ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Institucioni i bajraktareve

Shko poshtė

22112009

Mesazh 

Institucioni i bajraktareve Empty Institucioni i bajraktareve




Nevoja e ngutshme e Perandorise Osmane per t'i plotesuar me ushtare me pagese radhet e forcave te rregullta te armatosura, qe ishin zbrazur nga dezertimet e spahinjve dhe jenicereve, u be me e ndjeshme duke filluar nga lufta e gjate midis Perandorise Osmane dhe koalicionit te shteteve evropiane ne vitet 1683-1699 e, vecanerisht, gjate lufterave te dendura qe ajo zhvilloi ne shek. XVIII. Prandaj gjate gjithe kesaj periudhe rekrutimi mori perpjesetime gjithnje e me te medha dhe u be nje nga menyrat kryesore per te rritur forcat luftarake neper frontet e luftes dhe per te siguruar repartet e mbrojtjes se kufijve, si dhe ato te qetesise se brendshme ne kohe paqeje.
Porta e Larte ngarkonte me rekrutimin e ketyre forcave ne Shqiperi qeveritaret e sanxhakeve, kurse keta ngarkonin me kete pune komandantet e reparteve deri 100 veta (bylykbashet) duke rene ne marreveshje me ta per pune te pageses, armatimit, ushqimit, destinacionit etj. Por sanxhakbejleret dhe krere te tjere te fuqishem, sic ishin derebenjte, u orvaten ta shtrinin rekrutimin edhe ne krahinat e veteqeverisura, duke i afruar e duke u marre vesh me kreret e tyre. Keto marreveshje duhet te kene filluar ne vitet 40 te shek. XVIII, pasi njihen faktet qe, ne lufterat e viteve 1683-1699, 1714-1718 dhe 1736-1739, malesoret mbajten anen e Republikes se Venedikut dhe te Perandorise se Austrise kunder Perandorise Osmane. Orvatjet e para per rekrutim malesoresh me pagese per llogari te shtetit osman nuk mbeten pa rezultat, vecanerisht ne krahinat me te varfra, si Mirdita, Dukagjini e Malesia e Madhe, banoret e te cilave kishin nevoje me te ngutshme te lehtesonin mjerimin ekonomik ku ndodheshin.
Ne mesin e shek. XVIII, rekrutimi i ushtareve malesore u perhap ne te gjitha krahinat e veteqeverisura bashke me famen se ata ishin luftetare me vlere te dores se pare. Familjet e medha aristokrate shqiptare, e vecanerisht ato te Shqiperise Veriore qe luftonin per te marre e per te mbajtur pushtetin, i rriten kerkesat per luftetare. Shpesh faktori ushtarak malesor bente qe fitorja t'u buzeqeshte atyre familjeve te fuqishme, qe siguronin me shume luftetare malesore. Fama e ketyre forcave luftarake dhe rritja e kerkesave per to, e rriti jo vetem numrin e te rekrutuarve, por edhe bajraket e vjeter u zevendesuan me bajrake te rinj. Repartet ushtarake ku benin pjese luftetare fisesh te ndryshme, nuk mund te mbanin flamuj me emblemat e vjetra qe tashme s'kishin asnje kuptim. Ata u pajisen me flamuj te rinj, te cilet aristokratet e medhenj ua besuan krereve ushtarake, qe i rekrutonin dhe i komandonin ato reparte fisesh te perziera. Keta krere ushtarake tashme u quajten dhe moren emrin bajraktar. Institucioni i tyre, ndonese bashkejetoi me institucionin e kuvendeve te krahinave te veteqeverisura, mbuloi dhe e zevendesoi dalengadale ndarjen e vjeter sipas atyre krahinave. Tani ndarja e tyre filloi te behej ne baze te territorit ku rekrutohej reparti qe komandonte secili bajraktar. Keshtu keto territore formuan bajrake, qe nuk ishin tjeter vecse njesi territoriale administrative ushtarake. Ne disa vise nje njesi e tille perputhej me shtrirjen e nje krahine te veteqeverisur, ne disa te tjera ajo permblidhte dy e me shume krahina te tilla, kurse ne krahina me te medha u krijuan dy a me shume bajrake. Ne kete menyre ne Malesine e Shkodres u krijuan 22 bajrake, ne ate te Pukes 7, ne Mirdite 5, ne Malesine e Lezhes 4 dhe ne Malesine e Kthelles 3. Keta te fundit u quajten edhe bajraket e Ohrit meqenese gjendeshin administrativisht ne kufijte e sanxhakut te Ohrit.
Sipas ketij institucioni, bajraktaret u bene perfaqesuesit e shtetit osman dhe poziten e tyre e bene te trashegueshme. Pese bajraket e Mirdites formonin nje njesi administrative qe udhehiqej nga nje kapedan e nga nje kuvend, i perbere nga perfaqesues te bajrakeve te vecante. Bushatllinjte krijuan nje kryebajraktar. Kete funksion ia njohen Gjon Markut qe hyri ne sherbim te tyre pas vitit 1769. Funksioni i kryebajraktarit ishte i trashegueshem ne vijen mashkullore. Keshtu malesite e lira hyne efektivisht nen sundimin e oxhakeve feudale, ndonese ruajten veteqeverisjen e brendshme te tyre sipas se drejtes dokesore.
Ne malesite e lira te jugut, bajraktari mbajti titullin kapedan. Edhe ne keto malesi rekrutimi ushtarak me pagese njihej prej kohesh nen emrin e stratioteve, te cilet sikurse edhe malesoret e Veriut, kishin sherbyer ne forcat ushtarake te shteteve te Venedikut dhe te Napolit. Udheheqesit ushtarake te tyre, kapedanet, qe e kishin bere te trashegueshem kete titull ne familjet e tyre, formonin kuvendet udheheqese te krahinave perkatese dhe nga gjiri i tyre zgjidheshin prijesit e forcave luftarake te krahines ne rast sulmesh ose luftimesh kunder feudaleve sundues. Duke mbetur edhe ne gjysmen e dyte te shek. XVIII ne sherbim te huaj, keta kapedane ishin shume me pak te varur nga sundimtaret vendas dhe nuk rane nen ndikimin e tyre, por nuk iu shmangen asnjehere interesave te venedikasve ne bregdetin shqiptar derisa Republika e Venedikut ekzistoi si shtet me vete. Per kete arsye himariotet e suliotet rane shpesh ne konflikt me qeveritaret e medhenj osmane.
Kapedanet munden te shfrytezonin mire grindjet feudale dhe suliotet arriten deri aty sa ne fund te shek. XVIII te kishin nenshtruar 66 fshatra, te cilat i moren nen mbrojtje kundrejt detyrimeve qe me pare i merrnin agallaret came. Kjo forme shfrytezimi, pervec asaj te rekrutimit te bashkefshatareve prej tyre, u veshi tipare me te qarta te zoterve feudale. Ne gjysmen e dyte te shek. XVIII ata ndryshonin fare pak nga feudalet e zakonshem, bylykbashe e derebenj. Disa prej tyre qe u islamizuan fituan edhe tituj feudale, sikurse bajraktari i Hotit.
Krahinat e veteqeverisura i shlyenin shtetit nje harac vjetor. Ate ia jepnin ne maje te jataganit e jo me dore, per t'i treguar poziten e privilegjuar qe kishin fituar ne saje te shpates e te luftes. Ne vitin 1638 banoret e Malesise se Madhe i jepnin shtetit osman nje flori ne vit dhe nje burre per shtepi ne rast lufte. Krahina e Mirdites jepte vetem ushtare me rroge. Himara e ****eleshi i jepte nje harac ose takse per koke. Shpeshhere fshataresia e ketyre krahinave nuk e shlyente haracin. Keshtu, ne vitin 1620 Dukagjini, Piperi e Kelmendi "nuk i paguanin harac askujt", ne vitin 1675 Himara nuk u bind te paguaje haracin. Te njejtin veprim beri edhe malesia e sanxhakut te Shkodres ne vitin 1692.
emigranti
emigranti

Numri i postimeve : 878
Reputation : 5
Points : 30363
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Institucioni i bajraktareve :: Komentet

emigranti

Mesazh Sun Nov 22, 2009 7:31 pm nga emigranti

Bajraktarėt

Pas disfratave qė pėsuan gjatė shek. XVII nė ekspeditat kundėr kryengritėsve malėsorė, sundimtarėt turq mė nė fund hoqėn dorė nga pėrpjekjet e mėtejshme pėr tė vendosur me dhunė nė krahinat malore regjimin e timareve. Nė vėnd tė ekspeditave tė armatosura ata u pėrpoqėn tė merrnin masa tė tjera. Qėllimi i kėtyre masave nuk ishte mė vendosja nė kėto krahina e regjimit tė timarėve, i cili nė fakt po ēthurej edhe atje ku ishte vendosur mė parė. Turqit synonin tė shfrytėzonin pėr interesat e politikės sė tyre autoritetin e kuvendeve dhe me anėn e kuvendeve tė rekrutonin nė shėrbim tė Turqisė forcėn luftarake tė malsorėve tė lirė.

Njė nga masat mė tė rėndėsishme qė morėn sundimtarėt turq pėr kėtė qėllim qe krijimi i institucionit tė bajraqeve nė krahinat malore tė Shqipėrise veriore dhe verilindore.
Qysh nė pjesėn e fundit tė shek. XVII, ata i ndanė krahinat malore tė Shqipėrise veriore nė njėsi tė vogla administrative teritoriale. Kėto njėsi u quajtėn bajraqe (nga turqishtja bajrak=flamur). Nė disa vise bajraku pėrputhej me shtrirjen teritoriale tė fisit, kurse nė disa raste, pėr shkak tė shtegėtimeve tė malsorėve tė ndodhura nė shek. XVII, bajraku perfshinte njė varg fshatrash tė afėrta, banorėt e tė cilave nuk kishin lidhje fisnore midis tyre.
Nė krye tė ēdo bajraku u emėrua njė bajraktar (flamurtar). Ky do tė pėrfaqėsonte banorėt e bajrakut pranė autoriteteve shtetėrore. Bajraktarėt u futėn nėn vartėsinė ushtarake tė mytesarifit tė Shkodrės, Dukagjinit, Pejės ose Dibrės. Vetėm bajraqet e krahinės sė Mirditės u bashkuan nė njė njėsi administrative teritoriale mė tė gjerė, nė krye tė sė cilės u emėrua njė kryebajraktar qė mori tillullin kapidan.
Me qėllim qė tė pakėsohej autoriteti i kreut tė fisit, turqit. Zgjodhėn si bajraktar njė nga malsorėt e bajrakut, tė cilin e veshėn jo vetėm me funsionet e pėrfaqėsuesit tė sanxhakbeut por dhe me atė tė udhėheqėsit ushtarak. Pėr t'i lidhur bajraktarėt pas politikės sė saj, qeveria e Stambollit e bėri funksionin e tyre tė trashėgueshėm. Mė vonė ajo u dha atyre rroga, shpėrblime dhe grada.
Me krijimin e bajraqeve qeveria turke nuk ua cėnoi malėsorėve privilegjet e vjetra. Pėrkundrazi ajo ua konfirmoi edhe njė herė kėto privilegje me kusht qė malsorėt tė njihnin bajraktarin si udheheqės, ushtarak dhe ta pranonin nė kuvendin e tyre.
Malsorėt nė fillim e kundėrshtuan pjesėmarrjen e bajraktarėve nė kuvend. Por me kohė filluan t'i pranonin, pasi bajraktarėt nuk ua cėnonin kanunet e tyre. Me anėn e bajraktarėve, malsorėt bėnin me lehtė presion pranė mytesarifit pėr tė ulur pagesėn e haraēit, pėr tė zgjidhur problemin e kullotave dhe pėr ēėshtjet e tjera qė lindnin nga marrėdhėniet me administratėn turke. Pasi hynė nė kuvendet e malsorėve, bajraktarėt nė shumė raste zunė aty kryet e vendit pranė kreut tė fisit. Por sado qė ishin pėrfaqėsuesit e mytesarifit, bajraktarėt ishin tė detyruar tė merrnin parasysh zėrin e malsorėve, tė cilėt e ruanin tė drejtėn e tyre tė vjetėr pėr tė zgjidhur vetė ēėshtjet e brėndėshme me anėn e kuvendeve. Bajraktarėt ishin tė pafuqishėm tė shkelnin normat e kanuneve tradicionale tė cilat pėrbėnin pengesėn kryesore pėr depėrtimin e ligjeve feudale-ushtarake otomane.
Duke pėrfitruar nga varfėrimi i mėtejshem i malėsorėve sundimtarėt turq mundėn tė siguronin njė farė baze pėr depėrtimin tyre politik nė krahinat malore tė Shqipėrisė sė veriut me anėn bajraktarėve, tė cilėt tani rekrutonin mė me lehtėsi mercenarė nga radhėt e malsorėve tė varfėr. Duke marrė pjesė nė luftė si udhėheqės tė malsorėve mercenarė, mjaft bajraktarė u pasuruan me shpėrblimet qė morėn prej turqėve. Me forcimin e pozitave, bajraktarėt filluan t'i shfrytėzonin malėsorėt me forma gjysėm feudale. Kėshtu ata fituan tė drejtėn tė merrnin gjoba nga malėsorėt kur kėta nuk i respektonin kanunet.
Edhe nė fshatrat e tjera tė lira tė vendit, sidomos tė Shqipėrisė sė jugut u emėruan gjithashtu krerė tė tillė qė u quajtėn jo bajraktarė por koxhabashė. Edhe kėtu koxhabashėt u bėnė pėrrfaqėsuesit e pushtetit nė fshat. Por instituciomi i koxhabashit nuk pati rėndėsi pasi nė radhėt e fshatarėve lidhjet patriarkale u ēthurėn shumė shpejt. Vetėm nė krahinėn e Himarės dhe tė Sulit krerėt e fshatarėve, qė mbanin titullin kapedanė, morėn pak a shumė tiparet qė kishin bajraktarėt nė veri.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi