ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ora e Arbėrit dhe “profetėt” e zymtė

Shko poshtė

20022008

Mesazh 

Ora e Arbėrit dhe “profetėt” e zymtė Empty Ora e Arbėrit dhe “profetėt” e zymtė




Ora e Arbėrit dhe “profetėt” e zymtė

Personalisht nuk kam qėnė kurrė tepėr i fiksuar pas mitit tė Arbrit, nė pėrfytyrimet fėmijnore tė lashtėsisė sė kombit preferoja Ilirėt. Arbėrit mė dukeshin si “underachievers”, qė nuk e mbėshtetėn krenarinė me veprat. Me gjithė shkėlqimin vetėtitės tė Gjergj Kastriotit, tė izoluar nė 25 vjet, periudha e arbėrit mė dukej e vakėt, dhe Arbėria e pėrēarė dhe e dobėt, e pazonja t’u qėndronte osmanėve. Por po e quaj 17 Shkurtin “Ora e Arbėrit” sepse po dua tė shfaqem Tribal, e nė qoftė kjo ndjenjė shenjė e pagdhendėsisė, ashtu qoftė. Por them se tė ngatėrrosh civilizimin me sofizmat apo krenarinė kombėtare me tribalitetin janė njėsoj gabim.
Po e quaj “Ora e Arbėrit” sepse jam treguar i padrejtė me ta kur i kam vlerėsuar aq dobėt, sepse megjithė humbjen e lavdisė sė dikurshme arbėrit lanė pas diēka tė mirė: shqiptarėt, e njė Zot e di sa krenarė jam pėr kėta tė fundit. Sidomos pėr Kosovėn jam krenar sot, qė mė nė fund u shfaq nė hartat e botės e na mallėngjeu sikur mallėngjehet ai qė papritur dallon nė njė turmė fytyrėn e motrės qė e dinte tė humbur.
Zotėrinjtė e shtypit metropolitan, buzė Lanės

100 vjet robėri zotėrinj, 100 vjet ndarje ka vuajtur ky popull. Qindra mijra te vrarė, tė interrnuar, tė zhdukur, pėrdhunuar, sakatosur, degėdisur. Me sytė nga Shqipnia Amė dhe me buzėn e plasur nga ultranacionalizmi mė djallėzor qė mbahet mend, ky popull ka tė drejtė sot tė gėzojė, tė kėrcejė dhe tė dehet po tė dojė. Zotėrinj, si ju bėjnė gishtat tė shkruani kėshtu? Shqetėsimi juaj i molepsur me dėshirėn pėr tė qėnė kontravercial shprehet mė kollaj me njė fjalė tė vetme: Kontrapedal. Vallė vėrtetė ju duken tribalė dasmorėt e Prishtinės? Gėzojnė tepėr primitivisht? Mos harroni qė ishin po kėta qė ishin tė parėt qė vuajtėn atė qė sot quhet “Pastrim Etnik”, a harruat zotėrinj se kjo shprehje u formulua pikėrisht mė 1998 pėr tė shprehur atė qė po ndodhte nė Kosovė. S’mbahej mend kur kishte ndodhur diēka e tillė mė parė, madje as fjalė pėr ta pėrshkruar nuk kishte, Kosovarėt vuajtėn “Ethnic Cleansing”.
Kėta qė festojnė sot, qė valėvisin flamujt e kuq tė tribusė sė Kastriotit ishin ata qė nėn thikat e pėrgjakura tė Millosheviēit i morrėn fėmijėt nė krahė dhe pleqtė nė kurriz dhe kaptuan male pėr tė shpėtuar jetėn. Serbėt ua grisnin Letėrnjoftimet nė kufi, dhe i pėrzunė nga votrat e tyre. As tribu nuk ishin mė kur zbrisnin malet zbathur. Por qėlloi qė gjysma tjetėr e tribusė, megjithėse vuante orėn e vet mė tė vėshtirė pas katastrofės sė 1997, iu gjegj thirrjes, dhe at ēapė bukė e ndau mė dysh, e nėn ato ēati ku ishin katėr u bėnė tetė. Imagjino tė mos ishim kaq tribalė, ndoshta do i kishim lėnė shqiptarėt e kosovės pėrjashtė, do ua vinim kufirin te thana, se ishim keq pėr vete. Apo jo?
Le t’i ulim ushtat e Don Kishotit, e tu japim ujė kuajve imagjinarė, relaksohuni. Mos u shqetėsoni pėr ngjyrat e flamurit tė shtetit tė ri e aq mė pak mos guxoni tė zbehni lavdinė e kėtij momenti historik me ogure tė liga. Nė disa nga shkrimet qė u shfaqėn nė shtyp nga analistėt e metropolit qė pėrshkuhet nga Lana vihej re hėm mosbesimi i thekshėm ndaj kapacitetit tė shqiptarėve tė Kosovės pėr tė ndėrtuar njė shtet model dhe njė demokraci solide, hėm tendenca pėr ta zvogėluar rėndėsinė e kėsaj qė u arrit mė 17 shkurt, duke e vlerėsuar tė pavėrtetė Pavarsinė e Kosovės.
Mustafa Nano:
<BLOCKQUOTE>
“…Kosova nuk do tė jetė de facto e pavarur), ėshtė megjithatė njė shprehje e vullnetit europian pėr tė mos lėnė tė tjerėt (nėnkupto: Rusinė) tė futin hundėt nė punėt e kontinentit tė vjetėr…Shqiptarėt e Kosovės, ashtu si shqiptarėt e Shqipėrisė, madje mė shumė se kėta tė fundit, janė tė pastėrvitur pėr tė ndėrtuar demokracinė e pėr tė jetuar nė demokraci. Shqiptarėt e Kosovės dallohen qartazi pėr njė mentalitet e qasje tribale nė jetėn e pėrditshme komunitare.”</BLOCKQUOTE>
Shqip 19 shkurt 2008

Fatos Lubonja:
<BLOCKQUOTE>
“…nėse do tė gjykojmė nga festimi i djeshėm, shqiptarėt e Kosovės, nėse do tė ishin vėrtet tė lirė, nuk do tė pranonin flamurin me gjashtė yje, por, sėbashku me shpalljen e pavarėsisė, do tė shpalosnin nė Parlament flamurin kuq e zi. Dukej sheshit se qoftė flamuri qė u shpalos, qoftė gjuha qė pėrmbanin deklaratat e kryeministrit Thaēi dhe presidentit Sejdiu qenė nė kontrast me gjuhėn e festės sė shqiptarėve jashtė Parlamentit. E kontradikta qė buron nga ky kontrast besoj se do tė shenojė kapitujt e ardhshėm tė historisė sė Kosovės dhe jo vetėm.“</BLOCKQUOTE>
Perpjekja 19 shkurt 2008

Uroj tė jeni shumė, shumė gabim nė kėtė fjalinė e pjerrėt Z. Lubonja. Sė shumti jam i lodhur me kėtė opinionin e bastarduar qė Liria dhe Pavarėsia e Kosovės ishin njė Dhuratė nga Shtetet e Bashkuara dhe NATO. E them kėtė sepse ėshtė rrėnja e mendimeve tė cituara mė lart. Njė Liri e falur, ėshtė mė pak e vėrtetė, gjoja e imponuar, nė mėnyrė Freudiane, e pamerituar.
Jam shumė mirėnjohės pėr ndihmėn vendimtare qė dhanė ShBA dhe vende tė tjera pėr ēlirimin e Kosovės, por pėr asnjė moment nuk kam gėnjyer veten se kjo festė do tė ishte e mundur pa pėrpjekjet “against all odds” tė UĒK-sė, pa vetėflijimin, kurajon, gjakun, lotėt, atdhedashurinė dhe Tribalizmin drithėrues tė shqiptarėve tė Kosovės. Sepse zotėrinj po tė mos ishte pėr Dashurinė pėr Kosovėn e Shqiptarinė qė nėnat kosovare i mėkuan ēdo foshnje nė djep, nuk do kishte asnjė lloj ndėrhyrje ndėrkombėtare nė Kosovė. Liria nuk ėshtė asesi dhuratė, por burim legjitim krenarie kombėtare, po tė mos ishte pėr shqiptarėt e Kosovės, tė jemi tė sigurtė se vargonjtė do ishin ende tė rėndė e tė ftohtė sonte.
Shikojeni sot Luftėtarin e lirisė Hashim Thaēin dhe krenohuni me tė zotėrinj. Shiheni tribalistin dhe krenohuni me atė qė mishėron kėtė udhėtim tė Kosovės pėr tė cilin ky brez ka tė drejtė tė buzėqeshė deri nė shtratin e vdekjes. Qėndron dy metra si Muji dhe shpall Kosovėn Shtet tė Pavarur, mė nė fund tė vargonjtė u thyen. Shikojeni se pa kėta kokėkrisur e pa bindjen e tyre tė verbėr, kėtė ditė nuk do ta kishim parė kurrė. Nėse jeni skeptikė sot, nuk dua tė imagjinoj sa skeptikė ishit kur UĒK ngarkonte mushkat me kallashėt. Tash po e lėshojmė frymen si kėngė, 100 vjet e kemi mbajtur. Po, po si Muji, se mu mė pėlqejnė Pėrrallat e moēme shqiptare, edhe pėrralla qofshin gjej nė to mė shumė substancė se nė gjithė ēdo shkrujnė analistat e Tiranės. Lėreni ore kėtė popull tė qeshė se ka 100 vjet me fytyrė nė hi! E tė mos frigohet kush se do ketė raprezalje ndaj serbėve nė Kosovė. Kush pati njė gėzim tė madh dhe i vajti ndėrmend tė vrasė?
Silleni more brenda, jepini more ujė tė lahet, shtrojini sofrėn, thėrrisni miqtė se kemi festė, thereni dashin mė tė majmė se u rigjet motėrza e humbur.
Juve ju ka mbetur tė kritikoni flamurin, qė tė gjithė e dimė se ėshtė thjesht formal? A keni hyrė nė ndonjė odė kosovare, mot apo sė fundi? E mbajnė nė mur flamurin kuqezi, ashtu siē nė Tiranė do konsiderohej anakronike. Mos u tutni burra! Edhe nė fushėn e dizenjimit tė flamujve ju jeni autoriteti ekspert? Ku e gjejnė mbėshtetjen ca njerėz tė bėjnė sikur e duan Kosovėn mė shumė apo mė mirė se Hashim Thaēi apo Fatmir Sejdiu? Cilėt janė argumentat e kritikėve tė Pavarsisė nė kėtė formė qė erdhi? Pse qėnka boll e mirė ta zėmė pėr Ramush Haradinajn, por s’ia mbush mendjen Nanos e Lubonjės?
Ora e Arbėrit
A nuk ju duket pavend dhe pa argument teza e hedhur se Kosova do ta ketė tė vėshtirė e thuajse tė pamundur tė formojė shtetin e vet demokratik? A nuk i ka dhėnė provat disafish shoqėria kosovare qė ėshtė njė shoqėri e shėndetshme, qė kėrkon harmoni? Unė them po dhe po. Mjaft tė kujtojmė si pas mbylljes me dhunė fizike por mė tepėr psikologjike tė Universitetit tė Prishtinės, arsimimi shqip vazhdoi, e odat u bėnė klasa pėr studentėt. Dija zotėrinj ėshtė rrėnja e Demokracisė, mos ia kini gajle Kosovės. Ajo po di me na trainu ne tė Shqipėrisė nė leksione Demokracie. Mendoni se nė Kosovėn e Pavarur do kishin shanc pėr karrierė politike disa syresh qė kanė bėrė me kontrabandė nafte me Serbinė nė kohė lufte, apo ata qė ndoshta kanė pirė ndonjė xhin me Sllobodanin? Vėshtirė tė ndodhė. Qė nga nisja e rezistencės dhe kapitullimi i Millosheviēit, e gjatė 9 vjetėve shembullorė tė arritjes sė standarteve, 9 vjetėt e bashkėpunimit tė ngushtė dhe tė fryshėm me ndėrkombėtarėt, ngritjes sė shtetit nga rrėnojat dhe hiri i luftės, besa e patjetėrsueshme me amerikanėt, tjetėrsimi i tyre nga luftėtarė nė udhėheqsa me popullin nė mendje, e boll sende tė tjera flasin se Lidershipi kosovar nuk ėshtė patetik si lidershipi i buzėlanės atje nė Tiranėn tash disi mė provinciale. Udhėheqja kosovare ėshtė pragmatike, e kthjellėt, patriote dhe energjike e tillė qė kontraston fort me Mumjet tona politike qė na udhėheqin qorrsokaqeve.
Nėse ka ndonjė mėsim pėr tu marrė kėtu, ne tė Shqipnisė duhet tė mbajmė shėnim, sė paku tė nxėmė qė ka ardhur Ora e Arbėrit, mė nė fund. Faktori shqiptar u zgjerua, dhe bashkė me kėtė lipset edhe njė riballancim i dinamikave ndėrshqiptare nė Ballkan. Liria qė rrezaton nga Kosova duhet tė pasqyrohet nė Shqipėri. Nuk kemi pse tu shesim mend shqiptarėve tė Kosovės, ēdo tu mėsojmė, ē’shembull do u japim? Nihilzmin tonė patetik se do njeri. Jemi ne ata qė shpresoj do shkunden mirė nga Pavarsia e Kosovės, qė ta hedhim dhe ne zgjedhėn tonė. Shqiptarėt e Republikės sė Shqipėrisė duhet ti pėrgjigjen Pavarsisė sė Kosovės duke bėrė edhe ata njė hap tė rėndėsishėm historik, t’i japin fund tranzicionit-kangrenė, qė tė mund tė ngrejmė dhe ne tė Shqipėrisė kokėn ca mė lart e, mes vėllezrish tė shihemi nė sy.
Tani ka ardhur koha pėr tė flakur psikologjitė e vjetra tė nėnvleftėsimit tė vetes, ka ardhur koha tė ēlirohemi nga komplekset qė kemi se mos dukemi Tribalė. Ama shikoni ē’tribu e bukur jemi. Ca festuan me hundėt tė skuqura nga tė ftothtėt nė Toronto, ca e skuqėn Times Square nė NY. E kush zemėr shqiptare nuk u ēua peshė, e cili sy nuk qau nga gėzimi? Urojini festėn Kosovės, qeshni ca dreqi ta hajė. Se vetėm duke rėnė rehat nė lėkurėn tonė, duke qėnė tė lirė, tė bashkuar dhe me humor tė mirė do ta bėjme Shqipėrinė. Kini pakėz mė shumė Besim tek shqiptarėt zotėrinj, dhe fare pakėz mė shumė Respekt.
Blendi Salaj
peshkupauje.com
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34526
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi