ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

BERZH: Klima e biznesit, progres ne kater vitet e fundit

Shko poshtė

23092009

Mesazh 

BERZH: Klima e biznesit, progres ne kater vitet e fundit Empty BERZH: Klima e biznesit, progres ne kater vitet e fundit




Banka Evropiane per Rindertim dhe Zhvillim ne nje draft raport te fundit konstaton se gjate kater viteve te fundit eshte shenuar progres ne klimen per biznesin, megjithese ka ende probleme qe duhen eliminuar. BERSH vlereson se ekonomia shqiptare i ka ndjere efektet e krizes ekonomike boterore ne renien e eksporteve, te ardhurave nga emigrantet dhe reduktimit te investimeve te huaja. Sipas eksperteve te institucionit financiar nderkombetar, rritja ekonomike e vendit do te jete me e ulet, por gjithsesi do te mbetet pozitive. Ne draft-raportin e BERZH-it theksohet se, hartimi i politikave ekonomike dhe integrimi ende i kufizuar i Shqiperise ka ndihmuar per zbutjen e ndikimeve negative te krizes globale financiare. Sektori bankar ka qene me pak i prekur deri me tani se sa vendet e tjera , per shkak te nivelit te ulet te integrimit financiar te Shqiperise, permiresimin ne rregullimin dhe mbikeqyrjen dhe nje niveli relativisht te larte te likuiditetit dhe kapitalit. Por kreditimi eshte bere me shume konservator dhe bankat kane treguar shqetesim per rritjen e sasise se kredive te pakthyera cka ka ndikuar negativisht ne disponueshmerine e financimit per bizneset, sidomos ndermarrjeve te vogla dhe te mesme. Mjedisi i biznesit vazhdon te vuaje nga nje nivel i larte i korrupsionit, mangesi serioze ne bujqesor dhe kapacitet i ulet i zbatimit te ligjit si dhe institucioneve te dobeta. Me gjithe investimet e konsiderueshme vitet e fundit, infrastruktura mbetet nje pengese per zhvillimin e sektorit privat, duke perfshire zhvillimin e metejshem te rrjetit te transportit. Me gjithe progresin e arritur qe nga viti 2005, varferia mbetet e perhapur vecanerisht ne zonat rurale, gje qe inkurajon vazhdimin e emigrimit. Biznesi ne Shqiperi perballet me probleme te korrupsionit, sistemit gjyqesor dhe nivelit te ulet te zbatimit te ligjeve.
koha jone
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 35516
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi