ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha: Shqiperi-Kosove, nje komb, bashke per ne BE

Shko poshtė

07102009

Mesazh 

Berisha: Shqiperi-Kosove, nje komb, bashke per ne BE Empty Berisha: Shqiperi-Kosove, nje komb, bashke per ne BE




Berisha: Shqiperi-Kosove, nje komb, bashke per ne BE 20091007030014_artikullFatjona Mejdini
Kombi shqiptar eshte nje dhe i pandare. Kjo ishte deklarata qe beri kryeministri Berisha, dje ne Kosove, ne viziten e tij te pare pas shpalljes se pavaresise. Ne konferencen e perbashket per shtyp, me homologun e tij kosovar, Hashim Thaci, Berisha deklaroi se sfida kryesore e dy shteteve, qe i perkasin nje kombi, eshte kapercimi i ndarjes se padrejte. "Kombi eshte nje dhe i pandare, ne shpirtin dhe identitetin e tij. Nuk mund te behet fjale per dy kombe shqiptare, dy kombe serbe apo dy kombe kroate. Eshte detyre, per te mos thene domosdoshmeri e qeverise shqiptare dhe qeverise se Kosoves, te bashkepunojme ngushtesisht, per kapercimin e pasojave te ketyre ndarjeve", deklaroi Berisha. Por ai nuk pranoi ta konsideronte veten si lider i kombit, teksa theksoi se e ndjente veten nje qytetar i lire shqiptar, i cili kishte pasur fatin te shihte te realizuara endrrat me te medha te kombit. Sipas kryeministrit, Kosova e lire ishte realizimi me i madh i shqiptareve, ne historine e tyre. "E ndjej veten nje qytetar te lire shqiptar, qe pati fatin e jashtezakonshem te shohe endrrat e medha te kombit te realizuara. Ne na takoi fati i madh te perjetojme shnderrimin ne realitet te endrres se lirise", theksoi Berisha, duke vleresuar perpjekjet e shqiptareve ne shekuj, drejt realizimit te kesaj endrre. "Shume vende e cilesojne njeri-tjetrin si vellezer dhe ne bote, dy vendet qe kane me se te drejte te quhen te tille jane Shqiperia dhe Kosova",-tha Berisha. Por sipas kreut te qeverise, tashme rendesi te madhe kishte per te dy shtetet vellezer ecja se bashku, ne rrugen drejt integrimit te Bashkimit Evropian. Duke lene pas historine, Berisha tha se e shkuara sado problematike, mbetet pas, por sot eshte e rendesishme ngritja e nje te ardhme te perbashket evropiane. "E gjithe lufta dhe perpjekjet e shqiptareve kudo qe jane, ne Shqiperi, Kosove e kudo, eshte qe te kapim oren evropiane", ishte thirrja e Berishes nga Prishtina. Sipas tij, drejt kesaj sfide Kosova do te kishte mbeshtetjen e palekundur te Shqiperise. Por nga ana tjeter Berisha, pergezoi klasen politike kosovare, per vendosjen e standardeve ne vend, te cilat do t'i kishin zili edhe vendet e zhvilluara evropiane. Per te, nje rendesi te vecante kishte standardi i vendosur per respektimin e minoriteteve. Ne kete kuader, Berisha shprehu bindjen se se shpejti Kosova do te behej pjese e organizatave te rendesishme nderkombetare dhe do te zhvillonte nje ekonomi eficente, te afte per t'u bere balle sfidave te shumta. "Ajo qe me impresionon me se shumti, eshte se luftetaret e lirise po i ndertojne me perkushtim te madh vlerat per te cilat ata luftuan",- tha Berisha. I cili nuk ka munguar te shprehet se ecuria e njohjeve te Kosoves pas shpalljes se pavaresise se saj, ka ecur mjaft. Nderkohe qe ka garantuar se shteti shqiptar do te vijoje te loboje fort per njohje te reja.

Kryeministri Berisha deklaroi se Shqiperia dhe Kosova, jane dy vende te cilat duhet te zhvillojne marredhenie shume te mira, me te gjithe fqinjet pa perjashtim. Sipas tij eshte e rendesishme qe marredheniet te jene ne nje nivel te larte edhe me Serbine.

Marreveshjet e lidhura mes Kosoves dhe Shqiperise

1. Marreveshja per levizjen e ndersjelle te shtetasve dhe Protokolli per qarkullimin ne zonat kufitare, u nenshkruan nga Kryeministri Berisha dhe Kryeministri Thaci;

2. Marreveshja ne fushen e doganave u nenshkrua nga Drejtori i Pergjithshem i Doganave te Shqiperise Endri Pema dhe Zevendesministri i Ekonomise dhe Financave te Kosoves Bedri Hamza;

3. Marreveshja e bashkepunimit policor nderkufitar u nenshkruar nga Ministri i Brendshem i Shqiperise Lulzim Basha dhe Ministri i Puneve te Brendshme i Kosoves Zenun Pajaziti;

4. Marreveshja e ripranimit te personave me qendrim te paligjshem u nenshkruar nga Ministri i Brendshem i Shqiperise Lulzim Basha dhe Ministri i Puneve te Brendshme i Kosoves Zenun Pajaziti;

5. Marreveshja e bashkepunimit te administratave lokale u nenshkrua Ministri i Brendshem i Shqiperise Lulzim Basha dhe Ministri i Administrimit te Pushtetit Lokal Sadri Ferati.

Berisha, pritje madheshtore ne Prishtine

Atmosfera ne Prishtine ishte e ndezur dje per shkak te vizites dy ditore te kryeministrit Berisha. Neper rruget e kryeqytetit te Kosoves, vizita e pare e kryeministrit pas pavaresise, u shoqerua me banderola dhe me flamuj te dy shteteve vellezer. Megaposteri me shkrimin "Mireserdhe Berisha" spikaste ne qendren e Prishtines dhe dekori kuq e blu i flamujve mbulonte cdo cep. Nderkohe qe ne postera dhe banderola te tjera, teksa i uronin mireseardhjen kreut te qeverise shqiptare, njeheresh benin thirrje dhe per mbeshtetje ne procesin e njohjeve te shtetit me te ri ne bote, si dhe ne integrimin e vendit ne strukturat euroatlantike. Mireseardhjen e vertete ne aeroportin e Kosoves, Berishes ia dha zevendeskryeministri Haredin Kuci, nen nje ceremoni te vecante dhe tejet solemne. Nderkohe qe parakalimin perpara truprojes ushtarake, kryeministri Berisha e ka bere me homologun e tij, Thaci. Pritje e cila ka qene me te vertete madheshtore per kreun e qeverise shqiptare. Ceremonite e kuruara mire do ta ndiqnin kryeministrin ne te gjitha takimet qe ai do te zhvillonte ne diten e pare te vizites me kreret me te larte te shtetit te ri kosovar. Presidentin Sejdiu dhe kryeministrin Thaci. Nje atmosfere e ngrohte dhe ceremoni miredashese e presin Kryeministrin Berisha edhe sot ne qytetin e Prizrenit.

INSTAT: Mars-qershor, ekonomia rritet me 5.3 %

Blerina Hoxha

Rritja ekonomike ne tremujorin e dyte te ketij viti ka kaluar sipas INSTAT edhe parashikimet me optimiste. Gjate periudhes mars -qershor, ekonomia vendase u rrit me 5.3 per qind kundrejt tremujorit te dyte te vitit 2008, njoftuan dje burimet zyrtare te INSTAT. Duke ju referuar edhe te dhenave te tremujorit te pare te ketij viti, ku rritja ekonomike shenoi 6 per qind, eshte vertetuar parashikueshmeria se ritmet e rritjes ekonomike kete vit do te jene me te uleta. Deget qe kane kontribuar me se shumti ne kete rritje ishin, sipas INSTAT, Post-Telekomunikacioni me 18.1 per qind, sherbimet me 15.9 per qind dhe ndertimi me 9.8 per qind, krahasuar me tremujorin e dyte te vitit 2008. Nderkohe qe deget te cilat paten renie ne kete tremujor ishin industria dhe tregtia me -6.3 dhe -3.2 per qind. Me konkretisht, aktiviteti bujqesor ne tremujorin e dyte te 2009 krahasuar me te njejtin tremujor te nje viti me pare, eshte rritur me 2.7 per qind. Grupi i industrive pesoi nje renie prej 6.3 per qind ne tremujorin e dyte te 2009 krahasuar kjo me tremujorin e dyte te 2008. Nderkohe qe aktiviteti i ndertimit ne tremujorin e dyte te vitit 2009 u rrit me 9.8 per qind, krahasuar me tremujorin e dyte te vitit 2008. Grupi tregti, hotele dhe restorante pati nje renie prej 3.2 per qind ne tremujorin e dyte te vitit 2009 krahasuar me te njejtin tremujore te nje viti me pare. Aktiviteti i transportit ne tremujorin e dyte te vitit 2009 u rrit me 1.7 per qind krahasuar me te njejtin tremujor te nje viti me pare. Dega e Post-Telekomunikacionit pati nje rritje prej 18.1 per qind ne tremujorin e dyte te vitit 2009 perkundrejt tremujorit te dyte te 2008 dhe dega e sherbimeve ne tremujorin e dyte te vitit 2009 pati rritje me 15.9 per qind, kundrejt tremujorit te dyte te vitit 2008. Shifra 5.3% krahasuar me tremujorin e dyte te nje viti me pare eshte e llogaritur pa efektet sezonale. Me konkretisht, rritja prej 5.3 per qind i tremujorit te dyte te vitit 2009 krahasuar me tremujorin e dyte te vitit 2008 eshte bazuar mbi serite e te dhenave tremujore te pa zhveshura nga efektet sezonale, pasi te dy keta tremujore i perkasin te njejtes periudhe kohore te vitit dhe kjo e reflekton me mire tendencen tremujore nga viti ne vit. Per shkak te periodicitetit qe kane serite tremujore, shume shpesh ato perfshihen nga levizje ne periudhen afat-shkurter, te njohura si lekundje sezonale. Keto levizje mund te shkaktohen nga nje sere faktoresh si moti, ndryshimet legjislative, punesimi sezonal (oret e punes), koordinimi i vendim-marrjeve, etj. Keto levizje tentojne qe te perseriten ne menyre te rregullt ne cdo tremujor te cdo viti. Ministria e Financave parashikon nje rritje ekonomike ne ritmet e 5 per qindeshit, ndersa Fondi Monetar Nderkombetar mbetet konservator ne parashikime, pasi sipas tij ritmet e rritjes kete vit nuk do te jene me shume se 0.7 %.



Berisha, "Medalje te arte te lirise" dhe "Doktor Honoris Causa" ne Kosove

Kryeministri Berisha u nderua ne Kosove me nje sere titujsh ne kuader te vizites se tij te pare pas pavaresise se Kosoves. Keshtu kreu i qeverise shqiptare u nderuar me "Medaljen e arte te lirise" nga ana e Presidentit te Kosoves, fatmir Sejdiu dhe titullin "Doktor Honoris Causa" nga ana e Universiteti i Prishtines. Sot Berisha pritet te nderohet edhe me titullin "Qytetar Nderi i Prizrenit". Mesditen e djeshme, presidenti Fatmir Sejdiu i dorezoi Berishes gjate seances se mbajtur ne Kuvendin e Kosoves, "Medaljen e arte te lirise", me motivacionin "Per kontributin e larte ne mbrojtje te lirise se Kosoves". Ne fjalen e mbajtur me kete rast, Presidenti Sejdiu, vleresoi perkrahjen dhe kontributin e rendesishem te kryeministrit Berisha, dhene ne vite per Kosoven dhe popullin e saj. Nga ana e tij Berisha e vleresoi kete medalje si nderimin me te madh. Nje ceremoni speciale kryeministri Berisha ju rezervua gjate dorezimit te titullit "Doktor Honoris Causa" nga Universiteti i Prishtines. I emocionuar kryeministri Berisha ne fjalen e mbajtur me perpara perfaqesuesve te qeverise se Kosoves dhe akademikeve kosovare, theksoi ishte i nderuar qe merrte nje titull te tille, nga nje universitet, i cili ne jeten e tij akademike dhe politike e kishte frymezuar. "Ky universitet me ka frymezuar mua gjate jetes time me shume se cdo gje tjeter ne historine tone kombetare. Ne nje kohe kur kombi lengonte ne shtypje, pushtim, universiteti i Prishtines, studentet e tij, ngriheshin si vigane, ne rruget e ketij qyteti, per lirite dhe te drejtat e shqiptareve", kujtoi Berisha. Sipas Berishes, kjo ishte hera e pare qe ai shkelte ne kete universitet, por ai ishte "Harvardi, Sorbona, Kembrixhi i lirive te mia".

Berisha

"Interesi me i mire i serbeve ne Kosove, eshte te marrin pjese ne zgjedhje, te zgjedhin perfaqesuesit e tyre, te perfitojne nje shans ne vendosjen e standardeve te shkelqyera te perfaqesimit, te lirive dhe te drejtave te minoriteteve".

Sejdiu e Thaci: Kontributi i Shqiperise, i vecante

Lideret kosovare vleresuan ne takimet e djeshme me kryeministrin Berisha dhe kontributin e vecante te qeverise se Tiranes, per shpalljen e pavaresise se Kosoves dhe ne procesin e lobimit per njohjen e shtetit me te ri ne bote. Po keshtu, kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci dhe Presidenti Fatmir Sejdiu, e konsideruan viziten e pare te Berishes pas pavaresise ne Kosove, si privilegj dhe ogur i mire per intensifikimin e marredhenieve mes dy vendeve vellezer. Kryeministri i Kosoves, Thaci deklaroi se mbeshtetja e Berisha dhe qeverise qe ai drejton, ne forcimin e shtetit te Kosoves, ishte nje kontribut shume i cmuar. Sipas tij, Kosova po bene te gjitha perpjekjet per te ecur perkrah Shqiperise, ne kuader te reformave te brendshme, po keshtu edhe ne ceshtjet e integrimit dhe levizjes se lire te qytetareve te saj. Ne kete linje, edhe Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu theksoi se ndihma e pakursyer qe po jep Shqiperia, ne kuader te forcimit te shtetit te ri te Kosoves eshte nje ndihme e cmueshme. "Eshte nje privilegj i vecante per udheheqesit e institucioneve te vendit qe pikerisht, ne kete kohe te zhvillimeve kaq te bujshme, kryeministri Berisha dhe shteti shqiptar e siguron Kosoven per nje mbeshtetje te fuqishme edhe ne procese te reja dhe te rendesishme, qe do t'i kaperceje", deklaroi Presidenti Sejdiu. Sipas tij, anetaresimi i Shqiperise ne NATO dhe rruga e saj gjithmone edhe me e afert drejt Bashkimit Evropian, e bejne vendin tone me nje peshe te rendesishme ne rajon dhe me gjere, te afte per t'u bere nje ze i forte, ne mbrojtje te interesave te Kosoves.
Koha Jone
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34581
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Berisha: Shqiperi-Kosove, nje komb, bashke per ne BE :: Komentet

durrsake

Mesazh Wed Oct 07, 2009 8:44 pm nga durrsake

Kosova, pritje madhėshtore pėr kryeministrin e Shqipėrisė, Sali Berisha Kryeministri Sali Berisha nisi dje nė Kosovė, vizitėn e tij dy ditore, tė parėn pas shpalljes sė pavarėsisė. Kryeqyteti Prishtina, por edhe e gjithė Kosova, u zgjua e mbushur nė gjithė hapėsirėn e saj me billborde dhe fotografi tė kryeministrit Berisha, me mbi shkrimin, “Mirėserdhe Sali Berisha”. Institucionet dhe qytetarėt e Kosovės i rezervuan njė pritje madhėshtore kryeministrit, e cila u shoqėrua edhe nga njė interesim shumė i madh dhe i veēantė nga qytetarėt shqiptarė atje. Nga opinioni shqiptar nė Kosovė, kreu i qeverisė shqiptare, Sali Berisha shihet si lider i tė gjithė shqiptarėve kėndej dhe andej kufirit, pėr faktin se qė prej kohėsh ka pėrmendur idenė e bashkimit dhe integrimit kombėtar, ka realizuar projektin mė tė madh tė infrastrukturės Kosovė (Morinė) – Durrės, dhe veē tė tjerash ka bėrė shumė pėrpjekje duke lobuar ndėrkombėtarisht pėr pavarėsinė e Kosovės. Gjatė vizitės sė tij, Berisha zhvilloi takime tė veēanta liderėt institucionalė tė Kosovės, nga Presidenti Dr. Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaēi, kryeparlamentari Jakup Krasniqi dhe liderėt e tjerė. Kryeministri i Kosovės dhe Shqipėrisė kanė zyrtarizuar thellimin e bashkėpunimit ndėrshtetėrorė, duke nėnshkruar radhazi gjashtė marrėveshje bashkėpunimi pėr fusha tė ndryshme, ku nė kėtė rast kryeministri Sali Berisha ka thėnė se Shqipėria e Kosova janė dy shtete tė ndryshme, por njė komb i pandarė, andaj edhe pritet vetėm thellim i bashkėpunimit. Pas takimit nė Aeroportin e Prishtinės dhe njė pritje tė organizuar nga Garda e Nderit tė Forcės sė Sigurisė sė Kosovės, dy kryeministrat kanė zhvilluar takimin e tyre nė ndėrtesėn e Qeverisė sė Kosovės.

Kryeministri Sali Berisha takon nė Prishtinė homologun e tij, Hashim Thaēi

Nė vijim tė vizitės nė Kosovė, kryeministri Sali Berisha zhvilloi njė takim me kryeministrin e Kosovės, Hashim Thaēi nė selinė e qeverisė. Kryeministri Thaēi u shpreh entuziast pėr vizitėn e Berishės, duke e konsideruar personalisht kryeministrin shqiptar si “arkitektin e ndryshimeve tė mėdha”. Tė dy kryeministrat vlerėsuan marrėdhėniet mes dy vendeve dhe u shprehėn tė gatshėm pėr intensifikimin e tyre nė fusha mė tė gjėra, nė tė mirė tė shqiptarėve nė tė dy anėt e kufirit. Kreu i qeverisė Sali Berisha, gjatė njė konference tė pėrbashkėt pėr shtyp me homologun e tij Thaēi, i shprehu kėtij tė fundit mirėnjohjen e thellė, respektin mė tė madh dhe admirimin sė pari pėr rolin dhe kontributin thelbėsor nė ēlirimin e Kosovės, nė shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės, nė udhėheqjen e qeverisė sė Kosovės, nė njė nga periudhat mė historike pėr Kosovėn. Berisha e falėnderoi pėrzemėrsisht pėr pritjen vėllazėrore, por njėherazi, vlerėsoi se nė 20 muaj Kosova ka shėnuar arritje tė mėdha kombėtare dhe ndėrkombėtare mė shumė se ēdo vend tjetėr. Shefi i ekzekutivit shqiptar, theksoi se nė Kosovė po konsolidohet njė sistem decentralizimi ndėr mė tė mirėt, ndėr mė tė gjerėt, i cili, absolutisht, do tė prodhojė paqe, stabilitet dhe zhvillim dhe ėshtė njė nga themelet e ēdo demokracie. Nė vijim, kryeministri Berisha vlerėsoi edhe konsolidimin e traditės sė zgjedhjeve tė lirė nė Kosovė. “Pra, kemi tė bėjmė me disa zhvillime shumė tė rėndėsishme, nė njė kohė rekord tė shkurtėr, Kosova ėshtė njohur gjithashtu nga 62 vende tė lira tė botės e vende tė tjera janė nė proces e sipėr, ėshtė anėtarėsuar nė dy institucionet mė serioze financiare tė planetit, institucione tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara, Bankėn Botėrore dhe Fondin Monetar Ndėrkombėtar. Ekonomia e Kosovės ėshtė njė ekonomi dinamike, e vogėl, por qė i rezistoi furtunės sė pėrgjithshme financiare botėrore”, theksoi kryeministri. Berisha pėrmendi dhe rolin e faktorit ndėrkombėtarė, si njė pėrparėsi pėr Kosovėn dhe popullin e saj dhe njėherazi njė ndihmesė e madhe nė drejtim tė integrimit nė NATO. Duke i’u referuar takimit me kryeministrin Thaēi, Berisha tha se “bėmė njė bilanc tė zhvillimit dhe tė marrėdhėnieve si midis dy vendeve tona, ashtu edhe me fqinjėt tanė”. “Ne jemi dy vende me popullsi shumicė shqiptare. Ne kemi pėrgjegjėsi tė madhe tė pėrcjellim mesazhin tek tė gjithė fqinjėt tanė se kanė dy miq tė vėrtetė nė Shqipėri dhe Kosovė. Mė erdhi jashtėzakonisht mirė me progresin qė ka bėrė Kryeministri nė negociatat me Maqedoninė. Edhe marrėdhėniet tona me Maqedoninė dhe Malin e Zi janė marrėdhėnie shumė tė mira, tė shkėlqyera dhe shoh me interes shumė tė madh intensifikimin ēdo ditė e mė shumė tė marrėdhėnieve me Kosovėn, me Malin e Zi, me Maqedoninė, por dhe shpresoj sė shpejti edhe me Serbinė. Fobia nuk shėrben ndaj askujt. Nė histori kemi kaluar shumė gjėra tė pamerituara, por kompleksiteti i saj na ka ēliruar nga komplekset. Ndaj jemi tė vendosur tė punojmė pėr njė klimė miqėsore bashkėpunimi dhe integrimi rajonal”, nėnvizoi kryeministri. Berisha e vlerėsoi si njė lajm tė gėzueshėm pėr tė gjithė shqiptarėt vendimin e qeverisė sė Kosovės pėr tė ndėrtuar autostradėn Prishtinė-Vėrmicė. Kryeministri cilėsoi se gjatė kėtij mandate, qeveria shqiptare do tė ndėrtojė autostradėn tjetėr Qafė Morinė-Shkodėr, njė pjesė e mirė ėshtė e ndėrtuar, por pjesėn tjetėr tė pandėrtuar qė ėshtė 34 kilometra, nė mėnyrė qė Kosova perėndimore tė ketė dalje mė tė shpejtė nė det. Nė kėtė aspekt, Berisha dha garancinė se qeveria shqiptare, do t’i japė Kosovės nė dispozicion tė plotė portin e Shėngjinit. Njė tjetėr projekt i rėndėsishėm, pėr kryeministrin Berisha, qė pritet tė konkretizohet nė vitet ėn vijim, ėshtė edhe ndėrtimi i hekurudhės Shqipėri-Kosovė. “Vitin e ardhshėm do tė nisė studimi i fizibilitetit dhe projektimi i hekurudhės qė do tė lidhė dy vendet tona. Ne do tė kompletojmė hekurudhėn me Maqedoninė, por do lidhemi edhe me Kosovėn. Pozicioni i saj gjeografik ėshtė shumė i pėrshtatshėm pėr transportin hekurudhor nga portet tona, tė cilat bėhen ēdo ditė e mė tė rėndėsishėm”, tha mė tej Berisha. Nė pėrfundim, kryeministri Berisha shtoi se e gjithė lufta dhe pėrpjekjet e shqiptarėve kudo qė janė, nė Shqipėri, Kosovė e kudo ėshtė qė tė kapim orėn europiane. “Ne kemi pasur problem tė mėdha nė tė shkuarėn, nuk kemi ndėrtuar dot tė ardhmen. Tani, ne jemi tė lirė dhe po ndėrtojmė tė ardhmen. Kjo e ardhme ndėrtohet nė kuadrin e njė bashkėpunimi tė ngushtė e tė gjithanshėm me miqtė tanė nė rajon e kudo nė botė”, u shpreh Berisha, duke shtuar se “ky qytet dhe ky vend, janė tė vetmit nė botė ku vij ēdo ditė, me kėnaqėsinė mė tė madhe, po tė kem mundėsi”.

Kryeministri kosovar Hashim Thaēi; “Sali Berisha arkitekti i ndryshimeve, realizuesi i projekteve ėndėrr tė integrimit tė shqiptarėve”

“Sot, Kosova pret arkitektin e ndryshimeve nė Shqipėri, realizuesin e projektit tė ėndrrave tė shqiptarėve, jetėsuesin e integrimit tė Shqipėrisė nė NATO, kontribuuesin e madh pėr pavarėsinė e Kosovės”. Kėshtu ėshtė shprehur kryeministri i Kosovės Hashim Thaēi, duke vlerėsuar rolin e jashtėzakonshėm tė kryeministrit Berisha, pėr ēėshtjen shqiptare, ndihmesėn e madhe nė drejtim tė promovimit tė pavarėsisė sė Kosovės dhe integrimit mbarė kombėtarė tė shqiptarėve. Kryeministri Thaēi tha se jam i privilegjuar dhe emocionalisht i prekur thellė nga ndjenja e respektit pėr vizitėn e kryeministrit tė Shqipėrisė, Sali Berisha. “Ka shumė arsye tė ndjehem kėshtu. Sė pari, tė takoj homologun tim nga Shqipėria si kryeministėr i Qeverisė sė Republikės sė Kosovės, Kosovės shtet i pavarur, sovran, demokratik dhe multi-etnik, me vizion tė qartė pėr integrim nė NATO dhe Bashkim Evropian. Kjo periudhė ka qenė jashtėzakonisht e rėndėsishme edhe pėr Shqipėrinė edhe pėr Kosovėn. Vizita e kryeministrit tė Shqipėrisė, Berisha, ėshtė vizita e parė nė Kosovėn e pavarur, prandaj, i nderuari kryeministėr, mirė se keni ardhur nė Kosovėn e pavarur. Institucionet legjitime tė Kosovės tė mirėpresin, populli tė mirėpret. Sot prita dhe Kosova pret arkitektin e ndryshimeve nė Shqipėri, kryeministrin Sali Berisha, realizuesin e projektit tė ėndrrave tė qytetarėve, tė shqiptarėve, nė ndėrtimin e autostradės Durrės – Morinė”, u shpreh kryeministri Hashim Thaēi. Kryeministri i Kosovės, deklaroi se shumė shpejt do tė fillojnė punimet pėr ndėrtimin e autostradės Morinė-Prizren-Prishtinė, duke iu bashkangjitur asaj Morinė-Kukės-Durrės. “Unė dua tė besoj fuqishėm dhe ju ftoj qysh sot, qė, siē e kishim pėrqafimin e ngrohtė nė tunelin e Kalimashit, besoj qė do ta kemi pėrqafimin e ngrohtė nė ambient tė hapur nė Morinė, buzė bjeshkėve tė Pashtrikut pėr vazhdimin e autostradės nė drejtim tė Morinės, Prizrenit dhe Prishtinės. Sot, prita edhe jetėsuesin e integrimit tė Shqipėrisė nė NATO, kryeministrin Sali Berisha, kontribuuesin e madh pėr pavarėsinė e Kosovės dhe nė shenjė mirėnjohje dhe respekti, presidenti i Republikės sė Kosovės, Fatmir Sejdiu do ta ēmojė dhe do ta vlerėsojė lartė me ēmimin pėr Pavarėsi nė mėnyrė meritore”, deklaroi mė tej kryeministri Thaēi. Ai e falėnderoi kryeministrin Berisha, pėr gjithė kontributin personal, tė qeverisė shqiptare, tė politikės sė Tiranės, nė mbėshtetje tė forcimit tė shtetit tė Kosovės. “Ne po ndėrtojmė shtet demokratik, me institucione funksionale, me demokraci tė re, por tė zhvilluar, tė kultivuar, me respektimin nė kuptimin mė afirmativ tė mundshėm tė minoritarėve. Tani mė jemi nė prag tė organizimit tė zgjedhjeve tė para tė lira nė Kosovėn e pavarur. Ėshtė mjaft inkurajues certifikimi i shumė subjekteve minoritare dhe unė dua tė besoj fuqishėm dhe po punojmė qė edhe kėtė provim tė rėndėsishėm, tė parė jashtėzakonisht kuptimplotė, Kosova, partitė politike, institucionet, qytetarėt, ta kalojmė me sukses tė plotė”, theksoi Thaēi, duke pėrmendur se raportet ndėrmjet Kosovės dhe Shqipėrisė, janė raporte vėllazėrore. Sipas tij, “ky bashkėpunim i shkėlqyer mes dy qeverive tona ėshtė duke u thelluar ēdo ditė nė vazhdimėsi dhe si rrjedhojė e kėtij pėrkushtimi dy qeveritė tona, sot, nėnshkruan Marrėveshje pėr lėvizje tė ndėrsjellė tė shtetasve, Protokollin pėr qarkullimin nė zonat kufitare; Marrėveshjen nė fushėn e doganave; Marrėveshjen e bashkėpunimit policor ndėrkufitar; Marrėveshjen e ripranimit tė personave mė qėndrim tė paligjshėm dhe Marrėveshjen e bashkėpunimit tė administratės lokale”. “Kėto marrėveshje rregullojnė bashkėpunimin ndėrshtetėror nė fushat pėrkatėse, duke vendosur rregullat, tė cilat do tė respektohen nga shtetet tona”, vlerėsoi kryeministri Thaēi.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi