ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PS humb kontrollin e Bashkise se Tiranes

Shko poshtė

14092009

Mesazh 

PS humb kontrollin e Bashkise se Tiranes Empty PS humb kontrollin e Bashkise se Tiranes




Denis Dedej
Partia Socialiste humbet kontrollin ne Keshillin Bashkiak te Tiranes. Pas firmosjes se koalicionit qeverises PD-LSI, ku perfshihet ne kushtet e ketij bashkimi dhe bashkepunimi ne nivelin lokal, bie ndjeshem faktori socialist ne keshillat bashkiak. Keshtu pra, nese deri para zgjedhjeve mund te flitej per nje bashkepunim ne heshtje midis Partise Socialiste dhe Levizjes Socialiste per Integrim per miratimin e vendimeve te rendesishme ne bashki qe drejtohen nga socialistet, tanime kjo gje s'do te jete njelloj. Koalicionet para dhe paszgjedhore fuqizojne Partine Demokratike ne keshillat bashkiak, sebashku me aleatet e saj. Per sa i perket Keshillit Bashkiak te Tiranes, Partia Demokratike, bazuar ne marreveshjet e bashkepunimit, zoteron 30 vota nga 55 ne total. E thene ndryshe, bashkia e kryeqytetit qe udhehiqet nga socialistet nuk do te mund te marre asnje vendim pa perkrahjen e kundershtarit te saj politik. Ne kete shumice votash, PD ka 17 anetare, LSI 6, PR 2, PAD 1, BLD 1, PAA 1, PDR 1, PDI 1. Nga ana tjeter, socialistet kane ne zoterim 23 vota, bazuar ne koalicionin parazgjedhor, ku PS ka 21 anetare, PDBNJ 1 dhe PSD 1. Nderkohe qe mbeten dy vota te cilat ende nuk dihen se cfare qendrimi do te mbajne ne mbledhjet e Keshillit e Bashkiak, ajo e LZHK-se dhe PDK-se.

Pervec kesaj, Keshilli Bashkiak i Tiranes ne mbledhjen e pare per kete sezon, qe do te zhvillohet pas dy ditesh, pervec diskutimeve te rendesishme, i duhet te zevendesoje rreth nje te pesten e anetareve. Nga 55 anetare qe perbehet ky Keshill, duhet qe 10 prej tyre te zevendesohen, per shkak se ne baze te ligjit "Per Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore", nuk mund ta ushtrojne me funksionin e tyre. Keshtu pra, zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit sjellin ndryshimet e radhes ne Keshillin Bashkiak te Tiranes, ku nje pjese e mire e anetareve kane marre nje mandat deputeti ne legjislaturen e ri parlamentare. Nje fakt te tille e konfirmon per "Koha Jone", kryetari i ketij keshilli, Sokol Dervishaj, i cili sqaron se deri te merkuren 10 anetaret te cilet kane nje mandat deputeti do te dorezojne kerkesen e tyre me shkrim per largimin nga pozicioni i anetarit te Keshillit Bashkiak. "Nje pjese e anetareve te keshillit, te cilet kane nje mandat deputeti kane dorezuar me shkrim kerkesen e tyre per tu larguar nga posti qe mbajne ne Bashkine e Tiranes. Besoj se deri te merkuren, kur do te zhvillohet edhe mbledhja, te dhjete anetaret do te dorezojne kerkesat e tyre", sqaron Dervishaj. Kur pritet qe debatohet per ceshtje te rendesishme, planin urbanistik te kryeqytetit, kryetari i Keshillit Bashkiak shpjegon se zevendesimi i 10 anetareve nuk do te kete efekte bllokimi per vijimin normal te punes, por do te zevendesohen sipas rregullave ne fuqi. "Per zevendesimin e anetareve, komisioni i mandateve i paraqet Keshillit Bashkiak kandidatet e radhes te listes shumeemerore te subjektit elektoral te cilit ai i perkiste", tha Kryetari i Keshillit Bashkiak te Tiranes, Sokol Dervishaj.



55

Anetare

Jane gjithsej ne perberjen e Keshillit Bashkiak te Tiranes. Nga keto anetare, 10 prej tyre te zevendesohen, per shkak se ne baze te ligjit "Per Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore", nuk mund ta ushtrojne me funksionin e tyre.



1

E

Pesta e anetareve te Keshillit Bashkiak te kryeqytetit duhet qe leshojne me shkrim dorezimin e mandatit te tyre per shkak te papajtueshmerise me mandatin e deputetit. Me pas, anetaret perzgjidhen nga listat shumeemerore te partive qe perfaqesojne.



MANDATI

Keshilli Bashkiak zgjidhet per nje periudhe 3-vjecare. Mandati i keshilltarit eshte i vlefshem nga koha qe keshilltaret bejne betimin dhe e nenshkruajne ate, deri ne konstituimin e keshillit pasardhes.



ANETARET QE IKIN



PS

Ditmir Bushati

Mimi Kodheli

Arben Ahmetaj

Luiza Xhuvani

Besnik Baraj

PD

Gent Strazimiri

Florion Mima

Adriana Gjonaj

Flamur Noka

Eduard Halimi



VOTAT NE KESHILLIN BASHKIAK



KOALICIONI DJATHTE

PD 17, LSI 6, PR 2, PAD 1, BLD 1, PAA 1, PDR 1 dhe PDI 1. Gjithsej 30 vota.



KOALICIONI MAJTE

PS 21, PDBNJ 1 dhe PSD 1. Gjithsej 23 vota.



POLI I LIRISE

LZHK 1 dhe PDK 1. Gjithsej 2 vota.

koha jone
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 35531
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi