ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sondazhi, 90% kunder bojkotit te PS

Shko poshtė

11092009

Mesazh 

Sondazhi, 90% kunder bojkotit te PS Empty Sondazhi, 90% kunder bojkotit te PS




Ne nje sondazh te publikuar nga "Zeri i Amerikes", 90 per qind e pjesemarresve ishin shprehur kunder bojkotit te Parlamentit nga ana e Partise Socialiste. Te gjithe ata qe klikojne ne adresen e VOA, kane pasur te shtruar pyetjen: A ka paraqitur Partia Socialiste argumente bindese per bojkotimin e parlamentit? Me hedhjen e kesaj pyetjeje, pas votimit per disa dite, tabela e rezultatit ka treguar se 90 per qind e pjesemarresve ne kete sondazh mendojne se Partia Socialiste, e udhehequr nga kryetari ne detyre, Edi Rama nuk ka paraqitur argumente bindese per bojkotimin e Parlamentit. Nderkohe qe vetem 9 per qind e pjesemarresve ne kete sondazh te "Zerit te Amerikes", jane shprehur se socialistet kane paraqitur argumente bindese per bojkotin parlamentar. Ndersa vetem 1 per qind e pjesemarresve jane shprehur se nuk e dine. Duke pare kete tabele rezultatesh ne adresen e kesaj radioje prestixhoze, ia vlen te theksohet se shqiptaret jane kunder bojkotit te Parlamentit dhe bojkotit te institucioneve ne pergjithesi. Cka le per te kuptuar, se tashme ne Shqiperi eshte konturuar qarte, linja per pjesemarrje ne institucione, ku te ushtrohet e drejta e debatit dhe e kundershtimit, pse jo, nder elementet kryesor per nje vend me demokraci te zhvilluar. Njeheresh, nje qendrimi i tille i shqiptareve eshte ne te njejten linje me ate te nderkombetareve, te cilet dite pas dite, duke filluar me ambasadorin e OSBE, vijuar me ate te Britanise dhe dy dite me pare me ambasadorin e Komisionit Evropian, jane shprehur kunder bojkotit te Kuvendit nga opozita socialiste dhe duke bere thirrje qe PS t'i kthehet institucioneve. Socialistet nuk kane marre pjese ne asnje seance te Kuvendit te ri, duke pretenduar se eshte dhunuar vota e shqiptareve me 28 qershor, gje qe ka sjelle manipulimin dhe tjetersimin e rezultatit te zgjedhjeve. Nje linje e tille qe mbrohet fort nga kryetari ne detyre, Rama, ka paraqitur dhe nje pakete kushtesh qe duhet te plotesoje mazhoranca, ne menyre qe PS te hyje ne Kuvend. S.P



Rezultati

Ka qene surprizues rezultati i sondazhit te publikuar ne "Zeri i Amerikes". Pjesemarresit ne kete pyetesor jane shprehur 90 per qind kunder bojkotit te Parlamentit nga ana e Partise Socialiste te drejtuar nga Rama.



A ka paraqitur Partia Socialiste argumente bindese per bojkotimin e parlamentit?

9% Po

90% Jo

1% Nuk e di
koha jone
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 35516
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi