ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

MULLA ARBEN HYSENI (1980-1998)

Shko poshtė

04112009

Mesazh 

MULLA ARBEN HYSENI (1980-1998) Empty MULLA ARBEN HYSENI (1980-1998)




MULLA ARBEN HYSENI (1980-1998) U1_ArbenHyseni2Mulla Arben Hyseni (1980-1998)

Nga Mexhid Yvejsi, Gjakovė

“Dėshira ime e vetme ėshtė tė bie shehid pėr lirinė e Kosovės.”

Mulla Arben Hyseni njė hoxhė dėshmor qė u vra pėr Kosovė me armė n’dorė…

Arben Hyseni, djali i Rexhep Hysenit, u lind me 12 Prill 1980, nė katundin Godanc nė rrethin e Shtimes. Rrjedh nga njė familje e varfėr fshatare, por e pasur nga trashėgimia fetare e atdhetare…
Mėsimet fillestare i kreu nė fshatin e lindjes, me rezultat tė shkėlqyeshėm, ku dallohej nė lėndėn e historisė dhe tė edukatės fizike.
Nė vitin 1995 u regjistrue nė Medresenė “Alauddin” nė Prishtinė, ku e vazhdoi mėsimin me shumė interesim dhe ishte ndėr nxėnėsit mė tė mirė tė klasės sė vetė.
Kėshtu vazhdoi deri sa e kreu vitin e tretė. Viti qė e kreu vitin e tretė, viti 1998, ishte viti vendimtar pėr kėtė dhe pėr atė jetė…
Pse? Sepse ai kishte njė dėshirė tė vetme dhe ajo ishte:
“Dėshira ime e vetme ėshtė tė bie shehid pėr lirinė e Kosovės.”
Arben Rexhep Hyseni, hoxha i ardhshėm, e la shkollėn e dashur, medresėnė, e la familjen dhe u nisė nė luftė pėr atdhenė…
Ishte data 18 gusht, e vitit 1998, kur Mulla Arben Hyseni, me disa shokė nga katundi, u rreshtue nė radhėt e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės nė Krojmir tė Drenicės…
Nė Krojmir tė Drenicės, por edhe nė vise tė tjera, nė Kosovė e Shqipni, kudo qė Mulla Arbeni shkoi, tė gjithė e thėrrisnin Mulla Arben, Hoxha Arben, kudo qė kishte shkuar, ai ishte njė personalitet shumė i nderuar…
Hoxha, Mulla Arbeni, pėrveē qė ishte trim e guximtar, ishte i dashur, modest e bujar. I kryente pa fjalė, me pėrkushtim tė gjitha detyrimet fetare, luftarake, kombėtare…
Dėshmon shoku i tij , Enis Rexha, shok shkolle, nė Medresenė “Alauddin” nė Prishtinė, njėherėsh edhe bashkėluftėtar, kur, gjatė kohės sė luftės, e kishin pyet njė herė hoxhėn, Mulla Arbenin, se:
“Cila ishte dėshira e tij e vetme nė kėtė jetė?”
Hoxha, Mulla Arbeni, shokėve ushtarė, eprorė, bashkėluftėtarė, iu pėrgjigjet:
“Njė ditė tė gjithė do tė takohemi me vdekjėn, kush mė herėt e kush mė vonė, por dėshira ime e vetme ėshtė tė bie shehid (dėshmor) pėr lirinė e Kosovės”.
Me 14 dhjetor 1998, duke u kthyer nga Shqipnija me armatim, sė bashku me 149 ushtarė tė UĒK-sė, prej tė cilėve u vranė 36 ushtarė , nė mesin e tyre ishte edhe hoxha, Mulla Arben Hyseni qė u vra nė Kosovė, pėr Kosovėn…
Dėshirėn e tij tė vetme nė kėtė jetė, siē e tha vetė, ishte tė bie shehid, dėshmor, pėr Kosovė, e kėte ia plotėsoi Zoti i Madh dhe i Vėrtetė…


Mexhid YVEJSI, Gjakovė

avatar
MEXHID YVEJSI

Numri i postimeve : 399
Reputation : 0
Points : 30160
Registration date : 18/06/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi