ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqiperia, ne 3 vendet qe bene me shume progres

Shko poshtė

09122010

Mesazh 

Shqiperia, ne 3 vendet qe bene me shume progres Empty Shqiperia, ne 3 vendet qe bene me shume progres




Luljeta Ndoka
Nje raport dinjitoz, ku marrin pjese 65 vende dhe qe eshte emertuar "Pisa 2009", e ka renditur Shqiperine si nje nder 3 vendet qe bene me shume progres ne fushen e arsimit. Lajmin e mire e ka dhene ministri i Arsimit dhe Shkences, Myqerem Tafaj, nje dite pasi ky raport u publikua i detajuar. Raporti Pasi i uroi gjithe te rinjve 8 Dhjetorin, Diten e Rinise, daten historike ne permbushje te 20-vjetorit te levizjes studentore qe solli permbysjen e diktatures, ministri Tafaj, dha detaje ne lidhje me vleresimin qe behet ne raport. "Nga 65 vendet pjesemarrese ne kete program, Shqiperia eshte nder tre vendet, qe ka bere progres me te madh ne arritjet e nxenesve ne gjuhen amtare e letersi, matematike dhe shkencat natyrore", tha Tafaj. Ai sqaroi se raporti "PISA 2009" (Programi per Vleresimin Nderkombetar te Nxenesve) ka vleresuar arritjet e nxenesve te moshes 15- vjecare ne 65 vende pjesemarrese. Gjuha amtare, ku perfshihet te lexuarit dhe te shprehurit, matematika dhe lendet e shkencave natyrore, kane qene ne fokus ne ketij raporti. "Eshte ne praktiken e institucionit "PISA", qe nje nga tre lendet e lartpermendura te jete objektivi themelor i vleresimit. Por, ky standard nuk anashkalon edhe elementet e dijes se fushave te tjera, pavaresisht se perqendrohet ne nje lende te vecante",-tha Tafaj. Vleresimi Ministri tha se vleresimi i dyte, pas vitit 2000, i sapo publikuar per te njejten fushe kryesore na jep mundesine te nenvizojme qe ne jemi vleresuar nga "PISA 2009" si nje nder tre vendet me rritjen me te madhe, ne krahasim me rezultatet e meparshme. Perkatesisht, Shqiperia eshte vleresuar me 36 pike me shume se ne vitin 2000 ne fushen kryesore. Se dyti, vendi yne ka ngjitur 5 shkalle ne renditjen perfundimtare, ne baze te performances se arritjeve te nxenesve, te matura nga ky vleresim, ne krahasim me vitin 2000. "Rezultatet e arritura jane inkurajuese per te gjithe mesuesit dhe nxenesit e shkollave tona. Ne jemi te vetedijshem se jemi ende nen mesataren e vendeve te OECD, por jemi ne rruge te mbare te rritjes se cilesise dhe arritjes se standardeve nderkombetare", vleresoi ministri i Arsimit dhe Shkences. Ai permendi si faktor themelor per kete vleresim, statusin dhe pergatitjen e mesuesve. "Dyfishimi i pagave te mesuesve e ka permiresuar statusin e tyre social dhe e ka bere profesionin e mesuesise me te kerkuar. Gjithashtu, MASH ne bashkepunim me BB (Banken Boterore), ka ndermarre nje sere projektesh qe mbeshtesin kualifikimin e vazhduar te mesuesve, rritjen e aftesive dhe kompetencave te tyre, vecanerisht ne IT, didaktike dhe ato kompetenca sociale",-tha ministri. Reformat ne studimet per Mesuesi Shqiperia ka thelluar nderkohe, reformen e studimeve universitare ne Mesuesi, mbeshtetur ne modelin finlandez, vend i cili edhe ne "PISA 2009" rezulton shume i suksesshem, vendi i dyte ne rankim. "Dy grupe ekspertesh kane vizituar Finlanden. Fakultetet e Mesuesise se Universiteteve tona publike, kane hartuar kurrikulat e reja te masterit ne edukim, sipas modelit te Finlandes",-tha Tafaj. Kurrikula Kurrikula eshte faktor tjeter madhor qe citohet ne raport. Reforma e kurrikules ne arsimin baze po thellohet, realizohet me ndihmen e eksperteve te huaj dhe mbeshtetjen e BB. Ajo synon perafrimin e programeve lendore me ato te vendeve me te perparuara. Perparim edhe ne arsimin baze "Parashkolloret na dhane pike" Faktor tjeter i rendesishem konsiderohet vijimi i arsimit parashkollor. Kjo do te thote, qe ne duhet te ecim me shpejtesi drejt permbushjes se objektit qe cdo femije 5-vjecar te vijoje kopshtin, se paku nje vit perpara fillimit te arsimit fillor. Tregues tjeter i dallueshem eshte ndryshimi midis zones urbane dhe asaj rurale. Ky ndryshim vihet re edhe ne testet tona kombetare te Matures Shteterore dhe Provimit te Lirimit. Diferenca lidhet para se gjithash me nivelin e kualifikimit te mesuesve. Vendi yne, ka marre pjese per here te pare ne "PISA" ne vitin 2000 dhe eshte renditur i parafundit, midis vendeve pjesemarrese. Ne vitet 2001 e 2004, Shqiperia nuk aplikoi per "PISA" e vitit 2003 dhe 2006. Ne vitin 2006, MASH aplikoi per vleresimin e "PISA 2009". Pas shume reformash qe u ndermoren ne sistemin tone arsimor, ne vendosem te jemi pjese e ketij programi serioz te vleresimit te arritjeve te nxenesve. Ministria e Arsimit dhe Shkences shpreh konsideraten per vleresimin serioz qe ky institucion i ben arritjeve te arsimit te vendeve pjesemarrese dhe me kete rast, arritjeve te vendit tone. Gjej rastin te theksoj, se nje permbledhje e rezultateve dhe konkluzioneve te raportit PISA 2009, do t'u dergohet te gjitha shkollave te vendit dhe MASH, se bashku me agjencite e saj, do ta analizoje ate ne detaje. Ai do te sherbeje si dokument baze per reformat ne sistemin e arsimit parauniversitar. Reformat e ndermarra ne kete sistem na bejne qe te besojme se "PISA 2012", do te sjelle nje vleresim me te mire per arsimin shqiptar. Burime nga Bashkia e Tiranes thone se vonesa e zbukurimeve erdhi prej mungeses se fondeve. Zbukurimet e reja, dhurate

koha jone
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 38525
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi