ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha: Punisto-mafiozet jane kunder shtetit ligjor

Shko poshtė

25112009

Mesazh 

Berisha: Punisto-mafiozet jane kunder shtetit ligjor Empty Berisha: Punisto-mafiozet jane kunder shtetit ligjor




Fatjona Mejdini
Aleancen punisto-mafioze te drejtuar nga Edi Rama, nuk duhet ta genjeje mendja se do te dhunoje rendin demokratik ne vend. Kjo ishte pergjigjja qe i dha dje kryeministri Berisha, ultimatumit te Partise Socialiste per hapjen e kutive te votimit brenda 10 diteve. Pas nje mbledhje te Grupit parlamentar te PD-se dhe drejtuesve te grup seksioneve te demokrateve te Tiranes, ne seline qendrore te PD-se, Berisha theksoi se qeveria nepermjet dareve te ligjit, do te shkulte dhembet dhe dhemballet e te gjithe atyre, te cilet pretendonin se nepermjet ultimatumeve do te arrinin te demtonin rendin demokratik te vendit. "Aleanca punisto-mafioze, te cilen e genjen mendja se do te mund te dhunoje rendin demokratik, legjitimitetin e institucioneve kushtetuese te vendit, te merret me mbledhje dhe ultimatume sa te doje. Ajo cka une i garantoj aleances punisto-mafioze eshte se me daren e ligjit, nje nga nje, do t'u shkulim dhembet dhe pastaj dhemballet. Nuk do iu mbetet gje ne goje", deklaroi kryeministri Berisha, i pyetur nga gazetaret ne lidhje me ultimatumin e dhene nga opozita pak dite me pare. Sipas Berishes, ultimatume te tilla i bejne nder qeverise se tij, pasi i japin me shume shtyse te shkoj drejt projektit te saj evropian. "Ultimatumet e aleances punisto-mafioze, i marr si nder. Me bejne nder mua, rendit kushtetues te vendit dhe ne vazhdojne projektin tone evropian",-tha Berisha. Sipas kryeministrit, axhenda e qeverise qe ai drejton eshte teper e perqendruar tek e ardhmja evropiane dhe ne kete kuader tek festa, e cila do te zhvillohet ne Tirane me daten 8 dhjetor nga ana e mazhorances. Por kreu i ekzekutivit hodhi poshte zerat se ky festim ishte nje antimiting ndaj mitingut tre ditor te opozites. "Nuk mund te le pa theksuar se ata te cilet, ne vitin '90 na quajten si antimiting apo mitingash, ne refleksin e eterve te tyre, serish kane hapur gazetat e tyre me germa kapitale dhe vleresuan 8 dhjetorin si nje antimiting. Une dua te ritheksoj se 8 dhjetori, eshte festa e shqiptareve dhe e idealeve evropiane te shqiptareve", deklaroi Berisha. Ai shtoi se kjo feste eshte per te kremtuar te gjitha ngjarjet e medha integruese, te ndodhura ne vendin tone gjate ketij viti, duke nisur me anetaresimin e Shqiperise ne NATO, ne muajin prill dhe duke perfunduar me 16 nentorin, dite ne te cilen ministrat e Jashtem te vendeve te BE-se i dhane "OK", hapjes se negociatave te Shqiperise, per statusin e kandidatit. Nga ana tjeter kryeministri nuk i dha pergjigje edhe nevojes apo jo per nje perfshirje te presidentit Bamir Topi, si ndermjetes per te zgjidhur situaten e tensionuar, mes mazhorancen dhe opozites.
Koha Jone
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 35516
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi