ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

XHAFER IBRAHIM DEVA (1904-1978)

Shko poshtė

21092009

Mesazh 

XHAFER IBRAHIM DEVA (1904-1978) Empty XHAFER IBRAHIM DEVA (1904-1978)




XHAFER IBRAHIM DEVA (1904-1978) U1_XHAFERIBRAHIMDEVAING. XHAFER IBRAHIM DEVA
(1904-1978)

Nga Mexhid YVEJSI, Gjakovė

Xhafer Deva ėshtė njė personalitet i rrallė shqiptar, qė aq shumė admirohet, por aq shumė edhe mallkohet... !

Admirohet si mė i madhi atdhetar, por mallkohet edhe si mė i madhi tradhtar...!

Admirohet aq shumė nga atdhetarėt, nacionalistėt, por qė mallkohet aq rėndė nga serbėt, shovenistėt, titistėt, enveristėt, pra, nga ēetnikėt e komunistėt...

Kush ishte Xhafer Deva?

Xhafer Deva lindi me 21 Shkurt 1904 nė Mitrovicė. Ėshtė djali i pestė me radhė i Ibrahim Devės, njė tregtar i njohur nga Mitrovica.
Ibrahim Deva, babai i Xhaferit, i lindur nė Mitrovicė, por me prejardhje nga Gjakova, ishte pronar i njė punishte druri, njė pasanik i njohur, burrė i heshtur, punėtor, atdhetar, besimtar, arsimdashės, tė gjithė djemtė i kishte shkollue, sepse siē thoshte, “vetėm shkolla nga terri ka me na pshtue...”
Xhafer Deva mėsimet fillestare i kreu nė Mitrovicė, ndėrsa tė mesmet nė Selanik. Studimet e vazhdoi nė Stamboll, nė “Robert Kolege”, shkolla mė e vjetėr amerikane jashtė territorit tė Shteteve tė Bashkuara, qė nė gjuhėn turke quhet: İstanbul Amerikan Robert Lisesi.
“Robert Kolexhi” ėshtė themeluar me 1863, nė Amerikė, nga Christopher Robert, njė amerikan i pasur, filantropist dhe Cyrus Hamlin, njė misionar i pėrkushtuar edukimit...
Ky kolexh, nė Stamboll, nė Perandorinė Osmane, u themelue nė vitin 1869, me lejėn e Sulltanit, qė nė kompleksin e tij kishte: shkollimin fillor, tė mesėm dhe atė universitar...
Pas “Robert Kolexhit” nė Stamboll, Xhafer Deva vazhdojė studimet nė Aleksandri, Pragė dhe Zagreb, Kroaci, ku kreu edhe studimet pos diplomike nė inxhinieri...
Me shkatėrrimin e Mbretėrisė sė Jugosllavisė, nga trupat e Hitlerit dhe Musolinit, tė Gjermanisė naziste dhe Italisė fashiste, nė prill tė vitit 1941, Xhafer Deva doli nė skenė...
Me 17 prill 1941, kur Mbretėria e Jugosllavisė u dorėzue, u pushtue, u coptue, atėherė, Xhafer Deva menjėherė e themeloi administratėn e Mitrovicės me nėpunės, kryesisht, shqiptarė, ēeli shkollat nė gjuhėn shqipe, themeloi xhandarmėrinė, gjyqėsinė...
Me kėrkesėn kėmbėngulėse tė Ing. Xhafer Devės dhe tė Dr. Rexhep Krasniqit, drejtuar Ministrit tė Arsimit nė Tiranė, Prof. Ernest Koliqit, u ēelėn shkollat shqipe nė trojet shqiptare tė ish-Jugosllavisė..
Ēelja e shkollave shqipe, ardhja e arsmimtarėve nga Shqipnija, organizimi e zhvillimi i arsimit shqip nė “Kohėn e Shqipnisė”, gjatė viteve1941-1944, u bė njė pishtar ndriēues nė trojet shqiptare tė ish-Jugosllavisė...
Gjatė vitit 1943-1944, Xhafer Deva ishte Ministėr i Punėve tė Brendėshme nė Tiranė, nė “Kohėn e Gjermanisė”, kurse shqiptarėt e Kosovė ende thonė:”Nė kohėn e Shqipnisė”...
Nė “Kohėn e Shqipnisė”, Xhafer Deva, me bashkėpuntorė, organizojė “Lidhjen e Dytė” tė Prizrenit....
“Lidhja e Dytė e Prizrenit”, organizatė politike-ushtarake, themelue nė Prizren, gjatė Kuvendit themelues, qė zhvilloi punimet prej 16-20 shtator 1943…
Sipas gazetes “Kombi” tė Tiranės, gazetari i sė cilės ishte pjesėmarrės nė Kuvendin Themelues, informonte lexuesit me kėto fjalė:
“Pika e parė e programit tė bisedimeve pėrmban kėrkesėn e bashkimit tė pėrhershėm dhe tė pazgjidhshėm tė tė gjithė krahinave tė banueme qysh prej mija vjetsh prej popullsinash shqiptare”.
Pika e dytė e Programit “pėrmban bashkimin me Shqipni tė krahinave tė Mitrovicės, Vuēiternės, tė Pazarit tė Ri dhe tė Senicės – toka shqiptare tė kėrcėnueme nga shumė anė nga bota slave…”
Kurse, gazeta “Kosova” e Tetorit 1943, e informonte kėshtu:
“Dita e lumnueshme e 16 Shtatorit 1943 gėdhinė tue gjetun Prizrendin tė zbukuruem nė nji mėnyrė tė jashtėzakonshme me flamurė kombėtarė, me harqe ngadhėnjimi, mbi tė cilėt zotnojnė figurat e tė gjithė martirėvet dhe luftėtarvet ma tė shquem tė pėrpjekjevet kombėtare tė popullit shqiptar…”
Kur nė fund tė vitit 1944, komunistėt e morėn pushtetin nė Shqipni dhe Jugosllavi, forcat partizane-ēetnike nė Kosovė vranė mbi 50.000 shqiptarė, midis tyre ishin edhe disa nga drejtuesit e “Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit” si Musa Shehu, Aqif Blyta, Asllan Boletini, Qerim Begolli etj., ndėrsa me qindra, mijėra tė tjerė u burgosėn....
Nė fillim tė muajit dhjetor 1944, Xhafer Deva me njė grup atdhetarėsh nga Kosova si Tahir Zajmi, Rexhep Mitrovica, dr.Rexhep Krasniqi dhe Xhelal Mitrovica u vendosėn nė Austri... Nga Austria, nė vitin 1947 doli nė Itali, nga Italia nė Egjipt, nga Egjipti nė Damask, Siri....
Nė Damask, Siri, filloi veprimtaria politike e tij, si zėdhėnės i nacionalizmit shqiptar-anti-komunist, pėrmes gazetės “Bashkimi i Kombit”....
Nė vitin 1956, Xhafer Deva shkoi nė Amerikė... Nė fillim jetoi e punoi nė New York, mė vonė nė Boston, kurse nė vitin 1960 shkoi nė Kaliforni, ku vendoset nė Calavera Coubty, ku punoi si puntor i thjeshtė nė njė punishte sharrash pėr lėndė druri, sikur qė e kishte babai i tij, Ibrahimi, nė Mitrovicė...
Prej punishtes nė Calavera Coubty, ku punoi pėr disa vjetė, Xhafer Deva u punėsue nė Universitetin e Stanfordit, nė Palo Alto tė Kalifornisė, si nėpunės administrate, ku punoi me nder deri sa doli nė pension nė vitin 1972
Universiteti i Stanfordit apo Stanford University, ku punoi Xhafer Deva, ku ishte shumė i nderuem, ėshtė themeluar nė vitin 1885 nga Senatori dhe Governatori Leland Stanford dhe bashkortja e tij zonja Jane Lathrop Stanford, ėshtė nga universitetet mė tė njohura nė Amerikė...
Xhafer Deva ka qenė njė burrė i formuem, i kulturuem, fliste e shkruente bukur, pėrveē gjuhės shqipe, serbe, kroate, turke, arabe, perse, njihte me themel edhe gjuhėn italiane, gjermane, frenge, angleze, spanjolle...
Gjithė kėto gjuhė, gjithė kėtė aftėsi, tėrė jetėn e tij , e vue nė shėrbim tė Kosovės, pėr t’u bashkuar me Nanėn Shqipni...
Nė kohėn kur Mbreti, Zogu i Parė, i ftoi nė Egjipt, tė gjithė pėrfaqėsuesit e partive politike nė mėrgim, ishte Xhafer Deva ai qė u zgjodh kryetar i Kuvendit tė Aleksandrisė...
Nė vitin 1962, kur nė New York u themelue Organizata “Lidhja e Prizrenit” e degėt e saj u formuan nėpėr Amerikė, Evropė..., ishte Xhafer Deva ai qė u zgjodh nė krye tė saj, duke mbajtur gjallė idealet e “Lidhjes sė Prizrenit” tė viteve 1878 dhe 1943...
Pėrse ishte nė shėnjestėr Xhafer Deva, pėr gjysmė shekulli, nga propaganda komuniste e Beogradit, Tiranės e Prishtinės? Sepse ata e dinin se Xhafer Deva ishte shqiptari mė i madh i kohės, ose siē thoshte Ago Agaj,. shqiptari mė i shkėlqyer i gjeneratės sė tij.....
Pėr kėtė atdhetar, kryeministri serb ka thėnė:
“Deva nuk blehet me pare sepse ai ėshtė i pasur, Deva ėshtė armiku ynė i pėrbetuar, Deva duhet vrarė...”
. Xhafer I.Deva ndrroi jetė me 25 Maj 1978, nė moshėn 74 vjeēare, nė Palo Alto, Kaliforni, tue na lanė amanet: Bashkimin e Kosovės me Shqipni.....


Mexhid YVEJSI, Gjakovė

avatar
MEXHID YVEJSI

Numri i postimeve : 399
Reputation : 0
Points : 30160
Registration date : 18/06/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

XHAFER IBRAHIM DEVA (1904-1978) :: Komentet

avatar

Mesazh Tue Apr 13, 2010 5:29 pm nga sokrati

Ju lutem dua te intervenoj te prejardhjeja e familjes Deva:ata jane nga Toplica ,nga qyteti Nishit.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Tue Nov 09, 2010 3:29 pm nga danndreka

Dr Danndreka
Shum shkrime qė jan bėrė nė iliriada shprehin fatkeqsin e kombit tonė.
E shprehin kėte se shum figura tė shquara,nė momente tė caktuara nuk kan
mundur me u orjentue,nuk kan mundur me gjetur rrugėn nga i intereson kombit.Njė ndėr kėto ėshtė edhe Xhafer deva.askush nuk e mohon zotėsin e tij dhe as shkollat qė ka bėrė ,pėr mėtej edhe rrangun qė i pėrkiste.Kėtu bėhet fjalė ēfarė bėni ky njeri pėr kombin qė ngelet e pa vdekur.Tė thuash se ka qenė ministėr i gestapos nuk e nderon ate burrė.Tė kujtosh se ēfar krimesh ka bėrė ky nė shqipėri tė rrėnqethet mishi.Tė kujtosh se si jan torturuar gra e fėmij nė kohėn kur Xhafer deva ishte ministėr i brendshėm nė Shqiupėri dhe sa shum kan shkuar nė bajoneta ,nė plumb dhe sa tė tjerė kan vdekur me tortura ēnjerzore nga urdhnat qė jepte ai,tė kujtosh vetėm masakrėn e 4 shkurtit nė tiranė,e cila qėndron shtes e kėtyre qė tham,pa le tė kujtosh se sa partizan ka kapur e dorzua gjermanit, tė kallet tmerri.Fatkeqsia jon ėshtė,jo se nuk vlersojm figurat,por se shum figura tė afta shqiptqre kan marrė rrugėn e Xhafer devės dhe jon bėrė kriminel me damkė.Asnjeri nuk mund tė hedhi balt mbi preardhjen familare tė Xhafer devės,por si pėrson Xhaferi bėn pjes nė ato figura qė i ka dėnuar gjygji i Hagės,pra ėshtė njė hitlerian.Ai e donte shqipėrin ashtu si donte Hitleri dhe ate politikė qė e ka dėnuar dhe e dėnon bota edhe sot.Ai e urrente pushtimin serb dhe Serbinė njėlloj si e urrejm edhe neve sot,pėr kėte nuk e akuzojm,por e akuzojm pėr krimet e pa numėrta qė ka brenda kombit vet dhe veēanrisht nė Shqipėri.Pra tė kuptohemi ato njerzė qė kan ide tė fshehta naziste e mburrin ,nuk ja zbulojn krimet.ndėrsa njerzit me llogjik tė shėndosh,kAn dhimje pse ky djalė kaq i zoti ra viktim e nazizmit,pse ky djal kaq i zoti u ndėshkua tė punoj deri puntorė krahu nė SHBA,pėrse gjithė kėto dituri nuk mundi t'i shfrytzoj e ti vej nė shėrbim tė kombit vet.aspak nuk ėshtė e udhės tė thuash bėni kėte shkollė apo ate tjetėrn dhe aq mė tepėr kur lavdrohet pėr bėmat nė shėrbim tė nazizmit,kėto e ulin.Kam mendimin qė emri i Xhafer Devės duhet ruajtur nė kujtesėn popullore si njeri shum i zoti,por qė kombit vet dhe vetes sė tij nuk mundi t'u sherbej duke ngelur nė shėrbim tė tė huajve dhe i ngarkuar me njė mal me krime......!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Tue Nov 09, 2010 5:37 pm nga sokrati

Ibrahim Deva nuk ka lindur ne Mitrovice dhe nuk eshte nga Gjakova.Ne fakt,Ibrahim Deva eshte me prejardhje nga Toplica,saktesishte nga Nishi.Ata jane shperngulur me heret se muhaxhiret e tjere dhe kane pasur mundesin qe pasurin e tyre ta shesin dhe me parat e sjellura nga atje te fillojn biznesin ne Kosove se pari ne Gjakove pastaj ne Mitrovice.Per kete me ka tregu babai im i cili ka lind ne Mitrovice me 1900 dhe ka punuar ne Fabriken e Xhafer Deves.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi