Senatoret ceke: Qeveria legjitime, opozita ne Kuvend
Faqja 1 e 1
27112009
Senatoret ceke: Qeveria legjitime, opozita ne Kuvend
Fatjona Mejdini
Qeveria shqiptare eshte plotesisht legjitime dhe ajo ka meriten kryesore per reformat e medha qe jane ndermarre ne vend, te cilat sollen dhe celjen e negociatave per statusin e vendit kandidat ne Bashkimin Evropian. Ky ishte qendrimi i delegacionit te Komisionit per Ceshtjet me Bashkimin Evropian, te Senatit cek i cili dje ne mesdite zhvilloi nje takim me kryeministrin Berisha. Ky delegacion i kryesuar nga kryetari i Komisionit, Ludek Sefzig dhe nenkryetari i tij, Alexander Vondra i beri thirrje te prere perfaqesuesve te opozites qe te ktheheshin ne Parlament, duke e nderprere bojkotin. "Kemi ardhur ne Tirane pasi jemi teresisht te bindur, nga te gjitha raportet nderkombetare, per legjitimitetin e plote te kesaj qeverie. Njeheresh vleresojme maksimalisht qendrimin e Kryeministrit Berisha dhe qeverise se tij, si dhe perpjekjet e tyre qe ne Parlament, te perfaqesohen te gjithe shqiptaret, edhe ata qe votuan opoziten", deklaruan senatoret e Cekise, vend i cili eshte anetar i Bashkimit Evropian dhe mbante presidencen e radhes, gjashtemujorin e pare te ketij viti, kur Shqiperia aplikoi per statusin e vendit kandidat. Sipas senatoreve, opozita e cila e vazhdon kete bojkot, nuk e ka idene se sa i thelle eshte demi dhe impakti qe kjo i shkakton Shqiperise dhe imazhit te saj ne vecanti, ne kuader te procesit te perafrimit me Bashkimin Evropian. "Ne besojme se ky qendrim bojkotues po i sjell nje dem te madh procesit te perafrimit te Shqiperise ne BE, prandaj eshte e rendesishme qe nxitesit e ketij bojkoti te kuptojne qe ne kete situate, keto metoda te luftes se brendshme politike ne vend, sjellin nje impakt shume negativ ne marredheniet e Shqiperise me partneret nderkombetare", deklaroi ne fjalen e tij kryetari i delegacionit te senatit cek, Alexander Vondra. Senatoret deklaruan se reformat e medha e ndermarra nga qeveria e Berishes, ishin te prekshme dhe impresionuese per te gjithe ata qe i shikonin ato. "Gjate qendrimit tone ne Shqiperi, u informuam dhe pame me syte tane reformat e realizuar nga qeveria juaj, te cila jane realisht impresionuese dhe po e shnderrojne cdo dite Shqiperine", deklaroi ne fjalen e tij senatori cek Sefzig. Ata gjeten gjithashtu rastin ta uronin kryeministrin Berisha, per fitimin e mandatit te dyte qeverises dhe theksuan se ishin te bindur se gjate kesaj kohe, Shqiperia do te avanconte shume ne rrugen e saj drejt Bashkimit Evropian.
Senatoret ceke: Qeveria legjitime, opozita ne Kuvend :: Komentet
normal,nderkombetaret i certifikuan keto zgjedhje
Similar topics
» Topi: Opozita te futet ne Kuvend
» Ambasadoret e BE: Opozita ne Kuvend, te votoje reformat
» "Gjermania pro Shqiperise ne BE, opozita ne Kuvend"
» Ambasadoret e BE: Opozita ne Kuvend, te votoje reformat
» "Gjermania pro Shqiperise ne BE, opozita ne Kuvend"
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi