ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pronaret dhe te perndjekurit: Fondet, te pamjaftueshme

Shko poshtė

28092009

Mesazh 

Pronaret dhe te perndjekurit: Fondet, te pamjaftueshme Empty Pronaret dhe te perndjekurit: Fondet, te pamjaftueshme




Rozeta Rapushi

Pronaret dhe ish te denuarit politike, nuk u entuziazmuan aspak nga rritja e fondit per kompensimin dhe demshperblimin e tyre ne buxhetin e shtetit per vitin 2009. Sipas tyre, problemet e zbatimit te ligjeve perkatese, konkretisht "Per kthimin dhe Kompensimin e Pronave" dhe "Demshperblimin e ish te denuarve politike", zbehin se tepermi rritjen ne buxhet te parave per keto kategori, deri ne 10 milione euro. Sekretari i Pergjithshem i Shoqates se pronareve "Pronesim me Drejtesi", Agim Toro, tha per Gazeten "Koha Jone", se eshte nje hap pozitiv fakti, qe shifra per kompensimin e pronareve eshte rritur ne buxhet, deri ne 10 milione euro, por problemet me pronat jane aq te medha sa e zbehin kete fakt. "Ne nuk e dime ende se sa eshte ne total shifra qe shteti duhet te perballoje, per kompensimin ne leke te pronareve. Shteti ende nuk e ka perllogaritur dhe shifra per kompensimin edhe pse eshte rritur, eshte ende e pamjaftueshme per kompensimin", theksoi Toro. Sipas tij, ne fund te ketij viti, perfundon edhe afati per kthimin fizik te pronave, ne nje kohe kur ky proces nuk ka nisur ende. "Si mund te arrihen atehere afatet ligjore, me hapa te tille. Eshte e pamundur. Serish ato do te shtyhen dhe ne do te na zvarrisin per te disaten here ne procesin e kthimit dhe kompensimit te pronave tona", theksoi Toro. Po keshtu edhe ish te denuarit politike, u shprehen serish te pakenaqur edhe pse fondi ne buxhetin e shtetit per demshperblimin e tyre u rrit. Kryetari i shoqates se ish te perndjekurve, Kurt Kola, tha per gazeten "Koha Jone", se me shume probleme, ish te denuarit politike, po hasin me zbatimin e ligjit. "Ligji po zbatohet ne menyre preferenciale. Po demshperblehen vetem pak njerez, ne nje kohe kur ligji thote qarte, se parate do te shkojne per te gjithe ne menyre te barabarte. Ne duhet te na japin te drejten qe na takon me ligj. Jo te demshperblejne vetem 3000 veta dhe pjesen tjeter, jo", u ankua Kola. Ndonese vleresoi shtimin e fondit per demshperblimin e ish te denuarve politike, Kola kerkoi zbatimin e mire te ligjit. Duke paralajmeruar, se pa nje demshperblim per te gjithe ish-vuajtesit e regjimit komunist, nuk do te kete asnje here zgjidhje te drejte per trajtimin e kesaj shtrese, viktime te diktatures.

Bode: Shtese fondi per pronaret dhe te perndjekurit"

Ministri i Financave, Ritvan Bode, beri publik dy dite me pare ne Kuvend, se ne buxhetin e shtetit per vitin 2009, eshte percaktuar nje fond prej 10 milione eurosh si per demshperblimin e ish te perndjekurve politike, ashtu edhe per kompensimin e ish pronareve. Duke theksuar nga foltorja e Kuvendit, se ndryshimet ne buxhet kane efekte sociale, Bode u shpreh se per kete arsye, eshte perfshire dhe nje shifer e tille per kompensimin. Eshte hera e pare, qe nga nisja e zbatimit te dy ligjeve, qe ne buxhetin e shtetit percaktohen shifra te tilla per kompensimin e ish pronareve dhe demshperblimin. Deri me sot, shifrat nder vite nuk e kane kaluar shumen prej 5 milione dollaresh. Per kete arsye, si ish pronaret ashtu edhe te denuarit politike, jane ankuar vazhdimisht se fonde te tilla, nuk do te mund te zgjidhin ceshtjen e tyre, perkundrazi do ta zvarrisin gjithnje e me shume ate.
koha jone
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 35516
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi