponimin perpara zgjedhjeve, 41.1% te te anketuarve, u pergjigjen se do te votojne per PD, 33.2% per PS dhe 3.1% per LSI. Me pas vijne partite e tjera politike, si G99 2.3%, PSD 0.5%, PBDNJ 0.5% e me radhe. Ne kete sondazh, te anketuarit u pyeten dhe nese jane te gatshem te marrin pjese ne votime si dhe a i kane mjetet e identitetit per te ushtruar te drejten e votes. 74.6% e tyre u shprehen se votojne ne cdo zgjedhje dhe sigurisht ne 28 qershor. Ndersa 9 % thane se zakonisht marrin pjese ne votime, 4.6% u shprehen se zakonisht nuk votojne dhe 2.2% deklaruan mos pjesemarrjen e tyre ne votime. Te penguar ishin vetem 1.1% te zgjedhesve, te cilet u shprehen se nuk kane dokument identiteti. Ndersa 0.3% nuk iu pergjigjen kesaj pyetjeje. Ndersa per sa i perket fushates elektorale, 57.5% u pergjigjen se fushata e partive politike nuk ndikon aspak ne percaktimin e votes, 29.4% se fushata ndikon pak dhe vetem 9.4% se ndikon shume. Ne sondazhin e realizuar nga "Gani Bobi", te anketuarit u pyeten edhe mbi sistemin politik ne vend, ku 9.3% te te pyeturve e quajten nje demokraci te avancuar. 45% e cilesuan demokraci ne zhvillim, 21% demokraci te brishte dhe vetem 20.3% e vleresuan se sistemi politik ne Shqiperi, nuk mund te quhet demokraci.



Rezultati i sondazhit permes shifrave



Mbeshtetja e elektoratit, dy jave para zgjedhjeve

41.1% PD

33.2% PS

3.1% LSI

2.3% G99

0.5% PSD

0.5% PBDNJ

0.4% PR

0.3% PDI

0.2% PAA

0.2% Poli i Lirise

0.2% PDK

0.1% PBDL

0.1% BK

0.1% LZHK

4.1% Asnje

9.7% Te pavendosur

1.5% Nuk e di

2.3% Pa pergjigje



Parashikimi i 140 mandateve

per Kuvendin e Shqiperise

Shkoder

7 PD

4 PS

Lezhe

4 PD

3 PS

Kukes

3 PD

1 PS

Diber

4 PD

2 PS

Durres

8 PD

5 PS

Berat

2 PD

4 PS

2 LSI

Gjirokaster

1 PD

4 PS

Korce

7 PD

5 PS

Vlore

5 PD

7 PS

Tirane

16 PD

13 PS

2 LSI

1 G99

Fier

7 PD

8 PS

1 LSI

Elbasan

8 PD

6 PS



Totali

72 PD

62 PS

5 LSI

1 G99



A ndikojne fushatat e partive ne

percaktimin e votes tuaj me 28 qershor?

57.5% Jo fare

29.4% Po pak

9.4% Po shume

3.7% Nuk e di



Cfare eshte sistemi politik ne Shqiperi?

9.3% Demokraci e avancuar

45% Demokraci ne zhvillim

21% Demokraci e brishte

20.3% S'mund te quhet demokraci

4.4% Nuk e di



Dalja ne zgjedhje

74.6% Votoj cdo here

9% Zakonisht votoj

4.6% Zakonisht nuk votoj

2.2% Nuk votoj fare

8.1% Nuk e kisha te drejten

1.1% I penguar

0.3% Pa pergjigje

koha jone
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 35516
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Sondazhi, PD fituese me 72 deputete :: Komentet

lidabica

Mesazh Wed Jun 24, 2009 3:54 pm nga lidabica

i kam ndjekur me vemendje te gjitha sondazhet e bera dhe te publikuara neper kanalet TV-ve te ndryshme dhe epersine e pikeve e ka

PARTIA DEMOKRATIKE cheers

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

nardlushnja

Mesazh Wed Jun 24, 2009 4:36 pm nga nardlushnja

sondazhi popullor.


Nje mbasdite e nxehte dhe po kthehesha nga plazhi.Ishte ora 19 00.Lashe ne shtepi nusen dhe djemte dhe dola nga shoket per te pire ndonje birre.Te theme te drejten u pendova.Akoma pa u afruar tek dyqani i Nikos(shqiptar qe furnizon tere ishullin me gas propanio) degjoheshin debatet per se largu.Ngadalsova hapin dhe po degjoja me kujdes.

Ka per te fituar PS- thoshte Ladi (djale nga Elbasani)
Jo Jo- kundershtonte Vangjeli(nje korcar ,coban,oficer ne kohen e Enverit dhe polic ne kohe te Saliut)
-Ka per te fituar PD.

E pa mundur- therriste Ladi duke shoqeruar te folurin me nje levizje te prere te dores(sikur donte ti mbushte mendjen me zor)

nderkohe u afrova dhe pashe shoket e tjere qe degjonin indiferente.

Po keta ckane ? Pyeta Nikon
Keta po cirren se kush hajdut do te fitoj -pergjigjet Niko duke vene buzen ne gaz.
Ne ato momente prania ime u vu re edhe nga diskutuesit.
Ja erdhi edhe Nardi-thota Ladi
He mo Nard si thua? Kush do te fitoj?
Te them te drejten nuk e di - u pergjigja une (duke e hedhur topin perseri ne qender)

Degjo ketu-hidhet vangjeli- duke u kthyer nga Ladi.Edhe une PS dua te fitoj por ne nje bisede qe pata me kusherinj te mi ne telefon ,me thane qe PD e ka te sigurte fitoren sepse do te manipuloje.Ka vendosur per qendra votimi shtepi private dhe jo shkolla apo cerdhe sic kane votuar nga hera.

Po te fitoj PD - thota Ladi shqiperia do te kthehet edhe 20 vite te tjera mbrapa .Ne qofte se ajo manipulon atehere PS do ta akuzoje per zgjedhje jo te drejta dhe bota do te na heqe vize te kuqe,ndersa po te fitoje PS dop te thote qe zgjedhjet jane te drejta.

PO pse ore LAdi do te jene te drejta -nderhyra une(degjues deri ne ato momente)PS nuk mund te beje manipulime???

Cfare thua ore - thote Ladi- qeverine e ka ne dore Saliu ....te le ai te besh manipulime....aa per veten e vet po sepse ai nuk e le me qeverine.
Si tha ai i partise se gjelber ....se ja harrova emrin......he mo ....ka vdekur i shkreti.....nejse....Malesori po hipi ne kal ,nuk zbret po nuk e vrave.

Mos u nxito re Ladi se deri tani po bertisje qe do te fitoj PS- i them une.

Po nuk u bene manipulime ,e ka garant fitoren -thote LAdi.
Po u ben manipulime mjere ne .

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Wed Jun 24, 2009 9:59 pm nga Iliriada Portal

Nuk do te ishte e drejte qe te mos votoheshin edhe disa parti te vogla te djathta qe kan element shume te mire.Lajm i mire nga ky sondazh nuk eshte vetem fitorja e PD por mbi te gjitha pastrimi i hartes te deputeteve nga parazite te till si gjinushi, milo etj.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ADMIN

Mesazh Thu Jun 25, 2009 1:48 am nga ADMIN

KY LADI SE MOS ESHTE I BIRI I NJE VEIZI NGA ELBASANI QE NE KOHEN E PARTISE ISHTE OPERATIV ZONE, NE ZONEN E BAJZES QE KA VRARE 4 PERSONA DUKE U ARRATISUR NE KUFI ME YUGOSLLAVINE ,SE MOS ESHTE AI KLYSHI I KETIJ KOMUNISTI ,KRIMINELI ,SE JU BETOHEM QE KUSH E MBAN MEND AI I DEGJENERUAR E KISHTE NJE DJALE 5 VJECAR ME EMRIN VLADIMIR ,NE VITIN 1984 ,PYTE NJE HERE TE LUTEM SE MOS BABA I TIJE E KA EMRIN VEIZ

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

nardlushnja

Mesazh Thu Jun 25, 2009 6:10 pm nga nardlushnja

PORTA shkruajti:KY LADI SE MOS ESHTE I BIRI I NJE VEIZI NGA ELBASANI QE NE KOHEN E PARTISE ISHTE OPERATIV ZONE, NE ZONEN E BAJZES QE KA VRARE 4 PERSONA DUKE U ARRATISUR NE KUFI ME YUGOSLLAVINE ,SE MOS ESHTE AI KLYSHI I KETIJ KOMUNISTI ,KRIMINELI ,SE JU BETOHEM QE KUSH E MBAN MEND AI I DEGJENERUAR E KISHTE NJE DJALE 5 VJECAR ME EMRIN VLADIMIR ,NE VITIN 1984 ,PYTE NJE HERE TE LUTEM SE MOS BABA I TIJE E KA EMRIN VEIZ

Ne vitin 1984 ishte pese vjece.Sot jemi 2009. 2009-1984=25 vjece.

Ky ladi qe njoh une ka djalin 27 vjece.

Edhe sikur te ishte ai ladi i veizit qe thua ti porta,cfare do te beje???Do ta vrisje????ME sa ke shkruajtur deri tani ,ti je kundra gjakmarrjes.Apo u zgjua bisha brenda teje??

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ADMIN

Mesazh Thu Jun 25, 2009 7:09 pm nga ADMIN

Jo ,te lytem mos te keqkuptohemi ,une nuk jam vrases ,perkundrazi jam shume frigacak ,dhe nuk do kisha mundesi te vrisja as nje njeri ,sepse nuk kam ate shpirt ,por sikur te ishte ky do ta kuptoja se perse simpatizonte me kaq kembngulje ish partine komuniste ,sot partia socialiste

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

nardlushnja

Mesazh Thu Jun 25, 2009 7:41 pm nga nardlushnja

atehere pse te dogji kaq shume dhe kerkon duke u lutur emrin e ta atit te tij???

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Thu Jun 25, 2009 8:24 pm nga ilda

E rendesishme do ishte dhe evitimi i incidenteve per vete rendesine madhore te ketyre zgjedhjeve ..pasi nje hap fals do te na kushtonte vertet shtrenjt si me MOS liberalizimin e vizave dmth MOS futja ne BE ..qe po e presim me kaq entuziazem !!!!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

gerrard

Mesazh Thu Jun 25, 2009 8:44 pm nga gerrard

Nese manipulohen zgjedhjet kemi humbur te gjithe. E vetmja menyre qe Shqiperia te shkoje drejt Europes eshte qe zgjedhjet t'i fitoje opozita, si 4 vite me pare. Sepse kur fiton opozita mbi te gjitha ne nje vend si Shqiperia ku demokracia eshte shume e brishte, eshte nje demostrim qe votimet ishin te ndershme dhe demokratike. 4 vite me pare zgjedhjet nuk ishin perfekte por ishin me te mirat qe kemi organizuar ndonjehere, dhe u konsideruan pjeserisht te arritura, dhe kjo ndodhi per faktin se ato u fituan nga partia ne opozite, pra PD-ja. E njejta gje duhet te ndodhe edhe kesaje radhe nese duam te shkojme perpara. Sikur te fitonte opozita, PD-ja nuk mund te akuzonte askend per manipulim zgjedhjesh sepse ka qene ajo vete qe i ka organiziuar, opozita do te ishte e kenaqur sepse ka fituar dhe nderkombetaret do te mjaftoheshin me komentet e politikaneve tane dhe do ti konsideronin si zgjedhje demokratike.
Mendoni ēfare do te ndodhte apo ēfare do te ndodhe nese PD-ja fiton zgjedhjet pamvarsisht nga mbarevajtja e tyre, PS-ja do te zbriste ne rruge duke denoncuar qeverine per manipulim zgjedhjesh ashtu siē ka bere Berisha te gjitha heret qe ka humbur, Shqiperia do te merrte kartonin e kuq nga nderkombetaret per mos organizim te mire te tyre, dhe humbesit e vetem te ketyre zgjedhjeve do te ishin njerzit e thjeshte, populli shqiptar.
Mua nuk me intereson se kush do t'i fitoje keto zgjedhje, mua me intereson qe ato te konsiderohen nga nderkombetaret si zgjedhje te arritshme, nese PD-ja eshte ne gjendje te organizoje zgjedhje te ndershme qe mos te kontestohen as nga opozita dhe as nga nderkombetaret une do te isha i pari qe do te ua jepja voten time.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

lidabica

Mesazh Thu Jun 25, 2009 9:00 pm nga lidabica

E vetmja menyre qe Shqiperia te shkoje drejt Europes eshte qe
zgjedhjet t'i fitoje opozita, si 4 vite me pare.

Shocked Shocked

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ADMIN

Mesazh Thu Jun 25, 2009 9:44 pm nga ADMIN

hahaahahah jeni te medhenj,gerarrd aq bukur e shpreh postimet e tua sa qe me duhet ti lexoj 4 deri 5 here qe vertete te kuptoj se cfare do te thuash ,me behet shume qefi qe je nje gazetar i shquar ne shkrimet e tua .,por me vjen shume keq qe une dhe e verteteta jemi ne nje kendveshtrim komplet tjeter,atehere me pak fjale te shprehi mendimin tim ,edhe sikur zgjedhjet te jene te ndershme dhe te fitoje partija socialiste ,do te ishte shume e veshtire rruga drejt Europes

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

nardlushnja

Mesazh Fri Jun 26, 2009 5:54 pm nga nardlushnja

PORTA shkruajti:por me vjen shume keq qe une dhe e verteteta

me ben shume pershtypje qe ne shumicen e postimeve te tua je ne te njejten ane me te verteten,popullin,te drejten,demokracine etj,etj.
Shpreheni sikur te gjitha keto gjera jane monopol vetem i juaji.Ne te njejten menyre shprehej edhe Enver Hoxha edhe nxenesi i tij Sali Berisha.Te dy keta flisnin (Enveri) dhe flasin(Saliu) ne emer te popullit duke ditur mire hallet e tij

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

nardlushnja

Mesazh Fri Jun 26, 2009 5:56 pm nga nardlushnja

PORTA shkruajti:edhe sikur zgjedhjet te jene te ndershme

Pra jeni i bindur qe do te kete manipulime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

nardlushnja

Mesazh Fri Jun 26, 2009 6:08 pm nga nardlushnja

gerrard shkruajti:Nese manipulohen zgjedhjet kemi humbur te gjithe. E vetmja menyre qe Shqiperia te shkoje drejt Europes eshte qe zgjedhjet t'i fitoje opozita, si 4 vite me pare.

shume e sakte Gerard,por per fatin e keq te shqiptareve nuk do te ndodhe kjo gje sepse Berisha ka organizur sakte manipulimin ne menyre te pashmangshme.Nga ana tjeter opozita nuk eshte ne pozita te shendosha sepse Nano ka vendosur gure nen rrote duke mbajtur fjalen e marreveshjes se fshehte qe ka patur me berishen .Kjo marreveshje thoshte qe Nano do te largohej ne 2005 dhe Berisha do te qeverise per tete vjete.Keshtu qe ka para edhe kater vite te tjera.Ne kete kater vjecar te ardhshem do te kemi rrezimin e edi Rames dhe ardhjen ne fuqi te Klikes Nano.
Ne marreveshje te fshehte eshte cilesuar gjithashtu edhe lenia ne qetesi e politikanit qe largohet.Shikoni Nanon,u largua per keto vite nga skena politike,dhe nuk i hyri as nje gjemb ne kembe.Besoj se e mbani mend kercenimet e berishes se do ta fuste ne burg mbas ardhjes ne fuqi te tij.
Pse nuk e futi?????

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ADMIN

Mesazh Fri Jun 26, 2009 7:17 pm nga ADMIN

Nard ne shume raste ke te drejte ,dhe te betohem se ti respektoj mendimet tua sepse ne cdo politike botrore ka konsperesi si te qeveriset populli ,kete e kane bere te gjitha empaier dhe superfuqi te ndryshme ,por edhe nje here nuk me intereson se kush do te qeverisin tani per tani ne shqiperi ,vetem mos te jene socialistat sepse ata kane shpirte komunistash ,dhe e kane dhene proven e tyre per 50 vjet ne pushtet ,pra edhe nje here ,kush te doje per vec ata qe kane deshtuar per shume vite ,dhe mos te futen kriminela te popullit ,tani besoj se tu mbush mendja se une nuk flas ne emer te popullit ,por flas vetem ne emer te lirise dhe demokracise te vertete sepse po e jetoj per afer 20 vjet ne Amarike ,dhe te them te drejten se demokracija qenka e bukur , dhe nuk i dua zotit tjeter ,per vec qe edhe populli im shqiptar qe aq shume e dua me gjithe shpirte ,te shijojne demokracine ashtu si jam tu e shijua vete ,tani edhe nje pershendetje ,i respektuar nardlushnja

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

nardlushnja

Mesazh Mon Jun 29, 2009 11:11 pm nga nardlushnja

Keto sondazhe jane shume serioze
lol lol lol

pika qe nuk u bie

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

lidabica

Mesazh Tue Jun 30, 2009 1:08 am nga lidabica

PARTIA DEMOKRATIKE ESHTE NE AVANTAZH Very Happy cheers bounce Very Happy bounce cheers

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi