ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Meta: Rama po nxjerr PS jashte ligjit

Shko poshtė

28112009

Mesazh 

Meta: Rama po nxjerr PS jashte ligjit Empty Meta: Rama po nxjerr PS jashte ligjit




Edi Rama, po e bene Partine Socialiste nje parti jashte institucionale, duke realizuar ato qe ai shkruante per kete parti ne vitin 1991 ne librin e tij "Refleksione". Ky ishte qendrimi i zevendeskryeministrit, njekohesisht ministrit te Jashtem, Ilir Meta, gjate nje interviste ne TV "Klan" per vazhdimin e bojkotit parlamentar nga ana e opozites. Sipas Metes, te perdoresh ne kete moment ultimatumet, eshte nje logjike e vjeter dhe e prapambetur, e cila nuk perkon me zhvillimet integruese qe po kalon Shqiperia. "Logjika e vjeter e ultimatumeve eshte nje kurs destruktiv i Rames, ne politiken tone. Ai duket se po realizon ate qe ka shkruar ne vitin 1991 ne librin e tij "Refleksione", duke realizuar edhe aspiratat e tij kundrejt kesaj partie. Rama po arrin ta nxjerre PS-ne jashte ligjit, nepermjet nxjerrjes jashte jetes institucionale dhe parlamentare", thekoi Meta. Sipas tij, ne te shkuaren PS-se, ka qene nje partie e pergjegjshme dhe institucionale, ndersa tani me ardhjen e Rames ne krye te saj, ky qendrim ka ndryshuar. Por me gjithe situaten e tensionuar te krijuar mes paleve, ministri i Jashtem, Meta mohon qe ne vend te kete nje krize politike, si pasoje e bojkotit dhe protestave te opozites. "Ajo qe eshte ne krize eshte Partia Socialiste, krize tjeter nuk ka. PS po vepron ne kete situate e vetme dhe me disa sharlatane te tjere, jashteparlamentar. Por duhet te mbahet parasysh se kriza e tyre nuk mund te kthehet ne krize te vendit", theksoi zevendeskryeministri, Ilir Meta. Po keshtu, ai deklaroi se nuk eshte faji i qeverise, se opozita eshte marre peng, per shkak te lidhjeve mafioze te kryetarit te saj, me klanet mafioze. Por ne lidhje me krimin e organizuar, Meta deklaroi se qeveria nuk do te kete tolerance dhe madje do ta intensifikoje luften ndaj tij. "Nuk do te kete asnje tolerance ndaj krimit te organizuar, i cili kerkon te instrumentalizojne edhe opoziten ne vend", deklaroi Meta per TV "Klan". Po keshtu Meta, foli edhe per viziten e tij dy ditore ne Kosove, gjate te ciles takoi kreret me te larte te shtetit te ri. Sipas Metes, ashtu si Shqiperia edhe Kosova, do te kete se shpejti nje te ardhme evropiane. Po keshtu Meta theksoi faktin se marredheniet mes Shqiperise dhe Kosoves do te vijne duke u thelluar edhe me tej ne te ardhmen.
koha jone
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 35531
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi