ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

DITA E FLAMURIT, DITA E PAVARĖSISĖ, DITA E PĖRGJEGJĖSISĖ

Shko poshtė

28112009

Mesazh 

DITA E FLAMURIT, DITA E PAVARĖSISĖ, DITA E PĖRGJEGJĖSISĖ Empty DITA E FLAMURIT, DITA E PAVARĖSISĖ, DITA E PĖRGJEGJĖSISĖ




DITA E FLAMURIT, DITA E PAVARĖSISĖ, DITA E PĖRGJEGJĖSISĖ U1_MexhidYvejsiDITA E FLAMURIT, DITA E PAVARĖSISĖ, - DITA E PĖRGJEGJĖSISĖ …

“ Ky komb nuk mėsohet e nuk kulturohet nėpėrmjet lavdit, por nėpėrmjet kritikės.” Faik Konica

Nga Mexhid YVEJSI, Gjakovė

28 Nėntori, Dita e Flamurit, ėshtė njė nga ditėt mė tė rėndėsishme, nė mos mė e rėndėsishmja, e historisė sonė kombėtare …
Dita e Flamurit ėshtė dita mė e gėzueshme, ėshtė dita mė e vajtueshme pėr shqiptarėt, sepse kjo ditė ėshtė Dita e Pavarėsisė, sė Nėnės Shqipėri, por pa Kosovė, pa Ēamėri…
Dita e Flamurit, Dita e Pavėrsisė, pėr ēdo shqiptar, duhet tė jetė edhe Dita e Llogarisė, Dita e Pėrgjegjėsisė...
Nė Ditėn e Flamurit, nė Ditėn e Pavarėsisė, pėrveē gėzimit, pėrveē vajtimit, secili duhet tė bėjė llogari, me pėrgjegjėsi, t’a pyesė veten: ē’bėra unė pėr Kosovė, pėr Ēamėri, pėr Shqipėri...?
Me 28 Nėntor 1912, u ngrit nė qytetin e Vlorės, nga dora e Ismail Qemalit, Flamuri Kombėtar…
Flamuri kombėtar u ngrit mbas katėrqind e sa vjetėsh … Flamuri Kuq e Zi ėshtė flamuri mė i vjetri nė Ballkan, ndėr mė tė vjetrit n’Evropė…
Flamuri kombėtar ėshtė flamuri i Skėnderbeut, por pas vdekjes sė tij “vdiq” edhe flamuri, sepse u harrua…
Pas njė harrese prej katėrqind vjetėsh, e zbuloj njė student shqiptar. Studenti shqiptar ishte Faik Konica…
Faik Konica, zbuluesi i flamurit kombėtar, themeluesi i kritikės shqiptare, atdhetari i devotshėm, ambasadori i Shqipėrisė nė Washington (1926-1939), kur vdiq, me 1942, u harrua … Jo vetėm qė u harrua, por edhe iu mohua, iu ndalua tė varroset nė Shqipėri, edhe pse kishte paguar edhe vendin, edhe pse ia kishte kushtuar jetėn Shqipėrisė…
Mjerisht, kjo nuk i ndodhi vetėm Faik Konicės; kjo tragjedi i ndodhi edhe atdhetarėve mė tė njohur, mė tė mėdhenj tė kombit, siē ishin: Mid’had Frashėri, Mustafa Kruja, Dhimitėr Berati, tė cilėt ishin edhe nėnshkrues tė Dokumentit tė Pavarėsisė, me 28 Nėntor 1912, krahas Ismail Qemalit, Vehbi Efendi Dibrės, Luigj Gurakuqit…


DITA E FLAMURIT, DITA E PAVARĖSISĖ, DITA E PĖRGJEGJĖSISĖ U1_IsmailQemali
Ismail Qemali me bashkėpuntorėt - Dita e Flamurit-Shpallja e Pavarėsisė Vlorė, 28 Nėntor 1913. Fotografia ėshtė e vitit 1913, nė pėrvjetorin e parė tė pavarėsisė sė Shqipėrisė...
Kjo i ndodhi edhe shumė atdhetarėve tė tjerė , deri nė ditėt tona…

Prandaj, Dita e flamurit, Dita e Pavarėsisė duhet tė jetė edhe Dita e Llogarisė, Dita e Pėrgjegjėsisė…!
Nė Ditėn e Flamurit, nga ballkoni i shtėpisė sė Xhemil Beut, Ismail Qemali mbajti njė fjalim tė shkurtėr para popullit tė Vlorės dhe rretheve tė tjera, ku ndėr tė tjera, dy herė e pėrmendi Zotin, e, tha:
“Deshi Zoti, qė me punėn tonė, trimėrinė dhe guximin e pashoq tė shqiptarėve, sot e tutje tė marrin fund mjerimet dhe vuajtjet e Atdheut tonė, sepse kėtu e tutje, jemi tė lirė, tė pavarur dhe me vete, prandaj, qeshni dhe gėzohuni!”
Ismail Qemali, duke e pėrfunduar fjalimin e Ditės sė Flamurit, tha:
“Ja, pra, ky ėshtė flamuri ynė! I kuq e me shqiponjė dykrenare nė mes. Dhe tani tė gjithė bashkohuni si njė trup i tėrė dhe i pandarė, le tė punojmė pėr ta pėrparuar e pėr ta qytetėruar, si i ka hije Atdheut tonė tė lirė. Duke pėrfunduar, nuk mė mbetet tjetėr gjė, veēse t’i drejtoj njė lutje Zotit tė Math pėr bekimet e Tij…”
Mjerisht, mjerimet dhe vuajtjet e Atdheut tonė nuk marrin fund me shpalljen e pavarėsisė…
Shqiptarėt nuk arritėn tė bashkohen, si njė trup i tėrė dhe i pandarė, pak punuan pėr t’a pėrparuar e pėr t’a qytetėruar Atdheun…
Na ndodhi kėshtu, thonė e arsyetohen disa, se jemi njė popull i vogėl e kėshtu ishte fati ynė…”Fati i popujve tė vegjėl kalon nėpėr dyert e tragjedive tė mėdha”, thoshte Ismail Qemali…
Tradegjia mė e madhe e kombit ishte sundimi komunist-ateist gjysmshekullor… Tė jesh atdhetar, fetar, i ditur, i ndershėm, ishte rrezik… Shumica e shqiptarėve nisi tė jetonte jashtė vetės…
Hemingueji tha:”Kur nis tė jetosh jashtė vetės, gjithēka ėshtė e rrezikshme.”
U bėnė gabime tė mėdha, pėrjetuam fatkeqėsi tė vazhdueshme…
Gjithė fatkeqėsitė e gabimet, sipas Sokratit, vinin ngaqė njerėzit nuk zotėronin dije tė mjaftueshme…
Dije e mjaftueshme ėshtė Dija Hyjnore…
Sipas Lesingut, qėllimi i fundit i diturisė ėshtė e Vėrteta. Zoti ėshtė e Vėrteta Absolute… Ai, qoftė lavduar, e ka shpallur tė Vėrtetėn me argumente…
Nė Kur’an shkruan:
“Ata tė cilėt nuk besojnė nė argumentet e All-llahut, All-llahu nuk do t’i drejtojė nė rrugė tė drejtė; ata i pret vuajtje e padurueshme.”
(Kur’ani, 16:104)
Kujt i besuam ne?! Prandaj jemi e kemi ashtu qysh jemi…!
Dita e Flamurit, Dita e Pavarėsisė, duhet tė jetė Dita e Pėrgjegjėsisė. Nėse e pranojmė pėrgjegjėsinė, atėherė na shtohet vlera si shqiptar, si njeri, si besimtar…
Vlera e njeriut, thoshte Renani, ėshtė sa mėson dhe dashuron. Mėsimet rreth Zotit, dashuria pėr Zotin ėshtė ēelėsi hyjnor pėr jetė tė lumtur e tė suksesshme!



DITA E FLAMURIT, DITA E PAVARĖSISĖ, DITA E PĖRGJEGJĖSISĖ U1_Adem-Shaban-HamezJashari
Adem, Shaban dhe Hamėz Jashari - krenaria e ēdo shqiptari...
28 Nėntori, Dita e Flamurit. Dita e Pavarėsisė sė Shqipėrisė, pa Kosovė, pa Ēamėri… Por me besim nė Zotin ēdo gjė ėshtė e mundshme…! Siē ishte e mundshme dalja publike mė 28 nėntor 1997, e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, nė Llaushė, nė ditėn e varrimit tė mėsuesit dėshmor, Halit Gecit, vrarė nga policia sėrbe… Siē ishte e mundshme qė komandanti legjendar i UĒK-sė, Adem Jashari, tė lindė me 28 nėntor 1955…!

Pėr mendjen e kufizuar njerėzore, ėshtė rastėsi qė komandanti Adem Jashari ka lindur nė Ditėn e Flamurit, nė Ditėn e Pavarėsisė, me 28 nėntor, por nuk ėshtė rastėsi pėr Zotin, Krijues e Zhvillues i ēdo krijese, qė jeta e tij, vepra e tij dhe rėnia e tij tė bėhet simbol pavarėsie!
Kryetari i Ēekisė, Haveli, thoshte:
“ Shteti ėshtė krijim i njeriut, ndėrsa njeriu ėshtė krijesė e Zotit”.
Zoti asgjė nuk krijon rastėsisht… Ai i fail Shaban Jasharit, nė Ditėn e Flamurit, nė Ditėn e Pavarėsisė, Ademin, me 28 nėntor 1955…
28 Nėntori Dita e Flamurit, Dita e Pavarėsisė, ditėlindja e Adem Jasharit, simbolit tė qėndresės, simbolit tė pavarėsisė sė Kosovės…
Me hajr, pėr hajr, ditėlindja o Adem Jashari! Pėr hajr edhe Dita e Flamurit, Dita e Pavarėsisė…! Ti e pate ndjenjėn e pėrgjegjėsisė, ti e pate guximin pėr tė njohur vetėveten, pėr tė njohur Kosovėn, pėr tė njohur Zotin…
Dita e Flamurit, Dita e Pavarėsisė le tė jetė edhe Dita e Pėrgjegjėsisė, pėr tė njohur vetėveten, qė ėshtė hapi i parė pėr tė njohur Zotin, i Cili na fali edhe njė argument, nė Ditėn e Flamurit, na fali Adem Jasharin, qė me Jasharėt t’i falin Kosovės njė Diell…
Rrezet e kėtij Dielli mos t’i errėsojmė kurrė mė!


Mexhid YVEJSI, Gjakovė

avatar
MEXHID YVEJSI

Numri i postimeve : 399
Reputation : 0
Points : 30165
Registration date : 18/06/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi