ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pushtimi i DIBRĖS prej ushtrisė Serbe herėn e parė dhe tė dytėn

Shko poshtė

26112009

Mesazh 

Pushtimi i DIBRĖS prej ushtrisė Serbe herėn e parė dhe tė dytėn Empty Pushtimi i DIBRĖS prej ushtrisė Serbe herėn e parė dhe tė dytėn




PARATHENIE

Si njė fryt t’atij shėrbimi qė dėshirova, por nuk munda me i ba atdheut e Kombit aq sa desha po e la kėtė vepėr, ku kam me provue se dibranėt - nė kundėrshtim me sa flasin e mendojnė disa njerėz shpirt liq e me gjykim tė cekėt - i kanė shėrbyer ēėshtjes shqiptare prej kohesh tue bashkėpunuar me ata qė i vunė themelet e indipendecės sonė. Dihet se gati gjashte-dhjetė e sa vjet me parė, Fuqitė e mėdha, sipas vendimeve tė Traktatit tė Berlinit patėn pjestue token shqiptare ndėr shtetet e Ballkanit. N’atė kohė nė Dibėr, piksėpari, u bėnė bisedimet paraprake dhe u morėn vendimet themelore tė Lidhjes sė Prizerenit; t’atij Kongresi tė famshėm qė i bėri Fuqitė e mėdha tė mendohen dhe i shtrėngoi me i ndrrue vendimet e dhanuna me parė pėr coptimin e Shqipėrisė tė Rumelise, vetė Abdyl Frasheri i pat shkrue Iljaz Pashė Dibrės tue thanė se vendimet e marruna nė Dibėr u priten me gėzim e kėnaqėsi tė madhe prej parisė sė Jugut; porse Mustafa Pashe Vlora . delegatėt e Prevezes, tė Gjirokastrės dhe tė viseve tė tjera deklarojshin se nuk mund tė shkojshin nė Stamboll, po tė mos shkonte edhe Iljas Pasha. Prandaj kėrkonte qė edhe ai tė nisej me shkue nė Stamboll. Edhe Sabri Rushiti prej Ohrit dhe Riza Bej Cermuzi prej Mati patėn ba shėrbime tė mėdha n’atė Kongres si me fuqinė e pendės, ashtu edhe me atė tė mendjes.
Prapė Dibra, mbas lakmive pushtuese tė shfaquna prej shteteve tė Ballkanit zu nje vend deri nė historinė kombėtare tue mbledhė nė gjirin e vet delegatėt e Kongresit qė u hap me 22 Korrik 1910, ku u perfaqėsue gjithė Shqipnia tue pėrfshi mbrėnda edhe vilajetin e Selanikut dhe ku u muerren vendime me rėndesi mbi tė drejtat kombėtare si mėsimit te gjuhės shqipe ndėr shkolla e tė tjera. Kur plasi Kryengritja nė Kosovė me 22 qershor 1912 shumė intelektuale Dibran u tėrhoqen nėpėr male dhe disa muej me rradhė banė qė tė valvitej madhėshtor flamuri i kryengritjes. Aso kohe, nė mes tone ndodheshin t’e arratisur nga ushtria turke edhe kapitenet shqiptar; Ismail Haki Libohova, Ismail Haki Peqini, Ismail Haki Korēa dhe Ibrahim Jakova. Bashke me ne qenė Sadulla Strazimiri, Hafuz Sherif Langu, Shyqyri Bej, nipi i Ilajas Pashės, Eqerem Cami, Dan Cami, Shahin Cami, Dervish Latifi, Shehi i teqes Shaban Deda, Qamil Daci, Nurēe Xhuglini, Rifat Mizoja e tė tjere nga qyteti i Dibrės sė Madhe, Dine Beu dhe i vellai i Izet Bej Maqellares, Nazif Grezhdani, Abdulla Begu, Dalip Pajku, Sefedin Ilnica e tė tjerė nga krahina e Maqellares.
Kur ishim ngujue ke Livadhi i Zogut nė krahinėn e Gollobordės na rrethuen tre batalione t’ardhur nga Mati, Manastiri e nga Dibra e Madhe. U ndoqėm rreptėsisht dhe kaluem pėrmes shume rreziqeve. Ma vone, kur u bashkue me ne edhe Elez Jusufi nga katundi Dardhė i [/size][size=16]Dibrės, u pėrhap kryengritja nė tė tanė Dibrėn dhe u pushtuem qytetin e Dibrės sė madhe. Ndėrkohe, me nėnshkrim tė Jakup Camit prej katundit Sofraēan e tė Selman Kurtit prej katundit Buēevė iu telegrafue Hasan Prishtines nė Shkup dhe u pyet mėnyra e veprimit. Nė pėrgjigjen qė morėn, kėshilloheshim me u shpėrnda mbasi tė gjitha kėrkesat kombtare ishin pranue me dekret mbretnor. E deri sa u muerr kjo pėrgjigje, nuk u shue flaka e kryengritjes.
Pėrveē nja dy a tre bejlerėve tė Tiranės e Mustafa Asimit nga Kruja si nė Gegeni ashtu edhe nė Toskėri, asnjeri s’mori pjesė, sikundėr duhej nė kėto kryengritje.

Pėrveē kėsaj edhe mos pajtimi i parisė sė Kosovės ndėr mendime u ba shkak qė tė mos parashtrohet pika ma me rėndėsi e kėrkesave qė ishte caktimi i kufijve politik e tė Shqipėnisė. Me qėnė se mbas pak kohe plasi Lufta Ballkanike, horizonti i Shqipenise u mbulue me re tė zeza e tė frikėshme.

Le ta gjykojne tė tjerėt se deri nė ē’shkallė ka pasė efekt shėrbimi i dibranėve nė ēėshtjen kombėtare, por nė kėtė rast duhet ta kenė parasysh randėsinė e vendit dhe natyrėn e veēantė tė tyne.

TIRANE 25 NANDUER 1931
ISMAIL STRAZIMIRI

Mėnyra e pushtimit

Nė luftėn Ballkanike qė u hap nė mes tė Turqisė e tė shteteve aleate tė Ballkanit, mbasi u pushtue Shkupi, Manastiri, Tetova, Gostivari, Perlepi, Kerēova, Ohri e Struga q’ishin kufitarė me Dibrėn dhe mbasi disa qytetarė e katundarė Dibranė luftuen nja dhjetė ditė nė grykėn e [Radikės] me komitėt e udhėheqėsit Sėrbe, gjithė ashtu mbasi Elez Jusufi nga Dardha e Dibrės, me nji fuqi qė mundi me mbledhė, luftoi burrnisht e trimnisht nė qafė tė Kolosjanit tė Lumės kundėr Serbėve, tė cileve u dha shumė tė vdekun, si edhe mbasi prej as ndonji anė nuk priteshe asnjė dobi e shprese, me 27 Nanduer 1912 populli i Dibrės u shtrėngue t’i dorzohej ushtrisė sė rregullshme tė Serbisė me qenė se s’kishe mbetė ma tjetėr rrugė shpėtimi dhe me kondita qė tė mos cėnohej nderi, pasunija dhe jeta e njeriut.

Po nė kėtė ditė tė kobshme Dibra zgjodh dhe ēoi si pėrfaqėsuesin e vet z. Myfti Vehbine pėr tė marrė pjesė nė Kongresin historik qė do tė shpallte indipendencėn e Shqipnisė.

Mėnyra e administrimit tė qeverisė Serbe

Qeveria Serbe, herė mbas here, i bahej barrė popullit me taksa tė randa dhe i binte nė qafė tue i shkaktue ngjarje t’ ashtuquejtuna politike. Drejtimi politik i administratės serbe me kėtė mėnyre aprovohesh prej katėr a pesė krenėve tė Dibrės, tė cilėt ishin stėrvitė me i sigurue interesat e tyne nė dam t’ interesave tė pėrgjithshme. Kėta njerėz pėr fat tė keq, kishin arri ta sakrifikojnė edhe shtefnin e vet pėr intersa personale.

Veē kėsaj, gjithė jetėn e kishin kalue tue ba mizorina e krime tė ndryshme dhe mbasi s’kishin kurajo civile, me qėllim qė tė shpėtojnė nga bajonetat serbe, i bindeshin ēdo urdhėri qė epte qeveria serbe dhe sikur t’ishte ai nė dėm e mjerim tė gjithė popullit.

Si konsekuencė e kėsaj administrate tė keqe mund tė rrėfehet levizja fatale e Malesisė sė Dibres sė Madhe, e cila pėrfundoj me mjerim tė plotė tė banorėve. Njė patrollė serbe shkoi nė katundin Mazhiē dhe pa asnje shkak ose arsye ligjore grabiti bagėtinė e Osman Ēokut.
Ai natyrisht kundėrshton dhe banorėt e katundit i vinė nė ndihme. Mbrenda pak kohe gjithė krahina alarmohet dhe i venė pushkėn ushtrisė serbe. Nė kėtė mėnyrė ngjarja muarr ngjyrėn e njė kryengritje serioze. Qeveria serbe menjeherė ēoi fuqina tė mėdha ushtarake kundėr tyne dhe mbasi u banė lufta tė rrepta e tė pėrgjakshme nė mes t’ushtrisė e t’popullit, u dogj gati krejt krahina, u vranė me qindra njerėz, u grabit pasunija dhe bagėtija, gjith’ ashtu u cenue nderi dhe u shue jeta e atyne rrezikzive, qė s’mundėn me ikė. Kuptohet vetvetiu se deri nė kėtė ditė populli i Dibres kaloi nje jetė sa pėr sy e faqe, tė qetė, por tė mėrzitshme nga shkaku i robnisė sė mėnishme.

Si u afruan Dibranet me Esat Pashe Toptanin

Me qe qeveria dhe populli i Shkodrės, sa plasi lufta Ballkanike kėrkojshin ndihmė, Jusuf Bej Hysen Agolli nga Dibra e Vogėl dhe Elez Jusufi nga Dardha, mblodhėn nja tremije Dibrane dhe u nisėn pėr nė Shkoder. Nė njė kohė kur batalioni i Elez Jusufit, n’udhėtim e sipėr, ndodhej nė Mat, ushtria serbe nga ana e Prizerenit po marshojshin drejt Lumės, punė tė cilin e muarr vesh Elez Jusufi.

Elez Aga muerr me vete gjysmėn e kėsaj fuqije dhe u nis pėr nat’anė. Me qenė se Ali Bej Zajmi, rastėsht pat ndodhė n’atė batalion e komandoj fuqinė e mbetun prej Elez Jusufit, vetvetiu u hap shtegu pėr me u afrue ke Esat Pasha. Esat Pasha tue dijte fare mirė se sa do t’i vlejshin Dibranėt n ‘arritjen e qėllimeve tė vet, i perkrahu dhe nderoi pėrmbi tė gjithė sa kohė qė ndejtėn nė Shkodėr. Me kėtė mėnyrė i tėrhoq nga vetja Dibranėt. Kėtu nuk due tė rrėfej shėrbimet qi ka ba Esat Pasha nė Shkodėr, as edhe nuk dua tė flas pėr vrasjen tragjike tė Hasan Riza Pashės, i cili duket me siguri se u ba viktimė e ambicjes sė Esatit qė donte me e marrė nė dorė fuqinė. Por dua tė ēfaq dyshimin mbi nje ēėshtje: Si u dorzue Shkodra. A me tė vėrtetė qe shtrėngue nga mungesa e mjeteve luftarake, e ushqimeve dhe ndihmave, apo u ba viktima e ambicjes personale t’ Esatit, mbasi Shkodra me gjithė sulmet e pareshtuna tė Malaziasve sikur flitej nė ato ditė, kishte ushqim e fuqi pėr me qėndrue edhe katėr- pesė ditė, me qenė se edhe demostratat detare tė fuqive tė mėdha ishin nė favor tė saj. Pėrgjigjen e kėsaj pyetje ja le t’a apin kompetentėt.
Nė kėtė kaptine, ma fort se ēdo gja tjetėr, due tė shpjegoj se si disa Dibranė u gabuen e u banė vegla e Esatit dhe me kėtė mėnyre, dua ti veēoj nga Dibranėt e tjerė pėr mos randue faji mbi tė gjithė. Mbasi e dorzoi Esat Pasha Shkodrėn, ai duel me tė gjithė ushtrinė e vet prej andej i percjellun prej princit tė Malit tė Zi dhe i nderuar deri nė Lezhė prej ushtrisė Malaziase. Malsorėt e Dibrės, tė cilėt pėrbajshin njė pjesė t’ushtrisė s’Esatit u habitėn nga kjo pėrcjellje e nga ky nderim i madh q’iu ba Esatit. Ato besuen se Esat Pasha me tė vėrtetet ishte njeri i menēėm, ushtar i mbaruem dhe besnik i atdheut. Kur erdhi Esat Pasha nė Tiranė, i nderoi edhe ma tepėr Dibranėt, tė cilėt i grishte nė gostina dhe me nė fund i siguroj se do t’ua lironte Dibrėn e pushtueme prej Serbėve…..
Batalionet e Turqisė qė i kishte sjellė nga Shkodra nė Tirane dhe qė mė vonė u largun mbas shtrėngimit tė Austo Hungarise, nji kohe i mbajti me qėllim qė ti pėrdorte pėr tė pėrmbushė ambicjet e veta. Banda muzikore tė kėsaj ushtrie herė mbas here u bijshin pjesė tė zgjedhuna, nė pallat t’ Esatit, i cili me kėtė mėnyrė deshti t’i api tė kuptojė popullit se vetėm ai ishte i meritueshėm pėr tu ba Princ i Shqiperisė. Ndėrkohe ,qė u ba lėvizja e Malėsive sė Dibrės sė Madhe q’u pėrmend ma nalt. Me qenė se paria e malėsisė tė Dibrės kishin ardhė nė Tiranė, Esati pėrfitoj nga rasa, i muarr besėn, pėrpos Elez Jusufit, parėsise sė Dibrės se do ti ndihmonte nė ēdo rastė. Aso kohe, nė Vlone ndodhej Myftiu i Pėrgjithshem z.Vehbiu. Nė njė letėr qė i pat ēue Esat Pasha kėtij, tėrthorazi i jep tė kuptoje se sa zotėsi e fuqi ushtarake ka, se si komandant i ushtrive otomane qė ishte, nuk mundė tė ndahej nga fuqija. Esati, veē kėsaj i kishte thanė Mustafa Krujės se Toskėnia e Gegėnia lypsej tė punojnė veēmas. Kėto mendime ia pat shprehe Mustafa Krujes, sjellėsit tė letrės pėr me ia thanė Myftiut gojarisht. Shkurt, Esati qysh aso kohe kishte nisė me u pėrgatit pėr t’u ba Princ i Shqipnisė.

Si u shkaktue kryengritja e Dibrės dhe perfundimet e kobshme tė saj
Me 21 Shtator 1913 njė katundari nga fisi Xhedik i Dardhės i quejtun Selahedin, tregėtari i katundit, njė vllah, i ra nji shpullė, pėr kėtė shkak katundari e vrau tregetarin. Kjo ngjarje ordinere qė muer trajtėn e njė kryengritje u konsiderue si kryengritje prej qendrės sė prefekturės Serbe, e cila burgosi tridhjet e gjashtė vetė nga paria e qytetit tė Dibrės sė Madhe, tė cilėve u thoshte se do t’i vriste po tė mos dilshin me e ndalue Isa Buletinin. Simbas mendimit tė tyne, ai kishte marshue me njė fuqi tė madhe drejt qytetit. Nė realitet s’kishte kurrgja qė t’i tmerronte Serbėt. Autori i kėsaj vepre ato dite ndodhej nė katundin Maqellare afėr qytetit . U takue me Halil Kaloshin e Selman Aline, prinjsa tė kryengritjes, tė cilėt i pyeti mbi kryengritjen e fillueme. Pėrgjigja e tyne qe helmatuese, sepse ata, tė mėrzitun nga pėrdhunimet e administratės Serbe dhe t’inkurajuem nga premtimi i pėrkrahjes me fuqi te Esat Toptanit, nė njė raste tė tillė, i kishin kundėrshtue armikut. Kjo ishte nji katastrofė pėr gjithė Dibrėn, sepse kėta burra trima por injorant o naive, tė mbėshtetun nė premtimet gėnjeshtare t’Esatit kishin dashtė t’ja kthejnė vendit lirinė e grabitun, por mjerisht e plandosėn nė humnerėn e tmershme ku veproi ēnjerėzimi, padrejtėsija, paburrnija a mjerimi dhe vdekja. Ushtria Serbė po prapsej rregullisht. Malėsorėt qė s’ishin ma shumė se dyqind vete tue luftue heroikisht me ushtrinė serbe po sulmojshin dhe po pushtonin qytetin e Dibrės sė Madhe.

Ndėrkohe, serbėt vunė nė plumb tridhjet e gjashte vetėt qė kishin burgosė. Ndėrkohe, u vranė Sheh Hysen Kuci, Sadulla Strazimiri, Ramiz Bej Allabegija, Safet Bej Kodra dhe Cane Liman Hasani. Sa u lirue qyteti prej ushtrive serbe, u formue nje komision pėr adminisrimin e vendit. Njė pjesė e malėsorėve bashkė me qytetarėt e ndoqėn ushtrin serbe qi po ikte e shkatrrueme dhe e mundur plotėsisht drejt grykės sė Radikės. Shtatėmbedhjet topa, disa mitraloza e njė sasi e madhe municioni mbet nė duart tė shqiptarėve prej ish fuqive zotnuese tė kėtij vendi. Fuqit popullore apo kombėtare patėn pėrparue nga ana e Shkupit deri ke hanet e Zdunjes afėr Gostivarit, nga ana e Manastirit deri ke mali i Petrinės qė ashte ndėrmjet Ohrit e Resnes dhe nga ana e Kerēoves deri nė malet e James.

Komisioni i formuar pėr administrimin e vendit me nje anė ēonte ndėr ballina ushqim e forca ndihmėse dhe mbanė tjetėr hynte nė korespondencė me qeverin e pėrkohshme tė Shqipnis nė Vlore, prej sė cilės kėrkonte ndihme. Por pėr fat tė keq prej kėrkundi nuk mirte ndihmė, vetėm njani nga kryetarėt e Komitetit Maqedonas i quejtun Miladon, q’aso kohe kishte ndodhė n’Elbasan arrin nė Dibėr dhe u dha kushtrimin, Maqedonasit tė Qarkut. Por si mbas zakonit tradicional malėsorėt u vunė nė plaēkitje, qytetarėt duke mendue pėrfundimin e kobshėm tė kėsaj aventure tė rrezikshme zunė me i ngritė familjet dhe nuk po shkojshin ma nė ballė tė luftės. Selman Alia nga Qidhna qė thoshte se Serbin do ta dėbojme deri nė Beligrad u shkėput nga balli i luftes tue thanė se do tė shkonte me mbledhė fuqina tė reja dhe i vellai i tij Fejzi Alij po kthehesh nė shtėpi me njė tufė bagėti q’i kishte rrėmbye andej.

Aso kohe pat ardhė nga Tirana nė Dibėr Ali Bej Zajmi. Ky tha se nė qoftė se Komisioni i formuar nė Dibėr, i shkuen Esat Pashės, ai ka pėr t’arri me ndihmė me fuqi tė madhe. Shtonte se edhe Esat Pasha e kishte njoftue popullin me anė tė kacnecėve qė tė rrinte gati pėr me shkue nė ndihmė tė Dibrės e tė mblidhesh me njė herė, po sa tė ndėgjoj krizmėn e topit qė do tė zbrazej nė rasė nevoje. Mbasandaj qe marrė vesh se Esati kėtė fuqi nė vėnd qė ta niste nė ndihmė tė Dibrės e ēoi nga ana e Lushnjes me qėllim qė tė rrėzonte qeverinė e pėrkoshme t’Ismail Qemalit. Ali Beu mund e kishte dijeni mbi lidhjen pansllave tė bėrė nė Shkodėr ndėrmjet Esatit e shteteve fqinj. Mėnyra e lidhjes meriton tė thellohet; pėrsa kemi ndegjue lidhja ishte kjo: ‘Serbėt merrshin krejt Prefekturėn e Dibrės dhe ngjiteshin deri nė Qaf - Bullė e Qafe Murrė, Shkodra i lėshohej Malit tė Zi, Kthella e Mirditės deri n’uje tė Malit do tė pėrbajshin njė farė principate, e cila do tė sundohej prej Preng Bib Dod Pashės, Shqiperia e Jugut coptohej nė pjesė tė vogla kantonesh dhe tė gjitha kėto do tė lidheshin me Shqipnin e mesme, e cila do tė ishte si kryeprincipate dhe Esat Pasha Princ.
Ali Bej Zajmi fliste pa pra pėr patriotizmin e pashoqe t’Esat Toptanit dhe perpiqesh me i tėrheqė e zemrat e Dibranėve kah Esat Pasha.
Suksesin e parė e siguroi me kėtė mėnyrė: Mbas insistimit tė tij iu shkrue letra Esatit. Kjo iu dėrgue me anė tė Hafuz Hysni Kerliut, i cili u ngarkue qė tė sjellė edhe municion nga Tirana. Me gjithe qė nė Tiranė ndodhej njė sasi e madhe armėsh dhe shumė municion, kuajt e dėrguem u kthyen zbrazėt, sepse Pasha kishte qenė i okupuar me ekspeditėn qė bante nė drejtim tė Lushnjes kundėr qeverisė sė pėrkohshme tė Vlonės.Veē kėsaj, Pasha shkaktoj edhe vonesėn e nisjes pė nė Dibėr t’Ahmet Bej Zogut i cili ma nė fund arrini nė ndihmė me njė fuqi.

Serbėt suallėn fuqina tė mėdha ushtarake pėr me e shtypė kryengritjen e Dibrės. Fuqit tona kombėtare nga ana e Gostivarit u thyen. Po sa u muer vesh ky lajm, komisini kombėtar ngarkoi Ali Bej Zajmin, Kurt Hoxhėn nga Muhrri dhe autorin e kėsaj vepre me shkue nė ballėt e luftės por me i rregullue fuqit dhe me rifillue nga veprimet luftarake. Na, mbas disa pėrpjekjeve te vogla qė bamė nė disa vise, u kthyem prap dhe erdhėm nė mal mbi qytet tė Dibrės.
Nata e fundme e katastrofės qe me 1. Gusht 1913. Ishim rreth qytetit dhe nė brigjet e katundit Radiēiēė. Atė natė Ahmet Bej Zogu na kishte ardhė nė ndihmė me nja njiqindė e pesėdhjet Matjane. Kėtė fuqi e vendosi ndėr pozicione pėr qėndresė. Qytetarėt atė natė po emigroshin dhe me lot ndėr sy e me helm nė zemėr, po i thojshin lamtumirė prehjes, pasunisė dhe vendlindjes qė po lejshin mrapa.
Serbėt po i diqshin katundet qė pushtojshin. Tymi dhe flaka ngjitej deri nė qiell. Ma nė fund dogjėn Shadrinjen dhe Kosovrasin.
Tė nesėrmen, kosovrasasit, pėr herė tė fundme, i vunė pushkėn ushtrisė Serbe qė po djergesh nėpėr grykė tė Radikės, por pa dobi. Ahmet Beu i dha urdhen fuqisė qė tė prapsej, sepse qyteti ishte zbrazė, municionet , ushqimet dhe ndima mungojshin.

Aso kohe Elez Jusufi ndodhej nė Shkoder. Mbas lajmit qė merr prej Vlores me nje herė u nis dhe erth nė Diber me nji shpejti tė madhe. Ky mblodhi nja pes a gjashtėqind vetė prej Kalisi, Dardhė e Reēi dhe vrapoj e shkoi deri te malet e Mavrovės, por ishte tepėr vonė mbasi ushtrit serbe ishin djergė poshtė dhe populli ishte arratisė. Shpedita e Elez Jusufit nuk i vlejti ēėshtjes, por u zbraps si tė tjerat Ushtrit Serbe therėn e masakruen nė Gostivar nja pesėdhjete e gjashtė Dibrane ndėr tė cilėt Riza Elmas Hiskun, Idris Etehem Prapanikun e Muharrem Bajram Prapanikun qė u ndodhėn aty pėr pune private.Gjithashtu ushtria serbe qė vinte nga Manastiri kundėr Dibres sė robnueme mbyti nė Resne tue i varrue pėr sė gjalli kėto Dibrane qė ndeshi nė Manastire; Sherif Ibrahim Dacin, Murat Jahja Dacin, Shyqri Qapen, Fuat Hajredin Hoxhe Imeri ,Rakip Pitarken dhe Vehbi Ali Fishekun.Veē kėtyne fuqit Serbe vranė nė rrugė ndėmjet Ohrit e Strugės edhe Hamit Hajredin Haxhi Ymerin, Uko Prapanikun, Mustafa Prapanikun dhe Behxhet Hoxhmedin Prapanikun, tė cilėt i mbyti tue i lidhė pėr fyti me tela telefoni dhe i gropuen nė nje grumbull plehni.
Shaqir Bej Jegeni q’aso kohe pat qellue nė Manastir qe arrestue prej autoriteteve Serbe dhe qe nise pėr nė Diber nėn nje roje tė forte. Mbas nje udhėtimi tė gjatė dhe kur arrin afėr Trebenishtes sė Strugės ia prenė kryet me bajonetė dhe e hudhėn nė nje greminė.
Tė gjithė kėto viktima qenė nga qyteti i Dibres sė Madhe dhe shumė ma para se tė plaste kryengritja patėn shkue nė viset e pėrmendura pėr tregėti e pune private. Shumica e kėtyne martirve qenė djeme te rinj qė s’e kishin kalue moshėn njezet e pes vjeēare dhe tė gjithė tė pafajshėm, s’kishin asnjė dije as lidhje me kryengritjen e kobėshme.
Malėsorėt nė luftė e sipėr patėn zenė rob nja treqind serbe, banorėt e qytetit tė Dibres sė Madhe i mbajtėn fare mire kėta, e jo vetėm qė i ushqyen e i sheruen ata qė ishin te plagosun, por nuk banė as ndonji vepėr qė tua cėnont shtefnin personale ose sedrėn kombėtare. Pėr kėtė arsye ata qenė ma se mire njoftės prej kėti honsiptaliteti, punė tė cilėn e ēfaqėn, kur u kthyen ushtrit serbe dhe e ripushtuan Dibrėn.
Gati tė gjithe banorėt e qyteti sikurse tė krahinave qė pėrfshin Dibra qenė arratisė e emigrue. As nje e njezeta e qytetarėve s’kishte mbetė nė Diber dhe kėta perbajshin nje turmė pleqsh, tė shumtėt tė gjymtuem e tė sėmurė. Megjithė kėtė qė tė gjithė kishin dale para ushtrisė serbe qė po futesh nė qytet, ngadhnjyese. Por bashkė me keta fatzinj kishin dalė pėrpara edhe treqind e disa serbe tė robnuem prej malėsoreve qė ishin hospitalizue fare mire prej qytetarėve. Kėta serb qė kishin njė farė detyrimi moral kundrejt Dibraneve, i u lutėn komandantit serb qė tė mos cėnohesh qytetarėve e drejta e jetės dhe e pasunisė mbasi ata jetėn e vet ua detyroshin kėtyne. Lutjet e tyne s’ban as me tė vogli efekt. Komandanti serb sa hyni nė qytet vrau me plumb kryetarin e Bashkis Behxhet Xhemal Agollin, Kurtish Erebaren, Reshit Kusarin, Gani Reshit Bojaxhin, Selim Kodren, Nexhmedin Kodrėn qė kishin dale me i pritė nė shenjė nderimi e bindjeje. Disa nga ata qė kishin dale me pritė si Hysni Halil Qilafku, Reshit Pocesta, e shoqja e Tahir Trepces, Dudija, tė gjallė u futėn e u mbytėn ndėr puse.
Qyteti i Dibrės u plaēkit krejt mobilet e kushtueshme u ēuan nė Beligrad. Edhe Luma tue pandeh se kryengritja e Dibres ishte e pėrgatitun muer pjesė edhe i ndoq serbet deri nė Zhur, afėr Prizerenit, pėr kėtė shkak edhe ata pėsuan dėme tė mbėdha; Edhe atje si nė Diber u dogjėn me mija shtėpi dhe u vranė me mija njerėz.
Qytetarėt e Dibres sė Madhe pėsuan ma shumė dėme, sepse shumė zotnij s’qenė tė zotėt me i marrė tė hollat nga kasat dhe shumė zonja s’mundėn me i marrė stolit e kushtueshme qė kishin ndėr arka, pėr arsye se ikja u ba befas dhe tmerri i armikut tė pamėshirshėm qė ma i madh se sa vlefta e tė hollave dhe gjanave tė kushtueshme.

Koha e emigrimit

Gati krejt banorėt e qytetit dhe njė pjesė prej katundeve, siē thamė edhe ma nalte, u arratisėn. Pjesa ma e madhe e emigranteve u refugjue nė Tirane, tjetra n’Elbasan. Bashkia e Tiranes ashtu edhe ajo e Elbasanit zunė me dhanė buke pėr ushqim emigrantėve.
Emigrantėve qė ndodheshin nė Tirane Esat Pasha u nipte mjaft ushqime dhe me qellime djallėzore i gabonte tue i ngushllue. Kso dore “Mos u mėrzitni ju se nuk ju la qė tė vuni, nė mos ju mjaftoftė buka qė ju nep bashkia, jam gati ti hap hambarėt e mij, nė tė cilat kam njizetmije qase kallamoq. Unė pasunin do ta ha me ju, dhe Dibren, nė mos me luftė me tė holla kam me e lirue”.

Me gjithqė kėto premtime djallėzore s’duhet ta mashtrojshin edhe ato ma tė humbunit prej Dibraneve, pėr fat te keq, njė pjesė e dorės tė dytė tė parėsisė dhe e qytetarėve tė Dibrės i besoi dhe nisėn me i urue jet e fat Pashės shpirt zi. Aso kohe, autori i kėsaj vepre fati e pat hedh nė Elbasan si emigrant. Komisioni i formuem nė Bashki, pėr ushqimin e emigrantėve me dy tre tė tjerė e pat thirrė njė herė dhe e pat pyete se cilėt Dibrane ishin ma nevojtarė per ushqim dhe cilet ishin ne gjendje te mire e s’kishin nevoje pėr ndihmėn e Bashkise.
Emigrimi i Dibraneve, u tha, u ba befas. Edhe unė qė me kujtoni pėr tė pasun, jam nevojtar. Tetėmbėdhjet para buke pėr fryme u epni nė dite. Nuk duhet t’ia kurseni ati qė ta zgjat dorėn. Qeveria duhet ta ketė parasysh, edhe pikpamjen politike me ndihmėn qė i ban emigrantėve.
Nė kėtė mėnyrė qe mundue me i dhane tė kuptojnė qė tė pengojnė prerjen e Dibranėve kah Esati, por qe e pa mundur me u marrė vesh. Mbas disa kohe u ndalue ndihma. Per kėtė shkak shumica e emigranteve qė ndodhej nė Elbasan shkuen nė Tiranė. Edhe kjo ngjarje i ndihmoi Esatit pėr realizimin e qėllimeve tė tij.

Mbas shpalljes sė qeverise sė pėrkohshme tė Shqipnisė sė mesme prej Esat Pashes,Esat Pasha e kishte shpallė qeverinė e pėrkohėshme tė Shqiprisė sė mesme dhe vet ishte bamė kryetar i saj. Mbasi u lirue prej serbeve luftimi i 1913-tes nga ana e Dibres, punė e cila u ba mbas presionit t’Europes me 23 Tetor1914, une shkova nė Diber tė Vogel si nėn prefekt i emnuem prej Aqif Pashes, Prefekt i Elbasanit.

Aso kohe, pat ardhė nga Vlona nė Durres Myftiu i pėrgjithshėm z. Vehbiu pėr me pėrshėndetė komisionin qė do tė caktonte kufit e Shqipnisė dhe pat qindrue aty. Esati, Myftiut tė pėrgjithshėm, z. Vehbi, pėrveē kėsaj pune i dha edhe njė nder tjetėr tue e bamė senator. Me kėtė mėnyrė e mbajti nė Durrės. Gjithashtu bani senator edhe Sefedin Pustinen dhe tė nipin e Ali Bej Zajmit, Faik Beun e bani sekretarin e Senatit.

Tė gjitha kėta Esati i bėnte me qėllim qe ti fitonte Dibranėt pėr vehte, tė cilave prej kohesh u kishte dhanė rėndėsi tė madhe. Po me kėtė qėllim ēoi nė e rrethet e Dibres Hafiz Hysni Kerliun, Eqerem Camin e disa tė tjere tue propagandue nė favor t’ Esatit, pėr tė cilin thoshin se asht fetar, atdhetar, mbrojtės i fes dhe i popullit. Besnikerit e tij kundrejt fesė e Atdheut, thojshin ata. Esati e provoi me shėrbimin qė i bani nė Shkodėr nė kohė tė luftės, kurse pėr ata qė e perbajshin qeverin e Vlonės flitshin liksht dhe i bajshin tė pa fe. Qė ta pėrforcojshin propagandėn e vet tregojshin si shembull largimin e Myftiut tė Pėrgjithshėm z. Vehbi nga Vlona dhe bashkėpunimin e tij me Esatin mbasi ata tė Vlonės ishin tė pafe.
Veē kėsaj, qenė dėrgue njerėz ndėr katunde tė Dibrės tė cilėve u qe propozuar qė tė shkruejshin aq gjandarė sa tė dojshin dhe tė niseshin pėr nė Tirane. Me kėtė mėnyrė Esati e turbulloi opinionin publik t’atij vendi dhe futi farėn e urrejtjes kundėr qeverisė sė Vlonės.
Tue pamė kėtė gjendje kaq tė trazeme se nuk do te mundesha ta kryej, me ndėrgjegje, detyrėn e nėnprefektit qė m’ishte ngarkue u ktheva nė Elbasan dhe i raportova gjendjen Aqif Pashės tė cilit i thashe: Ju tue kujtue se jeni nė rregull e nė rrugė tė drejtė, vazhdoni tė jeni tė plogėt, Esadi e din se s’ka tė drejtė, por punon me energji tė ēuditshme dhe tue i pėrdorė tė gjithė mjetet e tij djallėzore. Ai po derdh shuma tė mėdha nė Diber, kurse ju me thoni se do tė ēoni ma vone nja pesėdhjet napolona qė tė rregjistroj nja tridhjet- dyzet gjindarė, prandaj mue me falni se s’munde ta kryej detyrėn e nen prefektit tė Dibres.

Ndėrkohe Ali Bej Zajmi shkon nė Diber. E mbledh parėsin e malėsisė dhe u thotė qė duhet te bashkohen e tė kėrkojnė nje Princ me fest e kuq, por n‘ atė dite arrin nga Tirana besniku i Esadit Man Kruja dhe mbasi muer pjesė nė mbledhje i thotė parėsis qė tė mos i varnin veshin fjaleve t’Ali Beut, Ali Beu i turpnue ndahet prej parėsis tue u thane se kanė me u vertetue fjalėt e tija, mbas pak kohe.
Ali Beu qe ēue nė Dibėr prej Esadit me kėtė detyrė. Pėrgėnjeshtrimi i fjalėve tė tij, me kėtė mėnyrė prej tė dėrguemit tė dytė tė tij, dha tė kuptohet se ai aso kohe s’gjet tė pėrshtatshteme gjendjen politike pėr tė dalė nė shesh si kanditat pėr Princ dhe kėshtu u pendue ose desh tė mos i zbulojė krejtėsisht gjurmat e vete. Sidoqoftė nė kėtė kohė kėsillioj u mbjell nė Diber mendimi pėr me emerue nje princ me fest e kuq d.m.th. musliman.

Mbas kėsaj ngjarje Esadi ēoj nė Diber njė komision tė perbam prej kėtyre zotrijve: Jusuf Bej Hysen Agollin, Xhelal Bej Mati, Ali Bej Zaimi dhe Sefedin Pustinen. Kėta qenė ngarkue me detyrė qė ta ēojshin popullin e Dibrės e Lumės kundėr Ismail Qemalit ose ma mirė me thanė kundėr qeverisė sė Vlonės dhe pėr kėtė qellim patėn marrė me vehte njimije e pesėqind lira turke. Xhelal Beu e Sefedin Pustina u rrasėn nė krahinėn e Gollobordes. Kėta tė fundit nė Gollobordė nisėn me ba njė organizim dhe pėrdhunisht u pėrpoqėn me e kthye popullin kah Esadi, qė t’ja mėrrishin kėti qėllimi emnuen krahinor nje kriminel tė famshėm tė Sebishtes dhe bani oficera shokėt e tij gjaksore. N’anėn tjetėr Jusuf Beu e Ali Beu nėn preteksin se do ta lirojshin Dibren prej Serbėve u futėn nė qytetin e Dibrės sė Madhe nė Jugosllavi dhe qysh aso kohe hynė nė relasione miqėsore me Serbėt.
Gjithashtu aso kohe me nxitjen e ketyne u ngrit nje fuqi malesorėsh nga Dibra pėr me sulmue Elbasanin. Kjo fuqi shkoi nė Mat, por u kthye prap me qė s’u pa nevoja. Po n’ ato ditė Dervish Bej Elbasani dhe i vellai i tij Qamil Beu tė zemerum prej Aqif Pashes pėr njė tokė qė kishte shkaktue njė grindje tė vjetėr nė mes tė tyne ishin arratisė nga Elbasani dhe kishin dalė nė Ēermenike, ku bridhshin katund nė katund tue propagandue nė favor t’ Esadit e nė disfavor tė qeverisė sė Vlonės. Nė kėtė mėnyrė dy vėllezrit me nj’anė dojshin tė shpagohen me Aqif Pashen dhe me m’anė tjetėr t’ i shėrbejnė Esadit.

Nė Vlonė u ngrit kurani, i thojshin popullit injorant. Populli ēohet me u falė ndėr kisha. Drita e mylimanizmes po shkėlqen nė Durrės. Esad Pasha e qiti ushtrin e vet nga Shkodra me armė nė krah e dėboi Serbin nga kėto vise dhe e nbardhi shqipen. Aq e forte e skaterriten popullin e ngratė me propagandat e tyne sa e banė tė bante hallve pėr shpirt tė tė vdekurve dhe ti shpėrndante ndėr varre. Si kėta ashtu edhe Qamil Fejza e tė tjerė e tėrbuan popullin dhe i banė tė ngihen kundėr qeverisė sė Vlones. Bashkimi i banorve me popullin e rretheve tjera dhe marshimi i kėsaj force drejt Elbasanit si dhe kercėnimet e bamė nga ana e Krrabės qenė perfundimet e kėsaj propagande, tė cillen i dhanė shkak qė t’epte dorheqjen Ismail Qemali dhe tė tėrhiqet me nj’anė.

shkeputur nga
LIBER KUJTIMESH 1914-1931
ISMAIL STRAZIMIRI
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34471
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Pushtimi i DIBRĖS prej ushtrisė Serbe herėn e parė dhe tė dytėn :: Komentet

emigranti

Mesazh Thu Nov 26, 2009 4:46 pm nga emigranti

me perpiu kjo histori, vertet fakte shum interesante

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Fri Dec 17, 2010 8:53 pm nga danndreka

Lexova gjithė matrialin lidhur me pushtimin e Dibėrs nga serbėt.Historia e shkruar mė sipėr,tė jep pėrshtypjen e njė lufte barijsh.Shum nga figurat qė e kan larė me gjak tokėn amtare ,jan pėrbaltur.fakte tė tjera flasin pėr njė nivel tė ulėt tė atij qė e ka shkėputur matrialin nga kujtimet e Ismail Strazimirit.Kurr nuk mė besohet se njė njeri i ditur ka tentua tė shkruaj historin e pushtimit tė Dibers si herėn e parė dhe herėn e dytė.kaq dobėt. Qė tė dyja kėto momente jan sqaruar me dokumente historike.Shum figura jan nderuar me tituj e ēmime tė bazuar nė dokumente tepėr tė besuashme ,nė ditarėt e komandantėve dibran qė drejtonin luftėn,por edhe nga dokumentet Serbe:Pėrsa i pėrket Esat Pashės,ai ėshtė analizua nė qime tė flokut bashk me suitėn e tij dhe shkrimi e shpreh tepėr tymēe tradhėtin e Balozit tė zi Esat Pash Toptanit,ashtu siē hedh baltė dhe pėrshkruan shum keq ate pjes tė luftės qė kan drejtua krerėt e dibėrs tė vogėl.Nuk ja vlen tė merrem mė me kėtė shkrim tepėr tė dobėt nė pėrshkrimin e realitetit historik pėr pushtimin e Dibėrs Nga Serbet
Krimet e serbve nė dibėr tė vogėl kan kthyer edhe livadhet nė varreza.Pėr Kohėn qė flet kopjuesi i ditarit,nė fshatin tim brenda orės jan vrarė 28 burra gra e fėmij,pa pėrmendur kėtu tė rėnėt nė front.Kėnga e Elez Isufit ėshtė bėrė hymėn qė kėndohet nė gjithė Dibern dhe trojet shqiptare... Elez Isufi arusha e malit.Fort po i vret ushtarėt e kralit.fort po i vret e bėn kėrdi.Nėpėr brigjet e Drinit tė Zi ... Dr danndreka

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi